Pasi është zyrtarizuar si trajneri i ri i Napolit, spanjolli Rafa Benitez ka shprehur gjithë gëzimin e tij. Me anë të një deklarate për shtyp, Benitez shprehet se mezi prêt që të fitllojë punë, ndërsa premton arritjen e sukseseve me Napolin.
“Tani që marrëveshja është konfirmuar, mund të them se jam shumë i lumtur dhe shumë i kënaqur që po vij te një klub i madh dhe me një trashëgimi të shquar si Napoli.
E njoh historinë e qytetit dhe se si klubi formon një pjesë fondamentale të kulturës dhe traditës së Napolit. Më duhet të them se jam skajshmërisht i ngazëllyer, pasi mund të ndaj pasionin tim për futbollin me tifozët e Napolit; është treguar se ata janë shumë, shumë të veçantë.
Mezi pres të përjetoj secilin fans të Napolit dhe mbështetjen e tyre të fuqishme për këtë projekt që ne do fillojmë. Jam i lumtur që bëhem anëtar i familjes së madhe të Napolit dhe kështu mund të ndajmë triumfet së bashku.
Ne do të nisim nga fillimi, pasi dëshirojmë të arrijmë larg dhe do të luftojmë që nga fillimi për të arritur sukses për fansat e Napolit”, ka thënë Benitez me anë të një deklarate./b.l
ke per ta bere dhe napolin lesh arapi o benites,pas liverpulit s’te kan kapur kembet dhe.ngele dere me dere je fiks si Flamuri i Nokajve prej kukesit or lum miku.
Sec kam nje parandjenje qe do ti shkoje mire Benitezit te Napoli. Suksese Rafa!