Sezoni me ulje-ngritje i Kevin Prince Boateng ka bërë që Milani të mendojë seriozisht shitjen e tij. Boateng për më tepër nuk bën pjesë në skemën me tre sulmues të Alegrit dhe për këtë arsye mund të përfundojë në stol.
Për këtë arsye, drejtuesit e Milanit mendojnë se zgjidhja më e mirë për të është shitja. Për lojtarin ganez interesohen disa ekipe të Premier Ligës, me në krye ish-ekipin e tij Totenhem. Vlera e Boateng mendohet se është 15 milionë euro./b.l