Nga Ymer Minxhozi
E them që në fillim: unë nuk pretendoj të pyetem për axhendën e udhëtimeve të kryeministrit, i cili ka plotësisht të drejtë të shkojë në çdo cep të Shqipërisë, pa pengesa si ato të Urës së Bunës apo urës së Mifolit dikur. Ai ka të drejtë të mbajë çfarëdolloj fjalimesh dhe të premtojë çfarë i thotë zemra. Theksoj gjithashtu se ky shkrim i shkurtër nuk ka asnjë lidhje me atë incidentin e djeshëm në mitingun e Burrelit, sepse unë akoma nuk kam të dhëna përfundimtare nga ana e policisë: ishin lule apo gurë, ato që ju hodhën makinës së kryeministrit në fund të mitingut. Pra, unë nuk marr përsipër të komentoj lule-gurët apo gurët-lule. Siç do ta shpjegoj më poshtë, titulli i këtij shkrimi lidhet me raportet e qeverisë së Berishës me gjendjen e krijuar në Mat, gjatë këtyre viteve të tranzicionit.
Ashtu si edhe në rrethet e tjera, kryeministri shkoi në Burrel për t’iu kërkuar matjanëve vota, në mënyrë që të mund të vazhdojë qeverisjen edhe për katër vitet e ardhshme. Unë si matjan dhe gazetar, mendoj se ai nuk duhet të kishte shkuar në Mat, as në zgjedhjet e kaluara, as në zgjedhjet e ardhshme. Nuk duhet të kishte shkuar sepse qeverisja e tij ka kohë që është kompromentuar keqas dhe nuk ka asnjë të drejtë të kërkojë qeverisje për më tej. Sidomos në Mat.
Gjatë këtyre njëzet vjetëve, ky rreth ka bërë dy apo tre dekada prapakthehu. Mati i sotëm të jep përshtypjen e një krahine të penalizuar nga qeveria, në të gjithë treguesit themelorë.
Në fillim të kësaj fushate elektorale, kryeministri u duk i pozicionuar në një qoshe rruge në Zinisht, ku bëhet kryqëzimi i rrugës për në Lis. Ai kishte vënë përpara një tabelë, ku shkruhej: “Ky është zhvillim”! Në një mbledhje të improvizuar me disa qeveritarë dhe roje të Gardës, ai deklaroi: “Në Mat janë bërë investime serioze “. Ndoshta kryeministri e kishte me të vërtetë seriozisht, kur i tha këto fjalë, ndërsa mua kjo më tingëlloi si një tallje aspak serioze, madje një deklaratë cinike në adresë të matjanëve. Sepse edhe demagogjia duhet të ketë një farë kufiri, sepse edhe ata që të dëgjojnë, kushdo qofshin, janë njerëz me sy e me veshë. Ata edhe mund të duartrokasin, por duhet marrë parasysh se edhe duartrokitjet janë të llojeve të ndryshme dhe shumica e tyre mund edhe të zhduken, madje edhe te kthehen në duargoditëse. Ato që mbeten të pandryshuara janë vetëm faktet.
Nën udhëheqjen e Berishës dhe Partisë që ai kryeson, të gjithë shqiptarët pësuan tragjedinë e tmerrshme të 97-tës. Në disa shkrime, ky vit cilësohet thjesht si “viti i mbrapshtë”, ndërsa do të ishte më e saktë të quhej “viti i qeverisjes së mbrapshtë të Berishës”. Pikërisht ai vit, Matin e goditi me një ashpërsi të veçantë. Në asnjë periudhë të historisë moderne, në asnjërën nga luftërat që mbahen mend, Mati nuk ka humbur aq jetë njerëzish sa në 97-tën. Një dorë e zezë u shtri mbi krahinën dhe “Rruga e Dritës” në çdo kthesë të saj ka sot një muranë që daton prej asaj kohe.
Qyteti i Burrelit, nga “qyteti i mollëve” siç e quanin dikur, u kthye në “Qytet-Muranë”. Në ato ditë, nga Tirana vinin jo vetëm urdhëra mobilizimi për të “marshuar drejt Jugut të Shqipërisë”, por edhe urdhëra për të braktisur të gjitha institucionet, për hapjen e burgut, kazermave dhe depove të armëve. Qyteti dhe krahina ju nënshtruan kaosit.
Pas 90-tës dhe gjatë dy dekadave rendi dhe ekonomia e Matit u godit në zemër . Edhe pse në Mat nuk pati “rebelim” e marshime proteste, qeverisja e PD-së u kurorëzuan me më shumë se dyqind të vrarë e të zhdukur, me institucione të shkatërruara. Megjithatë ish-kryetari i shtetit nuk lëvizi nga vendi, ai vazhdoi t’i fryjë zjarrit.
Gjatë dy dekadave, shkatërrimi ekonomik dhe kulturor i Matit ka vazhduar pa ndërprerje. Pothuajse gjithçka ishte ndërtuar gjer atëhere, ju nënshtrua asgjesimit. Përralla mbi “Çekun e bardhë” dhe udhëzimet nga lart mbi likujdimin e “relikeve komuniste”, u materializua edhe në Mat. Gjithçka filloi me ndërprerjen e Hekurudhës Milot-Klos prej 40 kilometrash, u mbyllën minierat, u mbyll uzina e shkrirjes së ferro-kromit, e vetmja në Republikë që kishte mbi njëmijë punëtorë e personel teknik. U shkatërrua i gjithë sistemi i vaditjes, që përbëhej nga dhjetëra kanale e rezervuare ujëmbledhës, u shkatërrua sistemi shëndetësor, u mbyllën dhjetra ndërmarrje prodhuese të niveleve të ndryshme – në Mat ju shpall luftë prodhimit, por edhe institucioneve arsimore e kulturore. Gjithkujt i lind pyetja: Kush qe ajo dorë e zezë që dha urdhër të shkatërrohet prodhimi i kromit – që nga Bulqiza e Martaneshi, e deri në uzinën e Burrelit, duke ju mohuar punën dhe bukën mijëra punëtorëve e familjeve të tyre? Kush qe ajo dorë e zezë që vuri dorë mbi Hekurudhën që do ta lidhte Matin me pjesët e tjera të vendit dhe do të nxistë prodhimin dhe turizmin? Kush qe ajo dorë e zezë që shkatërroi zonën më të bukur të turizmit malor në Shqipëri – Liqenet e Lurës – një margaritar i maleve tona? Asnjë okupacion i huaj nuk do të sillej kështu me pasuritë e Matit, sepse asnjërit nuk do t’i leverdiste të shkatërronte ato pasuri që do të mund t’i shfrytëzonte për vete. Vetëm hunët që vinin nga shkretëtirat e Mongolisë, bënin marshime nën parrullën: “Pushto-Shkatërro-Kalo”!
