FOTO LAJM/ Rruga e mundimshme deri tek kravata

12 Qershor 2013, 18:49Rajoni TEMA
FOTO LAJM/ Rruga e mundimshme deri tek kravata

Pakkush mund ta kishte imagjinuar para tetë vitesh Albin Kurtin me kostum e me kravatë. Kështu shkruan gazeta Express, që sjell një fotoreportazh se si ka ndryshuar lideri i lëvizjes Vetëvendosje që kur krijoi këtë lëvizje politike nacionaliste tetë vite më parë.

Në atë kohë ai dilte më gomerë të lidhur me litar për të ironizuar politikanët.

Por gjërat nisën të ndryshojnë derisa mbërritëm në ditën e sotme, kur Albin Kurti, gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka veshur kostum e kravatë.

Dy vjet më parë, Kurti kishte thënë: “Kravata dhe fraku kishin kuptimin e njeriut të dijshëm, intelektual e dinjitoz. Sot kjo veshje është kthyer në një uniformitet, veshje përjashtuese dhe formë shtypjeje”.

“Nëse viza amerikane ia ndryshoi Albin Kurtit mendimin për kravatën, a do ta heqë nga Manifesti i tij kërkesën për bashkim kombëtar nëse rastësisht ndonjë zyrtar i lartë amerikan pranon të takohet me të?!”, pyet gazeta Express./ep

6 komente në “FOTO LAJM/ Rruga e mundimshme deri tek kravata”

  1. k says:

    hajnat e ekspressit, njerezit e deshtuar, kriminelet

  2. beni says:

    Eshte ky shkrim qe duhet botuar ne nje gazete serioze ?
    Per analogji, a duhen marre shkrime te RD-se si baze per te komentuar PS-ne ?

  3. ulliri says:

    gazeta expres eshte proserbe

  4. arber says:

    Albin Kurti i vetmio konstant ne betejat e tij Nacionaliste…Ai mund te jete i vetmi lider Shqiptar qe mund te marri nedore fatet e popullit tone. Gjithe te tjeret jane agjente ne sherbim te vendeve te tjera. ALBIN KURTI kryeminister i Shqiperise se bashkuar me Kosoven

  5. tironci says:

    Albin kurti deri tani ka shfaqur gjithmone ato deshira dhe amanete qe lane te paret tane. ky artikull eshte nje turp per gazetaret qe e shkruajne.jemi shqiptare por jo pa kulture, jemi gjithashtu nga me te vjetrit ne Evrope per kulture, kete e ka pranuar edhe vete nje politikan i parlamentit Gjerman ne televizor, politika e keqe vuajtjet etj. bene ate qe shqiptaret te distancohen nga shoqeria civile evropiane. Nje rol te keq po luan edhe feja myslimane, qe po futet akoma me shume dhe po zevendeson kulturen tone te bukur shqiptare. Ju lutem zoterinj gazetare beni dicka per kete problem pasi ju e keni mundesine per ta cuar intelektualitetin shqiptar perpara.
    pershendetje nga gjermania

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje