Riberi: Nëse do të më kërkonte Reali, do ta refuzoja

29 Maj 2013, 18:18Sport TEMA

Emërimi së shpejti i Zinedin Zidane në postin e drejtorit sportiv të Real Madrid, ka nxitur zërat se ai mund të kërkojë të afrojë tek madrilenët francezin Frenk Riberi. Por, ky i fundit ka thënë se do ta refuzonte një ofertë të mundshme të Realit, duke qenë se ndihet shumë mirë tek Bajerni. Riberi ka një kontratë me Bajernin deri në vitin 2015, por ajo pritet që të rinovohet shumë shpejt. Para transferimit tek Bajerni, Riberi kërkohej pikërisht nga Reali, por zgjodhi pikërisht bavarezët.

“Nëse Zidane më kontakton, do t’i them se ndjehem shumë mirë te Bajerni dhe mendoj se ai do të më kuptonte.

Unë për pak sa nuk iu bashkova Madridit në të kaluarën, por nuk ndodhi dhe jam shumë i kënaqur që erdha te Bajerni”, ka thënë Riberi./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje