Legjenda holandeze, Johan Krujf, ka përshëndetur blerjen e Neimar nga Barcelona, por ka thënë se pa një ekip të fortë, blerje të tilla nuk mund të kenë vlerë.
“E imagjinoj që është lojtar shumë I mirë. Unë nuk e kam ndjekur me kujdes, por tashmë ka rëndësi që është pjesë e Barcelonës. Gjithsesi në futboll për të krjiuar një ekip nuk do të thotë se mjafton të blesh një futbollist të madh. Nuk është e thënë që duhet të kesh shumë para për të ndërtuar një skuadër të madhe”, ka thënë Krujf.
Ai ka kritikuar presidencën e Barcelonës ndërkohë, duke thënë se nuk dëgjon këshillat e atyre që marrin vesh nga futbolli.
“Ka një ndryshim me situatën e tanishme dhe kohën kur president ishte Laporta. Ai I dëgjonte gjithmonë këshillat e mia, të Rajkard dhe të Begiristain. Sigurisht që edhe ne kemi bërë gabime, sikurse ishte blerja e Ibrahimoviç. Këtë gabim e pagoi Laporta. E rëndësishme është që gjithsecili t’I pranoi gabimet e tij”, tha 67-vjeçari.
Në fund, Krujf pohon se Vilanova nuk është si Guardiola dhe shprehet se ai duhej të zëvendësohej pikërisht nga Guardiola ose Rajkard, gjatë periudhës kur ishte sëmurë dhe larg ekipit.
“Tito nuk është aq i fuqishëm sa Guradiola. Ka një problem shumë të madh, që është shëndeti. Unë do të zgjidhja një tjetër trajner gjatë periudhës që ai ishte I sëmurë. Madje do të pyesja Guardiolën ose Rajkardin nëse do të ishin të gatshëm të merrnin drejtimin e skuadrës të paktën për dy muaj”./b.l