Krasniqi: PDK ka qeverisur shumë keq

8 Qershor 2013, 20:18Rajoni TEMA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pasi ka deklaruar largimin nga PDK, ka postuar një letër në rrjetin social, Facebook, ku sqaron miqtë e tij për të ardhmen e tij në politikë.

“Nëse njerëzve nuk ju dhimbset atdheu, kombi dhe pasuria e tij, dinjiteti i njerëzve dhe perspektiva e fëmijëve të tij, nuk kanë asnjë arsyeje të ndjejnë dhimbje për fatin tim, të cilin kurrën e kurrës nuk e kam vërë mbi fatin apo para fatit të kombit tim. Me njerëzit e mirë të Partisë Demokratike as kam e as kam pasur ndonjë problem, unë besoj në vullnetin e mirë të njerëzve të Kosovës, në njerëzit që i kanë qëndruar besnik asaj.

Unë nuk pajtohem me mënyrën si drejtohet partia dhe qeveriset vendi në emër të saj. Këtë e kam bërë publike dhe nuk jam penduar e as pendohem. PDK i ka pasur 1001 mundësi të qeveriste më mirë gjatë këtyre mandateve, por me qellim e për interesa tepër të ngushta është qeverisur keq, madje tepër keq. A do humbi unë, pak ka rendësi nëse fiton Kosova dhe populli i saj. Shumë breza atdhetaresh është dashur të humbin për të mbajtur gjallë idenë e atdhedashurisë.

Unë dhe shokët e mi po përpiqemi ta mbajmë gjallë frymën e demokracisë e të shtetit ligjor. Për të bërë shtetin ligjor, Kosovës i duhen ndryshime rrënjësore. Pra dikush duhet t’ia nisë edhe me kushtin e humbjes. Pa humbje nuk ka fitore, kujtoni rrugën tonë deri të pavarësia”!” shkruan Krasniqi./ep

4 komente në “Krasniqi: PDK ka qeverisur shumë keq”

  1. Ajdin Kuksi says:

    Ky nuk ashte as mish e as peshke,e sigurte eshte KASTRAVEC.
    I tille eshte edhe Hashimi,per kryeminister eshte vetem Kadri Veseli.
    Sa per Mustaf e Pacoll, varuja hallatet se per kete pune ja kane zanat si puna e ketij.

  2. Nexhmedin kadriu says:

    Zotni Jakup krasniqi kombi shqiptar nuk eshte i interesuar per partija te reja se te gjith jeni te njejte jemi te interesuar per pune politik kombetare si thot nje fjal e vjeter kur dy perlahen gezohet i treti ata jane serbet popullit ton nuk i duhen shum parti i duhen njerez te menqur

  3. luliii says:

    Per komentuesit e mesiperm…pse po brengosni ju se po jua thote te verteten ne sy ….apo po ju tregon se 100 vjet populli shqiptar ka luftu per liri e jo per Hashimcen per ta pare se si cane b…. edhe pse po i tregon popullit shqiptar se jane popull pa kurriz qe gjithmone ka QENDRUAR i perkulur asnjehere drejt…SHIHNI NJE POPULL DINJITOZ SI PSH TURK CKA PO BENE VETEM PER NJE PARK…..KTU E HENGREN KREJT SHTETIN E KUSH NUK LEVIZ….

  4. Luani says:

    I nderuari zotëri Jakupi dhe “shokë” nga banda juaj,

    Shteti i Kosovës është farsë. Kombi ynë shqiptar i cili jeton aty është tragjedi. Një ditë do të turpërohen shqiptarët që keni qenë pjesë e kombit tonë dhe se ju është lejuar të na përfaqësoni neve tek armiku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje