Roben: Nuk doja të mbahesha mend si humbës

27 Maj 2013, 12:22Sport TEMA

Ai ishte heroi i Bajernit në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Borusia Dortmund, duke dhënë një asist dhe duke shënuar golin e fitores. Por, në mendjen e Arjen Roben ishin dy finalet e humura, për të cilat ai ishte përgjegjës dhe për këtë arsye, fitorja ka qenë një çlirim i madh për të. Holandezi shprehet se nuk donte që të mbahej mend si humbës.

“Eshtë një ndjenjë e veçantë. Nuk dua të mbahem mend si humbës. Eshtë e vështirë ta thuash por të jesh gjithmonë në vendin e dytë nuk është ajo që kërkon. Ishte shumë e rëndësishme marrja e këtij trofeu, për të cilin kishim nevojë dhe e merituam. Në 4 vitet e fundit kemi arritur 3 herë në finale dhe më në fund fituam. Eshtë fantastike”, deklaroi holandezi, që megjithatë nuk e ka të sigurtë qendrimin tek Bajern, pas ardhjes së Pep Guardiolës./b.l

3 komente në “Roben: Nuk doja të mbahesha mend si humbës”

  1. “ta tregon Islami ty”tani qe bleu barca majmunin Hirko(neimar)ska me bayern dhe 7-0!

  2. kurtesh devaja . says:

    as kushi nuk pe e din se i ka me funksionu barcelona tash me neymarin dhe me mesin. asht heret me qit perfundime ,por kam me menu se ata s’bashkut kan me ba gjana t’mira .
    njitash qi barcelona asht fuqizu kisha me thane qi edhe reali duhet me e majt ronaldon dhe t bleje te tjere lojtare ,por dhe bajernit spi ja kam merakin tash qi ka shkue guardiola ,por dhe murinjo si ka here motit nuk ja nin dhe nuk ka me fjet gjumin e dekes .

  3. saliheqenefi says:

    pse sthu mer kurtesh djali se paske shpetu,i pake zgjidh hallet, a tujat a tynet ,rrofsh e qofsh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje