Agjenti i Rajkard mohon: Për momentin nuk kemi kontakte me Milanin

1 Qershor 2013, 14:29Sport TEMA

Milani nuk e ka zgjidhur ende çështjen për trajnerin e ardhshëm dhe për këtë arsye gjatë ditëve të fundit mediat kanë folur për shumë alternativa të ndryshme. Mes kandidatëve për të drejtuar Milanin sezonin e ardhshëm flitet se është edhe holandezi Frenk Rajkard.

Por, agjenti i tij, Peri Obverim, mohoi që të ketë pasur kontakte mes tij dhe Milanit. Menaxheri i holandezit është shprehur se Rajkard është gati që të shqyrtojë të gjitha ofertat në drejtim të tij, por për momentin nuk ka pasur asnjë bisedim me Milanin.

Rajkard aktualisht është një trajner i lirë, pasi u Shkarkuar nga kombëtarja e Arabisë Saudite për rezultate të dobëta./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje