TemA TV/ Meta në Peshkopi: Koha për rotacion. Dibra t’i japë Berishës ujë me bisht të lugës (VIDEO)

3 Qershor 2013, 12:02Sociale TEMA

(E PERDITESUAR)- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ishte në një tubim elektoral në qytetin e Peshkopisë, ku preku një problem të mprehtë për këtë qytet, mungesën e ujit të pijshëm, edhe pse është një zonë e pasur me ujëra.

“Aq sa jam shumë i kënaqur që jam sot në Dibër, më duhet të them se jam edhe pak i trishtuar, jo për politikë, por për arsye të lidhjeve të mia të veçanta me Dibrën. Sepse unë kam qenë në të gjithë Shqipërinë dhe udhëtoj vazhdimisht, por edhe të gjithë ata që janë sot këtu dhe që na dëgjojnë e që kanë udhëtuar në të gjithë Shqipërinë e kanë parë se Dibra është qarku më i harruar dhe i braktisur nga Qeveria Berisha përsa i takon infrastrukturës. Por jo vetëm kaq, edhe pas 8 vitesh qytetarët e Dibrës kanë vetëm 2 deri në 3 orë ujë në ditë. Nuk e meriton besoj qyteti i Peshkopisë këtë situatë edhe pse janë bërë 7 milionë euro investime, prandaj meqenëse Berisha nuk e zgjidhi as problemin e ujit të pijshëm as për këtë qytet rrëzë malit të Korabit, ka ardhur koha që dibranët t’i japin Berishës ujë me bisht të lugës dhe jo votën,” tha Meta.

Kreu i LSI tha se është koha për rotacion.

“Unë dje në mbrëmje kam takuar shumë të rinj, të cilët ishin shumë të zhgënjyer dhe të cilët kishin shumë energji që nuk dinin ku t’i investonin. Prandaj është koha për rotacion, është koha për ndryshim, është koha për t’u dhënë të ardhme fëmijëve tuaj, është koha për ndryshime të fuqishme të cilat e bëjnë realitet brenda mandatit të ardhshëm Rrugën e Arbrit, që ajo të mos vazhdojë të mbetet një legjendë dhe të tregohet nëpër histori dhe me barcaleta. Është koha për të çuar përpara planin e punësimit të LSI-së. Rrugët janë shumë të rëndësishme dhe ju e ndjeni largësinë e madhe që ka mbetur midis Dibrës dhe Tiranës, por unë dua t’iu them se edhe atje ku janë bërë rrugë nuk ka pasur edhe ndonjë progres të theksuar social. Pak ditë më parë isha në qytetin e Kukësit, i cili është qyteti që ka përfituar si askush tjetër nga Rruga e Kombit në shkurtimin e distancës me Tiranën, por sa i takon aspektit ekonomik dhe social situata në këtë qytet në vend që të përmirësohej është përkeqësuar në raport me 4 vite më parë kur kjo rrugë përfundoi. 2 mijë nga 4 mijë familje që jetojnë në këtë qytet mbahen vetëm me asistencë sociale, pothuajse asnjë vend i ri pune i hapur, sepse për të çuar përpara projektet që kanë të bëjnë më punësimin duhen politika aktive ekonomike dhe fiskale, politika nxitëse dhe lehtësisë politika të cilat të kenë një vizion dhe jo thjesht një retorikë boshe,” vijoi kryetari i LSI.

Meqë po komentonte çështjen e ujit të pijshëm, Meta tha se edhe kryetari i Bashkisë së Kukësit, që vuan mungesën e ujit, u largua pasi i thanë që të inauguronte ujësjellësin, kur në fakt nuk kishte ujë.

“Pak ditë më parë, sikurse mund ta keni ndjekur edhe nga mediat, kryetari i Bashkisë së Kukësit u distancua nga PD. Kjo sepse është bërë një investim 4 milionë euro edhe në qytetin e Kukësit për të zgjidhur problemin e ujit të pijshëm. Investimi është bërë, lekët janë hedhur, por uji nuk del dhe i kërkonin kryetarit të Bashkisë që të shkonte bashkë me këta dhe të priste shiritin. Ai me shumë dinjitet u tha se “këtë gjë nuk mund ta bëj sepse nuk mund të tallem me qytetarët e mi sepse jam zotuar për të qenë i drejtë dhe i ndershëm me ta”. Ndaj është koha për një reflektim, është koha për tu bashkuar me ndryshimin e sigurt në të cilin Shqipëria do të hyjë me datën 23 qershor, është koha për të mbështetur LSI-në si forcën më realiste, si një forcë me vizion dhe me shpirt evropian, si forcë që ka treguar se di të vejë interesat e vendit edhe mbi interesat e saj, si një forcë që di të kontribuojë për stabilitetin e vendit dhe që ka të gjitha energjitë që ta ndihmojë Dibrën dhe Shqipërinë që të ecin më shpejt”./ep

25 komente në “TemA TV/ Meta në Peshkopi: Koha për rotacion. Dibra t’i japë Berishës ujë me bisht të lugës (VIDEO)”

  1. Ramy says:

    Ato 7 milion euro investime i ke Futur ne xhep ti jshteqiteja Monikes dhe tani faturonja Berishes se nuk beri gje per Dibren

    1. aqifi says:

      Ramy, mos i bjer ne qafe kokelopes! Ai tashme eshte kthyer ne rilindas…

      1. Arjan says:

        Iliri mund ti jape ndonje gje me luge rames por me berishen e di mire qe si ka shancet. iliri mund te genjeje me 10 mijeleksha Skraparllinjte dhe ne 14 vjet qe eshte ne politike nuk i ka shtruar as rrugen skraparit. por dibra s’genjehet kollaj. ne veri o ilir ti nuk fiton eshte sikur me flori ta shtrosh. e di pse, se se shet burrerine veriori per 10 mije lek te qelbta e as per miljona.

    2. adi_köln says:

      O Ramy o jashteqitja e Sales..po ti ku ke vjedh ndonje lek se kot nuk bo gam gam per Salen ketu ti..

      1. Ramy says:

        Po ti qe uluret cdo dite ketu per te gjatin lol, do te thot te paguan per te uluritur se kot nuk uluret??? hajde tru peshk hajde

        1. adi_köln says:

          O Ramy o kokcep….I gjati nuk eshte ne pushtet,eshte ai shpellari jot..Je ti qe komenton ne orar te punes o mbetje toksikologjike e cmendurise shqiptare

        2. fl says:

          Kokbole Sales. Duhet ta dish qe trimi i mire nuk vjedh vetem. Keshtu qe 4 vjet me Salen tat te nershem si katnar, i ka bere pazaret.

  2. PSE ME UJE JANE UJSJELLSAT? TE NE NXJERRIN NAFTE

  3. PER CILEN UJSJELLES E KA FJALEN PER PUSIN QE ESHTE POSHTE TE PALLATI

  4. E Ardhmja says:

    Pse ti kur ishe ne qeveri ca bere?apo ti ishte sa per te mare rogen!

  5. Linux says:

    Hahahaha ky tipi don rotacion! Ska faj se ka nja 3 muj qe nuk eshte me ne pushtet!

  6. alban4eva says:

    o Lilo shtanga, fjalet qe thua jane te drejta, por ne gojen e gabuar. tingellon shume keq kur ben fushate ti Lilo koklopa dhe kur shan S-halene, bashkepunetorin tend ne vrasje dhe vjedhje..

    para se te bashkoheshe me Ps-ne, as nuk mund te merrej me emnd qe ti te kundesrshtoje S-halè shpellen.

    po te lumte bytha e madhe me mut ty Lilo thesi, se ke gjetur popull dhe politikane dele qe i sjell verdalle si te duash, ndaj dhe kakaris.. ti duhej te ishe prapa hekurave o thes me mut..!!!

  7. Windows says:

    Malet e dibres jane me Burra zoti Meta, me burra te beses dhe si ju qe nuk mbani asnje premtim qe prej kaq vjetesh demokraci!

  8. Android says:

    Hahahahaha qeveria nuk mbajti asnje premtim thote ky… Po pse more zotni nuk ishe vete ti nr.2 i qeverise dhe vodhe si qen?
    Qesh, po ne heshtje qaj, sepse me keni zhgenjyer!

  9. Winx says:

    Po pse beni keshtu more zoti meta kur ju si parti keni shkuar shtepi me shtepi ne diber per te blere vota, ashtu sic beri edhe ai shoku juaj dikur qe tani kandidon tek njesia 11 n Tr…
    #Turp

  10. Njona says:

    Dibranet te japin bisht ne maje te luges juve dhe jo berishes, ta kesh te qarte kete! Kur ike dikur ne diber per fushate tu thye krahu, por tani kujdes mos te thyejne koken me vota kunder teje!

  11. Flursi says:

    “Është koha që Dibra të futet në rrugën e ndryshimit”
    Fiks keshtu them edhe une, prandaj PD eshte “Ndryshimi Perpara!

  12. Fedora says:

    Dibranet kane “Kanun” dhee e kane te shenjte respektin… Per aq kohe sa nuk e ke respektuar kurre nuk do te marresh respektin mbrapsh!

  13. Ubuntu says:

    Cfare keni bere ju per dibren zoti meta? Ishit Kryeminister dikur, ishit zv. Kryeminister, ishin dhe minister por prap ne bisht e late dhe ju vete ne bisht do ngeleni ne diber!

  14. Cuni i Shefit says:

    Meta eshte humbesi me i madh i kesaj politike qe po jetojme! Thjesht nje parazit i rradhes ne kete politike!

  15. Maloku says:

    Ne Diber ki kujdes zoti Meta sepse Dibra eshte qyteti i zgjuarsise dhe ti thone gjerat me kunj ndonese ti nuk mund ti kuptosh kurre, sepse dhe ai shoku jot Enver Hoxha u ndje ne siklet kur shkoi ne Diber!

  16. Mondi-G says:

    Jam shume i zhgenjyer nga Lsi juaj zoti meta, nuk mund qe edhe kete rradhe te votoj Lsi, sinqerisht, me mire votoj te pavarurit sesa juve!

  17. Tux says:

    “Do ndërtojmë dhe Rrugën e Arbrit që kjo të mos mbetet një legjendë”.
    -Cit. Ilir Meta, mashtrues&hajdut

  18. tarasingop says:

    Ju Dibranet jeni shume te zgjuar, nga e prapa!
    Prandaj keni ngel ashtu te mjerre, ne nje vend gati 23 vjet.

    Po skuptova nje gje, te gjithe shani kokelopen por nga S’hala cfare keni fituar??? Apo mendoni qe doktori e pyete shume meten ne qeveri?

    Shifni veten Tuaj more zoterinj mos shani politikanet, skane faj ato qe jeni injorante ju.

  19. Emigranti_Uk says:

    F… of bastard. Meta eshte plehu me i madh qe ka Shqiperia bashke me Sali Millosheviqin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje