FSHF, çmime stratosferike për ndeshjen me Norvegjinë

30 Maj 2013, 18:47Sport TEMA

Pavarësisht se ndeshja me Norvegjinë është shumë e rëndësishme për kombëtaren shqiptare në kuadër të Botërorit “Brazil 2014” dhe duhet mbështetja e tifozëve, FSHF ka vendosur çmime stratosferike për biletat.

Bileta më e lirë është 500 lekë të reja në radhët prapa portave, në anësore është 3 mijë lekë të reja, në tribunën qendrore anësore çmimi është 5 mijë lekë të reja dhe në tribunën qendrore 8 mijë lekë të reja.

Pra, praktikisht çmime të papërballueshme për tifozët shqiptarë.

FSHF, në vend që të nxiste tifozët të mbushin stadiumin për këtë ndeshje kaq të rëndësishme, me çmimet super të larta të biletave ka shkaktuar irritimin e tifozëve.

Federata ka bërë me dije se biletat do të fillojnë të shiten më 4 qershor dhe ato do të kenë masa të forta sigurie, në mënyrë që të mos falsifikohen./b.l

Çmimet e biletave Shqipëri – Norvegji

Tribuna qëndrore: 8 000 lekë

Tribuna qëndrore anësore: 5 000 lekë

Tribuna D2: 3 000 lekë

Tribuna D1 dhe D3: 2 000 lekë

Tribuna C dhe E: 500 lekë

17 komente në “FSHF, çmime stratosferike për ndeshjen me Norvegjinë”

  1. Gezimi says:

    Ja dhe cmenduria e radhes e F.SH.F. Ne vend qe te mbushet stadiumi, kam frike se ky cmim do i largoje sportdashesit. Jetojme ne Shqiperi….

    1. Hajdut Duka says:

      Asnjeri mos te shkoj ne stadiumin-hale,ta shikoj vete ndeshjen Duka&Company!
      Rrace e degjeneruar………..

      1. kulla bjeshkve says:

        Nuk meritojme ne te shkojme ne Brazil”Eshte e sigurt qe Novegjia fiton me 2 gola diference.Ne Shqiperi nuk ka nje stadium normal qe eshte nje rast i papare nonjehere,imagjinoni edhe Afaganistani i ka tre stadiume normale qe permbushn kushtet.Dhe keto pisat e FSHF mne bashkpunim me qeverin e ndyre shqiptare duan qe tu rjepin paret shqiptare duke perfituar nga patriotizmi dhe entuziazmi i tyre per kete pefaqesuese.Turp dhe faqja e zeze per keta baktakxhinje , qe bejne punen e serbit dhe grekut duke vene ne pikpyetje gjithe kete entuziazem te madhe te publikut shqiptar.E keqja e shqiptarit eshte vet shqiptari.

  2. Horri i Bulevardit says:

    Une e kam porositur bileten dhe do ta kem ne dore, me cmimin qe ka vene kjo federate, kam mundesi ta paguaj se kur paguaj per dy vete avjonin, 750 paund, do ti paguaj edhe biletat.
    Por tifozat e vertete ata qe i kane dhene zjarr kombetares sone, jane ne Shqiperi dhe Kosove, qe duhet pranuar qe te ardhurat, jane minimale.
    Tifozat Kuq e Zi, duhet sa me shpejt ti bejne presion Arben Dukes, qe su ngop duke vjedh dhe duke bastardu futbollin,, deri ne kercenim, se cmimet duhet ti pergjigjen mundesise se shqiptareve dhe jo xhepave te Dukes.

    1. o Hori mesoji nje here emrin presidentit te FSHF pastaj bej komente e na jep shifra ne paund,e ka Armando emrin dhe jo Arben dhe eshte antar i partis tende bile i thekur fare.

      1. Horri i Bulevardit says:

        Ke Te drejte o Koqe, me vjen keq per emrin Qe Te ka vene yt tyte.
        Armando Duka, Por eshte antar i partise se Fatosit Dhe une kam qene antifatos Dhe antiberishe Dhe antispurdhjake Te ketyte Dy monstrave politikr.

        1. e megjithate kjo s’ta ndryshon te qenin pall,je shume cinik dhe i pa civilizuar dmth katnar tirone lol.shqipja eshte gjuhe e mbrekullueshme qe flitet ne shume djalekte por shkruhet vetem ne nje.

          1. Horri i Bulevardit says:

            Te me falesh Koqe, Por une shkruaj Ne Tablet, ose sic i thote Saliu ajpot, Dhe me dalin Shume germa mongut.
            E dyta, rej 200 vjetesh, skam qen katunar, Por ta kisha nji vile Ne katun sot, sdo tme vinte keq Te me quaje katunar.

    2. Gerti says:

      Po eja me belleair nga Anglia dhe do paguash vetem 350 paund. Dhe ky robi quhet Armand Duka, jo Arben Duka (i cili eshte poet).

      1. Horri i Bulevardit says:

        Jane dy bileta avjoni dhe me belleair skom qejf te udhetoj, emrin ishte nje gabim i castit, vetem kaq, cdo njeri e kupton se ka qene nje gabim dhe su bo qameti edhe i nderuari Arben Duka e kupton dhe sbesoj ti mbetet hatri, megjithese i kerkoj ndjese.

  3. liri a vdekje says:

    bojkotojeni e ta shof duka me grun e vet ndeshjen ,ene ke sporti doni me i rjep shqiptaret mere hale ,jeni bo si shushunjat nuk i lat pik gjaku

  4. Bim Kalaja says:

    ate po perpiqet saliu ta bojkotoje tifozerine qe shqiperia te skualifikohet,,bashke me kete pederastin Duka

  5. Desaret says:

    Cmime teper te larta!Pyesni SA eshtë bileta kur luan kombetarja
    italiane në Itali. dhe Sto arrivando! Marrin rrogë italianët! Tribuna qendrore mund te jete 20 mije leke të reja, por jo ajo perballë me shume se 2 mije leke te reja!Jane aty tifozet!….Duhet mbeshtetur me tifòzllek kombetarja!Jemi fare pranë arritjes epokale!…

  6. Albania1 says:

    Duhen lek per fushat ? Duka ja ka borxh Berishes .Pleart qe renuan gjithcka

  7. TheAtheist says:

    Duke pare qe i vetmi burim i federates per ndeshjet kualifikuese eshte e drejta televizive, dhe ne rastin konkret nuk na ka rene ndonje ekip elitar si Gjermania ose Franca qe te fitonte leke federata atehere e shoh mese normale cmimet e larte! Ne i biem shkurt, i fusim nje hajdut dhe sqarojme gjithcka dhe ndjehemi me mire! Vetem biletat e avioneve per keto futbolliste qe vijne nga jashte kushton gjithe ato leke! Suportoni kombetaren se i duhemi me shume se kurre dhe lereni politiken! Fatmiresisht e njoh mire sesi funksionon FSHF dhe e di qe leke nuk ka! Fitore djemve kuq e zi dhe flm qe na keni bere te ndjehemi krenare!

  8. TheAhesit says:

    Nje informacion konfidencial! Nuk do jene ato cmimet e biletave! Ato jane shashka qe te eliminohet tregu i zi! Biletat do jene me cmimet qe kane qene gjithmone!se sot doja ti bleja vete dhe me thane prit se do i kapesh lire me cmimin e tyre normal

    1. FIER says:

      Tregu i zi ushqehet pikerisht fale ketyre çmimeve kaq te larta, mos fol perçartas mor djale!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje