Banjo të përbashkëta, 7 veta në një dhomë, fëmijë të pangopur, Të moshuar që as ilaçet nuk marrin. Kjo është “mrekullia” ekonomike
Nga Lindita Çela
Aty ku 20 vjet të shkuara kalitej në çdo mendje diktatura e proletariatit dhe grushti i fortë i sundimit të partisë, janë strehuar ata që forca e shtetit u ka lënë veç frymën.
Godina e Shkollës së Partisë në Tiranë sot është një geto. Kundërmon prej së largu, edhe pse ca pallate pengojnë disi pamjen e saj.
Një tufë telash elektrikë, që rrethojë çdo kat, më shumë kanë garantuar vdekjen të gjallëve se ndriçimin e kësaj skëterre.
Në fundin e çdo kati, tamam si në kampet e përqendrimit, janë banjot e përbashkëta, prej të cilave duket se fill kundërmimi. Pikërisht këtu, në zemër të kryeqytetit, në godinën që të gjithë e njohin si ish- Shkolla e Partisë, në Laprakë, jetojnë mbi 200 frymë.
Fëmijë, gra të veja, të moshuara të braktisura, burra invalidë, të papunë, jetojnë të gjithë aty në këtë skëterrë, jo shumë larg nesh. Mjafton që të kalosh rrugën e para syve të tu të shfaqen një realitet që mrekullia e zhvillimit ekonomik së paku është dy shekuj larg.
E vdekur për së gjalli
Sibe Dibra është 77 vjeç. Veç shpirtit asgjë nuk ka pas atij grumbulli kockash që mbajnë në këmbë plakën e ngratë. Jeton në një dhomë, në një nga skutat e ish- Shkollës së Partisë, së bashku me nusen e djalit dhe tre nipat. Ngjitur me të, në të njëjtat kushte jetojnë dhe tre djemtë e tjerë të saj. Të katër familjet kanë shndërruar një qoshe korridori, as edhe një metër katror, në një kuzhinë ku gatuajë e lajnë enët bashkërisht. Ngjitur është tualeti e unë nuk arrij të besoj nëse janë aq të shëndetshëm sa duken, nipat e Sibes.
Familja prej 5 anëtarësh mban frymën gjallë me 100 mije lekë të vjetra, sa është dhe pensioni i gruas 77- vjeçare.
Paratë administrohen nga e reja e shtëpisë, dhe Sibja, edhe pse vuan nga një sërë sëmundjesh, s’e ka parë derën e spitalit.
“Me se të shkoj. Po të shkosh tek doktori duhen lekë. I kam ditët e numëruar. Të paktën të kisha pasur një shtëpi si gjithë njerëzit se kështu, si edhe e sheh, as kafshët nuk jetojnë. Unë i kam ditët e numëruara, por të paktën fëmijët të jetonin një ditë të bardhë”, të thotë Sibe Dibra.
Por Zoti i ka falur forcë gruas 77- vjeçare dhe pse shtyn ditët në këtë skëterrë mjerimi.
Mban frymën ngjallë me kothere buke. Edhe kafeja është luks që Sibja e shijon në ditë feste.
Familja Dibra është shpërngulur në këtë skëterrë që në vitin 1992. Kanë shitur shtëpi e katandi në Kukës dhe me ato pak para blenë tre dhoma në këtë godinë. Ashtu si Sibja, me të njëjtat kushte janë dhe 70 familjet që jetojnë në katër katet e ngrehinës së ish- Shkollës së Partisë.
Edhe ish- të përndjekurit politikë aty…
Si për ironi të fatit, në këtë skëterrë jeton dhe Agim Tufa. Ka bërë 15 vjet burg për politikë e pas 23 vjetësh demokraci ende jeton në godinën prej së cilës ngjizej ideologjia kundër së cilës ishte në rininë e tij.
Agim Tufa jeton në një dhomë e brenda saj kryen të gjitha nevojat që ka një qenie njerëzore.
Të thotë se deri më tani nuk ka marrë asnjë kacidhe dëmshpërblim. Shtëpia e tij, tek rruga “Bardhyl” në Tiranë, ende është e sekuestruar nga shteti.
Sa për dëmshpërblimin, Agimi endet dyerve të institucioneve në kërkim të dokumentacionit që do t’i mundësojë lëmoshën e qeverisë.
Krenaria e burrit bën që Agimi t’i ketë fjalët e pakta.
Të mikpret në dhomëzën e tij, por ajri aty është aq i pakët sa fryma të zihet nga duhma e erërave që vijnë nga të katër anët. Por kjo është “toka” e bekuar për plakun rreth të 80-ëve. Së paku tani është i lirë.
I lirë për të folur veç për mjerimin e jetës së tij.
Edhe fëmijët
Në tavanin e çdo kati, si një varg i frikshëm gërshetash, gjarpërojnë telat elektrikë, llampat e të cilëve vetëm sa zbehin disi këtë skëterrë.
Sa të sheh syri aty, të duket se sapo ke shkelur në një lagje geto të shekullit 19-të. Zërat e disa fëmijëve që luajnë nëpër hollet e kateve janë i vetmi gëzim. Sa janë brenda mureve të kësaj ngrehine nuk kuptojnë se jashtë saj ka një jetë tjetër, prej së cilës duket se ata janë privuar ta cikin që në ngjizje. Janë ende të vegjël e gëzohen lodrave të tyre, që s’janë kukulla, makina apo telefon të kushtueshëm.
Janë thjesht lojëra fëmijësh me topa lecke apo me të kapura, ku vrapojnë pas njëri- tjetrit, nga kati i parë në të katërtin, e fituesi shpagim të vetëm ka ndjesinë e fitores.
Janë këta fëmijë gëzimi dhe trishtimi më i madh i kësaj ngrehine, brenda së cilës rreken të krijojnë jetë mbi 200 frymë, dhe pse nuk ekzistojnë në asnjë defter të këtij shteti.
Agim Tufa duke folur për Temën
Ambientet e jashtme të shtëpisë së Sibe Dibrës
Ambienti ku gatuan Agim Tufa
Dhoma e gjumit e familjes Dibra
Dhoma ku jeton Sibja me nipat
Godina e ish- Shkollës së Partisë
Kuzhina dhe tualeti në familjen Dibra
Tatjana Skora tregon listën e borxheve
Tualetet e përbashkëta
kjo eshte SHQIPERIA QE ESHTE PAS GJERMANISE?!!!!!
uau pamje rrenqethese .. nje realitet i hidhur qe jane duke vuajtur jo pak familje shqipetare te lena ne harrese
Ky eshte vendi me rritjen me te madhe ekonomike, eshte vendi ku lulezon ekonomia, qe qeveria kujdeset per mireqenien e familjeve, qe u jep mjaftueshem para permes ndihmes ekonomike per te siguruar gjerat jetike.
bo bo i shef keto foto dhe te ngrihet stomaku perpjete.
po ata njerez te shkrete qe jane te detyruar te jetojne aty.
turp per kete qeveri,,,qe vetem me parate e makjazhit te qeveritareve do ti kishin strehuar ata njerez.
por jemi te bindur se ardhje e rames ka per ti siguruar te gjithe me banesa.
Kjo eshte varferia e vertete e ketij vendi, qe Saliu e permend ne te njejten fjali me Zvicren dhe Gjermanine. Ndaj duhet RILINDUR te gjithe bashke, per ta shtyre Saliun qe pas 22 vjetesh ne kryeqytet te kthehet edhe nje here ne realitetin e shqiptareve te thjeshte!
Shqiperia e vertete, pertej Tiranes, eshte akoma edhe me e mjeruar se kaq. A ju kujtohet se shqiptaret, 1 ne 3 nga ne, jane ende ne kufijte e mbijeteses?! A mund te quhet kjo zhvillim?!
Shpetona zot nga maskarenjte qe na qeverisin, se pastaj te tjeret qe vijne me Ramen do e kuptojne nga kjo se shqiptaret kane nevoje per mireqeverisje!
Me vjen shume keq per kete familje dhe uroj qe qeveria e ardhshme socialiste te mos heshte njelloj si qeveria hajdute qe kemi tani. Keta njerez duhen ndihmuar. Solidariteti eshte harruar qellimisht nga Berisha!
Duket sikur po sheh nje enderr te keqe, por qe te gjithe shqiptaret e shohin cdo dite me sy hapur, vetem saliu e jozefina nuk e shohin se jetojne ne gradacela e udhetojne me helikoptere e chartera.
Shqiperia e shqiptareve te vertete eshte e kapur ne nje beteje me Shqiperine e Sali Berishes. Ne jetojme ne kushte te veshtira, disa nga ne, si kjo familje, ne kushte shume shume te veshtira. Nderkohe Saliu bredh me antiplumb brenda makines 700 milioneshe dhe vajza e djali i tij bejne miliona nga vjedhja e publikut. Kete beteje duhet ta fitojme ne ne 23 qershor, per ti ndryshuar te dyja keto Shqiperi, tonen per me mire, te Saliut per ne burg!!!!
oooooo TURO me bone me qesh isha ne shq para ca koheve dukej si avganistan.
ja cilat duhet te jene pamjet qe duhet te shofin te gjithe qytetaret e thjeshte per te kuptuar se cili eshte kaosi qe na ka perfshire nen qeverisjen e Berishes
duhet ti themi Stop kesaj keq qeverisje , kesaj situate dramatike qe ka perfshire vendin .. njerez qe nuk kane as gjerat me minimale per te jetuar dhe ky Berisha flet per Zhvillimin , integrimin !!
po kush I detyroi keta te linin shtepite ku ishin e te vinin e te rrembenin cdo zyre e fabrike e uzine?
Kjo eshte politika e saliut per te kolonianizuar tiranen per te fituar votat.
Nuk e dike ti?
Saliu dhe Luli i kane privatizu!
Ata qe ti shef ne foto JANE PRONARET E RINJ!!
Pas 2-3 mujsh do ua blejne shtepiat dhe pas 2-3 vjtesh aty do ngrihen 3 kulla shumekateshe.
Ky je ti…dhe Partia demokratike
Plehra!
E lezetcme ajo banjoja gjysem muri mu ne guzhine…C’fare te besh kur te ka zene barku dhe do te shfryesh dhe robt e shpise shohin ne ekran me vemendje gjyshin e kerrysur ?!?!
Ky eshte zhvillimi perpara !
SAliu- Vrau
Saliu- Vrau serish
Saliu- Serisht Vrau
Saliu- Zhvati vendin
Saliu- Fali detin]
saliu- Furnizoi serbet me nafte ne luften e Kosoves
Saliu = GERDEC
Saliu = 21 JANAR
saLIU SHKAKTOI PIRAMIDAT NE 97 DHE VRAU MBI 4000 VETE
SHIKU I SALIUT VRAU E ARRATISI INTELEKTUALE NGA VENDI..
vJEDHJET E FAMILJES BERISHA JANE NGA SHKODRA NE SARANDE
KLIENTET E SALIUT ROBTOJNE SHQIPTARET ME CMIME TE SHTRENJTA
Poshte PLAKU SALI.
DUA RILINDJE!
Me vjen keq per per S.Tufen qe nuk gezon pronen qe ja mban peng bajraktari i ketyre vandaleve qe zaptuan Shqiperine sikur u la baba peshqesh , keto mostra shiten katandine e tyre zaptuan pjeset me te mira qe behen pengese ti gezojne pronaret e vertete .
Gjynah per keta njerez te vuajtur. Po prit se del Ben chicago ,raimondi, kelmendasi etj te na thone se ky esht zhvillimi qe sjell Saliu. O shqiptar mos votoni per Salen se Jua vodhi gjithcka. Ju la pa brek, pa buk pa te ardhme.
C’mjerim o zot i madh.ku i ka katandisur keta njerez plera sali qe nuk la gje pa vjedhur e sla lemoshe per popullin.e tmerrshme ajo qe ndodh sot,kjo varferi e tejskajshme ketu ne mes te vendit,populli i shkrete
Kjo eshte Shqiperia Europiane e Sales ky eshte zhvillimi ne 8 vite dhe keqqenia e familjave shqiptare si te jetojne ne mesjete dhe jo ne kohet moderne.
Europe na prit po arrijme.
Po ta plotesoj une…
http://www.youtube.com/watch?v=Hv9YFCcq8GU
Eshte shume trishtuese te shikosh si jetojn keta njerez nderkohe qe qeveria ben propagande nate e dite per arritje dhe per ngrtitje rrogash kur ne fakt njerezit jetojne ne nje mizerabilitet te vertete.
Sa kontradiktore nga njera ane nje kryminister qe flet per arritje dhe mrekulli ekonomike dhe nga ana tjeter qyetare te ketij vendi qe jetojne ne nje mjerim te vertete por te gjithe jane te afte te kuptojne realitetin sepse faktet flasin me shume se gjithcka.
E shof perdite kete gjendje te banoreve sepse e kam 100 m larg shtepis time. Si kjo eshte dhe nje godin tjeter 50 metra me larg ! Gjendja e tyre eshte e tmerrshme. Kur vjen dita e zgjedhjeve ushtaret e salit shkojn e i bejn preion per buken e gojes ketyre njerezve. Nese nuk votoni salen do tju marim dhe shtepit (kasollet) ju thon.
Zoti i denofte kedo nga Simpatizantet,e kujdo Partie qofshin.Si te PD-PS-LSI.Ja ketu tregohet qarte,se sa punojne Politikanet tane per Popullin.
Por kjo Foto,nuk eshte e vetmja,si kjo Foto mund te thuash jetojne shumica e Popullit.Perjashto ato Komunista,qe dhe rrugicat e Vilave,i kane te shtruara me gure Mozaike ! Dhe Miliardat e kane neper Dhogarite Bankare,si ne Shqiperi,dhe jashte shtetit.Plus theset ne shtepi me Euro.
Turp per ato simpatizane ,qe komentojne dhe bejne propagante,per Partite Politike.Ku kudo sjane gje tjeter,vetem kriminele te Popullit te tyre.
Ata kerkojne dicka tjeter,qe nga ky Popull eshte veshtire te behet ndonjeri Hero,per nje Popull.Kemi vuajtur dhe do te vuajme.
Eshte per te ardhur keq dhe eshte turp ne te njejten kohe
S Berisha ashtu si edhe babai i tij shpirteror ndjek teorine e hiqu buken te harrojne gjellen dhe te te thone daje gjithe jeten
Me siguri keta votojne Salen se eshte patriot i madh si E Hoxha
Keshtu i katandisi Amerika te burgosurit politik,në Shqiperi se mbeshtet komunistet dhe sigurimin aleatin e tij.
Ka vdekur Enver Hoxha per keta njerez.
Derisa te linde nje Enver Hoxhe tjeter, do kene vetem
vuajtje dhe mjerim.
NE KAPITALIZEM JEMI DHE USA KA NJEREZ QE JETOJNE NE KTO KUSHTE
Viktori
Kjo eshte vetem nje pjese e atije realiteti shqipetare te Shqiperise virtuale te Qeverise sone.
Situata me dramatike ndeshen edhe ne zona te tjera te shqiperise ne fshatra te harruar ku nuk behet fjale as per energji elektrike
po mir mer jahu kush i pengo me shku ke shpijat e veta qe kan braktise neper fshatna ,aty ku jane spagujne gjo me sa di une
MOS NA MALLENGJENI ME KETO PAMJE . KEMI PARE AKOMA
ME KEQ , QE JETOJNE POSHTE URES NE AMERIKE . NE ITALI
JETOJNE NEPER BODRUME SHUME FAMILJE . HAPNI INTERNETIN DHE SHIKONI
KERKUAM KAPITALIZMIN KY ESHTE AI I FAMSHEMI . KUSH KA PUNE
JETON . CFARE PRISNI JU NGA SHQIPERIA NGA BERISHA NGA RAMA
TE NA SJELLIN LLUKSIN . SHQIPERUA ESHTE VENDI ME I VARFER NE EUROPE