Rumenige: Bajerni mund të bëhet i pavdekshëm

29 Maj 2013, 18:14Sport TEMA

Presidenti i Bajernit të Mynihut, Karl Hainz Rumenige, shprehet se bavarezët kanë hyrë në librat e historisë me sezonin e shkëlqyer që kanë zhvilluar deri më tani. Por, ai thotë se Bajerni mund të bëhet i pavdekshëm nëse arrin që të fitojë edhe Kupën e Gjermanisë përballë Shtutgardit.

“Ky ekip ka hyrë në librat e historisë, por ata mund të bëhen të pavdekshëm tani.

Edhe ekipi më i suksesshëm i të gjitha kohërave të Bajernit, gjenerata e Bekenbauerit, Mylerit dhe Maierit në vitet ‘70, nuk ka mundur ta fitojë tripletën.

Gabimi i vetëm që mund ta bëjmë është të mendojmë se po i afrohemi pjesës më të lehtë dhe se do ta mposhtim lehtë Shtutgardin. Nuk mundemi. Duhet të përqendrohemi 100 për qind, t’i marrim me seriozitet kundërshtarët tanë dhe të tregojmë respekt”, deklaroi Rummenige për faqen zyrtare të klubit./b.l

2 komente në “Rumenige: Bajerni mund të bëhet i pavdekshëm”

  1. enea says:

    Ah mor Rumenige, Bayern qe vitin tjeter do kthehet me kembe ne toke, pra do jete nje ekip medioker.

    1. Horri i Bulevardit says:

      enea, une e mbaj medn Bajernin qysh nga viti 72, vit kur Bajern ndeshej me Ajaksin e madh dhe deri me sot, une se kam pare Bajernin te behet ekip medioker.
      Jane disa ekipe qe kurre nuk bien, te jap shembull Realin fitues i gjashte kupave te kampioneve rradhazi, kaloi kohe e gjate qe nuk fitoi me, por gjithmone mbeti ekip i madh, te jap rastin e Juventusit apo edhe te Interit, qe megjithese duket sikur kane rene, perseri kane nje shkolle futbolli qe i ri mbrapa, pa harruar edhe Milanin.
      Jane disa ekipe qe ske shanc ti shohesh poshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje