Klop: Ka edhe më keq se medalja e argjendtë

28 Maj 2013, 12:24Sport TEMA

Pavarësisht se humbi në finalen e Ligës së Kampioneve përballë Bajernit, trajneri i Borusia Dortmund, Jurgen Klop, mendon se ky sezon ka qenë një sukses i madh për ekipin e tij.

Ai ka thënë me ironi se, “Londra ishte qyteti olimpik dhe ne arritëm të ktheheshim nga atje me një medalje të argjendtë. Kam dëgjuar për rezultate më të dobëta se kaq”.

Klop shprehet se për momentin janë të mërzitur, por duhet kuptuar se sa fantastike ka qenë ajo që ka bërë Borusia gjatë tre viteve të fundit.

“Ka zhgënjim, ka edhe mërzi për një ndeshje të tillë, por kjo është normale. Të vjen keq sepse na u dha mundësia por nuk e shfrytëzuam. Megjithatë së shpejti do të vijë edhe ndjesia se sa fantastike ishte të shkonim deri në atë pikë falë asaj që kemi bërë në tre sezonet e fundit, ku jemi përmirësuar vazhdimisht.

4 komente në “Klop: Ka edhe më keq se medalja e argjendtë”

  1. bobi says:

    Respekte. Mgjth jam tifoz i bayernit ti arrite te ndertoje nji ekip te madh. Puna juaj dhe e ekipit ka qene fantastike. jam i mendimit qe nuk do shifnim nje Bayern kaq te forte nqs nuk do rivalizonte Dortmundi kaq fort.
    Nqs Joachim Low zhgenjen serish me kombetaren gjermane shpresoj te te jepet ty mundesia te fitosh nji titull europian apo boteror me kombetaren gjermane.

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Bravo Klop, trajner me dinjitet. Jo si ai Pillanova…

  3. kina shteti me i fuqishm ne bote,barca ekipi ma i mire ne bote,mesi lojtari me i mire i kohrave,edi rama udheqesi me modern ne bote.

  4. edi rama says:

    edvin piktori dhe ky klop jane njesoj,gjithmon ne vendin e dyte do te ngelen si i pari eshte bajerni dhe sali berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje