Kapelo: Të mos bëjmë shaka, Sedorf nuk bën për trajnerin e Milanit

27 Maj 2013, 19:03Sport TEMA

Ish-trajneri i Milanit, tashmë drejtues i kombëtares ruse, e sheh si diçka të rrezikshme emërimin e Klarens Sedorf si trajner të kuqezinjve. Për një prej teknikëve më të mëdhenj në qarkullim, të jesh trajneri i Milanit nuk është shaka.

“Sipas mendimit tim, Alegri ka punuar shumë mirë dhe meriton të qëndrojë, edhe pse ne e dimë se presidentët kanë mënyrë tjetër të vlerësimit të situatave.

Unë e kam stërvitur Sedorf për shumë vite dhe gjithmonë e kam respektuar atë, por të jesh trajner i Milanit nuk është shaka. Si një përvojë e parë, ajo mund të jetë një rrezik i madh”, ka thënë Kapelo për “La Gazzetta dello Sport”.

Në fakt edhe vetë Sedorf e di shumë mirë këtë gjë dhe për momentin nuk ka shfaqur ndonjë entuziasëm për të marrë përsipër drejtimin e kuqezinjve./b.l

10 komente në “Kapelo: Të mos bëjmë shaka, Sedorf nuk bën për trajnerin e Milanit”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Mendoj se ka plotesisht te drejte, te drejtosh Milanin pa asnje fare eksperience, mua me duket se kuq e zinjte duan te kursejne para pikerisht per piken me te forte qe ka nje ekip, trajnerin.
    Nuk do te thote te jesh lojtar i mire, megjithese shkelqimi i tij ishte me teper se i shkurter, gjithmone ka qene lojtar pak mbi mesataren, por te drejtosh ekipe qe e kane mbushur rifuxhon e vet me trofe, duhet te jete guxim i madh nga milanistet.
    Megjithate skam gje me Sedorf, i uroj me te miren.

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Nuk me intereson MILANI por me duket se CAPELLO eshte vet-afruar tek MILANI ,por CAPELLO ngelet unik ne llojin e vet dhe u imponon lojtareve nje autoritet absolut dhe se ata dridhen para tij ne kuptimin simbolik te fjales .
    Sido qofte duhet lene dhe SEDORFI qe te provohet se edhe GUARDIOLA dukej ne fillim shalqi i bardhe por kur u provua doli i kuq .

    1. Horri i Bulevardit says:

      Kundershtim i bukur Totila, Shalqi i bardhe dhe Shalqi i kuq, me ke rahur me shpulla pambuku.

  3. ajax says:

    Horri urime per Bajernin,me fal akoma ste ka dale birra qe ke pire per fitoren e Bajernit?Sedorf nje futbollist pak me lart se mesatarja?Une nuk e di qe ne keto 15-20 vjetet e fundit te kete nje futbolist me nje karriere te tille?Dhe te kesh nje karriere si e Sedorfit duhet te jesh jo pak mbi mesataren por sh.mbi mesataren,duhet te jesh nje futbollist sh.i mire.

  4. Genti says:

    Ne fakt Capello eshte i fundit qe duhet t’i thote keto fjale, pasi kur filloi ai me Milan thuajse nuk kishte pervoje. Edhe Cappello edhe Sacchi ishin baste te fituara te Berlusconit, pasi te dy nuk i njihte njeri kur u bene trajnere te Milanit. Edhe me Seedorf prape eshte bast i forte i Berlusconit.

  5. england says:

    Capello harron se ne jete ka gjithmone nje here te pare per te gjithe!sikur kishte dhe nje shans per Capellon vite me pare.Pse kush e mendonte se Antonio Konte do ish kaq i suksesshem me Juven!!!

  6. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Ah ,po .Ka lezet qe komentuesit me ne ze ne kete blog edhe pse jemi “KUNDERSHTARE ” ,por jo armiq ,me ne fund kemi arritur ne nje konsensus .
    Sido qe na ka ikur larg “KRIPA e GJELLES ” ,por “ENGLANDI “, e ka per detyre qe na furnizoje me lajme qofte dhe FLASH qe ne pastaj ti leshohemi shoqi -shoqit si qente per kocka kur i versulen shoku -shokut duke i ckermitur dhembet .

  7. Amant says:

    Me sa duket qe kete vit qe do te vij Milani do te jete troke nga financat, ndaj zgjodhi Sedorfin qe te mos paguaj shume.

  8. PER MUA SEDORF MUND TE JETE NJE ZGJIDHJE E MIRE KA SHUME EKSPERIENCE NE FUSHE DHE VJEN NGA NJE VEND ME SHUME TRADITE NE TRAINING,PO ARRITI E NXJERRE TE DYTIN MILANIN KETE VIT ESHTE NE RREGULL SE PER KAMPIONAT SKA SHANSE PASTAJ MERR KOMBETAREN E HOLANDES DHE KARRIERE TE GJATE

  9. vezhguesi says:

    SEDORF djema eshte nje djale sh inteligjent.Ka nje vizion te rralle per futbollin.Eshte nxenes i Kruijf dhe Van Galit.I vetmi lojtar qe me tre klube te ndryshme ka fituar champ.Anje tranier nuk ka arritur sukses pa FAT .Pse kete gje mos ta kete SEDORF? Ndoshta sjell nje ere te re tek MILAN,eren e futbollit total te Ajaxit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje