Bogdani: Mungesat nuk janë justifikim kundër Norvegjisë

31 Maj 2013, 15:02Sport TEMA

Një prej veteranëve të kombëtares, Erjon Bogdani, duke folur për ndeshjen e 7 shtatorit kundër Norvegjisë, ka thënë se mungesat nuk mund të jenë justifikim. Sipas tij, Shqipëria duhet të japë maksimumin dhe të fitojë, pavarësisht se në këtë ndeshje mungojnë Lorik Cana, Odise Roshi dhe Andi Lila për shkak të kartonave, por edhe Alban Meha e Kukeli, të cilët janë të dëmtuar.

Bogdani ka thënë se kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, por duhet të ulet presioni ndaj futbollistëve të kombëtares, për të shmangur ndonjë hap të gabuar.

36-vjeçari pavarësisht se nuk ka luajtur shumë këtë sezon, ka thënë se ndihet në formë shumë të mirë, ndërkohë që nuk ka komentuar rreth të ardhmes së tij, duke thënë se tashmë më e rëndësishme është ndeshja kundër Norvegjisë./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje