Arsenali, 15 milion paund për Pol Pogba

28 Maj 2013, 19:14Sport TEMA

Me vetëm një sezon tek Juventusi, ku për më tepër nuk ka luajtur gjithë sezonin si titullar dhe është vetëm 20-vjeç, Pol Pogba është bërë një prej mesfushorëve më të kërkuar në botë.

Së fundmi për të ka shfaqur interes Arsenali i Arsen Venger, që sipas mediave britanike, është gati të paguajë 15 milion paund për të marrë mesfushorin francez të Juventusit.

Venger, që njihet si admirues i talenteve të rinj, ka tentuar edhe dy herë të tjera që ta marrë Pogban tek Arsenali, por nuk ka mundur dot. Dhe, sipas të gjitha gjasave, nuk do të arrijë ta bëjë këtë gjë as këtë radhë, pasi për Juventusin, francezi është i pashitshëm.

Ndërkohë, vetë Pogba, duke folur për France Football, ka thënë se është duke punuar shumë për t’u bërë lojtari më i mirë në botë dhe synon që të marrë një ditë “Topin e Artë”./b.l

2 komente në “Arsenali, 15 milion paund për Pol Pogba”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Une e vlersesoj teknikisht VENGERIN ,por ne dejet e tij nuk rrjedh gjak sanguin sic rrjedh ne dejet e ITALIANEVE DHE posacerisht FLAMURIT te ITALISE dhe te KOMBETARES ,JUVENTUSIT !

    1. premier league says:

      Italia futboll I korruptuar catenacio ska pik lidhje me filozofine e njerit Prej trajnereve me Te mire ne bote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje