Trajneri i Borusia Dortmund, Jurgen Klop, shprehet se, pavarësisht largimeve, ekipi nuk do të ndikohet. Nga Borusia u largua talenti Mario Gëtze, që sezonin e ardhshëm do të luajë tek Bajern Mynih. Atij pritet që t’i bashkohet edhe robert Levandovski. Por, pavarësisht se po i largohen futbollistët më të rëndësishëm, Klop tha se do t’i zëvendësojë ata me lojtarë cilësorë.
“Kam lexuar se na pret një sezon i vështirë por kjo nuk ka sens. Kemi shumë kualitet dhe një gjëndje ekonomike të qëndrueshme. Sigurisht që do të ketë disa ndryshime për shkak të lojtarëve që do të largohen por mendoj se nga këto ndryshime ne do të përfitojmë ndaj jam i qetë dhe optimist. Nuk mund të them dot se me sa futbollistë do të nënshkruajmë por po punojmë për një gjë të tillë. Unë mund t’ju garantoj që në fund gjithçka do të jetë në rregull”, ka thënë Klop./b.l
Po te isha miljarder, do te kisha mare nje ekip dhe si trajner, do te merrja Jurgen Klopp, se ky te sjell fitime, strategjia e ketij trajneri eshte nje vit ne mesin e bundesliges dhe vitin tjeter ne krye, qe do te thote, ky merr lojtare te lire qe skane shume eksperience dhe i pergatit per vitin tjeter qe shiten shume shtrenjte.
Kush mendon si biznesmen, kete trajner se le pa pune.
Teoria jote I pershtatet vetem nje ekipi dhe ai mendoj se eshte vetem AJAKSI.