Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, në ditën e parë të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, ka qenë i pranishëm në një darkë pune me miqtë e Kosovës.
Mes tyre ishin gjenerali Wesley Clark, ambasadori Frank Wisner, ambasadori Philip Goldberg, ambasadori John Menzies, ambasadori James Pardiew, ambasadori Daniel Fried, gjenerali William Nash, z.James Hooper, z.Paul Williams, z.Jason Steinbaum, z.James O’Brien, z.Marshall Harris, Avni Mustafaj dhe shumë personalitete të tjera.
Gjatë darkës, kryeministri Thaçi i informoi të pranishmit për gjendjen në Kosovë dhe për marrëveshjen e arritur së fundmi në Bruksel. Thaçi i falënderoi të pranishmit për mbështetjen e vazhdueshme që ata kanë dhënë dhe vazhdojmë t’i japin Kosovës.
Nesër kryeministri Thaçi do të ketë takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, Departamentin e Shtetit dhe Kongresin Amerikan./ep