Intervistë me z. Sabit Brokaj, anëtari i “Këshillit së të Urtëve” në PS për JAVA. Ish-ministri i Mbrojtjes është i qartë: Berisha është shkaktar i kësaj situate të vështirë politiko-ekonomiko-sociale që po kalon vendi. Ndërkohë, jep mendimin e tij për bashkimin e PS-së me LSI-në dhe po ashtu dhe qëndrimin e tij për sjelljen me shumë ekuivoke të zyrtarëve të Amerikës në Shqipëri…
Nga Ben Andoni
Doktori i njohur, që pas viteve ’90 bëri dhe politikanin, ka dëshira. Njëra prej tyre është që Shqipëria më në fund të bëjë jetën e saj të qetë, pa këtë qeveri. Me ish-kolegun e vet të profesionit, tashmë kryeministër është i pamëshirshëm: Berisha është shkaktari i kësaj situate kaotike, që po kalon vendi, por nga ana tjetër edhe një njeri që pjell vetëm tensione. Në këtë intervistë për “JAVA”, ai flet ashpër dhe për faktorin amerikan. Politikën e tyre ndaj Shqipërisë, ai e shikon të ngjashme me politikën e ndjekur nga SHBA dhe në vende të tjera të varfra. Dhe, ndaj ndodh, që regjimet e ndryshme sundojnë mbi popujt që dikur e shikonin me adhurim Amerikën. Megjithatë, shqetësimi në këtë intervistë mbetet ai i të gjithëve: Të ikë Berisha që Shqipëria të jetojë në normalitet pas ikjes së këtij njeriu shumë konfliktual…Intervista ka marrë pak ditë, prej preokupimeve të shumta të tij, pasi doktori i është kthyer sërish profesionit të tij të jetës… në katin e tretë, në një Pallat të viteve ’80 pranë shkollës “Edith Durham”.
Si i shikoni përpjekjet e sotme të kryeministrit Berisha që ta mbajë me zor pushtetin, duke bërë premtime që jo vetëm s’i ka mbajtur, por që as ka mundësi t’i mbajë?
Synimi i Berishës për të mbajtur me çdo mënyrë pushtetin, lidhet jo vetëm me delirin e tij për pushtet dhe për fitimet e mundshme prej tij. Ai lidhet veçanërisht me inkriminimin e tij dhe të rrethit të afërt të tij, gjatë qëndrimit në pushtet. Ndaj, në këto rrethana, pushteti për Berishën është imunitet ndaj ligjit, pasi duke qenë në pushtet organet e drejtësisë nuk guxojnë të merren me të. Ka shumë argumente për ç’ka arsyetova më sipër, por mjafton të kujtoj dy qëndrime të njëjta në prag të largimit të tij nga pushteti në 1997 dhe tani në 2013. Atëherë meqenëse kishte bërë shumë krime dhe futi vendin në gjendje kaosi dhe anarkie, pikërisht para zgjedhjeve para se të linte pushtetin, dekretoi amnistinë e të gjitha ngjarjeve kriminale dhe autorëve të tyre. Në të njëjtën mënyrë veproi dhe tani në këtë prag lënieje pushteti… Shpalli amnistinë fiskale për të legjitimuar pasurimin e pa ligjshëm të njerëzve të tij, gjatë qëndrimit tetë vjeçar në pushtet. Përsa i përket premtimeve të tij gjatë kësaj fushate edhe në këtë rast nuk ka asgjë të re. Berisha është politikani më i paskrupullt për gënjeshtrat, shpifjet dhe premtimet e pa mbajtura. Në këtë pikëpamje, megjithëse dhe mjaft politikanë të tjerë konsiderojnë normale gënjeshtrën në sjelljen politike, veçse Berisha është i pa arritshëm…Të vazhdosh të besosh Berishën pas një periudhe kaq të gjatë tani ose duhet të jesh pa mend ose brenda stanit të tij.
Keni qenë shumë skeptik ndaj marrëdhënies PS-dhe LSI. Gati dy muaj më vonë, si e shikoni këtë bashkim? A mendoni se ia ka vlejtur për pjesën opozitare?
Kam qenë një nga përfaqësuesit e të majtës që jo vetëm e kam dashur, por dhe kam vepruar konkretisht për të arritur koalicionin e PS-së dhe LSI-së. Nuk vlen për momentin të them arsyet e mosrealizimit të koalicionit që në atë kohë. Edhe tani mendoj se ishte një nga momentet më të mundshëm dhe shumë të dobishëm jo thjesht ose vetëm për të majtën, por dhe për politikën shqiptare.
Për mendimin tim, bashkime të tilla politike përballë kundërshtarëve nuk duhen parë si rivendosje marrëdhëniesh midis kryetarëve apo si bashkime matematike, por veçanërisht si kohezione të ndërgjegjësuara deri në periferinë e këtyre organizmave. Një veprim politik kaq i rëndësishëm bëhet efikas dhe produktiv vetëm, kur periudha para koalicionit të mos ketë pasur antagonizma të fuqishme ose sjellje të egra midis përfaqësuesve të anëtarësisë së partive përkatëse, por dhe kohën mjaftueshmërisht të gjatë, që ata të mund të mund të harmonizohen.
Koha mjaft e shkurtër para zgjedhjeve, kontributi i LSI-së në mbajtjen e pushtetit të Berishës, deri në muajin e fundit të pushtetit të tij dhe një qeverisje mjaft kompromentuese e përbashkët PD-LSI nuk ofron kohën dhe atmosferën e një bashkimi me efikasitetin e duhur për betejën elektorale. Ndaj mbetet një bashkim numrash probabilist i dobishëm, por që lë në mes mjaft mëri dhe mosbesim edhe për arsyen që bashkime të këtij lloji i bëjnë të vështira ndryshimet dhe qëndrimet e forta ligjore dhe reformuese të gjithanshme që priten nga politika dhe qeverisja e ardhshme. Sidoqoftë edhe në mënyrën dhe kohën që u krye duhet mbështetur për të realizuar fitoren e shumëpritur të së majtës.
Gjithmonë e më shumë, sidomos pas aludimeve të caktimit të kryeministrit, nga LSI ka diversion të lehtë ndaj të majtës. A mendoni se mund të ketë sërish një kthim të Metës pas?!
Për të parë sjelljen e një politikani të veçantë në këto vite, së pari duhet analizuar terreni politik ku ata formohen dhe veprojnë. Nga përvoja e deritanishme karakteri i protagonistëve dhe zhvillimet pararendëse politike-përgjigja është e vështirë.
Partia dhe elektorati konsiderohet masa që mund ta përdorësh si të duash për rrjedhojë mund të ndodh çfarëdolloj lëvizje majtas ose djathtas krejt spontane, madje edhe krejt e ndryshme nga ç’ishte premtuar dhe që pritej. Kjo është përvoja e deritanishme!
Thuhet se një ndërgjegje e shitur një herë mund të shitet shumë herë.
Në synimet e Metës ndaj pushtetit mund të thuhet se ai kalkulon veprimet mirë dhe nuk njeh ndonjë princip që ta kufizojë ose pengojë në realizimin e objektivit. Pa u marrë me deklarimet e deritanishme emocionale apo për të testuar një gjë është pothuajse e sigurt. Një fitore e rëndësishme e PS-së forcon perspektivën e një bashkimi të tillë.
Nga të dy palët e politikës ka një gjuhë shumë të ashpër fushate. Besoni se në zgjedhje do ketë probleme?
Sa të jetë Saliu në politikë, do të ketë ashpërsi në politikën shqiptare, veçanërisht fushata. Kjo ndodh se Saliu kundërshtarin politik e shikon si boksierin në ring, natyrisht në ndeshje jo me grushte por me sharje e shpifje, kërcënime për të cilat është i veçantë. Sjellja e ashpër, agresiviteti tashmë janë bërë pjesa thelbësore e karakterit dhe sjelljes së tij sapo dyshon se dikush mund të cenojë interesat apo pushtetin e tij personal.
Sjellja e tij e ashpër ndikon madje në një farë mase imponon ashpërsi edhe te kundërshtarët ndërkaq që në kontingjentet e tij primitive bëhet model sjellje. Nga ana tjetër, në masën e pa kultivuar kërkohet që ashpërsisë t’i përgjigjesh me ashpërsi ndryshe mendohet se je humbës në ndeshje. Ndaj, krahasimi me Gjergj Elez Alinë nga “Fiks Fare” është i gjetur. Nga ana tjetër, Saliu nuk ka “armë” tjetër pasi tërësia e realizimeve në qeverisje është shumë e vobektë, si dhe mendimi i tij politik është tërësisht i shteruar saqë nuk mund të ofrojë asgjë të dobishme. Saliu nuk ka rrugë ose mënyrë tjetër sjelljeje sipas konceptit të tij në mënyrën e mbajtjes së pushtetit, pasi e di më mirë se kushdo se në mënyrë të qetë dhe demokratike ai nuk i fiton asnjëherë zgjedhjet. Termat demokraci apo tolerancë janë në thelb të pa kuptueshme e të papranueshme për të.
OSBE, por edhe ambasada amerikane, duken disi ambuige në këto zgjedhje. Si e shikoni rolin e faktorit ndërkombëtar, sidomos amerikan në këto zgjedhje?
OSBE është siç ka qenë, pra asnjëherë nuk ka vepruar në mënyrë aktive dhe të dobishme për zgjedhjet në kushtet e realitetit tonë.
Sjellja e përfaqësuesit aktual të këtij organizmi është deri i dëmshëm, aq sa bën mirë të largohet sa më shpejt pasi komprometon deri dhe rolin dhe funksionin e OSBE-së. Meqenëse edhe përfaqësues të këtij organizmi nuk kanë luajtur ndonjë rol të rëndësishëm në parandalimin ose korrigjimin e anomalive në proceset zgjedhore në Shqipëri nuk është pritur shumë prej OSBE-së. Përfaqësuesve të saj në Shqipëri, të cilët duken se janë pajtuar përherë me çdo sjellje dhe qëndrim të pushtetit edhe kur ky ka qenë krejtësisht në kundërshtim me kushtet dhe kërkesat që paraqet OSBE. Përsa i përket rolit të faktorit amerikan, shpresa ka qenë madje e madhe ndaj dhe zhgënjimet e përsëritura e kanë ftohur ose zbehur atë.
Nuk është e vështirë të dallosh që përfaqësuesit amerikanë kanë toleruar shkelje të rënda në dhunën e pushtetit ndaj shqiptarëve dhe kërkesave të demokracisë në funksion të stabilitetit pa demokraci, që në fakt është një stabilitet jetëshkurtër siç e karakterizojnë mjaft mirë tashmë analistët: Andrea Stefani, Mustafa Muçi, Skënder Minxhozi etj. Vërehet një sjellje e ndarë në dy etapa e ambasadorëve amerikanë. Në fillim ata mbështetnin Berishën krejtësisht pa të drejtë dhe në mënyrë zhgënjyese për popullin. Berisha, këtë qëndrim të tyre e shfrytëzon për të krijuar përshtypjen se është njeriu i siguruar prej tyre dhe vazhdon të rëndojë ende me shkeljet e panumërta të demokracisë dhe të asfiksoj gjithë pushtetet nëpërmjet dhunës, autoritarizmit të tij derisa bëhet i pa durueshëm për ta e kalon cakun e tolerancës së tyre. Për këtë arsye, sjellja e ambasadorit përkatës ndaj Berishës ndryshon e bëhet kritike. Mirëpo, ndërkaq Berisha ja ka marrë dorën lobingjeve amerikane ndaj politikave të vendeve të vogla, të cilat funksionojnë sipas pagesës e Berisha për të mbajtur në fuqi pushtetin e tij të korruptuar. Ai jep paret tona e blen ndikimin e Departamentit Amerikan të ndikuar nga lobistët më shumë se nga funksionarët e tyre e jo rrallë herë ndikimi i tyre ka qenë në dëm të qeverisjes apo demokracisë të këtyre vendeve.
Zhvillime po të njëjta kanë ndodhur në periudhën e Uidhersit dhe tani Arvizusë, ku lobistët kanë pasur më shumë peshë se vetë qëndrimi i ambasadorëve përkatës, të cilët e kanë mbështetur pa të drejtë Berishën në periudhën e parë të mandatit të tyre.
Kur janë orvatur ta kërkojnë prej tij zbatimin e ligjit dhe rregullave të një shteti demokratik kanë qenë jo plotësisht efikas. Prej momentit që ata nuk tolerojnë më marrëzitë e Berishës, ai ankohet te lobistët për qëndrime personale të ambasadorëve. Mund të them përmbledhtas që ne e pësojmë nga paret tona me të cilat Berisha blen lobistët amerikanë, të cilët funksionojnë edhe për diktaturën dhe diktatorë mjaft që të paguhen.
KQZ, e cila ka rol të madh në zgjedhje, është me vetëm katër anëtarë. A mendoni se do të krijojë një kolaps në këto zgjedhje ky element?
Në qoftë se në fund të përgjigjes u shpreha me atë mënyrë pata parasysh qëndrimin e Moore ndaj KQZ-së, i cili kur u pyet për plotësimin e saj, ai iu përgjigj në mënyrë alla Nastradin që ky institucion mund të funksionojë edhe i gjymtuar e në mënyrë tëpa ligjshme.
Përgjigja ndaj KQZ-së nuk është e vështirë. Ajo është siç edhe është quajtur një seksion i PD-së, edhe ku ka qenë i plotë ky komision i ka dëmtuar zgjedhjet dhe ka shkelur ligjin dhe rregulloren me të cilën funksionojnë. Kuptohet lehtë si do të funksionojë tani në atë numër dhe në atë përbërje. E vetmja zgjidhje do të ishte riformimi me 3+3 edhe kryetari konsensual. Ndryshe është një organ i komanduar nga PD-ja.
Të kalojmë në retrospektivë. Ka pasur disa këndvështrime tepër interesante tuajat, kohë më parë, për fillesat e Lëvizjes Studentore ’90 si të iniciuara nga Ramiz Alia. I përmbaheni sërish atyre?
Nuk kam asnjë dyshim që ndryshimet e rëndësishme të fillimit të ndryshimit të sistemit politiko-shoqëror, të cilat kanë rrjedhojat edhe sot, veçse sot jo krejt për faj ose gabim të Ramiz Alisë. Ato janë nisur prej tij, një për një prej tij. Janë një mori faktesh, të cilat janë pasuruar me kohë, madje pjesërisht të pohuara gjysma-gjysma edhe nga vetë Ramiz Alia që e bëjnë të padyshimtë se ai është autori. Duhet pranuar që në kushtet tona nuk mund të ishte ndryshe paçka se sa shumë trima e demokratë dalin tani.
Çfarë pritshmërie keni nëse fiton zgjedhjet respektivisht Rama ose Berisha?
Përgjigjja e kësaj pyetje nuk është e vështirë. Çfarë mund të presësh nga Berisha mbas 8 vjetësh?! Me një qeverisje të dështuar, korruptuar dhe inkriminuar. Të dëgjosh mendimin e tij politik krejtësisht të shteruar, i ashpër dhe deri intelektualisht fyes për broçkullat që thotë. Pjesën kryesore e ka luftë me Ramën, qëmton ndonjë shprehje ose sjellje të tij dhe e përfytyron veten në duel me të. Për të shpresuar mbetet një qeverisje me Ramën. Së pari, kemi një provë kur qeverisi Tiranën. Le të kthehemi prapa në kohë, shumica e quante të pamundur kthimin e kryeqytetit në normalitet pas morisë së Kioskave, Kasolleve të qelbura që mbushnin Tiranën para ardhjes të tij në drejtim.
Programi që paraqet duket i majtë dhe i argumentuar, nënshtruar një ekspertize të mirë politiko-profesionale.
Sidoqoftë, largimi i Berishës nga politika do e bëj atë më të qetë, më cerebrale, më pak emocionuese, më konkurruese, më pak të vrazhdë. Pa elementët e politikës alla mbreti Zog pas ardhjes të Berishës, shpresoj që pluralizmi real të filloj mbas kësaj periudhe.
SALI BERISHEN DO TA LARGOJME ME VOTE MASIVE KUNDER SE E DERGOI VENDIN DREJT HUMNERES!
FUndi i Berishes vjen ne 23 qershor.
Koha e tij ka kaluar shume kohe me pare
Tani duhet te ngrihemi ne
Dhe te Rilindim se bashku me Ramen e PS
Se keshtu nuk mund ta shtyjme me
Sali Berisha po jeton fundin e jetes se tij politike dhe po e jeton me turp. Sot nuk ka asnje shqiptar qe beson me te Saliu ndersa te gjithe kerkojne ndryshimin dhe Ramen!!!
Shqiperia do te beje nje hap monumental larg Sali Berishes dhe ne drejtim te Rames, PS dhe Rilindjes ne 23 qershor. Ky popull qe eshte shkalafitur nga shume drejtime nuk mund te prese me. Sot me shume se kurre duhet te ngreme koken dhe me voten tone ta degdisim sa me larg Saliun
Po vjen dita e Rilindjes dhe nuk ka gje qe mund te beje qelbsina Sali per ta ndalur. ne 23 qershor ai duhet ta dije se cdo vote eshte kunder tij
Berisha iken ne 23 qershor.
Shenojeni mire kete date, pasi eshte data kur populli shqiptar do te RILINDE!!! Me voten per #29 do ta fitojme te gjithe bashke kete beteje kunder se keqes!!
Keto zgjedhje jane perballja perfundimtare e popullit me Saliun.
Si edhe hera kur populli te fitoje ne menyre perfundimtare perballe diktatorit. Ne 23 ne votojme # 29!
Pluralizmi ne Shqiperi ka mbetur ne pritje per shume vite, ne pritje derisa politika te pastrohej nga ish komunistet si Sali Berisha me shoke, njerez qe kane punuar historikisht kunder ketij populli. Ne 23 qershor mund te filloje ky ndryshim, pa Sali
Berishes i ka ardhur fundi Braho,
Nuk ka me Wolfarth qe e shpeton kete here. I ka bashkuar te gjithe shqiptaret kunder vetes se tij. Ndaj ne 23 qershor te gjithe presin qe te fitoje Rama se nuk ka ku te shkoje me keq me Saliun!!!
berisha nuk iken nga politika..ai do te largohet nga vota e ndershme epopullit. si nje ndeshkim per te gjithe te keqija qe i ka bere ketij vendi.
fitore e padiskutueshme e PARTISE SOCIALISTE!!
ne fleten e votimit vendosim kryq tek nr.29!
saliu eshte monstar e demokracise ne vend eshte monstra e shqiperise europiane me standarte zgjehdore dhe kthetra e pluralizmit politik ndaj ky njeri nuk dueht lene me kryeminister
prandaj shqipatre kesaj radhe e kan eper te zgjedhur mes demokracie e diktatures ndaj keto zjgedhje jane kaq te rendesishme dhe shqipatret nuk duhet te gabojne sepe varet fati i shqiperise
Deri me sot gjithe te huajt organizatat boterore , organet e larta te BE shba kane qendruar ne heshtje ndaj cdo lloji situate drastike qe ka kaluar vendi jone. Te shpresojme qe kete here jo vetem mos te jene dakort me kete Njeri por dhe te reagoje ne menyre te tille qe njehere te vetme pas 8vjetesh te degjohet zeri i vertete i shqipetareve te mos cenohet me e drejta e tyre . E drejta per te votuar eshte nje e drejte e pakufizuar hyn ne kategorine e te drejtave absolute , ajo ” ESHTE E LIRE 2- E FSHEHTE 3- E BARABARTE. Urojme qe vendi jone njeher te vetme procedura e votimit te jete e pa kufizuar nga berisha dhe ushtaret e vet.
shqiperia ka nevoje per demorkaci dhe pluralizem politik dhe jo per diktature permanente sikur sali e ka instalur nga 1991 deri tani dhe akoma shqipri nuk ka dale nga kjo damke qe i ka vene ai shqiperi dhe shqipatreve
kjo politike e ndryre qe ka futur sali ebrisha ne shqiperi duhet t eshporret me vote dueht te shporret njeher e mire nga shqipatre qe te jetojne te lire e t emos kene me kthetra komuniszmi
Cfare pluralizmi mund te kemi ne nje vend ku nje parti qe quhet demokratike por qe nuk arrin as te kete nje pale zgjedhje normale brenda vetit. Kjo eshte arsyeja pse tek ne pluralizmi deshton dhe demokracia ka ngecur. Cfare pluralizmi eshte ky kur te gjithe kryetaret jane kandidate te PD?! Ca partish jane keto?!
Ketu ben pune vetem Rilindja!!!!
Demokracija e vertet fillon ne qeverisjen e Edi Rames!! Do jemi te gjithe te lire dhe te mos kemi frik me per asgje !! shum gjera te mira do na vijn me arrdhjen e PS ne pushtet!! me politiken e rames do kemi mundesi te ndimojm njeri tjetrin dhe ta kalojm te gjithe sebashku ket krize qe na ka mbuluar
ja dikush qe mendon tamam!
i lumte zotit brokaj per ato qe thote
demokracia ne shqiperi eshte helmuar nga saliu
politika ne shqiperi eshte helmuar nga saliu
cdo gje ne shqiperi keqfunksionon per shkak te saliut
oburra ta largojme me vote me 23 qershor!
duke votuar partine socialiste dhe nr 29!!
ta rilindim vendin!!!
NUk do kete sanje gje negative po te fitoj edi rama !! dhe pse dihet qe ai do fitoj dhe cdo thjeshte pritet per ne daten 23 qeshor sepse duhet rrespektuar ligji!! po te isha ne vendin e saliut ( qes dua te jem kurre)do kisha dhen dorheqjen sepse asgje se ndal shqiperin dhe rilindjen te ringrihen nga ky vend i poshter qe na ka bere saliu !! Duam liri dhe te gjithe do votojm #29
Berisha do te largohet ska asnje mundesi te shpetoje kete here , nuk ka me shance per te qendruar ne pushtet do te jete rrenimi jone perfundimtare . Nuk do te ndodhi me dhe nuk duhet te ndodh te gjithe jemi mese te bindur te gjendjes qe ka shkaktuar ne qeveri ne shqiperi madje dhe ne jeten personale te cdo familje .
Ka shume te drejte ne te gjithe intervisten asnjehere te deleguarit e OSBE apo perfaqesuesit e huaj ne Rsh nuk kane vepruar konform asaj qe ju eshte kerkuar . Kjo ka sjell kolaps ne vendin tone ka lene vakume ne te gjithe administraten sheterore duke bere qe te periferizohet cdo gje te mbeshtetesit partiak te pd-se. te shpresojme qe te gjithe jemi ndergjegjesuar per te ardhmen tone . suksese Rilindjes dhe gjithe te majtes me ne krye z.rama
Deri me sot nuk eshte pare asgje e mire nga qeveria berishiane ai si politikane dhe gjithe militantet e vete. Pervecse kane perhapur krimin ne te gjitha format e veta ka maksimilizuar gjithe ushtaret e vete ne pushtet dhe ka krijuar nje armat pushtimi te gjithe administrates shteterore te gjithe mundesive te te rinjeve shqipetare. Nuk mundemi ne me te mbajme ne pushtet njerez te ketill, njerez te ketij niveli . Vota duhet te shkoje te ata njerez qe punojne , te ata njerez qe e vleresojne punen , te ata qe e dine cfare eshte shteti populli i thjesht ,te ata politikane qe ne radhe te pare jane njerez me te gjitha cilesit qe ka nje njeri . Vetem rama dhe skuadra e tije do te mund te bejne me te miren per kete vend i urojme suksese.
Skemi dyshim qe e djathta e rrenoi kete vend ,skemi dyshim qe pluralizmi politik do te thote emancipim, nje risi per kete vend , do te thote mundesi per zhvillim ,nuk kemi dyshim qe rotacioni politik duhet sepse kjo qeveri doli kundra vullnetit dhe relaitetit ne te cilin jetojme. Jemi te rinje dhe nuk kemi asgje kunder te djathes si emer por cdo gje, cdo veper ,cfare eshte bere ne 8vite flet kundra gjithe atyre qe perfaqesojne kete klase politike qe mori ne dore pushtetin dhe qe faktike eshte se nuk beri asgje nga ato qe premtoi. Do tju benim nje apel Organizmave europiane dhe boterore te os rrine duarkryq dhe te jene kundra saliut ne heshtje por te reagojne dhe te bejne cdo gje per te pasur nje proces zgjedhor sa me te drejte dhe sa me te transparent.Rilindje pas 23’shit
nje deklarate shume shume e shkelqyer kjo nga sabit brokaj ne lidhje me demorkacine ne shqipei dhe realitetin politik dhe funksionimin e tij dhe kjo mudn te realizohet vetme kur sali berisha te shporret nga aty
Kemi kaluar probleme te medha ne kete vend , kemi hasur problematika qe ndoshta asnje vend tjeter si ka kaluar , kemi ngel ne meshire te fatit si te ishim pa shtet nderkohe shtetin e kishijm , nga ky individ lider i joni ne kemi hequr shume . Tani me ne kemi fatin tone ne dore koha per ti thene ik njeher e pergjithmon ketij njeriu koha per te bere ndryshimin ne koha per ta zhdukur dhe per ti treguar dhe fuqive te medha se ne kemi nevoje per pune ketu per njerez te denjte per te qene ketu ku jane jo per njerez parazita. i urojme sa me shume fat , sa me shume suksese ketij vendi dhe gjithe te majtes te bashkuar .
saliu ka nje model komunist sikur te enver hoxhes sepse me ate politike dhe me ate fryme esht erritur ndaj ska sesi ai te tjete demokrat e te jete nje njeeri qe te lejoje pluralizmit politik ne vend
ndaj en 23 qershori shqptaret duhet t evotojne per nej shqiperi demokratike epr edi ramen per partien socialsite per kete alternative te shkelqyer per rilidnejn e vendit
sali berisha do largohet ne 23 qersho per gjithe ato qe u ka bere shqiptareve, ka vjedhur ka vrare , ka mbushur xhepat e tij me leke dhe mbi te gjitha qe e ka shnderruar vendin ne diktature, prandaj zoti sali shqiperia nuk do u votoje me.
Berisha ka qene tashme per 22 vjet strumbullari i cdo te keqeje dhe krize qe ka ndodhur ne kete vend. Nuk mund te shtyhet keshtu duke pritur qe nje Sali te shnderrohet ne Enver. I duhet dhene fund me vote ketij regjimi ne 23 qershor!!!
Berisha eshte njeriu qe ka shkaterruar cdo grime te shtetit demokratik ne gjithe keto vite. Jo vetem kaq po ai ka rrembyer edhe cdo gje ka mundur, nga te gjithe shqiptaret bashke, duke vjedhur te gjitha pasurite publike e duke falur cdo gje Argites dhe SHkelzenit. Ketij gomari plak duhet tia tregojme qejfin me voten per Rilindjen!
Shume i sakte profesor Brokaj! Analize politike profesionale me gjykim te ftohte dhe pa folklorizma…
Kjo eshte mese e vertet, kemi 22 vite qe je3mi ne nje komunizem te moderuar, dhe eshte koha ti hapim rruge pluralizmit te vertet duke rrezuar me vote te lire Sali Komunistin nga pushteti….Rilindje
Me 23 Qershore shqiptaret do te votojne masivisht partine socialiste per te rrezuar nga pushteti komunistin e fundit dhe per ti hapur rruge pluralizmit te vertet ne shqiperi, per te ndertuar nje shtet demokratik….Rilindje
Shoku Zabit, pas ikjes se Sali Berishes duhet te bindemi qe ai do iki pergjithmone nga politika bashke me Fatos Nanon, pastaj ai pluralizmi i vertete…me ngjeth mishin kur kujtoj Monika Kryemadhin qe do vazhdoje perndjekjen e njerezve deri sa te mbylli syte.
Zot na ndihmofsh nga kucedrat e ketij vendi. Zot na e bej te lehte te mos fusim shpirtin ne gjynaf!!! Amen!!!
Kemi rruge shume te gjate per te bere me Sigurimin e Shtetit krah per krah…Prokurorine cope cope, presidentin te pa afte fizikisht, me gjykat zhele zhele….sepse Shoku Zabit jemi REPUBLIKE PARLAMENTARE dhe ai parlamenti mysybet…nejse te mos i fusim trurit shume gjak se eshte keq per shendetin..
Me 23 qershor duhet te heqim Sali Berishen, e ne populli te mos merremi shume me politike se politikanet ne gjithe boten horra jane, edhe njerez perfekt nuk ka…
Per migena tresa. Le te te kthehem dhe nje here,qe ta perfundoje ate qe
e nisa dje.migenave tresave ,ketu ku roi une tani i flasin Makarena.
Makarena eshte simboli qe bie kenaqesira ,ne kete bote.Ne ate pjese te
atij populli qe ti te takonte jeshe,ai eshte populli i makarenave dhe i
Zabiterve,Salerve ,Nanove,Metrave dhe e Rucreve eshte populli i qebaperve si ky Rama.Makarena por ku eshte origjina e kesai alabakerijre.Ja lexo.Makarenave nuk ju shuhet kurre qiriu,ju ri ndezur
ato rilindin e ri ndizen kohe pas kohe.Ne vitet 1943 nje Makarene nga
Lek Dushi i Tepelenes i shkonin pas 7 Rucer nga Progonati i Tepelenes
per tu cliruar neper male.per c lirimin e Makarenave,te migenave.
Kur u c liruan ne burdellot e lirise kishte 5 Zabiter dhe nje Makarene
Tani qe eshte rilindje e madhe dhe me emancipim nga ky bythe jashti,do
ti takoi 3 Makarena dhe 5 Dokle.Fati i madh i Dokleve me tre?
Eshte rilindje e madhe,qe duhet perqafuar me te gjitha frimezimet.
Per VC e gjirolastres, zeri yt vjen si nga varri, nuk kutpohet as nje fjale e jotje, mos e ke fjanem per qejfet e XHoanes mo?? epo PS nuk eshte XHoana. Shko keput qafen nga e ke keputur i cnendur
per VC (halen) e gjirokastres, po pse more pis njeri midis 100 emrave ti migenen e pe me te rrezikshem. Ah te humbte pisha VC e qelbur rron tere diten me helm ne barg. vemje e vogel me dhembe te krimbur hyn ketu si mi halesh per te hedhur helmin tend te lelbur, shkruan pese emra se je njeruc. Rri aty ne fatin tend te tmerrshem e mos i helmo njerezit gjidi mi halesh.
Berisha po ben cfare eshte e mundur per ta mbajtur me zor pushtetin, po ndjek cdo lloj praktike ne kundershtim te hapur me ligjin vetem e vetem per pushtet, por serisht nuk do t’ia arrije sepse shqiptaret jane me te vendosur se kurre per t’ia nderprere rrugen nje pushteti hajdut e te korruptuar.
Sot nuk ka mbetuar me asnje fije sketicizem ne lidhje me voten e shqiptareve, sot te gjithe jane te vendoaur per te votuar partin socialiste sepse ajo eshte e vemja rruge per te zhvilluar ekonomin dhe mireqenien shqiptare dhe eshte e vetmja rruge per te rez\lizuar endrren europiane….Rilindje
Bravo sabit!te lumte dora.! ke rene pikes.
Foli dhe sozja e dikataorit cnjerzore komuniste , i lidhur me boten e krimit ne vlore ,me revoltat e 97 , me skafistat qe transportonin njerz ne Itali me cmime te medha dhe qe mbytnin njerz ne mes te detit , turpe ky fusile e komunizmit ka goje te flase.
He me te lumte Parrucjani. Ti e njihke surratin e vertete te ketij sherbetori te te gjithe sulltaneve shqiptare.
Akoma u merren intervista ketyre morrave te mbetur te komunizmit.
Prandaj nuk behet Shqiperia sepse ne ringjallim nga varri perseri keta lloj njerezish si Sabit Brokaj qe nuk ka asnje lloj ndryshimi nga Sali Berisha si nga profesioni ashtu edhe nga dashuria per babain e tyre shpirteror Enver Hoxhen.
Ky eshte nje skenar i mirestudiuar qe hedh ne skene Sabitin me shoke. Deri dje thoshte te rivleresojme Mehmet Shehun, sot na paska marre tjeter detyre.
Qe Sali Berisha duhet te zhduket nga politika shqiptare, kete e di edhe bufi. Bile eshte shume i vonuar. Duhej zhdukur me pare pasardhesi i Ramiz Alise.
Ju lutem o gazetare, mos na hapni barkun me keta langaraqe qe quhen te urte, por qe jane me te rrezikshem per popullin shqiptar se vete langot e Saliut.
Sali Berisha do te iki me 23 qershor se e zgjati shume, por do te vijne ne pushtet njerezit si Sabit Brokaj…
Mjere ky popull budalla qe nuk di se ç’ben…
Pr. Zabiti ! Si gjithmone je shume i sakte , i analizon problemet me nje nivel te larte intelektual duke ju referuar realitetit politik dhe situates ne te cilen ndodhet vendi.Ngelesh politikani me dinjitoz dhe i ndershem ne vitet e pluralizmit.Komenteve tuaja nuk kam se cfare tju shtoj apo tju heq vetem i bej thirrje atij populli Beju trim dhe me vote hidheni ne koshin e plehrave ate qelbesire, kriminel , hajdut,genjeshtar qe 20 vjet ju ka degjeneruar dhe depersonalizuar.
Mire z. Sabit, e kam fjen per Kujtesen & KESHiLlen qe u ben amerikaneve, je i vetmi polikan
(edhe se mjek i Bllokut) qe flet te verteta e te mbara, pra je shqiptar & mencur.
Nuk e ben si tere lukunia e peshkaqenve lakej e me tej, (s’po e them shqip per etike ate qe dime se bojn’),
e bejne majmunin sharlatan e moster para cdo SHKOPi urdherues,
e shumta…bejne sehir , qe mos u hame hakun cave.
Bojne pasuri mostrat e me makuteri rurale i vene nje dore Qerres- Shqipni qe po rrokulliset ne gremine e, e dine, po makuteria thote njoni e ka fajin, jo un!!…
Ne eecim perpaara,
perpara gjithmone
se prin fitimtaaaare
partiiiiiia e jone!!!
Eh Perpara-Rilindje!, dje enverMostra me ‘lugen e florinit’,
sot keta BijMostrat … Hanen ne cdo shtepi po na ulin,
KETA te Perendise …( -o kokpalaret deledasher, perpara per pronat e familjes time!!!)
Ej, si kan hak qe ujin e zi po i qisin ktij mileti, keta mostra bij sklleverish!!!
Oooooooo milet kamkum!!
Nejse, z.Sabit, ti vone je, po prape ejvalla !!!
Ke bo i gjo t’mir sot, e dyta kjo.
Se, po s’ja the T’Modhit,
ej MIK, po na hudh n’gremin’ te dyve,
i Modhi t’ bon a r m i k!
Ene s’bo fajde mo!
Ene ka te drejte!
Kur s’ flet ( s’paku), atehere s’meriton vec hunin !
Do ta pijm ‘i kafe z. Sabit!, tirona.
Une ne kete shkrim shoh dy gjera te perbashketa te S. Brokajt me E.Ramen:Urrejtjen per aftesine e Berishes dhe tjetra qe eshte me negativja anti amerikanizmin e te dyve.S.Brokaj antiamerikanizmin e tij e shpreh hapur ashtu sic e ka shprehur edhe G.Ruci ndersa Edi Rama e shpreh ne ambjente me te mbyllura por e tradhetojne kamerat sic eshte rasti i goditjes se flamurit amerikan dhe rezimit ne tavoline te shoqeruar me fjalet hiqeni mer kete se na e cau trapin..e keni te filmuar me figure dhe ze ne you tube.
Shpallja e amnistise fiskale per te legjitimuar pasurimin e pa ligjshem te njerezve te tij, eshte e pa drejte dhe nqs kjo eshte bere me 3/4 do duhet te behet ne te ardhmen referendum. Ajo eshte pasuri e popullit dhe per te nuk duhet te vendosin politikanet qe i kane xhepat plot.
NORMAL NUK MUND TE PRISNIM TJETER GJE NGA JU…TEK E FUNDIT QENI SHKON PAS SE ZOTIT…E JU NORMAL QE KUNDRA PARTSE DEMOKRATIKE DO SHPREHENI PASI DIHET QE JU JENI I MAJTE…
Pse kur te rilindin komunistet e blloku fillon pluralizmi ?
Me mire me Salen qe i mbushi xhepat sesa te mbushim tani edhe xhepat bosh te Edit dhe Ilir Metes, ky i fundit eshte usta i Hajdutllikut, te rrjep fare.
Po flisni kot me duket. Edi nuk fiton dot sepse SHBA jo me kot e ka lene kaq gjate Salen ne krye qe te beje shume para dhe ti bleje votat. SHBA nuk i do soc. e PS, per te ata jane bijte e eterve te PPSH dhe SHBA nuk ja harron PPSH e shokut Enver, dajes e babes te Edit ato sharjet e vjetra…..
pasken gjet njeri tamam per te dhen pergjigje pyetjes 1 milion euro
ta pyesin edhe ndonje teter nga ish ministrat e qeverisjes se PS se po te njejtat fjale do thone. nuk ka nevoj ta pyesesh zotin Brokaj sepse dihet cfar do flase para se ta pyesesh.
mir do ishte te pyetej ndonje qe nuk e dime se cfar do flase pa i bere pyetje
Sala ne burg per te gjitha krimet qe i ka ber shqipetarve
Duam Rilindje jo Diktatur sic kerkon sala te bej prap.
Shume ide e sakte, urimet tona .
AI PO E PO PO EDHE TI EDHE GJITHE SORROLLOPI KOMUNIST
As idene e as deshiren e demokracise kane.Hajdutet njohin vetem lirine e tyre,hajdutllikun
As idene e as deshiren e demokracise nuk e kane.Hajdutet njohin vetem lirine e tyre,hajdutllikun