Shumica e ministrave dhe deputetëve të Kuvendit janë kujdesur që gratë e tyre t’i “rehatojnë” në kompani publike, apo në institucione të ndryshme shtetërore.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, vite më parë e ka punësuar gruan në Postë Telekomin e Kosovës, para se kjo e fundit të privatizohej, ku merr një pagë vjetore prej 7000 euro.
Më shumë se bashkëshortja e Rexhepit, paguhet gruaja e ministrit të Bujqësisë, Blerand Stavileci, e cila ka rreth 12 mijë euro të ardhura vjetore nga operatori i telefonisë mobile “Vala”.
Edhe deputeti Bekim Haxhiu, i njohur me nofkën “Kamishi”, e ka “rehatuar” gruan në PTK, ku merr pagë vjetore prej rreth 12 mijë euro.
Ndërsa bashkëshortja e zëvendësministrit të Administratës Publike, Hajredin Hyseni, është punësuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku paguhet 900 euro në muaj.
Edhe shefi i shefave të PDK-së, ashtu siç u bë i njohur në aferën e përgjimeve telefonike “Pronto”, Adem Grabovci, është kujdesur që bashkëshorten ta punësojë në kompaninë publike “Ibër Lepenc”, ku merr pagë vjetore prej 7960 euro, ndërsa djali i tij, Guxim Grabovci, i cili pati sulmuar një pjesëtar të Policisë së Kosovës, punon në Qendrën e Automjeteve të Kosovës, ku paguhet 5400 euro në vit…/ZERI
Per sa kohe do te kene perballe dele me syze qorri s’do t’a kene problem as “rehatimin” e grave edhe as “punesimin” e baxhellave pshm. duke i ofruar ndonje pune dore…
Asgje fare, ministrat dhe deputetet shqiptare i kane rregulluar grate dhe femijet neper ambasada ne shkelje te ligjit.
…po more ashtu eshte por simbas statistikave mbi 46 perqind e shtetasve shqipetare jane ne mergim, gjysma e shtetaseve kosovare jane ne mergime, me tendence rritjeje alarmente,shkollat ne zona rurale tashi rezultojn gati plotesisht te zbrazura arsye e egzodit masiv, shum nje rruge te mir kan zgjedhur pilitikanet si andej edhe ketej.
Nje ligj kunder nepotizmit na duhet urgentisht!