Zgjedhjet, konstatohen më pak fletë se votues

4 Qershor 2013, 09:22Politika TEMA

Edhe pse na ndajnë 20 dita nga data e zgjedhjeve dhe kompania sllovene Cetis ka filluar me prodhimin e fletëve të votimit, konstatohet një problem serioz lidhur me numrin e fletëve që do të prodhohen.

Partia Socialiste ka depozituar dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë ku shpreh shqetësimin për mospërputhje të numrit të zgjedhësve në qendra te caktuara votimi me numrin e fletëve të prodhimit të cilat janë porositur për t’u prodhuar.

Janë rreth 2 mijë fletë votimi më pak të parashikuara nga KQZ-ja për ditën e zgjedhjeve. Ekspertët e Partisë Socialiste pretendojnë se nga verifikimi i bërë prej tyre, në 89 KZAZ-të (komisionet zonale), duke krahasuar tabelën e miratuar nga KQZ me listën e zgjedhësve dërguar nga kryetarët e njësive të qeverisjes vendore në KZAZ, rezultojnë disa probleme, të cilat kërkojnë ndërhyrjen e Komisionit.

Në kërkesën e firmosur nga përfaqësuesi ligjor i socialistëve, Genc Gjonçaj, në 46 ZAZ ekzistojnë diferenca ndërmjet numrit të zgjedhësve për të cilat KQZ ka porositur sasinë e fletëve të votimit për çdo QV (qendër votimi) me numrin e zgjedhësve në listat e zgjedhësve dërguar nga kryetarët e njësive të qeverisjes vendore në KZAZ.

“Qendra e votimit nr. 4473 te ZAZ 85, Bashkia Vlorë, mungon te lista e vendimit të KQZ-së (mbi 500 zgjedhës në 2011). Mendojmë që duhet të porositen fletët e votimit në shtypshkronjë, pasi të marrë vendim KQZ”, thuhet në kërkesën e protokolluar dje.

Ekspertët e majtë deklarojnë se në 5 qendra votimit me nr.4456, 4458 dhe 4459 (bashkë me “fraksionet”) në bazë Vendimit të Kolegjit Zgjedhor për caktimin e ZAZ-ve, janë të ZAZ 83, por në Vendimin e KQZ gabimisht janë vendosur te ZAZ 84. Edhe më shqetësuese bëhet situate kur në rreth 500 qendra votimi ka mospërputhje të numrit të zgjedhësve dhe të fletëve të votimit të porositura.

“Në 493 qendra votimit të materialit të KQZ kanë diferenca nga -100 deri + 63 zgjedhës me listat që disponojnë KZAZ-të; nga të cilat 18 QV nga -10 deri -100 dhe 10 QV nga 10 deri 63 zgjedhës”, citohet në gazetën “Shekulli” kërkesa e Partisë Socialiste, e cila pritet që të shqyrtohet nga administrata e KQZ-së, për të porositur fletë votimi shtesë.

11 komente në “Zgjedhjet, konstatohen më pak fletë se votues”

  1. Fletet e tjera i mush vet Doktori siq i ka mush kahera si denmokrat i modh qi osht

    1. gertjan says:

      Saliu kerkon te manipuloje serish zgjedhjet si ne 2009.Mungesa e fleteve te votimit nuk eshte perpjekja e pare e tij per manipulim,qysh me shtënien ne dore te KQZ filloi edhe skenari i pregatitur prej tij per te vjedhur zgjedhjet.

      1. dani says:

        dhe ja ku filluan maskaralleqet e para te saliut eshte aq plak matuf sa nuk e kupton qe keto gjera do i dalin dhe do demaskohet shume thjesht. kesaj rradhe nuk ka shance sali berisha populli nuk te do me je komplet i humbur

      2. zgjedhje te lira says:

        me saliun duhet pasur shume kujdes se eshte mese e sigurt qe do te mundohet me cdo lloj mjeti te manipuloj, opozita duhet ti bej syte kater dhe te jete sa me vigjilente.

      3. rati says:

        filluan pislleqet e saliut pa ardhur akoma data e zgjedhjeve, kjo eshte e patolerueshme ky gjysh matrapaz duhet ndaluar me cdo kusht, vete populli duhet te mobilizohet dhe ti bej rezistence sepse eshte shume e rrezikshme per demokracine qe te lihet perseri sala ne pushtet

    2. buffon says:

      E vetmja gje qe Saliu di te beje me mire eshte te vjedhe.Opozita po denoncon cdo lloj parregullsie,populli diten e zgjedhjeve duhet te shkoje ne votime te mos neglizhoje asnje vote e ndersa lupa e rrepte vezhguese e nderkombetareve duhet te shprehet e prere ne lidhje me cdo parregullsi.Funksionimi i kesaj trioje,votues-opozite-nderkombetarë ja bejne Saliut te pamundur vjedhjen e zgjehdjeve.

  2. Argita says:

    PS DUHET TE MARI MASAT QE ASNJE VOTE MOS TE SHKOJ DEM , KJO ESHTE DETYRA KRYESORE ,DETYRA JONE ESHTE VOTA KUNDER SALIUT

    1. gjyshja says:

      Puna qe duhet te beje opozita eshte te denoncoje cdo lloj parregullsie qe ndodh ne lidhje me mbarevajtjen e zgjedhjeve,kete detyre PS po e ben mjaft mire.Por edhe populli nga ana e tij duhet te kryeje detyren e tij duke shkuar masivisht ne votime.Keshtu Saliu do e kish tejet te veshtire te manipulonte nje rezultat te thelle humbjeje.

  3. liri a vdekje says:

    pse me pak apo i mban ne xhep sali serbi ,hap krahun o plak matuf nuk e shikon qe ste do me njeri nga ata qe ke aty rrotull

  4. LORA says:

    Kjo mund te jete nje taktike per nxjerrjen te pavlefshme te kutive qe djegin me fort,per nahijen e dr.dhjeramanit.Prfaqesuesve dhe mbrojtesve juriste te Opozites,nuk u falet te cedojne edhe me presjen.

    1. Deani says:

      ja dhe Doktori me bemat e tij qe perpiqet me kot te beje manipulimet

      e rradhes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje