Bon Jovi, “bamirësi” për spanjollët

30 Maj 2013, 19:58Lifestyle TEMA

Një prej këngëtarëve më të njohur të muzikës rock, amerikani Jon Bon Jovi vendosi që të shpërndajë falas biletat për spektaklin e tij të radhës në Madrid, për shkak të krizës ekonomike që po përjeton Spanja.

Në fillim, Bon Jovi kishte vendosur që biletat për koncertin e tij të kushtonin ndërmjet 18 dhe 39 eurove, shumë më lirë sesa çmimet normale prej 40-99 euro.

Megjithatë, në një reflektim të dytë, duke para se shumë spanjollë kishin vështirësi të blinin biletat e tij edhe me çmim të ulur, Bon Jovi vendosi që spektakli i tij të bëhet falas.

Në një intervistë për të përditshmen “El Mundo”, 51-vjeçari argumentoi se fillimisht Madridi ishte lënë jashtë listës së destinacioneve të turit evropian, për shkak të frikës se kriza ekonomike do të dëmtonte shitjen. Megjithatë, ai shtoi se ndihet shumë “mirënjohës ndaj Spanjës” për mbështetjen shumëvjeçare që i kanë dhënë fansat e tij të shumtë në këtë vend. Koncerti i Bon Jovit në Madrid do të mbahet më 27 qershor,thekson “KN”   P.K

1 komente në “Bon Jovi, “bamirësi” për spanjollët”

  1. AISHA says:

    I madh dhe i paaritshem BON JOVI….respekt……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje