Vrasja e Dritan Lamajt/ Familjarët e Enver Stafukës: E keqtrajtuan, i premtuan 30 mijë euro për të treguar emra

30 Maj 2013, 09:33Politika TEMA

Enver Stafuka nga komuna Nikël e Krujës akuzohet si bashkëpunëtor në vjedhjen e një makine që është përdorur nga  atentatori i kryekomisar Dritan Lamajt në Tiranë.

Hetuesit këmbëngulin se kanë vërtetuar që telefoni i Enverit natën e grabitjes ka bërë të njëjtin itinerar me telefonin e të zotit të makinës së vjedhur në Durrës si dhe me telefonin e Gentjan Bejtjes, i cili gjithashtu është arrestuar nga policia.

Familjarët e Stafukës pretendojnë se ai është rrahur brutalisht nga policia, aq sa vëllai i tij e ka sjellë në krah në shtëpi.

“Nuk u ngrit dy javë nga krevati,” tregon e shoqja.

Sipas të vëllait, një prokuror i Krimeve të Rënda i ka premtuar atij 30 mijë euro për të thënë emra.

“Kam qenë në kafe në Tiranë. Veri ishte ulur me një prokuror të Krimeve të Rënda, mos ma kërko emrin se nuk ta them. Unë isha në tavolinë më vete kur prokurori i tha: Ke 30 mijë euro, vetëm më thuaj emrat e përfshirë në ngjarje. Më pas ik ku të duash”, thekson Naim Stafuka për Shekullin./A.XH

6 komente në “Vrasja e Dritan Lamajt/ Familjarët e Enver Stafukës: E keqtrajtuan, i premtuan 30 mijë euro për të treguar emra”

  1. turi says:

    ai eshte nje mik i FLAMUR NOKES dhe keto keqtrajtime jane fiktive…FLAMUR NOKA nuk e donte DRITAN LAMAJ prandaj e hoqi qafe

    1. STILI says:

      te gjithe e pame sesi jane mbledhur maskarenjte ne tavoline me kulicin e brecanin e gjithe plehrat e sojit te nokes…ata jane nje bande vrasesishhh qe duhet te zhduken pas 23 qershorit!

    2. jani says:

      fiks…U lodhe shum qe e gjete… Amon ca jane kto endrra me sy hap qe shef. pfff

  2. mafiozi says:

    Keto gjera jane shume te komplikuara dhe thike me dy prse eshte, per kedo qe merret per zgjidhjen e ketij krimi.

    Ky eshte nje krim shume i veshtire per tu zbuluar, per derisa ne ceshtje jane te perfshire njerez te strukturave te larta te policise.

    1. ibrahim says:

      Mafioz-ke marre ti gje nga droga e rames,apo ilaqet e tahirit.

  3. Bato says:

    Ska shtet te ndershem dhe punonjes policie te ndershem prandaj ndodhin keto gjera,kemi nje polici dhe nje prokurori qe me duket sikur jane te dale direkt nga klasa e tete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje