INTERVISTA/ Withers- shqiptarëve: S’keni pse dëgjoni çfarë thotë Uashingtoni, por votoni ndryshimin

31 Maj 2013, 18:25Politika TEMA

Ish- ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers shpreh shqetësim për mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe thekson se ato janë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Ambasadori thotë se ajo që ndodhi në KQZ ishte një grusht shteti administrativ. Sa i përket Berishës, ai thotë se ai është i lodhur, i plaku dhe ka mbetur në të kaluarën. Sipas Withers, kjo qeveri ka shkatërruar demokracinë.

 

Ambasador Withers le të sqarojmë që në fillim, që opinionet që do të shprehni në këtë intervistë janë tuajat personale dhe nuk pasqyrojnë në ndonjë mënyrë a formë qëndrimin e qeverisë amerikane.

Po, ky është një nga privilegjet dhe në fakt një nga kënaqësitë, kur je larguar nga detyra e ambasadorit. Ato që do të them janë ato që unë besoj si qytetar privat amerikan, duke mos përfaqësuar pikëpamjet e askujt tjetër, veçanërisht jo të qeverisë, por thjesht të miat.

Parlamenti shqiptar miratoi tre ligjet e shumë-përfolura që i kërkoheshin Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt BE-së dhe që kërkonin tre-të-pestat e votave. Cili është mendimi juaj për këtë?

Nuk i kam parë ende të gjitha njoftimet për to, por kjo pritet prej kohe dhe është një zhvillim shumë pozitiv. Për të miratuar këto ligje, partitë kryesore duhet të arrinin një marrëveshje, një konsensus, ç’ka ka munguar gjatë viteve të fundit. Pra kjo është pozitive në kuptimin e saj më të thellë, pra që fryma partiake u la mënjanë për të mirën e vendit.

Dhe kjo ndodh në mes të fushatës elektorale, që siç u shprehët ju, është një hap shumë pozitiv. Por cili është mendimi juaj për gjendjen në të cilën ndodhet vendi, tri javë para zgjedhjeve?

Unë vazhdoj të mbetem i shqetësuar për dy arsye: së pari për administratën, për vetë zhvillimin e zgjedhjeve. Mendoj se në një mjedis kaq të politizuar sa ai në Shqipëri këto ditë, që një parti, jo vetëm të konkurrojë në zgjedhje, por edhe të kontrollojë zhvillimin dhe administrimin e tyre, këtu ka konflikt të thellë interesi. Do të duhet një vizion më i qartë, një përkushtim më i madh, një besnikëri më e lartë, ndaj një të mire më të lartë, që një situatë e tillë të kalojë me sukses.

Kur thoni konflikt interesi besoj e keni fjalën për gjendjen e tanishme në KQZ?

Shumë gjera, KQZ-ja është një prej tyre. Ajo që ka ndodhur me KQZ-në ishte një marrje pushteti, unë e quaj një grusht-shteti administrativ. Ishte në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me kodin elektoral dhe përtej përgjegjësive të parlamentit për të votuar për të. Pra ishte një përpjekje e partisë në pushtet për të marrë kontrollin e plotë mbi KQZ-në.

Është folur shumë për KQZ-në dhe unë nuk dua të ndalem gjatë në të, për interpretimin e asaj që ndodhi, por për t’iu referuar cilësimit tuaj si “puç administrativ”, nëse e lëmë mënjanë mënyrën si u bë, përfundimi ishte e njëjta balancë forcash si në fillim, pra po katër me tre. Pra ku është “puçi” këtu?

Rregullat nuk mund të ndryshohen në mes të lojës. Edhe fëmijët e shkollës e dinë këtë, rregullat e lojës nuk ndryshohen kur ajo ka filluar, thjesht për të siguruar përfitim partiak. Unë nuk jam i vetmi që besoj se kjo lëvizje ishte e paligjshme. Praktikisht të gjithë në komunitetin ndërkombëtar, që e kanë shqyrtuar atë që ndodhi, janë të të njëjtit mendim. Nëse partia në pushtet do ta kishte realizuar pretendimin e saj në një formë ligjore dhe etike, që KQZ-ja të ri-organizohej, do të ishte gjë tjetër, por të ndërhysh me parlamentin, përkundër kundërshtimit të palës tjetër që merr pjesë në zgjedhje, kjo nuk ka emër tjetër, veçse të sigurosh avantazh politik. Është për të ardhur keq pasi vendi tani shkon në zgjedhje me një KQZ të deformuar dhe të gjymtuar. Unë po ashtu kam shqetësime edhe për listat e votuesve. Kur listat lihen në dorën e një ministrie të  brendshme që ka kaq shumë punonjës politizuar, si mund të besosh se pas gjithë këtyre viteve, listat e votave janë të rregullta? Si ka mundësi kjo? Këto nuk janë zgjedhjet e para që po zhvillohen në Shqipëri. Përse lista e votuesve nuk është një regjistrim i pakontestuar dhe i besueshëm i banorëve me të drejtë vote? Përsëri, shqetësimi im është se kjo bëhet për përfitime politike.

Le të ndalemi për pak momente në rolin e qeverisë amerikane gjatë kësaj periudhe zgjedhore. Drejtori për Ballkanin në Departamentin e Shtetit Jonathan Moore sapo përfundoi një vizitë, që u përqendrua tek zgjedhjet. Kohët e fundit ka pasur shumë pikëpyetje të ngritura nga shtypi në Shqipëri nëse Uashingtoni flet me një zë apo jo. Ju jeni ndeshur me të njëjtën situatë kur ishit ambasador. A mund të na ndihmoni që audienca jonë t’i kuptojë më mirë marrëdhëniet mes Departamentit të Shtetit dhe Ambasadorit.

Shpresoj të jem në gjendje. Mendoj se ajo që shikuesit tuaj nuk duhen të harrojnë asnjëherë është se ka një qeveri amerikane dhe qeveria amerikane ka një qëndrim, një politikë. Jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë problemet në botë. Ky qëndrim përcaktohet pas diskutimesh të shumta të brendshme, disa herë ka edhe debate për to. Por pas këtij debati, që me termat amerikane është një gjë shumë e shëndetshme, qeveria arrin në formulimin e qëndrimit të saj. Dhe ky qëndrim është i vlefshëm si për Ambasadën në Shqipëri, ashtu edhe për burokracinë në Uashington. Nuk e kam lexuar ende transkriptin e atyre që tha Jonathan Moore. Unë e njoh atë prej shumë vitesh, por do të isha shumë i kujdesshëm me mënyrën se si shtypi në Shqipëri e ka interpretuar këtë. Kam parë pjesë të tyre. Duhen lexuar me kujdes ato që tha ai, jo ashtu siç i ka interpretuar shtypi ato.

Në se është e kuptueshme që qëndrimi amerikan ndaj Shqipërisë është i përcaktuar, a ka ndryshime, mospërputhje të vogla mes atyre që thonë zyrtarët lokalë amerikanë atje, pra ambasada dhe atyre që thotë Departamenti i Shtetit në Uashington?

Unë do isha shumë i habitur në se do të kishte. Pa dyshim unë nuk flas për qeverinë sot, por nga përvoja ime, do të befasohesha në se dallimet që mundohen të gjejnë njerëzit aty, vërtetë ekzistonin. Në fund të fundit, ajo që ka rëndësi është se Ambasadori Arvizu flet për Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Ai është përfaqësuesi zyrtar i tij. Pra për çdo sqarim, ai është personi që duhet pyetur. Dhe ai do t’ju tregojë të vërtetën. Ambasadorët amerikanë thonë të vërtetën. Por në një kuptim më të gjerë, nuk ka rëndësi mendimi i Jonathan Moore-it, ose i të huajve të tjerë. Shqiptarët vetë e dinë të vërtetën. Ata e dinë çfarë ndodh. Duke e ditur këtë të vërtetë ata duhet ta kthejnë mendimin e tyre në votë. Duhet të shohin situatën në terren. E kam thënë shpesh herë, këto zgjedhje do të përcaktojnë nëse e ardhmja e Shqipërisë do të jetë demokraci, apo në se vendi do të rrëshqasë pas në diktaturë. Shqiptarët duhet të shohin tek vetvetja dhe jo të përpiqen të shohin se çfarë është në mendjen e burokratëve të Departamentit të Shtetit dhe të votojnë sipas asaj që besojnë, që për mua është të votojnë për ndryshimin.

A nuk është e ekzagjeruar kur shpreheni “rrëshqitje në diktaturë”?

Jo sipas pikëpamjes time.  Një nga gjërat e mira për mua tani është se nuk jam diplomat dhe nuk kam nevojë të flasë me gjuhë diplomatike. Vendi po e humbet demokracinë dhe kjo ka qenë një përpjekje e vazhdueshme e regjimit në pushtet. Kur isha atje, por edhe më pas, institucionet e demokracisë janë dobësuar, sistemi i gjykatave është dobësuar, institucioni i presidentit është dobësuar, të gjitha këto struktura të reja, në zhvillim e sipër, që sigurojnë zbatimin e shtetit ligjor janë dobësuar. Tani ka një elitë drejtuese që e përdor ligjin për të mbrojtur interesat e veta, dhe jo drejtësinë për qytetarin e thjeshtë.

Dua të rikthehem edhe një herë tek qeveria amerikane, më konkretisht tek lobizmi. Ne të gjithë e dimë peshën e grupeve lobiste në Uashington. A ndikojnë ato në Departamentin e Shtetit dhe nëse po, sa i madh është ndikimi i tyre?

Së pari, lobizmi është pjesë e pandarë e politikës amerikane. Ajo që është e rëndësishme të kuptohet mbi grupet lobiste, është se ndërsa ato përpiqen të ndikojnë politikë-bërësit, ato vetë nuk janë politikë-bërës. Politikanët janë ata që i hartojnë politikat.

Por a ndikohen ata nga lobistët?

Ata përpiqen të ndikojnë, pa dyshim. Ka patur ndoshta raste kur i kanë bindur zyrtarët të mbështesin këtë apo atë qëndrim, por në shumë raste ata nuk kanë patur sukses. Ka patur lobistë për Hosni Mubarakun, ka patur lobistë për shumë politikanë që votuesit i kanë kundërshtuar, kryesorja është që grupi Podesta nuk ka të drejtën e votës në Shqipëri. Votuesi shqiptar ka të drejtën e votës. Dhe përsa kohë ai shkon në kutinë e votimit dhe nuk pranon të frikësohet, atëherë ai vendos.

Po dhe ne do t’ua lëmë atyre dhe do ta shohim rezultatin shumë shpejt.

Ju përmendi probleme të shumta për Shqipërinë, por siç e thotë shprehja “duhen dy vetë për të vallëzuar tangon”, pra si shpjegohet gjendja e tanishme e Shqipërisë, me një demokraci ende të pakonsoliduar aty ku duhej të ishte, dhe si mund ta kapërcejë vendi gjithë këtë tension, gjithë këtë polarizim të thellë?

Është një pyetje që e bëjnë të gjithë dhe nuk besoj se ka një shkop magjik për të zgjidhur problemet e Shqipërisë. Por duhet filluar nga diku. Për mua elementi kritik i këtyre zgjedhjeve është nëse një qeveri, që ka bërë gjithçka ka mundur për të dobësuar shtetin ligjor dhe demokracinë, do të vazhdojë ta ruajë pushtetin përmes rrugëve të drejta ose të padrejta, apo do të ketë një shans edhe pala tjetër?

Por a nuk është edhe pala tjetër duke u përpjekur të shfrytëzojë një pjesë të qeverisë për të ardhur në pushtet? Një pjesë që mund të ketë kontribuar për këto probleme që ju përmendni? E kam fjalën tek aleanca mes PS dhe LSI-së?

Unë e kam theksuar hezitimin tim rreth zotit Meta. Vendimi për t’u bashkuar ishte politik. Politika i njeh këto raste. Unë nuk jam politikan. Atyre u takon të vendosin në se ky vendim strategjik do ta ndihmojë opozitën për të fituar zgjedhjet. Ata dinë shumë më tepër se unë për këtë.

Në Shqipëri imazhi juaj është ai i një ish- zyrtari pro opozitës. Në fakt më shumë kundër qeverisë, sesa pro opozitës. Përse?

Nuk e di se përse njerëzit më perceptojnë kështu.

Por a jeni i tillë?

Jo. Unë jam pro demokracisë.

Ju tingëlloni shumë kritik ndaj qeverisë, pasi keni punuar me të për tre vjet.

Unë jam pro-demokracisë. Dhe kur ke një situatë, kur veprimet konkrete të kujtdoqoftë në pushtet, bien ndesh me demokracinë, unë do të flas kundër tyre. Për opozitën nuk e di si do të veprojë. Por ajo që unë di, është se e kaluara e qeverisë dhe e tanishmja flet qartë. Veprimet e saj kanë qenë një taktikë e llogaritur dhe e vazhdueshme për të shkatërruar demokracinë shqiptare.

Atëherë si e shpjegoni faktin që gjatë kësaj periudhe, Shqipëria u anëtarësua në NATO dhe tani po ecën drejt integrimit evropian? Komentet tuaja tingëllojnë sikur në vend nuk është bërë asnjë përparim. Askush nuk është shprehur se Shqipëria po bie në diktaturë.

Kur unë mbërrita në Shqipëri, po bëhej përparim shumë i mirë. Po bëhej gjithë ajo përpjekje nga qeveria , nga parlamenti, nga opozita, për t’u anëtarësuar në NATO. Ishte nga gushti 2007  deri në mars 2008, që mund të shikohej përparimi për të cilin ju flisni, kur institucionet po zhvilloheshin dhe po forcoheshin. Por më pas gjendja ndryshoi. Pika e kthesës ishte Gërdeci. Dhe papritur e njëjta qeveri që mbështeste shtetin ligjor dhe pavarësinë e gjykatave, u kthye kundër gjithë këtyre institucioneve në mënyrën më armiqësore. Që nga kjo kohë filloi spiralja poshtë. Prandaj ajo që shqiptarët duhet të pyesin veten sot është: a është autoriteti i tanishëm qeverisës i lodhur? Mua më duket i lodhur, i plakur, i bllokuar tek e kaluara dhe duket se nuk ka më ide të reja. A është qeveria e tanishme e aftë të krijojë vende të reja pune? Dhe në se po, përse nuk i ka krijuar? Është ajo e aftë të përmirësojë sistemin shëndetësor, që të gjithë e kritikojnë? A është e aftë të përmirësojë sistemin arsimor? A është e aftë të krijojë kushte më të mira sanitare sidomos në zonat rurale? Pra për gjithë këto duhet menduar. A nuk është më mirë t’i jepet shansi dikujt tjetër?

Atëherë do t’ua lënë atyre të vendosin.

Unë do t’u bëja thirrja shqiptarëve të dalin të votojnë në numër të madh, që çdo lloj përpjekje për manipulim të dështonte nga e drejta e tyre e votës.

53 komente në “INTERVISTA/ Withers- shqiptarëve: S’keni pse dëgjoni çfarë thotë Uashingtoni, por votoni ndryshimin”

  1. Tarras Bulba says:

    Ky eshte burr shteti!

    1. raviku says:

      Ky eshte nje nder miqte me te mire qe ka patur Shqiperia ne vitet e fundit. Ka treguar gjithmone se nuk ka ndjekur nje cope karrige po se ka qene me i interesuar per te ardhmen e vendit. Dhe ka bere shume per te gjithe ne. Nje mesazh qe meriton te degjohet me kujdes!

      1. olta says:

        Withers e ka treguar perhere se ai eshte miku i shqiptareve dhe i ka perballuar te gjithe presionet e qeverise Berisha. Shpresojme qe edhe ky ambasador ta kuptoje tani se kush esht Berisha. Dhe akoma me shume shpresojme qe ta kete pare USA se cfare eshte nje ish komunist mashtrues plak si Berisha. Se ne 23 qershor ne duam Rilindjen!

        1. egla says:

          Withersi eshte po aq kritik ndaj qeverise sa duhet te ishim te gjithe. Dhe po aq sa jemi, ndaj do ja tregojme vendin qeverise dhe atij qe ka ne krye!

          1. halimi says:

            Shqiperia i ka lare duart me kohe me Sali Berishen ambasador. Vetem ai nuk e kupton se dhe ata qe ka rrotull dhe nuk po hedhin me asnje para per fushate e dine mire se ne 23 qershor marrin denimin e merituar per ate qe i kane bere ketij populli per 8 vjet me rradhe!

            1. bubrrexi says:

              Gerdeci, 21 Janari, Veseli, Xhindi, Prokurori, ai gjykatesi i mjere ne Vlore, e sa e sa te tjere! Krime te nje pushteti maskarenjsh me duart e njollosura me gjak qe duan vecse te vjedhin te gjithe njerezit dhe pastaj tu marrin dhe voten, per ti vjedhur akoma edhe me. Kjo nuk durohet me, jemi te gjithe socialiste ne 23 qershor!

              1. arturi says:

                Berisha i ka oret e numeruara. Te gjithe shqiptaret jane ne bllok kunder tij dhe kane per ta treguar veten ne 23 qershor.

            2. bamka says:

              Shqiperia po kerkon nje rruge per te dale nga autokracia e Berishes dhe familjes se ketij. Kete here do provojme me vote, por duhet te keni shume kujdes te gjithe, se po nuk doli verdikti yne nga kutite, e piu e zeza Saliun e gjith cka pas!

            3. raimondi says:

              Eshte i pakrahasueshe z.Withers me mendimet e tij te shprehura ne drjetim te politkes ne pergjithesi

              Eshte ai pa asnje dyshim z. Withers mesuesi i Popullit shqiptar ne keto kohe moderne
              se si populli yne duhet te sillet edhe me miqte duke mbrojtur mendimin e tij
              , dhe kundershtuar mendimin e miqve pa e prishurASPAK miqesnine dhe brenda te gjitha regullave te civilizmit modern

              E folura inteligjente dhe keshillat e zotit Withers jane te shkelqyera dhe e mesojne njeriun shqiptar me politken moderne

              Bravo, i Lumte !

  2. TOTOZANI says:

    PRAP DOLI KY PLAK TE FLASI???? .?HAHAAAAAAAAAAAA

    1. Landi- Sverige says:

      E ke fjalen per Saliun?

    2. NjeQytetarOptimist says:

      Plak eshte i shkret plak..Me dipllome nga Harvardi…Kurse ai plaku tjeter ka TESERE te paguar mujore (i perpikte)si dipllome…

      Mr. Withers,

      I would like you to be present of the inaguration of the new Prime-Minister of Albania…

      You are a true Albanian Citizen to me…

  3. sali says:

    Fatekeqesija e shqiptareve jane shqiptaret maloke dhe injorantet kososvare,Per ata ska problem se femijet e tyre skane asnje prespektive .per ta ka rendesi vetem i pari i fisit te tyre mos shahet

  4. Distrikti says:

    Shume respekt per zotin John Withers! Shume shume!

  5. ali says:

    Bravo Withers !. I ke vene pikat mbi “I”. Cdo llafollogji tjeter,eshte retorike pa vlere !!!.

  6. alban4eva says:

    sa inat u vjen salinjve, u djeg vrima nga e verteta. pastaj, cfare them edhe une, e verteta, pfffff..!!
    ku dine salinjte cfare eshte e verteta. ata nuk njohin veten e tyre, dhe jo me te njohib boten perreth.
    keshtu eshte kur merresh me lepirje bythe 24 ore rresht..!!!! nuk ke kohe te hedhesh syte rreth e rrotull te shohesh cfare ndodh.

  7. psy says:

    Ti kelmendas vazhdo dhe dashurje saliun tend ,ta mbash me shendet,t’a kemi falur me dhembe e pa dhembe,beje turshi dhe haje me groshe.

    1. fl says:

      Sic flet Withers do filste dhe Arvizu dhe kushdo qe vjen pas tij per plakun-monster Sali Berisha. Keshtu do fliste dhe Toni Podesta po mos paguhej.

      Shqiptarve po ja u thone troc se kush Gadafi, Assadi, Mubaraku jone

      1. grejsa C. says:

        Nuk ka ndodhur asnjehere ne historine e ketyre viteve tranzicion qe nje ambasador i USA te beje thirrje kaq shume per te votuar masivisht dhe per te votuar ndryshimin, kjo eshte kaq e rendesishme dhe jetike per shqiptaret per te ndryshuar kete regjim mbytes, saqe edhe pertej oqeanit kuptohet rendesia e kesaj, prandaj shqiptare votoni votoni votoni per te ardhmen e brezave te rinj.

    2. ALMA says:

      Une me 23 qershor votoj Partine Socialiste, votoj numrin 29, votoj per Edi Ramen Kryeminister sepse eshte e vetmja shprese per mua dhe per familjen time!

      1. cukal says:

        Edhe une,Alma…te gjithe ne do te votojme Partine Socialiste..!
        Duam pune,duam buke,duam siguri rend,shendetesi,arsim…deri tani nuk kemi asgje…vetem nje njeri qe di te shaje me nje hordhi qe i shkon mbrapa

        1. sandrini says:

          Shko luaj b.then dhe puno o cukal se partite nuk te sjellin gje ty as te tjerve si ty! puna

      2. ceni says:

        @ ALMA . PO PASTAJ ?? KUSH TE NDALON???KJO ESHTE DEMOKRACIA QE TE SOLLI ZOTI BERISHA ME STUDENTET DHE ME POPULLIN E TIRANES .

    3. NADA says:

      Partia Socialiste eshte e vemtja shprese qe i ka mbetur vendit tone, eshte e vetmja parti qe mund te bej dicka per vendin se partia ne pushtet nuk ka bere asgje te mire per vendin perkundrazi e ka shkaterruar ate!

    4. AMANDA says:

      Me 23 qershor duhet te gjithe te votojme numrin 29 numrin qe na jep shprese per nje te ardhme me te mire.

    5. LINDA says:

      EDI RAMA LULEZOI TIRANEN NE GJITHE ATO VITE QE ISHTE KRYEBASHKIAK, MBAS 23 QERSHORIT DO TE LULEZOI GJITHE SHQIPERINE #RILINDJE ME EDI RAMEN KRYEMINISTER !

    6. LINI says:

      Shpresa e vetme per nje te ardhme me te mire ka vetem nje emer dhe ai emer eshte EDI RAMA i cili mbas 23 qershorit do ti jape shqipetareve ate qe eshte e tyre!

    7. NINA says:

      Me 23 qershor voto Partine Socialiste me Edi Ramen Kryeminister te Shqiperise nese do te kemi nje Kryeminister te denje per te qeverisur vendin!

    8. ALBANIA says:

      UNE VOTOJ PARTINE SOCIALISTE SEPSE ESHTE E VETMJA PARTI QE NA PREMTON NJE TE ARDHME ME TE MIRE PER TE GJITHE NE DHE PER KTE DUHET TA VOTOJME ME 23 QERSHOR.

      1. sadrini says:

        epo nese ke mendim ndryshe, nuk te postohet komenti ha, ha, haaa
        injorance

  8. Holy Shit says:

    Hera e pare qe nje ish ambasador ne nje vend te vogel, qe ne Amerike, ne qarqet e uleta u be i njohur per shkak te luftes ne Kosove,del ne kundershtim me pikepamjet e shtetit te tij per sa i perket procesit zgjedhor ne Shqiperi.Ne nje shtet me demokraci te zhvilluar prej shekujsh nuk mund te thuhet se qendrojne mendimet e nje personi dhe jo ato te shtetit.Ky qendrim hedh poshte aludimet e te majteve per pagesat qe ben Podesta per te fituar qendrime pozitive per ceshtjen ne fjale sepse po te blinte kete pensionist ,qe eshte edhe mbrojtesi i vetem i P.S.SH,do te ishte nje humbje teper e madhe propagandistike per te majtet.Nga ana tjeter ky ka qene personi me naiv nga punonjesit e shtetit Amerikan te akredituar ne Shqiperi.Aq naiv sa qe per gafat qe ka bere e nxoren ne pesion para kohe.

  9. Gjirikastriti says:

    Sa te paguajne qe komenton I pari. Ti je nje idiot qe se ke shokun. Arite ti te komentosh nje ish diplomat te SHBA
    E kam thene disa here qe po su qeruat ju nga administrata nuk kemi gje ne vije
    Ju duhet tju cojme ne male andej nga zbritet

  10. kadeti bigler says:

    kelmendas vetem kosheria te ka mbetur se bletet te mar aratin vtem nje i mar mendon si ty

    1. Vladimir says:

      VANCERKO ..Fitorja e PS dhe e aleateve te saj eshte e sigurte,shikoni ne institucionet vetem fshatere injorante gjen,e si te zgjidhesh problemet me ta?Prandaj ka ardhur koha qe cdo njeri te mendoje para votimit me pergjegjesi te madhe,qe te sjelle ndryshimin me voten e tij,,,Nuk eshte Shqiperia te mbahet peng nga veriu i prapambetur per kaq kohe,kur e thote dhe vete ish diplomati amerikan,nga me te suksesshmit e administrates amerikane,,qe Berisha ndjehet i lodhur,i plakur,pa ide te reja.
      Berisha ndjehet i frikesuar sepse e ndjen humbjen e pushtetit,prandaj do beje ceshte e mundur te vjedhe votat,por ketu ne kete gje do ta kete keq nga zemerimi qe mund te pushtoje me teper se gjysmen e popullsise,,atehere ku do futet???

  11. Labi Vlore says:

    Z.Injorant.Ne ardhe te pare,mos fol ne emer te gjithe Shqiptareve.Fol per vehten tende dhe vetem personalisht.Nese Shqiptaret votojne ose jo Ramen,kete nuk e lejon Krimineli jot i Faktuar nga FBI-ja Salòi fazllic Berisha,sepse vjedh zgjedhjet.E dyta nuk quhet Wisner por Withers.E treta dhe me e rendesishmja eshte se.Krimineli i faktuar nga FBI-ja ka bere c’do gje te pajelueshme ne kurriz te Shqiptareve dhe si rrjedhoje,do te keshilloja,qe te pakten ju militantet kamikaze te tij,mos i shkoni nga mbrapa si te cmendur Kriminelit,sepse kjo eshte bashkpunim me kriminelin.Dhe bashkpunimi me kriminelin eshte i denueshem.Hiqni dore nga Krimineli i faktuar nga FBI-ja se populli nuk ju duron me.Eshte mbushur kupa.Nuk ju durojne me Shqiptaret.Pavarsisht se nuk e shprehin,por ne zemrat e tyre vlon nje urrejtje shume e madhe per faren tuaj te ndyre.Uroj dhe shpresoj qe ta merrni parasysh kete urrejtje kaq te madhe.Eshte ne te miren tuaj.Terhiquni sa nuk eshte vone.

  12. tani says:

    ore populli nuk e rruan as per ju kokrrat e idioteve se eshte bool idiot vete,po njehere ne 100 vjet e ben ndonje gje te mencur,dhe gjate ketyre 100 viteve,do ta bej nje gje sagllem,ta coj salen ne shtepi,salen jo ramen,sa gje pozitive do jete rama duhet te shikohet..

  13. enea says:

    Mjafton nje mosbindje publike ndaj Berishes per nje muaj cdo dite dhe merr fund rregjimi i tij.

    Mjafton qe i gjithe populli opozitar te mblidhet ne cdo shesh te Shqiperise, nje bllokim rrugesh kombetare dhe kaq e ka diktatori, se per te vrare nuk ja mban me dot.

    E beri ne 21 Janar dhe e shpetuan koken e tij. Nese do e provoj heres tjeter do pesoje fatin e te tjereve.

    1. tedi says:

      O enea ….nje mos bindje publike beje ne greqine tende ti se ne Shqiperi vendosin shumica Shqipetareve

  14. +10 says:

    @kelmendasi….ja ku e nxore gjuhen tende si brisk ASTRA…hajde radha se brisku edhe pse i ndryshkur po punon akoma….

  15. the young and the restless says:

    Kelmendasi, dukesh qe nuk ke as civilizim as qytetarizem, njerez si ti bejne te ndjej meshire, sa i pakenaqur dukesh nga jeta, prandaj shprehesh me mllef, mos i qaj hallin amerikaneve se e kane ne terezi, po ti? jeta te ka lene te harruar si nje askush ne ate sketerre si toka ku jeton, prandaj je kthyer ne cinik se nuk je i lumtur, je thjesht fatkeq; rrofte perendimi, larg shqiptareve si ty; rrofte vendi ku jetoj, larg majmuneve si ty, ne ju a kemi lene Shqiperine atje te beheni lemsh me njeri tjetrin; shpresoj Rama te fitoj, te te shkuli koqet nqs te kane ngelur ende…

  16. KENI says:

    BRAVO PARTIA SOCIALISTE E KENI ZGJERUAR SISTEMIN E KORRUPSIONIT..POR EDHE AMERIKANET ARRITET TI KORRUPTONI ORE..APO SKA PROBLEM GJITHSESI WITHERS I MORI LEJET E NDERTIMIT NE TIRANE ..SMJAFTOJNE SOCIALISTET QE VJEDHIN POR TANI NA DOLEN E AMERIKANOSOCIALIST QE DUAN PJESEN E TYRE…ME VJEN KEQ QE NJE PERFAQESUES I SHTETIT AMERIKAN BEN BIZNES ME IMAZHIN E TIJ…GJITHSESI PO TE TAKOSH EDIN NORMAL DO TE PELQEJE LEKU QYL…

  17. john Tirana says:

    Fan Noli – Anës Lumenjve

    Arratisur, syrgjynosur,
    rraskapitur dhe katosur
    po vajtonj pa funt, pa shpresë,
    anës elbë-s, anës spree-së.
    ku e lam’ e ku na mbeti,
    vaj-vatani e mjer mileti,
    anës detit i palarë,
    anës dritës i paparë,
    pranë sofrës i pangrënë,
    pranë dijes i panxënë,
    lakuriq dhe i dregosur,
    trup e shpirt i sakatosur.

    se ç’e shempnë derbederët,
    mercenarët dhe bejlerët,
    se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,
    se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,
    se ç’e pren’ e se ç’e vranë,
    Ç’e shkretuan anembanë,
    nënë thundrën e përdhunës
    anës vjosës, anës bunës.

    Çirem, digjem i vrerosur,
    sakatosur, çarmatosur,
    as i gjall’, as i varrosur,
    pres një shenj’ e pres një dritë,
    pres me vjet’ e pres me ditë,
    se ç’u tera, se ç’u mpaka,
    se ç’u çora, se ç’u mplaka,
    lark prej vatrës dhe prej punës,
    anës rinit, anës tunës.
    Çakërdisur, batërdisur,
    përpëlitur dhe zalisur,
    ËndËronj pa funt, pa shpresë,
    anës elbë-s, anës spree-së.

    dhe një zë vengon nga lumi,
    më buçet, më zgjon nga gjumi,
    se mileti po gatitet,
    se tirani lebetitet,
    se pëlcet, kërcet furtuna,
    fryhet vjosa, derdhet buna,
    skuqet semani dhe drini,
    dridhet beu dhe zengjini,
    se pas vdekjes ndriti jeta
    dhe kudo gjëmon trumbeta.
    ngrehuni dhe bjeruni,
    korini dhe shtypini,
    katundar’ e punëtorë,
    që nga shkodra gjer në vlorë!

    ky ilaç e ky kushtrim
    më bën djal’ e më bën trim,
    më jep forc’ e më jep shpresë,
    anës elbë-s, anës spree-së.
    se pas dimrit vjen një verë,
    që do kthehemi njëherë,
    pranë vatrës, pranë punës,
    anës vjosës, anës bunës.

    arratisur, syrgjynosur,
    raskapitur e katosur,
    brohoras me bes’ e shpresë,
    anës elbë-s, anës spree-së.

  18. lorenc says:

    Shqiptaret e kane votuar ndryshimin edhe me 2009. Ai qe degjon Washingtonin dhe i perulet ne gjunje eshte frikacaku Edi Rama.

  19. arbenita says:

    Shqiptaret do te votojn ndryshimin, do te votojn Skuadre e Rilindjes, per ndertimin e nje shteti ligjot e demokratik.

  20. Bruxhes says:

    Sigurisht qe shqiptaret do te votojn ndryshimin, sepse nuk mund te vazhdojn dot me nje qeverisje te deshtuar, e cla ve interesate saj personale dhe te falijes se kryeministrit mbi cdo gje tjeter dhe mbi cdo interes kombetare..Rilindje

  21. Eri says:

    Withers eshte nje dashamires i Shqiperis prandaj meriton te degjohet dhe pak me respek kur jepni opinjon per withers,se ja vlen te respektohet.

  22. kelmendas bloza lumadhi ti says:

    o kelmendas qe se mbarove njehere blozen qe te del nga goja. Ca i thua vetes kur fle o lumadh? yttttt rrace e qelbur kermash vrimash e zgeqesh

  23. @ kelmendasi says:

    ore un se di se si mbroni saliun ju??? po mir qe ska asnje vizion po e ka shkaterruar gjith shqiperin ore!!

    me ta then troq edhe nje amerikan te zhduket saliu i bie qe ata qe mbrojn saliun jan popull mazokist!!!

    se mos harro sot je lepires i saliut por saliu te ven fshesen! dhe ne shqiperi kur nuk je lepires je ne meshir te fatit se ska shtet!!

  24. lavdosh says:

    Per Kelmendasin: Cuditem qe ke akoma kurajon dhe fuqine te marresh pjese ne forumet e Tema-s. Te kemi sugjeruar disa here qe te heqesh dore dhe te shkosh tek 55. E kuptojme qe je i paguar, por kjo ta ul vleren me shume.
    Ne shqiptaret progresiste do jemi te paret neser qe do te kerkojme llogari nga qeveria e Rames, kurse njerez si puna juaj do nderoni padronin dhe do filloni ti kendoni padronit te ri. Ky ka qene gjithmone problemi i Shqiperise. Mos mendoni se Ambasadoret e Shba-se shesin principet per nje cope buke.
    Bravo HE Withers
    Together here to do the opozitio of Rama’s government after 23rd of June. This for the benefit of all Albanians. Many thanks

  25. Georges says:

    Ne se Podesta ndikoka per te instaluar nje diktature ne Shqiperi, lind pyetja, a ka ligje ne SHBA qe keta lloj lobistesh te denohen per krimet qe kjo diktature ben ne shqiperi, pra si bashkpunues ne vrasje, vjedhje dhe korrupsion! Si ka mundesi qe nje shtet demokratik me nje Senat, Kongres dhe President, bien lehte ne duart e nje Podeste dhe bekijne diktatura apo thjesht FUCK ALBANIA AND ALBANIANS!

  26. Fleks says:

    Jam dakort me Withers.

    Vetem se ne kete rast nuk kemi te bejme me grushtadministrativshteti.

    Por me utogrusht administrativ shteti.

    Pasi vete opozita u ngaterrua me kembet e saj.

    Hoqi me doren e saj rojtaret e vet.

    Nje diletantizem unik boteror.

    Tani,pse Podesta mbeshtet fuqishem maxhorancen?

    Sepse Podesta ka kontakte te gjata me mergimtaret shekullor shqiptar,qe e dine shume mire ci beri monizmi 50 vjecar Shqiperise.

    Qe beri te mundur pastaj qe z Moore tia perplase ne fytyre deren atyre qe ja perplasi.

    Per ti treguar se opozita,nuk do te ndroje shina me trenin e saj.

    Ajo eshte e destinuar ne 4 vjecarin e trete ne opozite.

    Ashtu qete qete e bute bute.

  27. rrema says:

    Zoti WITHERS , MOS DONI TE THONI QE RUSIA ESHTE VENDI I ENDRRAVE TUAJA !?!?
    JENI MAGJEPSUR NGA KOMUNISTO-SOCIALISTET E SHQIPERISE !?!?! MOS KENI MENDUAR PER NDRYSHIM SISTEMI NE AMERIKE !?!? CFAR …….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje