Daniele De Rosi ka kërkuar nga Roma që ta shesë. I konsideruar si kapiteni i ardhshëm i Romës, pas Françesko Totit ka kaluar një sezon shumë të dobët, kur në shumë ndeshje e ka parë veten në stol.
Pavarësisht se konsiderohet si një prej mesfushorëve më të mirë në rolin e tij, De Rosi është kontestuar nga tifozët në ndeshjet e fundit, çka duket se e ka bindur atë përfundimisht që të largohet.
Mediat italiane bëjne me dije se De Rosin është gati që ta marrë tek Çelsi Hoze Murinjo, ndërsa për të interesohet edhe Real Madrid.
Vlera e kartonit të De Rosit ka rënë ndjeshëm dhe tashmë ai vlerësohet tek 12-15 milionë euro, ndërsa një sezon më parë vlerësohej 25 milionë euro. Roma ndërkohë do të heqë një barrë të rëndë, pasi De Rosi merr 6 milionë euro në vit si pagë./b.l
Nje gje me ben pershtypje se te gjithe RRUGECERIT ,mblidhen pas KRYE-RRUGACIT qe kujton se eshte CHELSEA e 2008 .