Elektrifikimi i të gjithë Shqipërisë u bë në vitin 1970. Në historinë e ecurisë së vendit tonë, ka edhe një ditë që quhet “Festa e Dritës”. Ajo tashmë është harruar, sepse edhe ajo është “relike e komunizmit”. Por unë nuk mund të rri pa përmendur dy hidrocentralet e ngritura mbi lumin Mat. Kam asistuar në fillimin e punimeve në Ulëz dhe pata shkruar një reportazh të thjeshtë nga puna e fshatarëve për hapjen e rezervuarit. Kishte një entuziazëm të papërshkruar tek ata njerëz, që po i vinin fre lumit për ta kthyer në dritë. Ishin dy hidrocentralet e para në Shqipëri, ishin pionerët e elektrifikimit të Shqipërisë. Prej aty morën zanafillën edhe shtyllat e tensionit të lartë, që dalëngadalë mbushën malet e kodrat dhe e çuan energjinë elektrike deri tek shtëpia më e fundit, në malësitë e thella. Sot kjo duket një histori e largët e disi “jashtë mode”, por ka qenë një histori e jetuar dhe një sfidë unikale edhe për banorët e Matit. Njëri nga ata ndërtues me kazma e lopata më vonë më thoshte: “Dy fëmijët e mij nuk e besonin se drita ka ardhë te shtëpia jonë dhe do të rrije me ne përgjithmonë. Vajza e vogël i thoshte vëllait: Mos e fik dritën se nuk vjen ma. Fëmijët donin të flinin me dritë ndezur…”
Dy hidrocentralet e Matit nuk duheshin shitur, në asnjë mënyrë. Ato duheshin ruajtur e mirëmbajtur qiftë edhe si përmendore të elektrifikimit të Shqipërisë. Ajo qytezë e vogël, por e bukur si panoramë e si njerëz të lidhur me dritën e liqenet, duhej ndihmuar të zhvillohetm, të modernizohet më tej, edhe për turizmin, edhe si monument.
Është krim, që ato hidrocentrale të tjetërsohen, për një grusht parash që nuk dihet se në duart e kujt përfundojnë dhe për çfarë do të përdoren.
Zoti Berisha është një partizan i papërmbajtur i “Shqipërisë Private”. Le të vazhdojë. Por unë do t’i propozoja që, si amator i shquar i “inaugurimeve”, të vendosë edhe një lapidar në Ulëz, ku të shkruhet: “Dikur këto dy hidrocentrale kanë qenë shqiptare dhe janë ndërtuar nga shqiptarët”.
Ndoshta kjo pllakë do t’ju vlejë arkeologëve, pas njëqind apo dyqind vjetëve. Zoti Berisha nuk mori dot pjesë në inaugurimin e këtyre dy veprave, por të paktën tani ka mundësi të marrë pjesë në shitjen e tyre. Veprat industriale, ashtu si edhe çdo objekt tjetër, kanë lindjen dhe vdekjen e tyre, si edhe njerëzit. Nuk merr pjesë në lindje, mund të marrësh pjesë në vdekjen e tyre.
Gjatë njëzet e tre vjetëve të fundit, kam patur rastin të shoh nga afër gjithë vendet e Europës lindore dhe Kinën, ku ka ndodhur tranzicioni. Mund të them se në asnjë vend tjetër unë kam parë fenomenet që kanë ndodhur tek ne. Edhe atje ka patur e ka vështirësi, të cilat janë pjesë e shoqërive që po ndryshojnë drejt kapitalizmit. Por nuk kam parë askund shkatërrime ndërmarrjesh prodhuese për t’i shitur për skrap, nuk kam parë as armiq hekurudhash, apo plantacionesh të pemëve frutore. Nuk mund të gjendet absolutisht asnjë shembëlltyrë e minierave të shekullit të 19-të në Afrikë, si ajo pamje makabër që na paraqet sot miniera e Bulqizës.
Eh mor Minxhoz, se mos vetem me Mati keshtu ky muhabet… Po nejse se sa ka heq shqiptari nuk ka per te hequr…
Berisha nuk duhet te shkoje as der ne banje per ate pune. Se me kaq llogje sa ka bere ai ne kurriz te ketij populli, do e gjeje dike dhe atje te cilit i ka rene ne qafe apo e ka vjedhur. Shqiptaret do tia tregojne vendin ketij maskarai ne 23 qershor. Do te bashkohen te gjithe me Rilindjen per te larguar qenin Sali!
Berisha synon te vjedhe nje mandat te trete per ta drejtuar nje her e mire vendin drejt rrenimit te plote. Por ne rrugen e tij ka per te gjetur te gjithe shqiptaret, te bashkuar per ti rezistuar ketij hajduti!!!
Berisha edhe ne Tropoje, vendlindjen e vet kur kthehet merr me shume roje me vete sesa ka banore vendi. Nuk ka me asgje normale tek Berisha dhe as tek kjo pseudo fushate me buxhetore qe po ben. Duket se i ka ardhur fundi!!!
Shqiperia eshte vend i lire, populli i saj eshte i lire. Ne 23 qershor, pavaresisht presioneve te nje makuti ish komunist, ne do ta manifestojme edhe nje here lirine tone per ta degdisur sa me larg Saliun. Dhe do te mirepresim fillimin e ri te Edi Rames dhe te Rilindjes.
Nuk duhet te shkelte asgjekundi Sali Berisha, mgjs ai prape e ben kete gje se nuk e njeh turpin. Ne fakt nuk njeh as voten e popullit, po do ja plasim ballit ne 23 qershor qe te kur te permendet te jete zhvilluar edhe gjysma e gjyqit te tij per vjedhje te pasurive te shqiptareve
Saliu nuk duhet te shkoje ne asnje vend ketu ne shqiperi, saliu vetem ka shkaterruar shqiperine ne cdo cep te mundshem te saj, ka vjedhur ka falur ka shitur tek shkelzeni e tek argita, keto jane arritjet e vetme te sali berishes per keto 8 vite qeverisje.
Kac Islami, njeriu me i madh i ketij vendi ka shku me Berishen. Kjo i provon te gjitha!!!!
Provon qe Berisha nuk ka me ndermend te qeverise, por vetem te vjedhe. I ka mbledhur te gjithe personazhet me negative te Shqiperise ne nje shtepi, qe e quajne PD, dhe tani premton gjera qe as qe e kupton vete si mund te arrihen. Ne 23 qershor zgjedhja jone duhet te jete Rilindja, per ta perfunduar kete kapitull te turpshem te historise sone!
berisha nuk duhet te dale nga dera e shpis se sot nuk ka shqiptare qe e do.vetem gita me xenin qe i pasuroi dhe i kami se te tjeret luftojne per buken e gojes dhe urrejne kete qenie te mallkuar per shqiperine
Pa merak fare se nuk e vret mendjen saliu se ne mat nuk kishte vene 1 po kishte vene 2 antiplumba dhe nuk e kishte fare problem te shkonte, plus 4 fishimit te nr te rojeve dhe e mbushte dhe sheshin me rojet e tij plus policat civile pra nuk ka asnje rrezik.
Shqiperia eshte katandisu si mos me keq nga sali hajduti, i cili ka mbledhur te gjithe leket e populli e i ka lene ne duart e gites dhe te xenit, pervec kesaj dhe oborrin e tij te mbushur me deputet servila e me kriminel nga me te ndryshmit i ka lene dore te lire per te vjedhur vrare vene gjoba e per te bere sekserin sa her te duan e ku te duan, keto jane 2 gjerat e vetme qe saliu ka ber keto 8 vite per shqiperine asgje, per popullin asgje, vetem premtime fushate te pa mbajtura kurre.
Ky muhabet eshte kudo jo vetem ne Mat.
Shkrimi eshte shume i goditur dhe une jam dakort me Z. Minxhozi qe Mati e Bulqiza ka qene nga rrethet e goditura me rende nga Sali Kucedra. Numri i te vrareve per fryme popullsie nga 1997 dhe pas 2005 nga mafia e minierave (sa minatore kane vdekur i numeron dot kush !!) eshte ndoshta me i larti ne Shqiperi.
Nuk besoj qe matjanet do ta hane me sapunin per djathe. Kesaj radhe Berisha e ka voten e humbur ne Mat.
Berisha duhet te zhduket nga faqja e dheut me gjith kto krime qe ka ne kurriz.
Nje shkrim qe thot shume! Nje shrim te cilit ne vend te fjales Mat,vendosi fjalen Kavaje dhe pernjehere do te kujtohen se ku jane fabrikat.Ku eshte fabrika e porcelanit,gozhde bollonave,xhamit,letres……,Ne vend te fjales MAT,vendos fjlen Lac. Do te kujtoet se ky qyet u krijua i ri, sepse u ndertuan fabrikat e sidomos ajo superfosfatit. Ne vend te emrit MAT,vendos emrin e cdo rrethi te Shqiperise e do te kujtohen se ku shkoi uzina e telave ne Shkoder,uzinat ne Tirane.Ku vajti uzina “PARTIZANI” qe prodhonte ene guzhine prej alumini,te cilat ishin aq te rezistueshme,ku eshte uzina metalike e GJIROKASTRES, ………..po uzina mekanike “Petropapi” ne Korce? TE gjitha perfunduan ne SKRAP,per “kovacanen” e Elbasanit,kurse punetoret po “PLAXHOHEN” ne diell.Keshtu do perfundojne edhe hidrocentralet e MATIT,ne skrap,per te ndertuar me leket e shitjes se tyre ne nje vile buze detit,ku pronari te plazhohet mire,kurse populli MATJAN te gezoi bistin e mbretit,si shenje ku te mblidhen per te kerkuar ndonje pune,si te ushtari i panjohur ne TIRANE,APO SHESHE NE QYTETET E TJERA,QE POPULLI I KA QUAJTUR SHESHI “OMONIA” KU MBLIDHEN EMIGRANTET QE KERLOJNE PUNE NE GREQI.Ju thoni pse Saliu vajti ne MAT? Po kjo pyetje shkon per te gjithe rrethet e SQIPERISE. Ju e kini pare qe ai ngul e shkul ate tabelen qe mban me vete neper rruge ,si puna e rruges ne Gramsh ;nga 13 km ishinshtruar 2km dhe u inagurua. E CTA ZGJASIM, ESHTE KATANDISUR RRUGEVE ME TABELE E JELEK BLU.
qeverria e qenerve te Shqiperise
shkrim i sakte dhe i vertete. S-halè serbi eshte shkaterruesi numer 1 i Shqiperise, ai eshte varrmihesi i saj, ai e ka shkaterruar kete vend me themel. pasuri natyrore dhe artificiale qe jane ndertuar me mund dhe me djerse gjate shume viteve, S-halè kafsha i ka vene kazmen.
ky perbindesh i ndyre duhet qeruar nje ore e me pare, ky duhet futur pas hekurave, ky vrases dhe kriminel..!!
Sali Berisha eshte sot armiku numer 1 i popullit te vet dhe askush ne historine e ketij vendi nuk ka bere me shume kunder ketij populli. Shkaterruesi i shteti dhe i rendit duhet te kete turp ta nxjerre edhe hunden jashte. Po ne 23 qershor do barazohen llogarite.
Shqiperia mezi po e pret 23 qershorin per tu cliruar nje here e mire nga qeverisja e maskarenjve te Doktorit. Te gjithe do te bashkohen me Ramen per ta vervitur larg Saliun!
Berisha nuk duhet te shkoje asgjekundi, se ka bere vetem llogje ne kurriz te ketij populli. Po si i marre qe eshte ai do vazhdoje te bredhe e te beje sikur e duan dhe sikur do ta votojne. Po ne fakt ne 23 qershor ka per ta marre pergjigjen nga te gjithe shqiptaret ne mase.
Berisha sduhet te shkoj ne asnje vend per fushate , ai duhet ti kerkoj falje tere Shqiperise per leket qe ka vjedhur ne keto vite ne pushtet , Ate se do me njeri , sepse eshte diktator seshte Demokrat ne te vertet, eshte plehra qe ka ngelur nga koha e Enver Hoxhes
Berisha nuk duhet te shkoje ne asnje cep te shqiperise per ate pune. Kudo ka nje gjynah per te lare. Ai vetem e ka shkaterruar kete vend. Berisha duhet te ike nga shqiperia fare me gjithe ato te keqija qe ka bere
Berisha vetem ne nje vend duhet te shkoj qe do ta presin me pa durim kur te futet, dhe ai vend eshte burgu , atje do ta duan shume do jete shoku i tyre me i mire ? , kjo fillon mbas 23 qeshorit kur Edi Rama do jete kryeminister dhe do tja nxjerri te palarat te gjitha
Berisha eshte i mallkuar ne kete vend. Kudo qe ai shkel keq e me keq behet. Berisha urgjentisht nuk duhet te shkoje ne asnje vend sepse e ka rrenuar kete vend. Nuk mund ta leme me gjyshin te qeverise kete vend pasi po behemi te gjithe gjysha si ai pavaresisht moshes
O matjan je per tu pergezuar qe po pranon publikisht se Enveri ka bere me shume per matin se sa Saliu apo edhe vete Menermreti. Saliu ne fakt shkaterroi ate qe beri Enveri.
Kjo jo vetem per Matin por per te gjithe zonen verilindore e cila kishte projekt te dedikuar zhvillimi perpara 1990. “Teoricienet” e luftes Veri-Jug vazhdojne akoma t’i bien legenit duke kembengulur se Enveri me jugoret e tij e lane prapa Veriun por ne fakt ka ndodhur e kunderta.
A e imagjinoni dot qe Prof Mentor Petrela, shefi aktual i Neurokirurgjise, ish dekan i Fakultetit ka qene mjek ne Burrel?! E sa e sa mjeke te tjere, inxhiniere, mesues etj dergoheshin per zhvillimin e zonave verilindore….
Ajo qe u ndertua ne Mat por edhe ne zona te tjera pati te njejtin fat pas 1990. Po e citoj edhe nje here:
“Gjithçka filloi me ndërprerjen e Hekurudhës Milot-Klos prej 40 kilometrash, u mbyllën minierat, u mbyll uzina e shkrirjes së ferro-kromit, e vetmja në Republikë që kishte mbi njëmijë punëtorë e personel teknik. U shkatërrua i gjithë sistemi i vaditjes, që përbëhej nga dhjetëra kanale e rezervuare ujëmbledhës, u shkatërrua sistemi shëndetësor, u mbyllën dhjetra ndërmarrje prodhuese të niveleve të ndryshme – në Mat ju shpall luftë prodhimit, por edhe institucioneve arsimore e kulturore”.
Nuk eshte vone asnjehere per te kuptuar se cfare eshte e mire dhe cfare eshte e keqe…
Sali Berisha kudo qe shkon vishet me antiplumb. Kjo eshte nje shenje qe tregon se ai ka frike nga populli i tij qe do te thote se kudo shkon ka frike se ka sjelle vetem rrenim dhe prapambetje. Edhe vete saliu e di se asnje nuk e do me dhe nga nuk e pret te keqen. E keqja kesaj rradhe do ti vije andej nga ai nuk e pandeh. E keqja do ti vije me vote ne 23 qershor
po pse ai ja beri bustin zagollit.
Vetem ne Mat? Ai sduhet te shkoj me asnje vend , pervec gjykates, si ka ftyre dhe ben akoma fushate dhe per me teper duke mashtruar dita dites me shume e me shume , ska faj i eshte bere rruge dhe mashtrimi sa dhe vete sdi ca thote me
Sali khan eshte mongol, ai s’ka lidhje me kete vend, ai do ta marre denimin pas 23 Qershorit!
ky njeri meriton te gjuhet me gur, me kanaqe , me buk qe ta vrase me shume se guri dhe me doren e popullit te cilein e ka varferuar dhe ja ka marrur te ardhmen
Bukur!Me pak fjale,Saliu ka bere luften civile ne Shqiperi!Une i qendroj kesaj teze pasi pash qe Italia e deklaroi të perfunduar luften civile nepermjet kryeministrit Letta!Dhe asnje qeveri italiane e majtë a e djathte nuk ka vrare qytetare si Berisha!Ju kete e nxirrni të qarte,si ide dhe kjo eshte reale!Murana kudo,të vare,200 thoni ju per rrethin tuaj, po te tjeret?Beratit vetem ne tre muaj pershembull,me ckam lexuar(shteti nuk nxjerr shifren e te vrareve) ka mbi 480 qytetare!Po Vlora, Permeti,Shkodra,Tirana?Shifra duhet te jete e larte. Thone 4 mije shqiptare e disa dhjetra kosovare e gjer malazese e Cecene….Pra lufte civile! Ju thoni se nuk ka mbajtur premtime!Dakord,nuk ka mbajtur,por ai si demagog i paskrupullt nuk pyet pse nuk ka bere asgje,por si të genjeje e rimarr pushtetin!Sepse i duhet pikerisht per te mbrojtur vetveten,banden!Lufta civile me të vazhdon,ndersa duhet nderprere!Opozita ketu nuk e atakon,bile i premton pleqeri me antiplumb dhe liri familjare!Por do ta vrasin sepse ka vrare,bile pritet me pare djali,vajza,gruaja,niprit,mbesat!Ai e di kete sepse ka vrare niprit,mbesat e te tjereve ne ’97,Gerdec 21 janar!Nuk ka shpetim se supozojme erdhi ketej Italise,e njohen emigrantet e vrane per 5 sekonda!Edhe ne Amerike a Mal te zi te shkoje do paguaj gjakun!Ndaj opozita duhet te deklarohet:”perfundojme luften civile dhe Berishen do tja japim drejtesise!”Gazetat,ju, godisni me pambuk,kur ai ka perdorur plumbat!Nuk clirohet kështu Shqiperia,as Mati!Duhet real perplasje kunder tij!Nuk ka fitore pa sulm!(Curcill)
Ky shkrim te botohet ne qindra kopje dhe te shperndahet ne Mat dhe ne ato zona te thella te malesise, per tu lexuar nga njerezit e thjeshte , se shumica atje nuk kon leke me honger buke , jo me per te blera gazeta apo per internet. Duhet pa tjeter qe ky shkrim te lexohet atje ,per ti kujtuar banoreve te rijn se me sa sakrifica jane ndertuar ato vepra madheshtore , se me sa sakrifica eshte ruajtur ajo perle e natyres Matjane ,nga baballaret e tyre. Eshte per te ardhur shume keq ku shikon se si eshte katandisur Mati sot, kete katrahur dhe mjerim matjanet e kane vetem nga nje dore, nga dora serbe e Sali Berishes.Votueist matjane , sidomos brezi i ri duhet te shkojne qe te gjithe per te votua dhe te votojne per nje RILINDJE, per tja kthyer pak buzeqeshjen gjysherve, nenave dhe baballareve te tyre, qe ta shohin perseri Matin si nje perle te bukur, se burimet natyrore te Matit jane te pashtershme .
Berisha nuk duhet te shkoje askund sepse si Matianet dhe gjithe shqiptaret jane lodhur me te.
Meti
Brezi im i te rinjve te vitit 90 i kujton mire mashtrimet me endrren e shqiptareve per Europen,kur te gjithe therisnim E DUAM SHQIPRINE SI GJITHE EUROPA.Tani mbas 23 vitesh kjo enderr mbetet,perseri e bukur por e parealizuar
Faleminderit, zoti Minxhozi!
Prekes shkrimi Juaj. Kemi shkaterruar shume gjera te vyera e te parikthyeshme. Ndoshta edhe ne jemi pak popull i papjekur qe presim degen ku kemi hipur, por eshte plotesisht e drejte ajo qe thoni Kryeministri Berisha dhe keshilltaret e tij jane tejet pergjegjes per kete shkaterrim kombetar. Shpresoj qe nje dite ta kuptoje e te kujtohet te kerkoje ndjese. Dhe te mos harroje “meriten e madhe” te tij ndarjen e Shqiperise ne Veri e Jug. Ne u rritem e u beme 40 vjeçare pa e konsideruar e pa na shkuar neper mend kjo ndarje.
ja shikojeni pak foton dy diktatoret bashke duken mjaft te shemtuar. qe te dy jane vrases te popullit te tyre , qe te dy jane vrases te cdo kundershtari qe iu ka dalur para ne rrugen e tyre. ky njeri duhet te largohet me cdo kusht nga pushteti per ta hequr qafe kete diktator
Po pse a derezi pse nuk te pelqeu nje koment i imi dhe nuk e botove,po vetem njecke eshte po eshte i vertete se edhe ti e di qe Ymeri e vrau Qemalin. Bashke kemi qene kur na e ka thene Drita Kosturi .Edhe per Matin ti e di se Cfere beri Partia me shokun Tahir dhe shokun Ymer.
Vera Brekleshi mos u merr me gjithe dynjane, merru me hallet e tua. Shko vizitou dhe kujdesu per djemte e tu. I lave enet qe te porosita? Po shtepine e pastrove? Futu bej nje dush tani se te vijne trute.
Te fala nga USA
Shkrim shume i bukur. Ky shkaterrim i pashembullt ne historine tone mban firmen e klases sone politike dhe mbi te gjitha te frymezuesit te rrenimit te Shqiperise, kryeministrit aktual Sali Berishes.
Falenderime Z.Minxhozi. Respekte! Jo vetem ne Mat, por ne te Kater anet e Atdheut NUK duhet te shkoje Berisha! Shkaterrime-Katastrofe ne keto 22 vite NUK kane bere as pushtues te Huaj ne kete Vend me PASURI prallore mbi Toke e sidomos NenToke! Ne Histori mbahet mend vetem “Levizja Cartiste” ne Angli. Kjo veper SHKATERRUESE e Berishes ka permasa te Pa-para vetem ne kete Vend, eshte UNIKALE! Edhe ne vende te tjera ndodhi Trnzicioni por JO me SHKATERRIME. Eshte me Vlera emisioni “Shqiperia TJETER” i Marin Memes, i cili duhet te realizohet ne nje serial Televiziv,qe do te sherbeje edhe per brezat pas-ardhes. Nje serial Televiziv duhet te “Pasqyroje” edhe Fushaten e Berishes ne keto “6 muaj”. Do t’a ndiejne veten te TURPERUAR edhe ata,qe i shkojne pas, qofshin edhe te DETYRUAR. Jane bere gaz i botes si shoqerues te VAMPIRIT Berisha.
Nje shkrim mjeshteror i gazetarit dhe publicistit te njohur Ymer Minxhozi, te cilit vec hiqi fjalen Mat (do ta zeme mat SRB-in me 23 qershor)dhe eshte Shqiperia reale nen sundimin e diktatorit Sali Berisha ne keto 23 vjet, ose “Njeriut te Shpreses se Bjerrun”, sic e ka karakterizuar nje shkrimtar i njohur ne prozen e tij.
Si thone ne Shkoder, per te gjitha keto qe i ka bere jo vetem matjaneve, po tere popullit e kombit shqiptar, duhet t’i vinte turp me kerkue shkrepse ose cakmak nga njera qeli e burgut, ku do te futet (nqs s’e lot fort bishtin, sic eshte mesuar me be spurdhjakshe “te fortin” gjoja edhe me amerikanet, me europianet, qe e kane mbajtur ne pushtet ata me ndihma dhe ky me copa Shqiperie e rryshfete!0 PASHMANGSHMERISHT pas 23 qershorit. Ndryshe s’ka per te gjetur qetesi ky popull!
Ju keni folur per Matin, por kjo pamje eshte Shqiperia e sotme zoti Minxhozi.Opozita duhet ta shumfishoje kete shkrim dhe ta dergoje ne cdo familje matjane… dhe s’ka nevoje te shkoje atje fare per te kerkuar vota.
Te lumte dora. Dhe vazhdo…
KESHTU ESHTE KUR QEVERISEMI NGA SERBI-BERISHA!
Kjo është një analizë shumë e saktë , që duhet të bëhet për të 12 qarqet . Nuk dihet cili nga qarqet do të dali me bilanc më shkatrrimtar . Koha berishiste, që kurrsesi nuk duhet emërtuar epokë , ishte cumani njerëzor , që shkatërroi me themel dhe me ndërgjegje të sëmurë , atë , që populli e ndërtoi me thoj dhe me dhëmbë , nën një diktaturë , formalisht pak më ndryshe se kjo , që quhet berishiste .Zoti Ymer Minxhozi na i ka dhënë shumë saktë bilancin e cumanit berishist mbi Mat . Eshtë e dhimbshme tablloja , që na jep Minxhozi , por apriori besoj se kjo tabllo , do të paraqitet më tragjike në Shkodër . Sa do të dëshiroja , që një shkrim të tillë , zoti Minxhozi të na i japi dhe për Shkodrën , natyrisht duke nënvizuar dhe “besnikërinë “elektorale shkodrane ndaj berishizmit . Illo
Të lumtë,z.Minxhozi!Arkitekti i rrënimit dhe varrosjes së Shqipërisë…Berisha…askund nuk duhet të shkelë…Nuk i takon një njeriu që zhduku një pjesë të mirë të popullsisë,dhe shiti,shkatërroi,vodhi,rrënoi e varrosi të gjallë ekonominë shqiptare…Por,fatkeqësisht,ne kemi një pjesë të popullsisë servile…dhe të shitur..byth-lëpirësa dhe puthadorë…spiunë dhe munafikër…të ligj dhe kolaboracionistë…!Përveç të detyruave..(atyre që shkojnë me urdhër…)gjithë të tjerët vullnetarët e Enver-Berishës….janë podiumi ku rri shtatorja e diktatorit berisha….!Kavaja e dëboi,Gjirokastra po…tepelena..po..në Sarandë po…në Përmet ka borxhe të mëdhaja..dhe nuk shkel edhe sikur ta lusin të shkojë….Durrësi duhet ta dëboi si një q.. të nd…,Shkodra ,Fieri,Dibra,Kukësi i Mul-Nulit…Kruja,,le të shkojë vetëm në bathore…se ata ka mundësi dhe i gënjen me ndonjë thes mielli…..Me një fjalë…gjithë Shqipëria nuk e do këtë Despot të ndyrë…..në 23..është dita e turpit më të madh të tij…!
Ne doni te kerkoni ne gjithe vendet ish socialiste,njeriun qe i ka bere me shume dem vendit te Tij, e gjeni tek SALI BERISHA ! Kudo e gjen Saliun tone : Ne shkaterrimin e Shqiperise, ne njeriun e mashtrimit , ne njeriun qe shiti gjithçka nga vendi i Tij qe ishte bere me aq djerse e mund nga shqiptaret. Te gjitha keto sherbyen per te mbushur xhepat e tyre nje grusht njerezish afer Saliut. Po Sali Berisha , Zoti Minxhozi , nuk ka bere baterdine vetem ne Mat, por ne gjithe Shqiperine .
Vetem ne burg ka te drejte te shkoje Saliu, askund tjeter.
Ymer Minxhozi, dhe tere te tjeret pas tij, mendoj se duhet te behen ca me shume me realiste: Mati ka qene shume shume kohe perpara komunizmit, le te themi qysh ne kohen e Zogut, ose te vilave te tij.
Iku Zogu, dhe u shfaqen Minxhozet, paten “kohen e tyre”, madje e ndaluan Zogun, gjalle e vdekur, te kthehej ne vendlindje…!
Por s’mund ta ndalonin pergjithnje, se atdheu eshte i te gjitheve, madje jo vetem i te mireve, jo aq te mireve, jo aq te keqve dhe madje edhe i atyre qe e izoluan vendin nga bota!
Minxhozi mire ben qe e kujton Festen e Drites se, sado iluzive, feste drite ishte, por kjo nuk besoj i jep te drejten Ymer Minxhozit tua ndaloj te tjereve Matin, apo Shqiperine, se kjo na kujton vetine e komunisteve, sic ka qene Minxhozi dhe Berisha…!
Jam i sigurt se edhe Skender Minxhozi nuk do ndjehet mire me kete privim te cdokujt per te drejten ne atdheun e tij…
A e keni pare sa ka ndryshuar Mati ne keto 2 mandate te Berishes,
Ju flisni me fjale, qeveria Berisha me vepra.
Sali berisha e futi shqiperine ne nato. Na dha vizat per te levizur lirshem. Hapi ambasadad dhe vaporet.
Ka hapur rruge dhe universitete private.
Popylli I kendon kenge.
O sali
Tu befsha ferre
Merr pushtetin
Dhe nje here.
Fabrikat uzinat, hekurudhat, kombinatet, hidrocentralet beri mire qe I mbylli se e mbanin popullin te zhytur ne pune dhe skishin kohe per qefe
Ymer, komunisti i Enverit po komunist mbetet. Ti je “njeriu i ri” i Shqiperise dhe do te doje ta shikoje Shqiperine edhe sot ne komunizem, me varret e te burgosurve te Spacit. Habitem si nuk te vjen turp qe shkruan keto felliqesira.
Shume dakort Z. Minxhozi.
Vetm nje gje nuk e kuptoj .Ne fillim te shkrimit tuaj ndodhet fotografia e Berishes dhe ne krah te tij ajo e Ahmet Zogut.Kete perqasje apo paralelizem e keni sugjeruar Ju apo redaksia e gazetes?!!!!.
Se ne fakt ka shume gjera qe i bashkojne keta persona(hezitoj t’i quaj personalitete,prandaj te me falin nostalgjiket matjane).Se c’fare merita pati Ahmet Zogu per Shqiperine ate e ka pohuar realiteti shqipetar i vitit 1939 ,me 92% te popullsise analfabet etj. etj.
Pa u tutur per ate periudhe, se nuk eshte objeksioni i ketij opinioni,jo se i trembemi te vertetes historike qe ka qene tejet e mjere,dhe qe i ashtuquajturi mbret i shqiptareve i ka gjynahet me thase,dua te nenvizoj idene se edhe Sala bashkohet ne shume drejtime me Ahmet Zogun.
Si dhe Zogu edhe Sala si ne bace te veten ju fal te huajve troje te Shqiperise (300km2 det Greqise,pavaresisht se u kontestua nga opozita dhe u hodh poshte nga gjykata kushtetuese). Ai me parrullen Shqiperia 1m2=1 Euro fali toka pa kufij Fazllicerve& kompani.
Ndersa Zogu vrau Avni Rustemin,Hasan Prishtinen,Luigj Gurakuqin etj.,Sala ne binjakezim me ‘te Vrau Remzi Hoxhen ,Kosta Trebicken ,26 Gerdecaret,4 ne 21 Janar etj.
Ka nga ata robote qe recitojne fjalite e mesuara permendesh per “lumturine perrallore qe na ka prure Sala” ,se na pruri demokracine,se na futi ne NATO se na liberalizoi vizat ,se qenka edhe “skendebeu i dyte “etj.etj, pallavra te tilla. Jo vetem qe asnjera prej tyre s’eshte merite apo kontribut i Sales ,por perkundrazi ajo qe mund te ishte bere me pare eshte vonuar prej tij .Ka qene vete rrjedha historike qe solli ndryshimet ne perputhje me zhvillimet boterore,zhvillime te cilat tek ne kane ecur me ngadale se ne vendet e tjera .Kjo prapambetje eshrte merite e Sales dhe jo ato qe perrallisen si atribute te tij.
Dakort Z.Minxhozi qe Sala s’duhet te shkonte ne Mat.Por linja e llogjikes normale e perjashton ate te shkoje edhe ne te gjitha zonat e tjera te vendit . Si diktator ai mund te shkoje ku te doje ,por si mik dhe si i mirepritur ASGJEKUNDI !
Lexova me vemendje komentet e dhena per kete shkrim te zotitY.Minxhozi. Te gjthe komentet, me shembij konkret, japin mendimin se pushteti i SALI BERISHES e shkaterroi vendin. Nuk eshte nevoja te jepen shembuj te tjere ,se jne dhen plot,por per merak dua te cilesoi ate hidrocentralin e BANJES,qe mbushi 25-26 vjet,inagurou ne cdo prag fushate dhe perfundimi zero me bisht.Cila veper u nis ne kohen e ENVERIT dhe ngeli pa perfunduar? Le te dal Saliu e te pres shiritin e nje vepre industriale,ku te jene punesuar 1000 punetore,si rasti qe jepet per uzinen e ferro kromit.Le te thote se sa perqind e fushes se Myzeqes punohet me traktor,sa eshte rendimenti i grurit te prodhuar ne vend,qe fshatari ti gezohet te ardhurave te tij e jo te flaki prodhimet ne kanal se nuk e le tregu i jashtem? Po ngeli me fjalet rruge -rruge e rruge hic,NATO-NATO sa dhe vet Nato eshte merzitur duke e degjuar dhe ber pishman qe e pranoi ne gjirin e saj…. Erdhi koha, SALI, ta pranosh edhe vet se duhet ta mbyllesh gojen ,se e dim c’ke bere.Ke shitur det,keshitur toke,ke shitur historine e ketij vendi,ke vene ne nje pedistal tradhetaret e kombit ,me heronjte e kombit,madje keta te dytet ne shume raste i ke perdhunosur….,Ju faleminderit komentuesve ,qe po fillojme te themi te verteten ashtu sic eshte,me te mirat e keqijat e saj.
Ore mire qe jeni kunder qeverise dhe botoni shkrime pa pik lidhje por nuk kuptoj si mund te mohoni zhvillimet qe jane bere ne kete zone. Ne nuk jemi qorra kshu mos u tallni me shqiptaret o palogazetare sepse para 4 muajsh i kam pare vete ujesjellsat e ri ne burrel, rrugen e re ju lutem mos i beni qorra shqiptaret.
unë nuk pretendoj të pyetem për axhendën e udhëtimeve të kryeministrit, i cili ka plotësisht të drejtë të shkojë në çdo cep të Shqipërisë, pa pengesa si ato të Urës së Bunës apo urës së Mifolit dikur. Ai ka të drejtë të mbajë çfarëdolloj fjalimesh dhe të premtojë çfarë i thotë zemra.deri ketu keni qene shum.te mos kishit vazhduar me te flisnise e keni prishur fare fjelimin tuaj.te gjithe e dime qe shqiperia eshte blu.
Zoti Sali Berisha ke mikpritjen e te gjith shqiptareve kudo qe te shkoje.ka punuar dhe punon cdo dite e me shum per kete,dhe nuk mund t’ja hedhi dot posht njeri.
ne njeren ane berishen e akuzoni si i vjeter dhe ne anen tjeter thoni se ka antiplumb te dyja nuk shkojne sepse antiplumbi esht i vjeter dhe nuk mund te mbahet nga nje i vjeter……. hahahahahah keshtu eshte kur flet shgum e se di se cfar flisni
Aty mbahuni,shtergoini mire genjeshtrat dhe mos i leshoni,sepse sidoqofte ua qetsijne dicka sistemin nervor qe u eshte shkaterruar sot e 20 vite.Ne ka krahine te Shqiperise e cila qe shtypur pameshire nga berbaria komuniste e Minxhozeve eshte ajo e Matit.Po ju nuk hiqni dot dore nga genjeshtrat,me ato do ta shtyni jeten,gjersa koha tu percjelle nga kjo bote…
Duket sheshit se shkrimet e pese komentuesve te mesiperm me pseudonimet goni, eda, ola, futbollisti, historia etj. vijne nga e njejta dore e felliqur dhe nga i njejti sharlatan. Sado nofka te ndryshme te perdore kushdo e ka te lehte te beje dallimin midis komentuesve serioze dhe fytyrave te sperkatur me cikla mu.. qe te perngjajne me teper me copa letrash te zhubravitura te flakura ne gropen e halèse. Po ku do duken felliqesirat e mitingjeve te sajuara dhe te mbushura me adoleshente spurdhjake te veshur me recka blu.
Bravo Zoti Minxhozi! Te lumte penda dhe le ta marrin vesh keto larot e berishes se cfare i ka bere shqiperise dhe Matit ky katil. Respekt te vecant nga Mati per ju dhe shkrimin tuaj .
Te lexosh shkrimin tend mendon njeriu qe po flitet per ndonje krahine moderne ne Gjermani.
Kur erdhi 90 u cua Mati si gjithe Shqiperia ne kembe per jete me te mire. Nuk mohohen veprat por te lutem ata qe
punonin ne keto vepra industriale a i keni pyetur , ishin te kenaqur me cbenin dhe paguheshin.
Kishin prespektive per femijet, per vete, ushqimi si ishte , sna e thua. Kushtet e punes si ishin?
Endrra e cdo Matjani ishte te vinte ne Tirane si dhe zoterija jote, per jete me te mire.
Me sa me kujtohet ne Mat te conin dhe per internim.
Me demokracine u be realitet liria e levizjes , e shprehjes, e endrrave qe spo sdalin.
Si cante shpine ne keto kohe te reja ke pasigurine per te nesermen.
Ne kemi qene te pa pregatitur per kete sistem. Pa llogaritur brezin tend qe eshte nostalgjik per c’ishte dhe eshte i paafte
per c’eshte.
Fajtore jemi te gjithe, ky eshte niveli yne. Keta jane udheheqesit tane.
Moralistin eshte kollaj ta besh , punetorin, vizionarin eshte veshtire ta gjesh.
TE VERTETA JANE TE GJITHA ATO QE THONI JU ZOTI MINXHOZI.SALI BERISHA KA TE DREJTE QE HIQET SIKURE SKA NDODHUR ASGJE NGA KECQEVERISJA E TIJE,PER SA KOHE KA SHQIPTARE QE E NDJEKIN NGA PAS.VOTA KUNDER SALI BERISHES DUHET DEGLARUAR HAPTAS,PA SHKUAR ENDE TEK KUTIA E VOTIMIT.AI DUHET TE SHPORRET NGA PUSHTETI MENJEHERE.
bravo z MINXHOZI nje analize shume e sakte shkrimi yt.kryebanditi SALEH HARAM GREKO-VICI e shkateroi ate qe POPULLI SHQIPTAR me gjak e me djerse ndertoi per 45vjet resht ,me qellimin per tu pasuruar ai dhe familjaret e tij dhe sahanlepirsit e tij qe i vene nga pas.SALEHU i vuri kazmen vendit nga jugu ne veri,pa dallim krahine.
O Minxhoz, o trap, po cne liqenet e Lures ne Mat…
SALIU NE DO TA NDIHMOJE VEHTEN ,FAMILJEN DHE FEMIJET DUHET TE VRASE VEHTEN,NDRYSHE DO E VRASIN TE TJERET.NEJSE NJESOJ ESHTE I VRARE,I VDEKUR ,PA SHPIRT ME TRUPIN E DROBITUR NGA HALLI DHE MANKTHET.VRI VRHTEN O SIDROME E GJERGJ ELEZ ALISE.
JO VETEM NE MAT,PORE BERISHA NUK DUHET TE SHKEL NE ASNJE CEP TE SHQIPERISE.
Duke lexuar shkrimin e Minxhozit mendja me vajti teke te gjiitha ato ndertime qe shqipperin e kishin kethyer ne nje vende industrialo b ujqesore qe radhitej me vendet e perparuera te evropes. Mos shikoni bllokaden qe benin vendet per rreth per arsye qe politika shqiptare ishte ndertuar mbi ato shina.
Sote Minxhozi me ngjalli kujtesen pse jo dhe nostalgjin jo per sistemin pore per punen e sistemit punra keto qe tjteresimi i funksionimit te tyre ne kushtet e kapitalizmi shqiperin do ta rendiste te pakten si vendin e pare ne te gjitha vendet e lindjes.
Sami Minxhozi thote Berisha te pakten te bente nje lapidare : si amator i shquar i “inaugurimeve”, të vendosë edhe një lapidar në Ulëz, ku të shkruhet: “Dikur këto dy hidrocentrale kanë qenë shqiptare dhe janë ndërtuar nga shqiptarët”.
Megjithate duhet te thejmi se vertet ata u privatizuan pore ne funde te fundit atyo jane akoma aty.Po veprate e tjera qe nuk u ka mbeture ase nami dhe ase nishani.? Une nuk e dij mua me mungon inventari i ketyre veprave pavarsishte se di shume nga keto pore te mos harrojme se per 95 % te tyre tani duhet te thejmi. Na ishte nje here.! Na ishte nje her nje kombinat ketu ne Tirane, Na ishte nje here nje azotik ne Fier, Na ishte nje hera n je superfasfat ne Lace, na ishte nje here disa shkritore te bakrit ne Veri.Na ishte nje here nje uzine e telave ne Shkoder, na ishte nje hera nje kombinat i shqerit ne Maliq. Na ishte nje here nje uzine ku prodhohej floriri shqiptare .E keto na ishin nuk kane te mbaruar vetem ne industri.Po ne Bujqesi.
Une i propozoi Edi Rames dhe Partise Socialiste qe ne shej rrespekti per mundin dhe djersen e pa kursyer te popullit shqiptare ne te gjith vendet ku ka pasur vepra industriale dhe bujqesore te vendoset nje Lapidare ku te thuhet.” Ketu na ishte nje Uzine e ndertuar nga shqiptaret dhe e shkatrruar nga vanbdakllet e Berishes.” Kjo te behet ne te gjith teritorin e shqiperise, ne te gjitha ato vende ku djersa mundi i puntorit shqiptare nuk u nkursye dhe ndofta ata nuk kuresyen ase jeten e tyre dhe sote keta vandal kane fytyre te shkojne cepe ne cep te shqiperis dhe te kerkojne vota.
Une nuk e dije se si duron ky popull nje vandalizem te tilla qe u merre jeten qe stremullari i saje eshte puna dhe akoma keta mjeran e duartrokasin kete faqezi.
Sa tyrp.
Ne djall te vesh ore i malkuar.
Mallkuar qofte jo vetem ajo nene qe te lindi pore edhe ai Vecidol i mallkuar .!
Malsia shkiptare gjithnji ka ken mbajt nga pjeset ma patriotike te Shqipnise, dhe dihet se nuk mund te dun nji agjent serb.
Nuk dua ti bej komente shkrimit se ai nuk ka nevoje.Una kam jetuar ne ate zone per nje fare kohe.T e gjitha nervat e jetes I jane nderprere nga keta te poshter,qe nuk mendojne vetem ta rjepin dhe shkaterrojne ate zone.Nuk ka gabim me te madh qe me duert e tua te votosh per te tille njerez dhe te presesh prej tyre.Respekt per te gjithe popullin Matjan dhe vecenarisht per ata qe kam njohur(A.Myrtaj)
E paskeni mpref prap gersheren?
Or zotri Mingjozi,tragjedinë,apo më mirë thënë luften qytetare të
Shqipnisë e shkaktuan,e bënë njerzit e Partisë së Punës të kryesuar
nga vetulloshi Skënder,të pasuar nga të tjerët,në mesin e tyre edhe
Gjeneral Sabit Brokaj sëbashku me ushtarët grek.E nuk e shkaktoi Salihu,porse si shpëtoi Salihu e din ai vet.Dhe se Shqipnia poli-
tikan më të shquar pas Imail Qemalit e ka patur Salihin,porse ti dhe
shum të tjer lirohuni nga Sadizmi,bëhuni parlamentar,korrekt,e mos
i pasoni Rexhep Qosen,Skënderin Ruqin e të tjerë me anomali patolo-gjika psikike.Shum rrespekt të gjithëve pos Skënderit,Sabitit,Ruqit!