INTERVISTA/ McCormack: Certifikimi i zgjedhjeve kërkon një KQZ me të paktën pesë anëtarë

11 Qershor 2013, 14:36Politika TEMA

Kryesuesja e misionit vëzhgues ndërkombëtar të OSBE/ODIHR, duke folur për DW, thotë se certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve kërkon shumicë të cilësuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ajo e vë theksin tek ngërçi i krijuar në KQZ, për të cilën thotë se ka marrë disa vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe po ecën drejt skadimit të afateve të tjera ligjore që kërkojnë shumicë të cilësuar.

 

Znj. McCormack, zbatim i kuadrit ligjor të Shqipërisë për zgjedhje demokratike, është një nga drejtimet e vëzhgimit të misionit të OSBE/ODIHR-it, të drejtuar prej jush për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. A janë zbatuar ligjet deri tani? Mund të ilustroni opinionin tuaj me gjetjet nga misioni vëzhgues?

Conny McCormack: Ne vëzhgojmë kuadrin ligjor në tërësi, cilat ligje po zbatohen që procesi zgjedhor të funksionojë si dhe sa zbatohet ligji në vendimet e Kolegjit Zgjedhor. P.sh. në rastin kur KQZ nuk ishte i aftë të merrte vendimin për numrin e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, atëherë këtë vendim e mori vetë Kolegji Zgjedhor. Ndërkohë ligji thotë që Kolegji Zgjedhor duhej t’i kërkonte përsëri KQZ ta merrte ai vendimin. Ky rast si edhe të tjera, që janë paraqitur në raportin paraprak të Misionit Vëzhgues Zgjedhor të OSBE/ODIHR-it, tregojnë se specifikat e ligjit në disa nivele ose tejkalohen ose nuk zbatohen në përputhje me atë që thotë ligji. Çështje të tjera, si pjesë e kuadrit ligjor, janë ato lidhur me fushatën elektorale: ka një lloj mjegullimi të kufijve, të përcaktuara me ligj, në marrëdhëniet mes politikes dhe shtetit. Kuadri ligjor përfshin të gjitha aspektet e zgjedhjeve. Në pjesën e tyre më të madhe, në përgjithësi, ato po ecin mirë. Por ka disa që nuk ecin dhe mendoj që disa herë njerëzit përqendrohen pikërisht tek ato, por nuk duhet humbur “pamja” si një e tërë, “peizazhi” në tërësi, pasi ajo ka rëndësi në kuptimin e procesit. Kur misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it të bëjë vlerësimin përfundimtar do të shikojë pikërisht “gjithë pamjen”. Në këtë “pamje” ka shumë rëndësi numërimi i votave, sa transparent, i saktë dhe i ndershëm është numërimi. Ka disa aspekte lidhur me numërimin e votave që mendojmë se duhen riparë dhe që ne do t’i bëjmë të njohura në vijim të punës sonë.

 

Pra, kuadri ligjor për zgjedhjet në përgjithësi po zbatohet?

Conny McCormack: Po përsëris që zbatimi i ligjit është një punë jashtëzakonisht e madhe. Në kuptimin e çuarjes para të procesit zgjedhor ka disa afate ligjore që nuk janë respektuar dhe kjo nuk është në përputhje me ligjin. Por në përgjithësi mund të them që procesi zgjedhor duket se po shkon përpara brenda një kuadri ligjor të arsyeshëm.

 

Misioni juaj ka shprehur shqetësim për situatën në KQZ, konkretisht lidhur me aftësinë e tij për të administruar zgjedhjet sipas ligjit apo për raste kur vendimeve të tij u mungon një “motivim i saktë ligjor”. A mund të ndikojë kjo situatë në besueshmërinë e procesit zgjedhor dhe standardet për zgjedhje demokratike, të cilat për Shqipërinë janë kushti kryesor për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE?

