Kievo, ofertë për Xhani De Biazin

30 Maj 2013, 12:18Sport TEMA

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka tërhequr vëmendjen e disa ekipeve, pas punës së mirë të bërë me Shqipërinë.

Mediat italiane bëjne me dije se Kievo, ekip që militon në Serinë A, i ka bërë ditën e djeshme një ofertë De Biazit, për të zëvendësuar Korinin në stolin e ekipit nga Verona, i cili dha dorëheqjen.

Nuk dihet përgjigjia që ka dhënë De Biazi, por në varësi të rezultateve që do të arrijë me kombëtaren, sidomos në ndeshjen e 7 qershorit kundër Norvegjisë, pritet që të mësohet më shumë.

Vetë De Biazi ka pranuar disa herë se ka pasur oferta nga klube të ndryshme, por ka pohuar se kërkon të vazhdojë nën drejtimin e kombëtares shqiptare./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje