Në Pallatin e Kulturës së qytetit të Peshkopisë janë prezantuar kandidatët e Frymës së Re Demokratike për Dibrën. Listën e kryeson Sali Shehu, Sekretari Organizativ i FRD-së.
Përpara qytetarëve të Dibrës, kryetari Bamir Topi ka evidentuar gjendjen e vështirë në të cilën gjenden aktualisht banorët e këtij qarku.
“Është për të ardhur keq që pas gjithë këtyre viteve, kemi të njëjtën situatë në këtë qark, e cila shkon gjithmonë drejt përkeqësimit”.
“Ne jemi sot këtu, për të prezantuar Sali Shehun, atë që ka qëndruar më shumë nga të gjithë afër jush, si në kohën kur ishte deputet, por edhe tani. Politika e vjetër nuk punon për qytetarët, por vetëm për një rreth të ngushtë të tyre”, akuzoi Topi.
Ai u siguroi qytetarëve Dibranë se FRD do të bëjë gjithçka për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.
“Kjo rrugë është premtuar çdo 4 vjet nga kryeministri aktual dhe nuk është bërë asnjëherë. Atëherë si mund të vijë ky individ dhe të kërkojë votat tuaja kur nuk ka mbajtur asnjë premtim nga ato që ka dhënë. Oferta e vetme e kryeministrit është mashtrimi. Forca jonë politike do të vërë shtetin në shërbim të qytetarëve dhe jo të individëve”, vazhdoi Topi.
Duke folur mbi situatën elektorale, Topi tha: “Zgjedhjet nuk kanë të bëjnë me politikanët por me të ardhmen e shqiptarëve. Prandaj, ju bëj thirrje qytetarëve dibranë të dalim masivisht në votime në datën 23 qershor dhe të votojnë alternativën e re, të votojnë numrin 66, të votojnë Frymën e Re Demokratike dhe Sali Shehun, për një të ardhme më të mire”.
Ndërsa kandidati i parë në listën e qarkut Dibër, Sali Shehu, siguroi të pranishmit se FRD do të jetë forcë fituese në qarkun Dibër. Shehu tha se mandati i sigurt i FRD-së iu takon të djathtëve të moderuar dibranë./ep
Po pra, hajt te luftojme PDne me mbeturinat e PDse,.,ik o Top me gjithe Sheh, grisni b ..then o spurdhjake, qe hengret e pite nga Berisha dhe torta e vjedhjeve e pushtetit dhe tani dilni disidente.
Burgu eshte pak per te gjithe ju.
o mirel seriozisht qe ti nuk je pjese e realitetit… PD nuk eshte prona e Sali Berishes, personit qe sipas jush shperndan “torten”, por eshte e te gjithe atyre qe kane kontribuar per kete parti. Bamir Topi ka qene ai person qe gjithmone e ka kundershtuar Berishen ne momentet kur ka bere gabime. Le te kujtojme pak historine. Nga 2005-2007 Shqiperia ishte ne rrugen e duhur dhe nuk kishte arsye Bamiri te ngrihej kundra PD. Pasi u be president ai gjithmone e ka kundershtuar Saliun (me aq pushtet sa ka presidenti ne Shqiperi), dhe pasi perfundoi mandatin e tij ai ngriti nje parti qe misheron vlerat reale te demokracise. Figurat e FRD-se jane njerez me vlera, ndersa po te shohesh ne shume parti te tjera kane mbetur ujqerit e vjeter qe gjithmone kane menduar per pushtetin e tyre dhe te familjes… Prandaj para se te besh nje koment, duhet te kesh informacion mbi ate teme…
Aman mor, prape me Sali ju?? Boll e kemi nje! Me ligj duhet te nderrohen te gjithe emrat Sali dhe qe ketej e mbrapa te ndalohen prinderit ta quajne djalin e tyre Sali. Ky emer dreqi duhet te zhduket nga qarkullimi perfundimisht.
@elinor llogjika jote eshte shume absurde. Fakti qe e ka emrin Sali nuk eshte e thene qe duhet ta urresh patjeter, dhe sipas mendimit tend dhe nese babai yt ka emrin Sali ti duhet ta urresh. Sali Shehu eshte nje person qe e njeh gjithe Shqiperia dhe sidomos nga Dibranet dhe kjo ka per tu pare ne 23 qershor. Nese urreni Sali Berishen mos heshtni por shkoni ne votime dhe denojeni me vote ate njeri qe ka rrenuar shqiperine. Une e vleresoj Sali Shehun se pari si njeri dhe se dyte per partine qe ai perfaqeson sepse fryma e re demokratike permban ne vetvete shume vlera dhe aspiratat e nje demokracie te vertete