Roben, një prej favoritëve për “Topin e Artë”

27 Maj 2013, 18:58Sport TEMA

Paraqitjet e mira në Ligën e Kampioneve, sidomos në finale kundër Borusias së Dortmundit, ku Arjen Roben dha një asist dhe shënoi golin e fitore, e kanë kthyer atë në një prej kandidatëve për të fituar “Topin e Artë”.

Roben ka bërë paraqitje të mira këtë sezon edhe në kampionatin gjerman dhe kupë, pavarësisht se pjesën e parë të sezonit nuk ka luajtur shumë, për shkak të dëmtimeve.

Megjithatë, në krye të pretendentëve për “Topin e Artë” vazhdon që të mbetet argjentinasi Lionel Mesi, duke u ndjekur si zakonisht në këto vitet e fundit nga Kristiano Ronaldo dhe pas tyre tashmë radhitet pikërisht Arjen Roben. /b.l

9 komente në “Roben, një prej favoritëve për “Topin e Artë””

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Une mendoj se ROBENI keto kohet e fundit ka luajtur fort dhe se ka cuar me golin qe beri nje “PADREJTESI ” ,qe zoti im ka bere atij ne te shkuaren.
    Mendoj gjithashtu se ROBENI me ka bere pershtypje si lojtari me i fuqishem holandez qe ka dhene shpirtin ne fushe ,dhe ketu nene kuptoj hollandezet qe kane luajtur nder vite si me ekipet e tyre te futbollit ,si me ekipet e huaja t futbollit apo dhe me mkombetaren ee tyre TULIPANE.
    Por me sa duket ka mare shume nga shpirti i pa EPUR GJERMAN .
    Por nga ana tjeter qenia e tij pretendent per “TOPIN e ARTE ” ,me duket e EGZAGJERUAR ,te pakten per kete vit ku MESSI pavaresisht deshtimit ne CHAMPIONS LEAGUE ,eshte ne pole position se ka thyer rekorde qe te tjeret as qe i enderronin.
    Ai ,MESSI ,ka 2 muaj qe nuk luan dhe ka shenuar nje shifer te cmendur prej 46 golash ,apo tjetra qe shenoi po si i cmendur pa u ndalur ne 21 TAKIME ,dhe se ndjekesi i tij me i afert RONALDUA u trgua i zgjuar dhe hoqi dore dhe e la vrapin per te kapur ate .
    Robeni ,per hir te se vertetes pervec anes fizike na shfaqet dhe si nje lojtar me inteleligjence ,te pakten me BAYERNIN se me tulipanet edhe pse ka luajtur mire nuk ka ditur qe te jete deciziv.
    Te maresh titullin e me te mirit ne bote ne nje periudhe te caktuar ,konkretisht “TOPIN e ARTE ” ,e kam theksuar duhet te permbushesh nja 40 TREGUES ,gje qe jo te gjithe e kane tagrin ta bejne ,qofte dhe kur marin si BAYERNI si BUNDES-LIGEN ,champions league copa epokal APO ku di une tjeter .
    Nuk eshte ROBENI (edhe pse lojtar i mire ) te mbaje ne shpatulla nje peshe te tille .
    Per mua lufta deri ne dhjetor 2013 do te behet sic dhe shte bere qe nga 2008 midis MESSIT dhe RONALDOS .
    Per mendimin tim ROBENI ka dhe nje pegese te VOCKEL perpara per t’a kapercyer qe te mundet te jete i treti ne radhe per t’a bere te tijin trofeun e me te mirit .
    Ky do te ishte komenti im dhe do te mireprisja cilindo qe te debatonte per kete .

  2. Best says:

    Roben, nje prej 3 kandidateve mund edhe te jete
    sigurisht sepse shenoi golin e trofeut dhe nuk diskutohet
    Por Topit te Arte i ha topet Robeni
    Lojtar me karakter tedobet gjithe kohen dhe goli qe beri ishte fat i tij se per centimetra i ra kembes seportierit per pak

    Por nejse topi i arte edhe per kete sezon eshte i messit
    leqe sa te nise kampionati i fut nja 30 gola gjithandej rresht ai dhe hajt puc puc
    kurse Robeni e Ronaldo nuk dihet se ku do jene ne ate kohe

    Gjithsesi bajern e meritoi trofeun, por jo me lojen qe shfaqi ne finale pasi ishte shume shume shume jashte forme
    Me fat qe Borusia nuk shenoi nja 3 cope ne 30 minutat e para se u tregua emocionante si skuader sfidante
    dhe tjetra
    te falenderoje arbitrin italian Bajerni qe nuk nxorri Danten me te kuq
    Nuk kam pare asnjehere te jepet penallti dhe te mos jepetkarton
    Por italiani i Kolines e theu rregullin njelloj si Cakerri turk me realin qe pezulloi Nanin per nje faull te paqene ne vetedije

  3. dioni says:

    Finalja e Champions League grumbullon para ekranit futbolldashesit nga e gjithe bota.Dhe pyetja qe mund te benin edhe me te painformuarit mbi futbollin do ishte:” Me cilin nga keto ekipe luan Messi dhe me cilin Ronaldo ?”. Te jesh tifoz personal i nje lojtari nuk do te thote se je specialist futbolli dhe sa per ta saktesuar edhe njehere: ” Mesi eshte nje lojtar me karakteristika te jashtezakonshme fizike por sidomos teknike. Nga te tjerat eshte zero. Dhe e di pse sepse nuk eshte ne gjendje te marre qofte skuadren per dore, qofte kombetaren dhe t’ju jape nje trofe.” Ne Argjentine ka per t’u rradhitur pas Maradones si lojtar kurse si lojtari me i mire i te gjitha koherave nuk ka per tu diskutuar asnjehere. Sa per Topin e Arte mendimi im eshte qe ju takon te gjithe futbollisteve spanjolle te Barcelones qe kane ngritur 3 kupa rresh, dhe bravo ju qofte (megjithese jam tifoz gjerman), perpara se t’ja japin Messit per te njezeten here. Kurse per numrin e golave te shenuara, qe permendet me siper, di une nje bashkefshatarin tim qe shenonte nga njezet gola ne c’do ndeshje kur luanin kooperativat. Na shkruani pak golat decizive qe ka shenuar sivjet qofte ne kupe qofte kunder Realit pastaj na i nxirrni ato 240 karakteristika. Turp po t’i jepet Topi i Arte edhe sivjet.

  4. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    ‘BEST ” ,mendoj se je shume i ashper kur e etiketon keshtu ROBENIN ,
    Ai ne finale dha shpirtin sikur dhe BARCES TENDE DHE TIMESi shenoi si ne MUNCHEN dhe ne BARCDELONE .
    Atij ,ROBENIT LOJTARI ME FOREM TE DOBET KASIJASI (sipas MURINJOS ) i mohoi golin dhe tani do t
    e njihej HOLLANDA FITUESE ,por pikerisht Hollandes i mingon ajo qe beri ROBENI por qe tek PIPINOT DHE TEK GJERMANET ZOTI eshte treguar doreleshuar dhe ua ka dhene me teperi .
    BEST sidoqofte ngelesh aleati im .
    “DION”,nuk jam dakort me ty ,por perkundrazi me gjej te lutem nje te dyte ne bote per te gjithra koherat qe te ketre fituar me shume trofe me ekipin e tij dhe qe te kete nje ndikim aq te jashtezakoneshem dhe ta marre ekipin per dore sikunder MESSI .
    Me gjej te lutem nje te dyte qe te kete fituar kamponate boterore me kombetaren ne moshe te MESSIT .
    MARADONA ,ne 1982 ,do te thuash ti se kasapi CLAUDIO GIENTIOLE si atij si ZIKOS apo LITBARSKIT ju jepte kepucet ne dore .
    MESSI ne 2006 ne gjermani ,po por u skualifikua nga GJERMANIA me penallti ,dhe MESSI ne ate bote ishte 19 vjec .
    Ah, do te thuash se deshtoi ne 2010 ,por mos harro se kishte MARADONEN qe per mua pa dashur qe ta fyej ku si FUTBOLIST eshte me i madhi per te gjitha koherat ,kurse si trajner jo vetem tek ARGENTINA por kudo q eka shkuar ka qene nje fiasko ,per te mos thene ,KLLOUN.
    Kush PELJA 19 vjec ne 1958 ,23 vjec 1962 U BE KAMPION BOTE ,po dhe une ekam gati pergjigjen se ne ate bote tek BRAZILI ishin te klonuar dhe 4 PELE te tjere si ZAGALLO ,VIDI,VAVA,GARINCA EDSON e sa e sa te tjere .
    Mos harro dhe nje gje qe ne ate bote nuk flitej per FUTBOLL REVOLUCIONAR ne kuptimin figyrativ ,po per futbollklasik ,dhe koha mbas PELES 1972 tregoi qe BRAZILIT iu desh goxha kohe qe te hibridizinte dhe te shartonte futbollin e tij me ate EUROIPIAN ,gje te cilen me mire e beri ARGENTINA qofte e LUIS MENNOTIT ne 1978 apo dhe ajo e MARADONES ne 1986.
    Por nga ana tjeter te mos harrojme se tek te pakten ARGJENTINA 1978 ishin te gjithe super yje te rene nga qielli dhe emras impresionues pa dashur qe te permend te gjithe me emer ,por boll te kujtoj ARDILESIN.
    Po dhe ARGJENTINA E MARADONES gelonte nga YJET ,kurse kjo ARGJENTINE e epokes MESSI akoma eshte shume e brishte ,por dhe trajneri pervecse eshte i qete nuk me bind ,pavaresisht se nuk ka nje stil te tijin por ka inplementuar stilin e BARCELONES ne funksion te MESSIT .
    Le te kenaqemi duke pare MESSIN ,DUKE LUAJTUR sepse do te kaloje nje kohe goxha e gjate qe te dale nje tjeter si ai.

    1. New York says:

      Totila re brenda me kembet e tua.Njehere thua Mesi ka fituar trofe me shumice te Barcelona se ka lojtare yje dhe pastaj thua se te Argjentina nuk ka fituar se nuk ka lojtare yje por te brishte pra dmth qe Mesin e bejne lojtaret e Barcelones te jet ai qe eshte.Si thua, ti themi presidentit te Argjentines tu japi pasaporta Argjentinase ketyre lojtareve te Barcelones se ndryshe Mesi ka per ta pare me dylbi kupen e botes.Totila nuk e njehe mentalitetin Argjemtinas me duket se po ta njihje nuk do flisje keshtu.Argjentinasit jane (O Mete per vete) dhe nuk u plas shume per Mesin sepse secili do te duket sa me mire per vete qe te siguroj ndonje kontrate te majme.Argjentina ka lojtare talent me tonelate por atyre duhet tu a imponosh lojen me force sic bente Maradona qe ishte gangster, por Mesi se ben dot gangsterin te Argjentina se ja plasin quret surratit Tevez , Agueron me shoke.Mesi duhet te falenderoj cdo dite lojtare e Barces se fale atyre eshte ky qe eshte se po mos te ishin ata Mesi do ishte thjesht nje numeror.Do kisha shume deshire ta shihja Mesin ne nje ekip tjeter dhe te tregonte vlerat e verteta nqs i ka ,pra ti bente nje sfide vetes sepse ai i ka fituar te gjitha keshtu qe te shkoj ne nje ekip tjeter dhe te shikojme Mesin e vertete.Ronaldo i Brazilit psh ne cdo ekip qe vajti ishte kampion pra ai sfidonte veten sepse kur fiton cdo gje me nje ekip dhe nuk kerkon sfida te reja fillon e behesh monoton.Mesi per mendimin tim duhet te shkoj ne Angli dhe te provoj sa i vlen lekura sepse ne Angli eshte futbolli me i bukur dhe me luftarak sot per sot.

  5. ajax says:

    Une nuk e di eshte apo nuk eshte preetendent Robeni per topin e arte dhe per mua nuk ka shume rendesi kush e fiton topin e arte eshte nje cmim subjektiv dhe nuk e fiton gjtm me i miri dhe rastet jane te shumta.,une di te them nese Robeni nuk do te kishte demtime sepse kembet etij jane prej kristali ai nga ana teknike apo nga shpejtesia nuk eshte se ka ndonje diference me Messin apo me Ronaldon gjthm nese eshte mire nga ana fizike,nuk eshte goleador sa ata por tekinikisht eshte i papermbajtshem.Sot ai eshte 29 vjet dhe prej 10 vjetesh ka luajtur me ekipet me te mira,Celesi,Real dhe sot me Bajernin dhe pse ka nje kariere te gjate ai ka luajtur sh.pak dhe shkaku jane demtimet e njepasnjeshme,jane keto demtime qe nuk e kane lene te tregoje vlerat e tij te verteta.Shiko Messin pati nje demtim para ndeshjes kunder Bajernit dhe ne ndeshjen e kthimit dhe pse ishte ne fushe nuk u duk,a e mendoni nese do te kishte te pakten sa cereku i demtimeve te Robenit,jo se jane sh,por sa cereku i cerekut te demtimeve te Robenit ai nuk do te ishte ky qe eshte sot.Futbolli pervec talentit do dhe fat.

  6. gooool says:

    sikur maradona te luante ne kete kohe do te kish thyer cdo rekord mesi eshte shume i mire por me maradonen nuk ka te krahasuar…..sikur mesi te luante ne kohen e maradones(xhentiles) do kishe mbetur ne hije…

  7. Arsenal says:

    te marr Messi topin e arte kete vite do jet turp per futbollin.pse se ka shenuar gola.po keta qe kan shenuar gola por kan fituar dhe trrofe zduhet me marr gje…Bayern e beri te dukeshe ekip fashati barcelonen dhe kur vjen puna Messi te marre topin e arte.pa llogjik me duket.

  8. nuk harroj says:

    Totila,sinqerisht nuk desha te replikoj pasi ju cdo person qe mendon ndryshe nga ju e konsideroni “armik”,por per hir te se vertetes po them dicka lidhur me komentin tuaj te fundit.
    1.Thoni qe ekipi i Argjentines i 78 ishte i mbushur me yje.OK.Por perse nuk thoni dhe tjetren qe portier i Peruse ishte ai qe u akuzua per ate 6-0 si te shitur se ishte portier qe luante ne kampionatin argjentinas?Ai rezultat beri qe argjentina te veje ne finale,ndryshe do harrohej ai ekip
    2.Thoni qe Xhentile ishte shume i eger.Po vertet,por nuk ishte i dhunshem,nuk i preu karrieren ne mes ndonje futbollisti,si puna e atij spanjollit qe i theu kemben Maradones.Perse nuk mer ate per shembull?
    3.Per mendim tim ekipi i sotem argjentinas eshte me i kompletuar se ai i Bilardos por jo me ekip se ai.Atehere ishte nje Maradone dhe te tjeret(Valdano,Burrucaga&co)luanin vetem per te.Sot argjentina nuk ka trainier.
    4.Dhe e fundit.Per cfare titulli boteror te Mesit thua se sinqerisht nuk po ju kuptoj.
    Diten e mire nga Berati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje