Françesko Toti është një prej të paktëve nga ata që konsiderohen si lojtarë flamur në qarkullim, duke qenë se e ka kaluar gjithë karrierën e tij tek Roma.
Duke folur në një intervistë për “France Football”, Toti është shprehur se ka pasur mundësi të transferohej në shumë ekipe të mëdha, mes të cilëve Real Madrid, ku do të kishte fituar gjithçka.
“Nëse do të kisha shkuar tek Real Madrid do kisha fituar tre herë Ligën e Kampioneve, dy herë Topin e Artë dhe shumë gjëra të tjera. Por, preferoj atë që bëra, pra që qendrova tek Roma”, është shprehur ai.
Duke u ndalur tek rivaliteti me Lacion, Toti ka hedhur helm mbi kushërinjtë, vetëm dy ditë pasi këta të fundit fituan Kupën e Italisë pikërisht kundër Romës.
“Çfarë është Lacio? Asgjë”, i është përgjigjur Toti pyetjes së gazetarit.
Megjithatë, më pas ka gjetur kohë që të bëjë edhe shaka.
“Nëse im bir, Kristian, më thotë pas disa vitesh se është duke dalë me një tifoze të Lacios, nuk do e qasja në shtëpi. Nëse ime më do të ishte tifoze e Lacios, do e kisha vrarë…”, thotë toti me shaka, ndërsa pohon se ka oferta nga disa ekipe jashtë Italisë, pavarësisht moshës./b.l
I vetmi ekip qe mund te lozte ky dembel eshte Roma. Te tjeret do e kishin mbajtur rezerve, ose ndjekur. Sic beri Kombetarja Italjane.
C’fare beri kombetarja italiane ??? Ne Boterorin e fituar nga Italia ne vitin 2006 Totti ishte nder me te miret megjithese 4 muaj para boterorit beri nderhyrjen kirurgjikale me te veshtire te jetes se tij. E avancoi rikthimin vetem per boterorin, por pastaj hoqi dore nga kombetarja per t’u perqendruar tek ndeshjet e Romes. Dhe beri mire, pasi theu te gjitha rekordet (kaloi Baggio, Meazza, Altafini dhe Nordahl). Prandelli ne mars te ketij viti deklaroi se mund ta grumbulloje Tottin ne Boterorin e 2014.
kOMBETARJA italiane ???
Te 2 boteroret 1982 dhe 2006 eshte i vetmi ekip ne bote qe i ka mare titujt me GJAK .
1982 ,GDHENDI ARGJENTINEN ,BRAZILIN ,POLONINE dhe en fund GJERMANINE .
2006 eleminoi te zotet e shtepise GJERMANET PASTER ,pastaj eleminopi dhe tmerrin e saj FRANCEN ME LOJE ME GJAK .
Toti KA qene flamur por tani mosha ben te sajen .
Sa per ate qe TOTI thote se do kishte mare 2-3 cCH.L apo TOPAT e ARTE une dklaratat e tij i mar me rezerva per te mos thene se E TEJKALON ENDERRIMIN .
lene me se ky esht koqe.
Toti eshte thjesht fantastik por Roma edhe pse skuader e madhe(sidomos administrimi Sensi), nuk ka peshe ne Federaten Italiane te Futbollit, federate ne te cilen komandon mafia e Veriut: Truffentus, Milacka e Interuci. Prandaj edhe i madhi Kapelo deklaroi me te drejte dikur: 1 KAMPIONAT I FITUAR NGA ROMA VLEN 15 TE FITUAR NGA TE TJERET(duke iu referuar qarte tre skuadrave te Veriut)!
Personalisht besoj se po te kishte shkuar tek Reali ne moshen 25 vjeç, do te kishte fituar shume, por kujdes se Reali i ketyre 25 vjeteve te fundit ka qene dhe mbetet thike me dy presa, te jep shume, te merr shume dhe papritmas e pa shkak te hedh ne rruge(siç beri me Raulin e me shume te tjere). Ndaj mendoj qe Barcelona do te kishte qene ekipi me i pershtatshem per Françesko Totin. Me Barçen do te kishte fituar edhe me shume nga çka deklaruar.