Kështu e quan kryeministrin në fushatë regjisori Hervin Çuli, teksa pranon se nga i gjithë kjo maskaradë premtimesh boshe i vjen për të qarë. Lideri demokrat, të cilit i pat dhënë dhe votën, e bën atë sot të ndihet fajtor për naivitetin e dikurshëm. Në këtë intervistë për “JAVA”, ai vë gishtin mbi degradimin e sistemit administrativ në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe Teatrin Kombëtar të udhëhequr nga drejtues militant që po e transformojnë artin
Nga Gladiola Bendaj, JAVA
Pak kohë më parë, teksa vendosi të angazhohej në një prej emisioneve më të rinj televiziv, të quajtur thjesht “Paçe me gazeta”, regjisori Hervin Çuli, pat menduar se gjithë këtë tollovi premtimesh e zhuzhimash elektorale, pasqyruar sipas orekseve nëpër mediat e shkruara, mund ta shohësh shumë më ndryshe nën lupën babaxhane të njerëzve të zakonshëm. Në një parodi të mbështetur në atë sillën e përditshme politike, që ai dhe ata e gëlltisin si pacen, si Shqipërinë e vërtetë…
Por, ja që prapëseprapë, ajo çka ndodh vërdallë në këto ditë që ziejnë, nuk mund të përcillet dhe me aq sportivitet nga artisti që prej vitesh nuk është treguar indiferent ndaj jetës politike e sociale të vendit. “Jam i hidhëruar edhe sepse nuk mundëm ta heqim qafe këtë njeri shumë vite më parë kur e kishim mundësinë, por përkundrazi me naivitetin tonë e përkrahëm. Ky naivitet herë pas here më bën të ndjeshëm, thellësisht fajtor”, thotë ai, teksa pranon se gënjeshtrat e përditshme të kryeministrit, që dikur i ka dhënë votëbesimin, sot e bëjnë për të qarë.
Duke mos harruar të përmendë degradimin e sistemit administrativ në tempujt e artit dhe kulturës, siç është Teatri i Operës dhe Baletit dhe Teatri Kombëtar, Çuli akuzon hapur drejtuesit e tyre që i kanë kthyer ato në fole burokratësh që nuk punësojnë e përkrahin më talentin dhe ata që e meritojnë vendin e punës, por idhtarët dhe militantët e PD-së.
Shpresmirë tek ndryshimi i situatës, gjatë një interviste për JAVA regjisori Hervin Çuli zbulon hapur votën e tij për socialistët, edhe pse preferon ta quaj atë “një votë të kushtëzuar”.
Zoti Çuli, ju keni qenë tradicionalisht i ndjeshëm ndaj zhvillimeve politike të vendit. Si po e përjetoni këtë fushatë elektorale?
Vazhdoj të jem i ndjeshëm e goxha i angazhuar edhe në këtë fushatë. Vazhdoj të shpresoj që gjërat do shkojnë në drejtimin e duhur, e më në fund të gjithë ne shqiptarët do kemi mundësinë të jetojmë në një vend normal, ku gjithsecili vlerësohet për atë që vlen, ku të thuash atë që mendon është privilegj dhe jo frikë, ku fëmijët tanë edukohen me modelin e së mirës dhe jo me modelin e heroit të degraduar që u shfaqet pareshtur nga mëngjesi deri në darkë nëpër ekranet e televizionit. Kjo fushatë përditë e më shumë më mbush me zemërim dhe trishtim. Kryeministri shqiptar po përpiqet t’i vërë përfundimisht brirët popullit të tij. Një nga thëniet e famshme që udhëhiqte në politikë Hitlerin ka qenë: “Sa më e madhe të jetë gënjeshtra aq më shumë e hanë njerëzit”. Berisha po e zbaton me përpikëri këtë model. Gënjeshtrat e tij nuk kanë të sosur. Fatkeqësisht, kryeministri ynë është një klloun qesharak që shumë njerëz të mençur i bën të gajasen, por mua sinqerisht më bën për të qarë. Shikoni si tallet me kohën televizive, si tallet me popullin e tij, si tallet me ndërkombëtarët, si tallet me vetë Partinë Demokratike; shikoni se si është i gatshëm të thotë e bëjë gjithçka vetëm e vetëm për të ndenjur në pushtet. Shprehjet e tij në këtë fushatë do më ngelen gjatë në memorie. Një prej tyre s’kam për ta harruar kurrë, madje me siguri do jetë pjesë e ndonjë shfaqjeje të ardhshme. Ai iu drejtua fermerëve me këto fjalë: “Nëse nuk do isha bërë kardiolog, patjetër mue do isha bërë fermer…”. O Zot, për të qarë dhe për të qeshur! Ish komunisti i ri Sali Berisha, në kohën kur u lind e u rrit, mund të ishte e shumta ose Kryetar Kooperative ose pjesë aktive e fshatarësisë punonjëse, po kurrsesi fermer. Fermerët në atë kohë u zhdukën nga ai dhe Partia e tij e Punës. Vini re, çdo fjali e Berishës fillon me fjalët: “Unë ju jap ju fjalën e nderit, që 4 vjetët e ardhshme…”, duke na kujtuar në çdo moment se s’ka ndërmend as ta mendojë më pas atë që ka premtuar, pasi ai që përbetohet asnjëherë nuk e mban fjalën e dhënë. O Zot, a nuk po thotë se kam hapur 200.000 vende pune dhe përbetohet se do hapi dhe 250.000 të tjera?! Ja pra, ky tani me këtë premtim mund të punësojë dhe grekët, se me shqiptarët ka mbaruar punë që tek 200.000 mijëshi i parë. Ky njeri i pabesë e gënjeshtar vazhdon të çirret duke pështyrë vetëm zanore histerike për kundërshtarët e tij politikë, e as përpiqet më të ketë qoftë edhe një moment normaliteti elektoral. Zhurma që shpërndan mund të mashtrojë ata që kanë ndarë mendjen për t’u mashtruar, që i ndjekin mitingjet e tij qorrazi, por kurrë më shqiptarët e ndershëm. Jam i hidhëruar edhe sepse nuk mundëm ta heqim qafe këtë njeri shumë vite më parë kur e kishim mundësinë, por përkundrazi me naivitetin tonë e përkrahëm. Ky naivitet herë pas here më bën të ndjeshëm, thellësisht fajtor. Them se kështu duhet të ndjehen edhe shumë të tjerë si unë që dikur e kanë votuar. Kështu do të ndjehen shumë shpejt edhe ata që vazhdojnë ta votojnë, prej interesit apo naivitetit qoftë. Do pendohen edhe ata që e votojnë për interes, sepse qorrsokaku ku i ka degdisur Saliu u ka marrë gjithçka, emrin nderin, lirinë e tyre. Kam biseduar me shumë njerëz të ndershëm, por edhe me dallkaukë që vazhdojnë t’i shërbejnë, e të gjithë nën zë thonë si për t’i dhënë gajret vetes: “Kjo është politika, të gjithë e dimë se si funksionon. Çudia më e madhe tri ditë zgjat. Kur të largohet gogoli të gjithë do harrojnë se ç’kemi thënë e ç’kemi bërë dhe do merren vetëm me të. Edhe ne vetëm me të do merremi. Ja, sa t’i shkasi këmba”. E kuptoni, edhe në PD asnjë nuk e do, asnjë nuk e beson, vetëm e kanë frikë. Kjo pra është Shqipëria e Sali Berishës, një Shqipëri e deformuar, një Shqipëri e frikësuar.
Sa prezente është politika në art? Në ç’raport qëndrojnë artet skenike, me aktivitetin politik? A është ky një raport i drejtë?
Fatkeqësisht politika është shumë e përfshirë në art. Në fakt, politika duhet të jetë e përfshirë në art, ose më mirë arti duhet ta përfshijë politikën, por në një formë tjetër nga ajo ku synon pyetja juaj. Arti i madh është i pandarë nga politika, ndaj ç’do vepër e madhe artistike kthehet në një akuzë të ashpër për fenomenet negative që na rrethojnë. Ç’do vepër e madhe akuzon, ç’do vepër e madhe demaskon korrupsionin, autokracinë, vesin, krimin, e jo si sot në institucionet artistike shqiptare, ku mbijeton një art butaforik e i shëmtuar që lustron çizmet e politikës. Motoja e punës në atelietë qendrore të art-kulturës është: “Arti s’na hyn në punë! Në këmbim të rrogës do na ofroni shërbime politike”. A ju kujtohen peticionet që u shpërndanë dy herë në mënyrën më të turpshme nga Jozi, një herë për grevën e urisë të PS-së, dhe një herë tjetër për votimin e tre ligjeve? Kontrolloni listat dhe do vini re se 90 për qind e firmëtarëve janë rrogëtarë të institucioneve artistike. Madje dhe ata që atëherë nuk figuronin në punë sot e kanë gjetur një vend brenda institucioneve artistike. Kuptohet, kështu i lan borxhet partia e Saliut, duke të futur në punë, i aftë apo i paaftë qofsh, i ligjshëm apo i paligjshëm qoftë emërimi yt, rëndësi ka që partia ta jep atë që meriton në këmbim të firmës kundër opozitës. Ja pse sot institucionet e art/kulturës janë kalbur dhe janë plakur duke vegjetuar. Ja pse një reformë e fortë duhet t’i përfshijë ato duke i futur në treg. Ja pse ka ardhur dita që tempujt e artit t’i kthehen pronarit legjitim të tyre, publikut. Ja pse celulat e partisë duhet të kenë fole vetëm nëpër godinat e partive politike dhe jo tek institucionet e shenjta të shtetit shqiptar. Edhe një gjë tjetër, kujtohuni e nderuar gazetare nëse këto vitet e fundit keni parë ndonjë film apo ndonjë shfaqe teatri që t’i referohet problematikave të përditshme. Absolutisht asnjë! Drejtorët e institucioneve artistike qendrore nuk e kanë fare në mendje misionin e shenjtë të artit, atë të të qenit prokurori më i fuqishëm i fenomeneve negative të jetës. Përkundrazi, në mendje kanë vetëm një qëllim, se si ta shtyjnë sa më shumë atë copë rrogë dhe ato pak privilegje që u ofron kolltuku i pamerituar i drejtorit. Shikoni drejtorin e Teatrit të Operas dhe Baletit se si e ka kthyer institucionin në një degë të Partisë Demokratike. Për të kënduar në skenë apo për të drejtuar orkestrën duhet të kesh patjetër teserën e PD-së. Lexoni denoncimin e një dirigjenti të njohur të TOB-it, para disa ditësh në një të përditshme, e do ta kuptoni më mirë këtë. Shikoni kur del ndonjë premierë në TOB. Lozha kryesore, si dikur Byroja Politike, është e pushtuar nga zyrtarët hijerëndë e injorantë të Partisë në pushtet, që të nesërmen e shkruajnë në CV-në e tyre faktin që kanë parë dhe Opera. Vendosa t’i referohem si fillim Drejtorit të TOB-it, sepse një herë e një kohë gëzonte një emër të nderuar në rrethin e profesionistëve e tani fatkeqësisht është katandisur në një militant partie. Sa për Drejtorin e Teatrit Kombëtar, nuk ke ku e kap të ziun. Ky syresh, si për nga karriera (ka luajtur ndonjë film mediokër, ndërsa në skenë asgjë) dhe për nga formimi i përgjigjet tamam vlerave provinciale që promovon Partia Demokratike. Ky drejtor kukull i emëron njerëzit në punë pa asnjë kriter, përveç atij politik. Kuptohet, ato emërime që bëhen ndodhin vetëm kur e marrin në telefon njerëzit e familjes së doktorit. Për të nuk ka rëndësi as teatri as ligji, por vetëm padroni. Nëse i thonë merre filanin se është me PD-në, ai e bën menjëherë, edhe pse shkel kokë e këmbë ligjin. Vetëm kohët e fundit ka emëruar me telefon dy aktorë (që nuk i paragjykoj për aftësinë e tyre, por për mënyrën e emërimit), duke mos respektuar as minimumin e detyrimit që ata të kenë ndonjë rol në skenën e TK-së. Nejse, shpresojmë që këto të ndryshojnë pas 23 qershorit. Frikë është sepse këta njerëz përpiqen të krijojnë lobe edhe në krahun tjetër politik, me shpresën se po t’i lënë aty ku janë do t’u shërbejnë me po të njëjtën devotshmëri e përulje dhe padronëve të rinj. Kjo është një specie e rrallë që ka një tjetër talent të spikatur, kuptohet aspak artistik.
A jeni dakord se jetojmë në një regjim partitokratik, pra në një mjedis ku shumëçka rrotullohet rreth forcave kryesore politike? A nuk është koha që jeta shqiptare të dalë nga kjo dozë e skajshme politizimi?
Absolutisht, po! Padyshim që jeta shqiptare duhet të shpëtojë nga ky makth, e për këtë duhet ndryshuar në radhë të parë mentaliteti. Shpresojmë që opozita shqiptare nëse fiton pas 23 qershorit të krijojë një dimension tjetër të lirisë sonë. Shpresojmë që Rama të mos jetë si Berisha, shpresojmë që aftësia të mos jetë e lidhur pazgjidhshmërisht me militantizmin, shpresojmë që meritokracia të mos ketë të bëjë me përkatësinë partiake. Është e vështirë, pritshmëria është e dyshimtë, sidomos pas koalicionit me LSI-në, por duhet shpresuar. Ndaj unë personalisht do votoj për Ramën, por vota ime do të jetë një votë e kushtëzuar. Them se ia vlen t’i japim shansin me një votë të kushtëzuar nga e nesërmja, të kushtëzuar nga ato që do të bëjë në raport me ato që po premton, një votë të kushtëzuar nga qeverisja e tij. Po udhëhoqi me të njëjtin model si Saliu do kemi mundësi t’ia përplasim votën në fytyrë dhe ta largojmë edhe atë nga pushteti. Kështu duhet të jetë, vetëm duke qenë ne sovrani dhe politikanët që qarkullojnë shërbëtorët e popullit gjërat mund të shkojnë më mirë. Në të kundërt, po i pamë me tifozllëk, në qafë paçim veten.
Nëse do t’ju ftonin të bënit një bilanc të tetë vjetëve të qeverisjes së kryeministrit Berisha, cili do të qe ai?
Për këtë, më vjen keq por nuk ia vlen një përgjigje e detajuar. Jo vetëm që nuk ka bërë asgjë (përveç disa rrugëve, siç thotë edhe vetë ai), por mbi të gjitha na ka lodhur dhe deformuar si shoqëri. Ai po edukon një popull të tërë me idenë se po ishe me pushtetin, po ishe me më të fortin, mund të jetosh më mirë, e asnjë gjemb s’të hyn në këmbë, edhe hajdut a kriminel qofsh; por po ishe i ndershëm dhe do ta ndërtosh të ardhmen tënde nëpërmjet punës, pa i shërbyer askujt, nuk ke të ardhme. Të jesh i lidhur me politikën, sot është në modë. Edhe me rojën e ndonjërës nga partitë politike po pate miqësi mund të vlejë më shumë se një barrë shkollë mbi shpatulla. Duket se pak, për të mos thënë aspak, individë e mendojnë të ardhmen e tyre të shkëputur nga militantizmi politik. Të gjithë po rendin të gjejnë shokë e miq pranë partive politike për të ngrënë ndonjë çapë bukë pas 23 qershorit. Këtë na bëri Saliu, na shndërroi të gjithëve në ingranazhe të ndyrësisë politike që na rrethon.
Ju kemi parë të aktivizuar me një format mëngjesor në A1Report. Përse “Paçe me gazeta”?
Formati është një formulë cinike televizive që ka shumë politikë brenda. Është një parodi që mbështetet në atë sillën e përditshme politike që gëlltisim. Është një angazhim modest që tenton të ndikojë sadopak drejt ndryshimit. Unë së bashku me disa njerëz të zakonshëm komentoj titujt e shtypit të përditshëm. Titujt i gëlltisim si paçen, paçen e këmbëve, apo të kokës, që në fakt është Shqipëria e vërtetë, larg 1000 m2, andej nga blloku, ku qarkullon pseudoelita kryeqytetase. Ideja ka qenë që arsyetimi i papërpunuar i njerëzve të thjeshtë të komentojë lajmin e ditës. Veç analistëve të shumëparë, që rendin nga e hëna deri të premten nga televizioni në televizion, në një serial të pafundmë televiziv, ku Ezeli apo Shamikuqja as që krahasohen me Fevziun, Çilin, Hoxhën, Shkullakun, Bushatin, Zhejin, Zogajn, Vangjelin, apo dhe me karakterin më të ri, shumë fotozhenik, Peka, mu duk interesante të mbështetesha tek analiza e atyre që filtrin e mendimit nuk e kanë aq të “përpunuar” sa disa syresh të opinionit mediatik shqiptar.
Cilat janë projektet tuaja artistike gjatë vitit 2013?
Nuk e di!… Ndofta një skandal politik,… ndofta një tekst akuzë nga Roberto Saviano! Të heqim qafe zgjedhjet njëherë.
Shqiperia eshte e deformuar po dhe gati te thyhet ne mes si nje peme e rritur keq nga nje kopshtar i cili ne keto raste eshte Berisha. Shpresoj qe populli ta kete kuptuar ftyren e vertet te partise demokrate dhe te kete zen mend . te gjithe te votojm PS me Edi Ramen se e merito te jete kryeminister .
S’ka faj Culi, per te qare eshte. Te shohesh sesi nje kryeminister vetem shan dhe perbalt, pa patur skrupullin me te vogel.
Tallet me popullin, sepse nuk i paraqet nje plan te qart politik, por vetem premton pa mar pergjegjesi per fjalet qe thote.
Eshte fatkeqesi per Shqiperine te vazhdoj te drejtohet nga nje person i tille. Na duhet energji e re, dhe njerez si Rama e PS qe kane treguar se jane te afte ta nxjerrin vendin nga nje kriz e thelle ekonomike si kjo ku e ka futur Berisha.
Bravo Culi. Te gjitha e i ke thene troc. Me pelqen sidomos kjo pjesa :
“Të gjithë po rendin të gjejnë shokë e miq pranë partive politike për të ngrënë ndonjë çapë bukë pas 23 qershorit. Këtë na bëri Saliu, na shndërroi të gjithëve në ingranazhe të ndyrësisë politike që na rrethon.”
Me se e vertete
Ka nis numerimi mbrapsh per Shpellarin e Viqidolit!
Forca Rilindje!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/countdown.html
Me se dakord me Z Culi.Eshte pikerisht ashtu ne Shqiperine e Sali Berishes,por mentaliteti i militantizmit politik perfshin po aq edhe militantet e Edi Rames,ndaj as vota e kushtezuar nuk te ndihmon dot.
Shqiperia do te jete e tille edhe per pak dite. Pas 23 qershorit do te rilinde me kryeminister Edi Ramen.
Megjithmen qe ti heqim qafe zgjedhjet sepse keto jan prioritet ne kete raste. Te luftojm krimin e organizuar me krye mafiozin Berisha !!! Keto jan primaret e popullit shqipetare , Dhe menyra me e luftuar ket palaco eshte ti vojm te gjithe kundra , te gjithe te votojm njeriun qe e ka meriatuar vertet dhe ky eshte Edi Rama . VOTOJM TE GJITHE # 29
dallojn njerzit e zgjuar me ke parti jan !! Me plq ky artikull shum i bukur dhe skishte si te ishte ndryshe qe njerzit e arsimuar dhe te paster ne shpirt jan me partin Socialiste. Jo si ai berisha qe ve kanditat Nardin dhe Greten . qe skan lidhje me politiken .
Ndodh keshtu i nderuar z.Culi sepse ne vijme,si substance,si berthame,nga kultura e pesh-peshit.Neve na pelqen te “organizohemi” ne celula 3-4 anetareshe,ne vend se te kemi sindikata qe mbrojne dinjitetin njerezor dhe profesional. Ne celule ndihemi komode! Sepse ne celule flitet me ze te ulet,peshperitet,merret neper goje,celula tjeter,ulur ne tavolinen ngjitur.Kurse ne sindikate duhet folur me ze te larte,duhet protestuar,duhet konfrontuar me te keqen.Pra,kerkohet kurajo.Por kurajo mungon ne shpirtrat tane! Dhe problemi eshte se aty ku kurajoja eshte arratisur,nuk ngelet vendi bosh! Kjo do ishte gjysma e te keqes!!! Vendin e hapesires ku do duhej te ishte kurajoja, e okupon…shtirja,hipokrizia! Kjo eshte bash esenca e problemit.
Referuar krahsimit me Hitlerin,duhet thene se tek ne nuk ka njerez te markes “SS”.Tek ne ka me shumice individe te markes “SHS”-qe do te thote: Spiune-Hipokrite-Servile!!!!…..
KY HERVIN CULI BERI FUSHATEN E PD NE 2005 NQS KENI MEMORJE DAVA LEGENI SE E KTHEU PLLAKEN NGAQE PRISTE TE ISHTE DREJTOR TEATRI DHE I KA PREMTU PSIKOPATI TANI
Telumte pena o Muxhahidin .
Hervin mos u merzit ka 8 vjet qe kjo gje ka ndodhur kudo jo vetem me artin.Por tek ju artistat sduhet kurresesi t nderhyje por ai nuk la gje pa shkaterruar ne kete vend,nuk la post pa ua dhene militanteve kokebosh
ne 23 qershor fundi i kesaj maskarade.rilindja e vetmja rruge
Shqiperia jo e deformuar por e shkatruar nga sali berisha,prandaj eshte slogani per nje RILINDJE SHqiptare.
Si culi ka shume te tjere qe kan qene naiv, por per fat te mire jan zgjuar dhe e shofin realitetin se ke kan mbeshtetur. Rilindje dhe ndryshim per kte vend. Duhet rrotacion e te kemi nje qeverisje me te pergjegjshme,
shyqyr o CULI qe fole nje here tamam se na kishe merzit ke palavosi CANI qe i shkoje mrapa atij legenit.
“Jam i hidhëruar edhe sepse nuk mundëm ta heqim qafe këtë njeri shumë vite më parë kur e kishim mundësinë, por përkundrazi me naivitetin tonë e përkrahëm. Ky naivitet herë pas here më bën të ndjeshëm, thellësisht fajtor”, thotë ai, teksa pranon se gënjeshtrat e përditshme të kryeministrit, që dikur i ka dhënë votëbesimin, sot e bëjnë për të qarë.
Pendimi me i sinqerte qe kam lexuar deri tani.
Te pakten ka kurajon te thote qe isha naiv dhe budalla, dhe eshte i hidheruar nga kjo.
Meta nuk u hidherua aspak qe iu bashkua doktorit dhe eshte krenar qe iu largua.
Po nuk ke dhe aq faj o Culi,dhe ne u treguam naive se tepermi qe nuk e cuam 97en deri ne fund, po i besuam maskarait Nano.
…dhe tani po nxitojme te jemi serish naiv dhe t’i besojme verberisht Rames (te pakten kete kuptoj nga komentet qe lexoj ne kete forum).
Ju lutem te gjitheve te jeni pak me realiste dhe pak me te permbajtur me entuziazmin, ne menyre qe t’i bejme te qarte klases politike (te jeni te sigurt qe e lexojne kete forum) qe ashtu si Culi voten do ia japim te kushtezuar, panvaresisht se ciles pale.
Vetem ne kete menyre do punojne per popullin dhe jo per xhepin e tyre…
Gjithcka ke shprehur eshte e sakt.Me vjen keq qe shume intelektual qe kane firmosur peticione perkrahese per Berishen(kur atij i nevojiteshin) nuk po e kuptojne akoma se me veprimin e tyre i kane bere nje dem shume te madh kombit shqiptar.Populli duhet te kuptoje se Sali Berisha e ka treguar qe eshte :kriminel dhe ngenjeshtar.
shqiptaret kane reaguar disa here kunder ketij robi te pacipe dhe intrigat – ku jane mbledhur te gjitha veset tek ky gjysem-njeri?
Fakt eshte qe drejtuesit socialiste qe ne 1998 e me vone e kane falur ne emer – te popoullit jo e jo, por ne emer te dhjakesise se tyre – duke filluar nga kryedhjaksi Nano – te besh ato krime ne 1997 e kulmuan ne 1998 dhe te mos besh 1 dite burg eshte autokrim dhe per kete nano duhet ta shihte perseri deren e burgut. Ne 1998 ky burre gjysem njeri shkallmoi shtetin shqiptar dhe qeveria me ne krye nanon cfare beri?
nuk besoj se ky gjysem njeri mund te perzjeje ujrat – me duket se ka nje reaksion te forte ne PD qe mezi presin te shperthje, per mire ndofta para 23 Qershorit – per ta flakur perjashta kete BURRE te ZI.
Njerizit e PS po punojne nga brenda PD per ti ndihmuar kete rob te ndershem qe ende flene per te bere detyren si qytetare te pergjegjshem.
Fatkeqesisht nuk je vetem ¢uli.
Problemi i ketij populli nuk eshte Saliu.Ai eshte fatkeqesi
kombetare.Problemi i ketij populli eshte gjetiu.
Po me mashtrove nje here hallall.Por po me mashtrove
per heren e dyte fajin e kam vete.
Ke te besojme.Fillimisht ndryshimit..
..”“Të gjithë po rendin të gjejnë shokë e miq pranë partive politike për të ngrënë ndonjë çapë bukë pas 23 qershorit. Këtë na bëri Saliu, na shndërroi të gjithëve në ingranazhe të ndyrësisë politike që na rrethon.”…
sakte fare, ky eshte realiteti, ky eshte Albanistani islamik i S-halè shurres..
E ke thene mire z. Ervin. Tamam Hitler por edhe Gebels ne propaganden e tij, vetem me genjeshtra dhe shpifje.
Te dhemb koka, kur degjon premtimet e ketij kodoshi, qe nuk ta merr mendja se mund ti beje. Ai c’te beje se nuk i vjen gje ne mendje, sepse po ti vije dicka ne mendje do ta hedh ne tregun e genjeshtrave dhe te shpifjeve.
E fundit e sotmja. Ka thene Rama qe me heqjen e takses te sheshte fitohet nje page e 13, so Berisha tha se do te jepte pagen e 13. Po kjo page ishte ne kohen e Nanos dhe Berisha e hoqi. Dhe sot ti duhesh ndeshkuar o rrenacak, pse e hoqe kete page. Nuk mund te kerkosh vote per nje faj te kryer. E shumta mund te kerkosh falje.
ME MIRE VONE SE KURRE,KUR ESHTE FJALA TE NDRYSHOSH PER MIRE.SA PER ANALISTET NE FJALE JANE BERE SI BEN LLAPA DIKURE TEK TV TIRANA.
E gjitha cfare thote Hervin Culi eshte e verteta e dhimbshme per cdo qelize te jetes se shqiptareve,te prangosur ne breket e dhjera te dr.krimit.H.Culi eshte vertete i talentuar ne profesionin e tij,por ne kete interviste me mbetet shija se naiviteti eshte shkaku qe dr.krimi dominon perdhunshem jeten tone;se medemek eshte produkt i votes se shqiptareve qe aksidentalisht e besuan dhe e votuan.
JO dhe JO,nuk eshte aspak e vertete qe dr.dhjeramani eshte votuar ndonjehere nga shqiptaret ne shumice.Edhe ne zgjedhjet e 1992-shit(qe ai i quan si zgjedhjen plebishitare per demokraci,dhe guxon t’ja faturoje vetes se tij suksesin)u be konsensualisht nje rregullim per kaperximin e bute te sistemit.E ka shkrojtur,kete te vertete Bashkim Kopliku ne prag te zgjedhjeve vendore te 2007-es,ne “Gazeten Shqiptare” (Ne,dmth PD,nuk e kemi fituar asnjehere voten e shqiptareve ne shumice-thote B.Kopliku)
Pra,nuk ka qene dominant naiviteti tek shqiptaret qe te gjeneronte nje produkt politik legjitim,tek brekedhjeri i historise.Me kete nuk guxoj aspak te paragjykoj te respektuarin Culi dhe aspiratat e tij progresiste te neperkembura edhe nga ish-zgjedhja naive e tij.Kurrsesi,bile e respektoj per kete reflektim tejet te paster dhe me pergjegjshmeri profesionale e sociale te lavderueshme,prej nje intelektuali te mirefillte.
Perse do t’i duhej vetem te vidhte (ai vetem ka perfeksionuar ne vite sistemin e tij te kuserimit te vullnetit te Sovranit) dhe te stigmatizohej deri ne 2009-en ne Shqiperi dhe pas 2009-es edhe jashte kufijve,si kusari i votave te shqiptareve.Ne kemi me 23 qershor betejen perfundimtare per ta shembur njehere e mire kusarin dhe sistemin e tij te kuserimit dhe per te ngritur ne piedestal kultin e shenjteruar te votes se njerezve.Dhe do ta fitojme patjeter kete beteje;ketu do te nise udhen Demokracia per ne.
Lora jam plotesisht dakort me ty qe PDja asnjehere nuk mori me shumice votat e popullit, por ja ka lene e majta me ndergjegje si e dobet dhe e pafuqishme, qe u be ure per arrogancen dhe brutalitetin Berishian.
Po te them vetem nje fakt te “vogel”, e te “parendesishem”.
Dy studente rruges per ne fakultet ndalohen dhe pyeten nga dy ushtare: “Kush do i fitoje zgjedhjet e 1992shit?”
Partia Socilaiste merr kurajon dhe deklaron nje nga studentet.
Nga pas e shoqeroi thirrja” Uuu te Q..fsha motren.”
Askush nuk beri ze, por te gjithe vazhduan rrugen sikur asgje te mos kishte ndodhur.
E pra, kjo ishte rruga qe mori Shqiperia pas 90-es, rruga e frikes.
Rruga e heshtjes dhe e fshehjes.
Ndaj e mori djalli kete pune.
O, harrova nje detaj tjeter te rendesishem nga ngjarja.
Kur ushtari shau me fjalet qe thashe me siper..dikush,,teper moderne nga pamja dhe studente e respektuar,,u zgerdhi me te madhe:
“hahahahaha,,mire ta beri”
Ky ishte mentaliteti qe u krijua ne Shqiperi pas viteve 90.
Brutaliteti dhe shemtia e injorances triufuan mbi vlerat e qytetarise.
Ajo qe e verteton eshte Shqiperia sot.
Marr guximin te them se Berisha u beri nenen jo vetem atij ushtarit por dhe atyre qe qeshen dhe u zgerdhine, dhe atyre qe heshten.
Bashkebisedim vajtues i komunistave dhe qylaxhinjve qe gjithmone bejne fushata per te perfituar ne prag zgjedhjesh.Nuk keni faj ju po une qe ju lash te lire te llapni deri sa isha ne Shqiperi.Ju vagabonda qe deri ne vitin1941 i thurshit hymne Hitlerit tashti po thoni se Ai dhe Gebelsi mashtronin popullin Gjerman me propagandeStudiuesit dhe politologet e huaj e kane dokumentuar se propaganda e kuqe mashtron,ndersa propaganda naziste kishte per qellim te nxiste vetem lartesine e races ariane.
Po ka bere me 10tra mijra km rruge…nuk jeni te kenaqur…ka fut dhe nga paret e veta…prape nuk jeni te kenaqur…cfare kerkoni, te marre kazmen vete…ore po’ parate e taksave…
Te nderuar vellezer Shqiptar!
Jemi ne rruge kryq. Diktatura nuk ka brire. Treguesi me i thjeshte i diktatures eshte prirja e nje njeriu per te qendruar perjetesisht ne pushtet.
Ta kemi parsysh, kur te votojme, se Saliu ka qene dy here president dhe dy here kryeminister. Tani po kerkon per te trten here kryeminister.
Me kete rast le te kujtojme G.Washingtonin, Babai i Kombit Amerikan, kur i propzuan te behej per te treten here President, jo vetem nuk pranoi, po e la si porosi qw asnje president te mos hynte ne gare me shume se dy here raddhazi.
Mendoni, zoterinj votues, kur i Madhi Washington, qe u be figure boterore e demokracise, beri ate zgjidhje, c’ duhet te beje Saliu. A thua se nuk e di Saliu kete shembull, qe nuk pyet qofte edhe per anen etike te sjelljes me popullin.? Po keshilltaret e tij pse tremben? Pse nuk ia thone kete shembull? Mbase kane frike, se ai te thyen nofullat,ose ndajne privilegjet e pushtetit.
Atehere ate qe nuk i pelqenta beje Saliu, ta bejme me votat tona. T’i themi “jo” sundimit te perjetshem, “jo” tiranise.
Rrezimi me vote i neodiktatures eshte per te miren e gjithe shqiprise , do te jete edhe nje mesim per kohen qe vjen.
Jemi ne rruge kryq, po e kemi vete ne dore, me 23 Qershor