Arshavin, futbollisti më i paguar në botë?

29 Maj 2013, 12:25Sport TEMA

Sulmuesi rus, Andrei Arshavin, mund të kthehet në futbollistin më të paguar në botë. 32-vjeçari që tashmë është pa ekip, pas përfundimit të kontratës me Arsenal, ka marrë një ofertë të çmendur nga Azerbajxhani.

Sipas mediave ruse, ekipi i panjohur nga Azerbajxhani, Khazar Lankaran, me pronar manjatin me origjinë turke, Mubariz Mansimov është gati t’i ofrojë 2 milionë euro në muaj Arshavanit, pra 24 milionë euro në vit.

Me këtë pagë, Arshavin do të kalonte kamerunasin Samuel Eto, që merr 20 milionë euro në vit tek rusët e Anxhit. Tashmë pritet se çfarë përgjigjie do të japë Arshavin. /b.l

1 komente në “Arshavin, futbollisti më i paguar në botë?”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje