Teknologjia e dështuar për zgjedhjet, 4 milionë euro shkojnë dëm

11 Qershor 2013, 09:14Politika TEMA

Projektet eksperimentale për numërimin elektronik të fletëve të votimit në qarkun e Fierit dhe kontrollin e kartave të identitetit në qarkun e Tiranës janë të dështuara dhe nuk ekziston thuajse asnjë mundësi për aplikimin e tyre më 23 qershor.

Por shuma mbi 4 milionë euro e paguar për teknologjinë, është alokuar dhe mund të quhet e konsumuar, shkruhet në gazetën Shqip.

Kompania INDRA do të përfitojë fonde të rëndësishme, edhe pse dy projektet e numërimit elektronik të fletëve në Fier dhe identifikimit elektronik të votuesve në qarkun e Tiranës mund të dështojnë.

Deri më tani kompania INDRA do të përfitojë mbi 80% të mbi 4 milionë eurove që parashikohen në total nga kontrata e nënshkruar me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Projekti SEN i numërimit elektronik me kompaninë spanjolle INDRA ka koston totale 1.381.075 euro.

Ndërsa projekti SEV, i identifikimit elektronik të zgjedhësve në qarkun e Tiranës, ka koston e 2.660.995 eurove.

Kontrata është e specifikuar në mënyrë të tillë që kompania  INDRA paguhet për çdo proces që ajo ndërmerr, duke përfshirë edhe testet e përgjithshme. Në total këto dy projekte kushtojnë 4.042.070 euro.

10 komente në “Teknologjia e dështuar për zgjedhjet, 4 milionë euro shkojnë dëm”

  1. andi says:

    po qysh paguajn pa patur funskionale produktin, turp turp turp vetem ne shqiperi ndodhin

    1. Gerti says:

      saliu po con me miliona para dem
      me ato 4 milione euro te cuara dem ai mund te kishte bere plot gjera
      pse nuk i shpenzon per popullin?
      me 4 miljon euro ai ushqen mbi 10000 familje ne nevoje
      po ai deshiron ose ti grise ose ti fuse ne xhep keto para
      ta shporrim nje ore e me pare!
      vota e shqiptareve me 23 qershor per partine socialiste do i jape nje shuplake te fuqishme
      fitorja eshte vetem e NUMRIT 29!!

      1. e/ says:

        E ca i ka 4 milione Euro Saliu ore aman. Sikur i ka te tijat. Ai i ka tonat dhe vazhdon te vjedhe me ritme shume me te shpejtuar e ne mase shume me te madhe se kater milione Euro. Keto 8 vite na ka vjedhur disa qindra milione nepermjet rrjetit te seksereve te familjes. Ndaj i duhet dhene fund Saliut dhe hajduterise ne 23 qershor!

        1. stela says:

          Qeveria po perpiqet te mbahet ne kembe nepermjet manipulimit te vullnetit te popullit. Po nuk mund te arrije ta beje dot kete. Te gjithe jemi bllok kunder saj. Ne 23 ja tregojme me voten per Rilindjen. 29!

          1. cenko says:

            Teknologjia mund te deshtoje, po populli shqiptar nuk mund te deshtoje edhe nje here duke zgejdhur Sali Berishen. Ai plak i rrjedhur ka marre fund. Ne 23 vjen Rama dhe fillo Rilindja!!!

      2. Epirioti II says:

        Pazari eshte shume i qarte midis Saliut dhe INDRA:

        1. INDRA do te bente testet me parametrat qe opozites NUK do i pelqejne dhe sa me vone te jete e mundur qe mos kete kohe per korigjim. (si ka mundesi qe KQZ nuk e kishte parashikur qe numri Partive do ishte mbi 50 ?! )

        2. Elektronika anullohet, INDRA ben vetem testimet, pra pjesen me te vogel te investimit dhe merr 80% te pagesave. 20% i mbahen me gjasme sepse nuk plotesoi kushtet.

        3. Asnjera pale nuk hedh ne gjyq tjetren sepse kane rene dakort dhe per te patur nje sigurese i kane lene nga nje kopil tjetrit.

        4. Te dyja palet dalin te fituara. Berisha sepse nuk futi elektroniken qe i kufizonte vjedhjet, INDRA se merr fitim shume me te madh se da do merrte po ta bente gjithe projektin.

        SHQIPERIA 4 milion Euro ne lume, 4 milion Euro te shpenzuara per rikonstruksionin e Piramides (!!!! cfare u rikonstruktua), sikurse $ 30 milion per trenin e GE.
        Sali Berisha boll talle bythen me parate tone. Tufa e gomereve qe te votojne akoma po shteron. Fundi yt erdhi. Tik-Tak, tik-tak, tik-tak po te therret Rajmonda

    2. aqifi says:

      Produkti nuk eshte funksional jo prej fajit te kompanise, por prej fajit te Saliut qe do te vjedhe zgjedhjet. Si mund te kete kontroll elektronik te kartave ne Tirane, ku malokeria duhet te votoje nga shtate here? Po numerim elektronik ne Fier, ku zgjidhen 16 deputete dhe ku pritet te zbatohet projekti pilot i Ruzhdies?

  2. Borxh Liu says:

    He me se nuk i pagojne nga xhepat e tyre jo. Me kredite qe marrin do e zhysin vendin thelle e me thelle ne borxhe qe te mos kete bir kur.. qe t’i shlyeje me ato. Keshtu eshte kur kane te bejne me taksapagues kaqola qe ulin kokat dhe pranojne t’ua rrjepin lekuren nga padituria. Perderisa kane perpara keta servila pa karakter qe jane te vetmit per t’u shtire dhe jargavitur para taksambledhesve te urritur.

  3. Titi says:

    Ishte i deshtuar pa filluar: nje projekt fillestar kurre nuk zbatohet ne permasa te vogla fillimisht dhe n q s funksinon ateher rriten permasat. Ne rastin konkret do ta kishim provuar ne Lezhe dhe ne gjrokaster dhe jo Tirane dhe fier qe jane qarqet me e medha dhe shpenzimet jane me te medha. Po eshte normale qe ne shqipri tenderat jane te FAMILJES dhe ata nuk i perfillin kur jane vegjel. Po te vini re tenderi per Tirane eshe 2.5milion€ kurse per fierin 1.6 mil€. Pra po te ishte zbatuar kjo prqedure qe po them une de te ishin shpezuar 800 mije €.

  4. nino says:

    Mjere ne qe jetojme me keta maskarenj , sharabajka e KQZ te pergjigjet per shperdorim detyre – edhe per shpenzimet i kan bere rruget vetem me flamur e reklama blu – cfar behet me paret e ketij mileti fukara !- jemi katandisur ne kater rruge !.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje