Pas polemikave të shumta të shkaktuara gjatë javëve të fundit me deklaratat e tij, Hoze Murinjo ka vendosur që ta mbyllë aventurën e tij tek Reali me një përshëndetje për tifozët.
“U uroj shumë lumturi në të ardhmen të gjithëve atyre që janë të lidhur me Real Madrid. E vlerësoj mbështetjen e shumë tifozëve dhe i respektoj kritikat e të tjerëve. Edhe njëherë, shumë lumturi për të gjithë dhe mbi të gjitha shëndet të mirë. Hala Madrid!”, thuhet në përshendetjen e Murinjos para ndeshjes me Osasunën, e cila është edhe e fundit për të nën drejtimin e Realit./b.l
Do zoti i ka rdhur mendja ketij kaqoli! Mbeti duke bere polemika neper televizione dhe stadiume.
Futbolli nuk eshte Big-Brother!
Pritshmeria per kete njeri ne keto vite ka qene shume e madhe,megjithate Mourinjo ka thyer rekorde gjate kesaj dekade!dhe ne futboll ndodh kur nje klub si Reali nuk arrin objektivat,atehere pergjegjesia bie direkt mbi trajnerin,keshtu qe ne te mire te klubit trajneri ka bere zgjidhjen e tij,duke ju kthyer nje tjeter klubi te madh si c’eshte Chelsea,ku ne fillimet e viteve 2004-2005 theu hegjemonine e Manchesterit,njekohesisht i dhuroi dy Premier League rresht ketij klubi,pas 50 vite shterpesie.Ndersa ti KAQOL I FUTBOLLIT duhet te jesh shume me i suksesshem ne jeten tende qe kritikon nje njeri kaq energjik dhe te afte si Mourinjo.futbolli eshte lufte sportive,nervash,ideshe dhe po deshe ti dhe polemikash,nese nuk di ti besh keto,mund te zgjedhesh nje aktivitet tjeter qe te jesh ne salla te mbyllura,ku nuk pipetin as miza,dhe jo atje ku te kap shiu dhe bora,dhe mund te kenaqesh njerzit nen tingujt e violines,apo pianos.