Conny McCormack: Situata në KQZ është në mendjen e të gjithëve dhe në media prej shumë javësh, por ajo nuk ka ndryshuar: në vend të 7 anëtarëve që duhet të ishin janë vetëm katër që i përkasin të njëjtës parti politike. Kjo situatë, ashtu si e kemi vënë në dukje, po ndikon në vendimmarrjen e deritanishme, pasi disa vendime, në bazë të ligjit, duhet të merren me pesë anëtarë që bien dakord ose ndryshe të merren me shumicë të cilësuar dhe jo me një shumicë të thjeshtë. Në raportin tonë paraprak, kemi theksuar se kjo kërkesë e ligjit nuk është zbatuar disa herë, pasi KQZ nuk ka pesë anëtarë dhe ka marrë vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar duke përdorur justifikime racionale sipas të cilave është në rregull marrja e vendimeve me 4 anëtarë. Gjithsesi ligji është shumë i qartë dhe mendoj që çështja për ne dhe këdo tjetër është që zgjedhjet po afrohen dhe vendimi se kush do t’i fitojë ato, certifikimi i rezultatit kërkon qartësisht një shumicë të cilësuar prej pesë anëtarësh. Ky është thelbi i çështjes. Pra, ka disa vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar prej pesë votash, por më i rëndësishmi prej tyre, që është në mendjen e gjithkujt, është certifikimi i rezultatit. Ndërsa lidhur me rastet kur vendimeve të KQZ u mungon motivimi ligjor dëshiroj të sjell si shembull rastin e vendimit për rikompozimin e 89 KZAZ-ve. Ligji është i qartë, ai parashikon një listë të gjatë arsyesh për të ndryshuar anëtarësinë e këtyre komisioneve. Por aty nuk përfshihet asnjë arsye ligjore për rikompozim të Parlamentit. Por Parlamenti u rikompozua kur Lëvizja Socialiste për Integrim kaloi në koalicionin tjetër. 9 KZAZ me urdhër të KQZ u rikompozuan dhe anëtari i Partisë për të Drejtat e Njeriut u largua dhe u zëvendësua me një anëtar nga Partia Republikane. Ky është një shembull i një vendimi që nuk ka motivim ligjor dhe që tregon se pas tij ka motive politike. Natyrisht që KQZ duhet të funksionojë, askush nuk dëshiron që ky komision të ndalojë së funksionuari, ju doni të bëhen zgjedhjet dhe ato nuk mund të bëhen pa një strukturë drejtuese si KQZ, për këtë nuk ka alternativë tjetër. Por misioni ynë ka paraqitur faktin që KQZ ka marrë disa vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe po ecën drejt skadimit të disa afateve të tjera ligjore që kërkojnë shumicë të cilësuar. Dhe nuk do të arrijë t’i kapë këto afate nëse kompozimi i KQZ nuk përshpejtohet në kohën që ka mbetur deri në 23 qershor.

 

Shqipëria, Znj. McCormack ka një të kaluar zgjedhjesh të kontestuara. Veç situatës në KQZ, misioni juaj ka gjetur shqetësuese në raportin paraprak edhe polarizimin politik apo mungesën e besimit mes dy partive kryesore PD-PS. Të gjitha së bashku a mund të çojnë përsëri në kontestim të rezultatit të këtyre zgjedhjeve?

McCormack: Shqipëria ka një histori zgjedhjesh me rezultat të ngushtë, me një diferencë të ngushtë mes palëve dhe natyrisht, mendoj që kjo krijon një atmosferë tjetër nga ajo kur fitorja është e qartë. Pra kërkon të thuash që në kushtet e një KQZ, jo të plotë, me vetëm 4 anëtarë, njerëzit nuk do të besojnë rezultatin e shpallur prej tij? Por rezultati nuk është vetëm në dorë të KQZ; ai varet edhe nga ajo se çfarë do të ndodhë në procesin e numërimit, si do të shkojë ky proces. Ndërkohë që procesi i numërimit në Shqipëri është shumë i hapur, lejon vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë, askush nuk mundohet të mohojë aksesin e tyre, që mendoj se është një komponent kyç i besueshmërisë së publikut. Gjithë qendrat e votimit kanë kamera TV, ekrane që tregojnë se si ecën votimi, nëse vota është hedhur. Në kuptimin e transparencës procesi është jashtëzakonisht i mirë, këtë shumë vende nuk e kanë, përfshirë edhe vendin tim, SHBA. Kontestim i zgjedhjeve ndodh në të gjitha ato vende ku rezultati i zgjedhjeve është shumë i ngushtë. Askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë më 23 qershor.

 

Znj. McCormack a ka ardhur koha që gjuha e përdorur në raportin përfundimtar të jetë e qartë, jo me nënkuptime? A ka gjasa të arrihet një konsensus mes misionit të OSBE/ODIHR-it dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për dobinë që i vjen demokracisë në Shqipëri nga të folurit qartë, pa ekuivoke?

Conny McCormack: Gjithkush do të donte të dëgjonte fjalët e thjeshta “zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Por nuk është kjo që bën OSBE/ODIHR-i. Vlerësimi i zgjedhjeve nuk është bardhë e zi, por më tepër një shkallëzim. OSBE/ODIHR ka vëzhguar qindra e qindra zgjedhje. Metodologjia e përdorur bazohet në vlerësimin makro, plotësim i disa angazhimeve ndaj OSBE-së, të tjera që nuk plotësohen. Do të ishte më e thjeshtë fjalia “Shqipëria kaloi testin” por nuk është kjo që ne bëjmë, është fjala për nuanca, për vështrim të gjithë “peizazhit zgjedhor”, thua kjo është realizuar kjo jo, kjo kërkon përmirësim, japim rekomandime për përmirësim. Por shpresoj se gjuha në raportin përfundimtar do të jetë e qartë që njerëzit ta kuptojnë.

 

Përkufizimi “zgjedhje të lira dhe të ndershme” do të thotë përmbushje e standardeve të OSBE-së dhe atyre ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, apo jo? Cilat janë këto standarde znj. McCormack? A mund të përmendni më thelbësoret?

Conny McCormack: Kjo është një pyetje shumë e mirë. Mendoj se ne gjithmonë themi se i vlerësojmë zgjedhjet sipas plotësimit të standardeve, angazhimeve ndaj OSBE-së dhe atyre ndërkombëtare. Çfarë do të thotë kjo? Zotimet mbështeten në Dokumentin e Kopenhagës, të 1990-ës, ku ka një sërë deklaratash për kriteret, me një shtrirje të gjerë ku disa prej tyre janë kyç dhe të tjera me një rëndësi të shkallëzuar. Një nga kriteret që OSBE/ODIHR-i ka vënë në dukje në raportin paraprak është aksesi pa pengesë i medias në procesin zgjedhor. Kemi vënë në dukje p.sh. që media lejohet të pasqyrojë një takim elektoral, por nuk lejohet të futet në ndërtesa ku ndodh një aktivitet i tillë, apo dhënia tek media e kasetave të gatshme. Është e qartë që të tilla episode nuk përmbushin standardet, kriteret. Një tjetër standard është ndarja e qartë e shtetit nga partitë politike. Në fushatën elektorale të deritanishme kemi vërejtur raste kur kjo nuk është përmbushur, kur në inaugurime rrugësh dhe objektesh slogane të fushatës, flamuj të partive janë bërë pjesë e një ngjarjeje zyrtare, qeveritare. Këto do të pasqyrohen në raportin final që do të dalë rreth 2 muaj pas zgjedhjeve. Këto janë disa standarde që ne vëzhgojmë dhe janë në Dokumentin e Kopenhagës së vitit 1990.

 

Znj. McCormack, kam lexuar CV tuaj, keni një përvojë të pasur në vëzhgimin e zgjedhjeve në rajone të ndryshme të botës. Nëse do të hidhnit një vështrim në përvojat tuaja të kaluara dhe ne këtë që po kaloni tani në Shqipëri çfarë do të thonit?

Conny McCormack: Kam vëzhguar zgjedhje në Indonezi, Algjeri, Armeni, Jemen, Meksikë dhe SHBA. Zgjedhjet janë përherë dhe kudo të ndryshme, nuk kam parë kurrë dy zgjedhje që të jenë të ngjashme me njëra- tjetrën. Një nga gjërat që ODIHR nuk e bën është të krahasojë zgjedhjet mes një vendi dhe një tjetri, apo edhe zgjedhjet brenda të njëjtit vend, nuk krahasojmë p.sh. zgjedhjet parlamentare në Shqipëri të vitit 2013 me ato të vitit 2009. Ne bëjmë një vlerësim, “fotografojmë” atë që ndodh në një moment të dhënë, mbështetur në zotimet ndaj OSBE-së, Dokumentin e Kopenhagës dhe standardet e tjera ndërkombëtare. Dhe vlerësojmë zgjedhjet në kohën kur ato bëhen. Kjo është metodologjia që përdorim, nuk themi që këto zgjedhje janë më të mira se ato në Algjeri p.sh. Çdo proces zgjedhor vlerësohet më vete. Njerëzit duhet ta kuptojnë çfarë bëjmë ne konkretisht. Ka ende shumë aktivitete përpara deri në ditën e zgjedhjeve më 23 qershor, shqetësim mbetet respektimi i afateve të parashikuara në Kodin Elektoral të Shqipërisë.

36 komente në “INTERVISTA/ McCormack: Certifikimi i zgjedhjeve kërkon një KQZ me të paktën pesë anëtarë”

  1. klara says:

    Zgjedhjet shiptare duhet te krahasohen me zgjedhje andej nga indonezia se po ti krahasosh me nje vend te rajonit apo europes jemi shume larg standardeve….

    1. guarinn says:

      Nuk e di me sa ftyre del para popullit ky saliu qe vetem mashtron dhe kerceno.

      .Duke then se ne 8 vitet e ti te qeverisjes ai ka ber per Per popullin Ku ne te vertet Nuk ka ber asnje gje vetem e ka vjedhur dhe e ka shkaterrua duke e cuar Ne katastrofe..

      cfare ka ber sali qe te ket ber basha Esht sikur te jet salibash dhe Nuk kan naj ndryshim Njeri me hajdut se tjt nxenesi Me Mesuesin

      1. nita says:

        saliu sic e ka cuar vendin ne vend numero dhe kqz do e bastardoj!! per ca e hoqi anetarin e kqz per ta bllokuar komplet sistemin!!

        me saliun ca nuk prites prisni nje nga keto dit kur diktatori sali te vete shpallet mret!! se vetem kjo i ka ngelur

        1. eugen says:

          shqiperi ka nevoje epr nej alternative dnryshe ka nevoje epr nje alternative europian epersa u perket zgjedhjeve dhe kjo esht eparita socilaist ee cila esht eper nej demokraci funsksionale me zgjedhje t elira e te nderhsme

      2. kur te zhduket saliu vallaj do festojm cpushtimin e saliut ne shqiperi says:

        kur do zhduket ai njeri ooo zoooot se po e myt ket vend kur???

        1. arber says:

          saliu ka shkaterruar me te dyja duart demorkacine ne shqiperi dhe kjo nuk duhet te pranohet nga asnje shqipatr dhe nga asnje nderkomebtar qe deshiron nje shqiperi demokratike nje shqiperi em zjgehdje te lira

    2. dani says:

      po kete duhete ta kuptoj sala se eshte ai qe po e mban peng KQZ me makinacionet e tija te ndyra, vetem e vetem per te mbajtur pushtetin me cdo kushte po kesaj rradhe ska Ristanera apo Lefteri ta shpetoj nga denimi popullor me vote masive kunder me 23 qershor

    3. eli says:

      po nuk ka problem se nuk e le njeri Berishen te manipuloje kete here edhe sikur ta marre KQZ dhe lefterine ne shtepine e tije sepse opozita i ka marre te gjitha masat per ta ndaluar kete plak matuf qe kujton se mund ti uzurpoj te gjitha institucionet sipas qejfit

    4. fgloriana says:

      mision para monitoruese do të pasohet nga një mision tjetër i KiE për zgjedhjet e 23 qershorit, i përbërë nga 27 anëtarë, duke uruar qe ta benje mire pune e tyre pasi manipulimet nuk kane te sosur

    5. veri says:

      me vetëm 4 anëtarë, njerëzit nuk do të besojnë rezultatin e shpallur prej tij? Por rezultati nuk është vetëm në dorë të KQZ; ai varet edhe nga ajo se çfarë do të ndodhë në procesin e numërimit, si do të shkojë ky process

    6. D12 says:

      saliu e ka zakon te vjeter kete te manipulimit te zgjedhjeve me te gjitha menyrat e mundshme por nuk besoj se kete rradhe do ia arrij qellimit sepse e shikoj opoziten shume te mobilizuar dhe shume te mire organizuar per te mbrojtur votat e qytetareve. Fitorja e PD eshte e pamundur

    7. orgi says:

      Kete e dime te gjithe po duhet ta di saliu se nuk po merr vesh qe KQZ duhet formatuar nga e para sepse keshtu nuk mund te funksionoj me sepse eshte bere si organizate e partise demokratike nderkohe qe duhet te jete nje institucion kushtetues i paanshem.

    8. Elma says:

      Ne fakt Saliu eshte mesuar qe cdo zgjedhje ti fitoje nepermjet KQZ-se por ne fakt dhe ne qytetaret e ketij vendi e kemi ndare menjen ta ruajme deri me nji voten tone sepse ne duam nje qeveri legjitime dhe te dale nga votat tona dhe jo e KQZ-se se mare peng nga Saliu.

    9. penta says:

      Znj. McCormack mesa duket ende nuk e ka kuptuar qe ne Shqiperi per sa kohe eshte Berisha ne krye te te ashtuquajturit shtet,nuk zbatohen ligje..
      Per Berishen te vetmet ligje qe ekzsitojne jane ato qe mundesojne rritjen ekonomike te tij dhe familjes se tij…ka 8 vjet qe e sheh Shqiperine thjesht si biznes privat dhe shqiptaret thjesht skllever te nje regjimi qe me 23 qershor i vjen fundi!

    10. Ndue Marku says:

      A e din ti moj zoj e nerueme se baca nuk pjerdh per rreglla?!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/pd.html

  2. toni says:

    osbe akoma se ka kuptuar se kqz nuk eshte nje institucion i pavarur , por qe drejtohet nga kryegjyshi kryeminister, qe ne nuk kemi pavaresi te institucioneve por qe jemi te gjithe ne dore te saliut, prandaj duhet zhdukur kjo qeveri qe na ka merzitur me idete e saj te plakura

  3. arbenita says:

    Duhen pese antar ne komisionin qendror te zgjedhjve te certifikoi fitoren historike te partis socialiste….voto numrin 29 qe rezultati i fitores te jete sa me i thelle.

  4. DANJA says:

    Atehere terhiqini veshin Berishes qe te Riformatoi KQZ-n se me fjale nuk mer vesh ky njri qe eshte shembull i antiligjit. Duhet nje KQZ sa me legjitime per nje rezultat legjitim…

  5. Maksi says:

    PER SALIUN pa problem vejn sa ti doj zemra vec me nje ndryshim qe duhet t ejene antare te pd se antare te partive te tjera nuk pranohen !! sepse ai ka hall po ti humbi zgjedhjet !! Sado te mundohen te huajt per te sjellur pak llogjike seshte se ben hajer ne nje vend ku qeverisja eshte nga berisha

  6. ARTAN LOKI says:

    e moj e mejra shqiperi me keta qe po te shkaterrojn dhe qe po rrjepin popullin e shkret qe e kan quar ne katastrofe Me te madhe sa dhe buk per te henger Nuk kane

    DO kemi fitoren se Nuk duhet te kemi me Nje plak qe din vetem te vjedh dhe te krecenoj e ka cu vendi. Ne katastrofe..

    dhE nJERZIT kAN FRIK TE DALIN JASHTA SE I VRETE SALIU Nese Nuk i japin voten Esht Koha e rilinjde esht Koha e partise socialiste forca rilinjde Esht Momenti i pushimit nga puna per plakushinnn

  7. andia says:

    Mezi po presim 23 qershori te shpetojme nje here e mire nga kjo qeveri turpi!
    kjo qeveri qe na nxiu jeten 8 vjet rresht,qeveri qe perdhosi denjitetin dhe figuren e shqiptareve ane e mbane botes…
    23 qershor 2013 RILINDJE e dyte per gjithe Shqiperine!

  8. dona says:

    do te ishte nje deshtim sikur keto zgjedhje te deshtonin, jemi nje vend qe jetojme ne demokraci dhe njerzit nuk duhet ta shfrytezojne kete demokraci sikur liria e tyre et shkonte larg ligjit dhe kushtetutes

  9. poli says:

    duhet te jene te tilla, militantet duhet te qetesohen jemi shqiptar, te shpresojme edhe ne qe zgjedhjet te jen te lira dhe te ndershme dhe fituesi me humbesin ti japin doren njeri tjetrit por kjo eshte e pamundur nga zoti berisha , por ne jemi te vendosur te mbrojme voten tone

  10. poli says:

    duhet te jene te tilla, militantet duhet te qetesohen jemi shqiptar, te shpresojme edhe ne qe zgjedhjet te jen te lira dhe te ndershme dhe fituesi me humbesin ti japin doren njeri tjetrit por kjo eshte e pamundur nga zoti berisha , por ne jemi te vendosur te mbrojme voten tone, te huajt te bejne punene e tyre

  11. vera says:

    ky eshte turp i madh dhe saliu me keto do te fitoj zgjedhjet dhe te kap standartet per NE BE, ai eshte i vetmi qe ka ndaluar cdo zhvillim te shqiperise, cpune kemi me njerzit e shkrete ore lerini te zgjedhin vete ke duan, mos arrini deri sa te huajt te thone keto fjale

  12. aldo says:

    cdo dite po i japim shembuj botes qe ne Shqiperi nuk ekzistojne institucione te pavarura..qe dora e kryeministrit ne ikje ndihet kudo dhe normalisht jo per te vene rregullin po per te mbuluar pazaret e tij ne kurriz te shqiptareve dhe ne perfitim te xhepit te tij!!

  13. jorida vlor says:

    keshtu do ti fitoj zgjedhjet saliu me poshtersira dhe pushime nga puna? keshtu do ti tregosh zhvillimin e shqipersi dhe ligjin ? sali je rende , je thjeshte nje i deshtuar

  14. nerty says:

    sali nuk mbahet pusheti me zor e me indsekenime te turpshe e kercenimet te ndyra qe ben ti, nuk te lejojme kete gje do ti denoncojme te gjitha rastet sepse ty po te vjen fundi populi po ta sheh fytyren e vertet, ne do ta mbrojme voten tone duke shpresuar ne zgjedhje te lira dhe te ndershme, ne mund tja arrijme, te huaj te bejne punen e tyre u beme gazi i botes

  15. DANJA says:

    Eshte e kote te flasesh per zgjedhje te lira dhe demokratike ne nje koh kur Berishe eshte ende edhe per pak dit ne krye te shtetit…..Duhet te shporrim Berishen nga pushteti per te bere zgjedhje te standardeve europiane

  16. veri says:

    ka disa që nuk ecin dhe mendoj që disa herë njerëzit përqëndrohen pikërisht tek ato, por nuk duhet humbur “pamja” si një e tërë , “peisazhi” në tërësi, pasi ajo ka rëndësi në kuptimin e procesit. Kur misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it të bëjë vlerësimin përfundimtar do të shikojë pikërisht “gjithë pamjen”. Në këtë “pamje” ka shumë rëndësi numërimi i votave, sa transparent, i saktë dhe i ndershëm është numërimi. Ka disa aspekte lidhur me numërimin e votave që mendojmë se duhen riparë dhe që ne do t’i bëjmë të njohura në vijim të punës sonë.

  17. penta says:

    Znj. McCormack mesa duket ende nuk e ka kuptuar qe ne Shqiperi per sa kohe eshte Berisha ne krye te te ashtuquajturit shtet,nuk zbatohen ligje..
    Per Berishen te vetmet ligje qe ekzsitojne jane ato qe mundesojne rritjen ekonomike te tij dhe familjes se tij…ka 8 vjet qe e sheh Shqiperine thjesht si biznes privat dhe shqiptaret thjesht skllever te nje regjimi qe me 23 qershor i vjen fundi!

  18. mateo says:

    me saliun ne krye gjithmon zgjedhjet tona nuk mund te krahsohen me nje vend ne rajonin europian asnjeher sepse ai gjithmon do perpiqet qe ti vjedh se ndryshe nuk fiton dot.

  19. albani says:

    O Zoje!

    Merr ato paret dhe shko andej nga ke ardhur, se persa i perket KQZ, po te donit ju e kishit ndrequr prej kohesh dhe mos u merakos shume per numrin e KQZ, tre, apo keter apo pese, se edhe me nje sikur te mbetet kjo KoqeZ, ai do te shpalle fitues Sali Berishen.

    Problemi eshte se cfare mund te ndodhe mbas 23 qershorit, dhe ti do te jesh ende ketu. Duhet te marresh masa qe te kthehesh sa me pare ose te evakuhoesh bashke me te tjeret me helikopteret e SHBA. ‘Tung!

  20. Mali says:

    Nga momenti qe K.Q.Z funksionon me kater anetar nuk duhet te zhvillohen
    zgjedhje pasi ato jane te kontestuara pa u bere.Te dy palet do ti kontestojne.

    1. ibrahim says:

      U sa kokepalari kete komentues-kqz eshte perfekte qfare i duhen kokepalaret qe luajne me shtet-po fituan kqz e mir po humben e keqe.si me meten me ze dhe Figur rama ja hengri mutin metes dhe ju e lepit te terin.ju befte mire meta po trashet per ju qe te dhjer me Shum.

  21. Kendveshtrim tjeter says:

    Vetem nje alteranative ekziston,McCormack te behet anetare e 5-te,ka punuar per OSBE-ne,ka pervoj ne kete fushe !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje