Boshnjaku Senad Luli është kthyer në heroin e tiofzëve të Lacios, pas golit të fitores së shënuar në finalen e Kupës së Italisë përballë rivalëve të urryer të Romës. Aq sa, tifozët lacialë i puthin këmbët kur e shikojnë në rrugë.
“Kanë kaluar tre ditë që nga finalja dhe ende nuk më besohet. Ajo ishte një pasdite fantastike. E kuptova më në fund se çfarë kuptimi ka derbi i Romës kur pashë të gjithë në lot, jo vetëm tifozët por edhe pjesëtarët e stafit dhe lojtarët që kanë shumë vite në këtë skuadër.
Ditën pas finales, njerëzit më ndalonin në rrugë dhe më puthin këmbën e djathtë, atë që përdora për të shënuar golin. Por unë vetëm dërgova topin në rrjetë, nuk kam pse marr të gjitha meritat por fitoren. E gjithë skuadra ishte ajo që shkroi historinë”, ka thënë boshanjaku, që falë paraqitjeve të mira është kthyer në një prej lojtarëve më të kërkuar të Lacios. 27-vjeari ndiqet me vëmendje sidomos nga Juventusi./b.l
hahaahah, nje te rrasme te kupes ne fytyre romanisteve dhe direkt behet idhull i tifozerise. i papam. ?