Spahiu mbledh Kongresin kundër Berishës dhe Ramës: Jemi nacionalistë liberalë

2 Qershor 2013, 18:19Politika TEMA
Spahiu mbledh Kongresin kundër Berishës dhe Ramës: Jemi

Aleanca Kuq e Zi  mblodhi paraditen e sotme  Kongresin Kombetar ne te cilin u parashtrua programi, vizioni dhe mesazhi politik i kesaj force per zgjedhjet e 23 qershorit.

Ne kete kongres Spahiu  theksoi se dy partite kryesore PD dhe PS nuk kane një program të shkruar politik dhe se AK eshte deshmitare e  vjedhjes se ideve dhe aksioneve politike nga Rama dhe Berisha.

Duke listuar mashtrimet e shtetasit Berisha dhe te kreut te PS Rama lideri i AK u shpreh se Berisha mashtroi  një komb me premtimin  se do i pajiste me një pashaportë ditën që u ul në karriken e Ismail Qemalit në Vlorë, ndersa Rama mashtroi familjarët e Gërdecit dhe 21 Janarit se do t‘ju jepte drejtësi dhe do te burgoste Berishën dhe Ilir Metën.

Me tej lideri i AK theksoi nevojen se Shqiperia duhet te bazohet në parimet e nacionalizmit liberal që kërkon bashkimin e shqiptarëve dhe funksionimin e shtetit ligjor nga regjimi shtet-parti,  në sistemin shtet-komb.

Spahiu lexoi mesazhin e tij per dy lideret politik ne vend:

1- Shtetasi Berisha të të vijë turp që mashtrove një komb se do i pajisje me një pashaportë ditën që u ule në karriken e Ismail Qemalit në Vlorë,

2- Edi Rama turp që mashtrove familjarët e Gërdecit dhe 21 Janarit se do të jepje drejtësi dhe do burgosje Berishën dhe Ilir Metën

3- Shtetasi Beisha të të vijë turp që genjeve të përndjekurit politik dhe i detyrove që të vetëvriten rrugëve duke protestuar kundër rregjimit tënd.

4- Edi Rama turp për premtimet se do të rilindje kombin shqiptar dhe bërë koalicion me partinë e vorio-epirit duke realizuar aspiraten greke për bashkim.

5- Turp për Berishën që premtoi 6000 km rrugë dhe e la rrugën për qytetin e flamurin njësoj si 100 vite më parë kur Ismail Bej Vlora udhëtoj me kalë.

6- Turp për Edi Ramën që premtoi shqiptarizimin dhe për 200 vota maqedonase ndryshoi toponimet në Liqenas nga shqip në maqedonisht.

7- Turp per Ju të dy që u premtuat shqiptarëve një sistem zgjedhor ndyshe dhe respektimin e votës së lirë por ju sërish votat i numëroni të dy për tju mponuar një populli që ju urren të keqen më të vogël.

8-Turp për mjekun Berisha i cili nga një mjek u shndërrua në një katik dhe e rrënoi sistemin shëndetsor si më të korruptuarin dhe rrënuarin në Shqipëri.

9- Turp për piktorin Edi Rama që në 20 vite karrierë nuk mbrojti kalatë, kështjellat, monumentet dhe vlerat kombëtare të kombit, por të vetmet suksese janë pallatet me shigjeta të lyera me jeshile dhe lejla.

10.- Turp për shtetasin Berisha që ka 23 vite vjedh votat e shqiptarëve

11-Turp për Edi Ramën që pa ardh në pushtet ka pushtuar mediat shqiptare dhe censuron dhe mbyll ekranet për fjalën e lirë dhe patriotët kuqezi.

 

 

 

 

24 komente në “Spahiu mbledh Kongresin kundër Berishës dhe Ramës: Jemi nacionalistë liberalë”

  1. liberallllll? says:

    Liberrrrrral??????
    Si ka mundesi qe liberalet si ky desh e futen shqiperine ne lufte me fqinjet dhe ben thirrje fashiste??????
    Liberal???????

    1. Dean says:

      Ky eshte SHARLATAN por,meq ra muhabeti,kur paska qen Shqiperia ne prag lufte me fqinjte e vet se s’po me kujtohet???????

      1. bubrrexi says:

        Si liberal, ti je nje fashist i vogel qe edhe fjalimet i ke te kopjuara nga Ducja. Na qenke liberal ti, vegel e vogel e Sales!!!

        1. halimi says:

          Ik o Kreshnik se ke mbaruar me te gjitha. Nuk te degjon me njeri ty. Ti e tregove se je nje miop matuf ne sherbim te Berishes dhe gjynah per ata qe te ndjekin. Maskara

  2. kushtrimi says:

    Une perkrah rilindjen e Rames por ne kete aspekt ka te drejte Kreshniku.
    Nuk kam degjuar asgje nga Rama per qeshtjen Came dhe pse kjo censure nga Top Chanel per AKZ kur edhe Dules i kushtojn pak kohe?
    Nuk quditem nga TVSH-ja, Klani etj. por TopChanel me dukej me i drejte.

    1. Epirioti II says:

      AKZ pa patur audience televizive me pashe, madje aq sa na u be bajate. Tani jemi ne zonen qe ligji e njeh si koha fushates dhe minutazhi i trasmetimeve televizive rregullohen me ligj.

      PDUI, FRD, PR dhe PBDNj jane parti parlamentare dhe u jep ligji minutazh me te larte. AKZ ka te njejtin minutazh te themi si partia e Kurt Koles sepse nuk ka asnje rezultat elektoral paraardhes (e ka sefte voten).

  3. Deti says:

    O spahi ik e fryje bilbilit se vetem ate pune ben mire ti sa per te tjerat nuk ke ase peshen dhe ase gjatesine e duhur per tu marre me to ?

  4. Delli USA says:

    Kreshniku eshte komplet sharlatan,un habitem se si ka akoma njerez qe I shkojne nga prapa ketij kopuku,un habitem me Lisen Bashkurtin qe mban per lider nje bashibozuk si liliputi Spahiu.

  5. o kreshnik mos e vrit mendjen fare populli esht me aleancen kuq e zi dhe nuk diskutohet, ne turqi dy pem do hiqte qeveria dhe po behet nami nuk e coj popullin as televizjonat as radiot as komunikatat po e coj interneti qe komunikojn ne FB dhe me mjetet e komunikimit ndermjet internetit prandaj le te baj fort sala dhe edi bashk me ilirin e monikes qe ofendoj popullin koke palar per mua televizjonet kan dal jasht loje se e din qe televizjonet jan sherbetor ose servila ne kulem te ps dhe te pd prandaj dua vetem te ruash voten e popullit qe do mari aleancakuq e zi vetem per kete vrit mendjen se populli e ka ber mendjen top se kujt do ja japi voten ps dhe pd dhe partia e monikes nuk marin vota kete gradohe trurin se nuk marin vota na populli, por vetem po fituan te dua keto parti si pd dhe ps do te thot i kan vjellur votat prandaj ruani vota si juve te alences kuq e zi dhe partia e bamir topit ,po nuk ju voll vota juve do mirni shum deputet dhe bamir topi do mari shum deputet se keni sipanti shum ne popull

  6. kushtrimi says:

    Si duket ne Shqiperi duhesh te jesh sharlatan per te marr pushtetin ndryshe nuk do votohej Berisha perseri mbas asaj qe beri me 97.
    Si eshte populli ashtu i ka lideret Politik thote nje fjale.

  7. Ulino says:

    Gjysmagjel
    Gjysmapul
    Kacurrel
    Hajt ta ngul….

  8. Hesapi says:

    Iku edhe plaku Mere,megjithse shume i ri.Keshtu perfundon kur je tradhetar i interesave te kombit,s’ta var asnje,leh si qen tani,turp.

  9. L. Itali says:

    Kreshniku thote disa te verteta qe nuk na mbyllin syte!Natyrisht Kreshniku gaboj duke mos bere aleance me opoziten perkohsisht dhe pranoi koston e rende me largimet e “ajkes”drejtuese!Mbase jemi ne gabim dhe le te shprehet Sovrani,por ketu ka gjera te verteta!Megjithate edhe Kreshniku nuk mban zotimet e tij, ku per mua kulmoret jane deklarata ne Lezhe per spiunin e Beogradit,Berisha dhe dalja ne jug per territorin!Te dyja Kreshniku i ka braktisur,nuk thote me Saliu te hap dosjen e tij dhe Kreshniku ti permbahet deklarates ne 17 janar vitin e kaluar!Edhe per detin,nuk e akuzon Berishën(?!)Perse?Linja e drejte, por ceshtja kombetare u sabotua nga Berisha me urdher nga qendra e Beogradit!…Natyrisht qe ka opsione te tjera,por pa ringritje kufijsh dhe rimarrje territoresh me “blerje” trojesh ku i kishim dhe per kete duhet edhe investim,ndihme bankare lehtesuese 200 mije shqiptareve per te blere e ripopluar jugun e pushtuar nga shovinizmi grek!….Kemi Sovranin te gjykoje!Nuk eshtë keq, Kreshniku ketu!Saliu nuk mund te shpetohet pasi ka vrare!Rama duhet votbesuar fuqishëm te ndjeje pergjegjesine ose ta largojme brenda vitit!….

  10. kostandini says:

    Linde si shprese po perfundove si renegat o qyqar se ata burra qe u larguan nga formacioni yt ishin zoterrinj te nderuar dhe te respektuar,me dinjitet shqiptari e me tituj dhe grada shkencore dhe jo si nje pacavure e karikature politike si ti.Nuk e kuptoj si qendron vetem Bashkurti me ty megjithese edhe ky palo akoma krenohet me punen qe ka bere rinia ne kohen e tij se ajo trajtohej per pune si skllave dhe ky propagandonte idete e kongreseve te partise.Kisha perceptim tjeter per kete person por meqe te mban akoma timonin e mosmbytjes perfundimtare ndjehem i zhgenjyer

    1. Dr. John says:

      Epo ti quash tradhetaret burra vetem ne Shqiperi nga shqiptaret e degjon

  11. SHQIPO,EUROPIAN says:

    Çdo komb i civilizuar ne Europe dhe Bote ka mbrojtur dhe mbron me patriotizem te drejtat dhe identitetin e tij.

    Eshte fakt se shqiptaret jane i vetmi komb i Ballkanit dhe Europes qe jane ndare padrejtesisht midis shteteve fqinje.

    Eshte fakt qe emigrantet dhe diaspora shqiptare ne Ballkan e Bote jane lene plotesisht jetim gjate viteve te “demokracise” nga qeverite e PD dhe PS, vetem perfillen formalisht ne fushata elektorale.

    Shovinizmi greko-sllav ne Ballkan dhe Veglat e tyre ne Shqiperi :
    – edhe sot synojne coptim te metejshem te shqiperise,
    – edhe sot synojne ndarjen fetare dhe gjeografike te shqiperise,
    – edhe sot denigrojne dhe stigmatizojne identitetin shqiptar,
    Natyrisht shqiptaret kane te drejte legjitime te mbrohen dhe organizohen ne aleance patriotike kuqezi.

  12. xeni says:

    Turp dhe per ty Kreshnik qe kur ishe ne krye te gjykates nuk dhe asgje per drejtesine dhe nuk ke bere ende transparence per parate e fondt qe ke mare dhe per cfar i perdore trego dhe ti mos e bej lemsh situaten se nuk je dhe ti kushedi se cfare bertet kot

    1. Gjergj says:

      Kreshniku i beri zbulimet per gjykatat e korruptuara ne jug te Shqiperise, ku jepeshin vendime te paligjshme per ndryshimin e identitetit nga shqiptar ne grek te shume qytetareve shqiptar.

      Kreshniku i ka deklaruar hapur dhe me transparence burimet financiare te partise shqiptare aleanca kuqezi.

      Nqs ti xeni ke ndonje fakt qe kompromenton aleancen shqiptare kuqezi, atehere paraqite hapur ketu ne forum, perndryshe mos u merr me shpifje dhe thashetheme rrugesh.

  13. era says:

    Nuk le ndonje turp per vete mo burree i dheut qe ishte N/Kryetar i gjykates se larte dhe drejtesia u be lesh e li !!!!!!

    1. Gjergj says:

      Organet e Drejtesise Shqiptare i komandon SALI BERISHA.

  14. Shtegtari says:

    Eh mendja e shkrete nje grusht me miza eshte (e hape grushtin, te iken, e hajt ti mbledhesh pastaj)
    Ta paska marre era miellin o Kresnik “trimi” te rrosh vete e te te rrojne familja e te afermit.

  15. ikandeja says:

    po ik o idiot se na hape barkun, ke ngaterruar show, teatri eshte me tutje..

    1. interpoli says:

      E vertete, teatri eshte tek PD+PS+LSI !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje