Grupi i Llapit shpallet fajtor për krime lufte

7 Qershor 2013, 18:51Rajoni TEMA

Një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve të EULEX-it dhe të Kosovës ka shpallur fajtorë të tre të pandehurit e ‘Grupit të Llapit’ për krime të luftës kundër popullatës civile.

“Të tre të pandehurit në këtë rast akuzoheshin për urdhërimin dhe marrjen pjesë në rrahjen dhe torturimin e civilëve shqiptarë të Kosovës, të cilët gjatë periudhës 1998/1999 ishin ndaluar në mënyrë të kundërligjshme në qendrën e ndalimit në Llapashticë”, thuhet në njoftimin e misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Trupi gjykues, duke e marrë parasysh një dënim tjetër që ju ishte shqiptuar të pandehurve në tetor të vitit 2009 nga ana e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë dhe që ishte konfirmuar nga ana e Gjykatës Supreme të Kosovës në janar të vitit 2011, vendosi për dënimet e përgjithshme si në vijim: Latif Gashi, 6 vjet burgim, Nazif Mehmeti, 3 vjet burgim dhe Rrustem Mustafa, 4 vjet burgim.

 

Prokuroria mirëpret vendimin për Grupin e Llapit

Pas shpalljes së aktgjykimit për rastin “Grupi i Llapit”, prokurori i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), Charles Hardaway, ka thënë se Prokuroria mirëpret aktgjykimin e gjykatës.

“Kjo ishte pjesa e fundit e një rasti që përfundimisht u përmbyll. Sot, të pandehurit u shpallën fajtorë për rrahjen dhe torturimin e të ndaluarve në qendrën e ndalimit në Llapashticë”.

“Duhet sqaruar se me këtë rast nuk është gjykuar UÇK-ja, por vetëm të pandehurit. Është jashtëzakonisht me rëndësi që të kuptohet se fajësia është individuale dhe jo kolektive, prandaj gjykata me të drejtë shpalli se këta persona kishin kryer veprime të kundërligjshme”, tha Hardaway.

Po sipas tij, të tre të pandehurit ishin dënuar për krime të luftës në lidhje me kushtet çnjerëzore në qendrën e ndalimit në Llapashticë.

“Latif Gashi ishte dënuar gjithashtu për krime të luftës për rrahjen dhe torturimin e Milovan Stankoviçit”, ka thënë ai.

“Është me rëndësi të theksohet se të pandehurit i kryen këto vepra kundër bashkëqytetarëve të tyre shqiptarë të Kosovës. Shumë nga të ndaluarit në Llapashticë ishin keqtrajtuar tmerrësisht dhe përkundër faktit se kanë kaluar shumë vite prej kohës kur kanë ndodhur këto ngjarje të rënda, prapëseprapë është shumë me rëndësi që të ketë drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre. Prandaj, unë besoj se sot u përmbush drejtësia për ta”, ka thënë Hardaway./rel

12 komente në “Grupi i Llapit shpallet fajtor për krime lufte”

  1. Luani says:

    Ushtria serbe ka bërë krime aq të mëdha ndaj shqiptarëve sa ushtria e Hitlerit ndaj popullit hebrenj, roma, të zinjë, etj.

    Hitleri besonte se rasa gjermane është më superiore se të gjitha rasat tjera. Në rastin e qeverisë nga Prishtina është besimi se komandantët e ushtrisë së armatosur janë më superior se i gjithë kombi ynë.

  2. nexhmedin kadriu says:

    Bravo Bravo Bravo te mallkuar shpallni ushtaret e liris te fajshem qe neser serbit dotia letesoni mbrotjen gjoja qe shqiptaret jan vet ata qe kanenenshtru dhun mbi popullaten shqiptaret.Zoti ju denoft nuk keni gjak shqiptari jeni armiqt e kombit .

    1. mirel says:

      Thaci e ka shitur me kohe UCKne te serbet,,dhe Kosoven gjithashtu

      1. Dauti says:

        Mos e fajëso Thaçin, Mirel. Nëse Thaçi e ka shitur Kosovën, pse nuk është UÇK kundër tij, por simpatizues i flaktë i tij.

    2. Luani says:

      Nexhmedin,

      Këta “trima” gjykohen se kanë vrarë në mënyrë mizore: pa gjykim, pa e pyetur mendimin e popullit si viktimë se si të veprohet ndaj armikut mizor serb dhe shqiptarit materialist si spiun të tij.

      Kjo do të thotë se këta kanë vepruar me pjesë të trupit të njeriut më keq se kasapi me ato të shtazëve: kjo nuk guxon të ndodh. Nëse kjo ndodh tek ne do të thotë se këta njerëz kanë marrë mësim nga armiku vrasës serb dhe janë adhurues të tij.

      1. Selim Kupa says:

        Nexhmedin
        Po te kujtoje se keto kriminel jane denuar shume pake,per te gjithe poshtersite qe kane kryer.Lufta ishte lufte,dhe njihen masakra te tilla ngaje kundeshtarit,po kuresi kunder popullit te tie…Kjo ngjason me ate te Enver Hoxhes,i cili vrau e gjakosi popullin e vete,ndersa asnjehere nuk beri lufte me kundeshtarin,pasi rinte i shehur si mute ne malet e cermenikes,po nejse te mos zgjatemi me te po te zgjetemi pake me keto kasap te U.C.K-se,kujtoj ne ato vite i nderuar kame qene ne policine Kuksit dhe kemi qene te angazhuar me shoqerimin e e refugjatve te ardhur nga Kosova,te cilet i shoqeronim per ne Tirane,Elbasan,Durres,e kudo,ne ate kohe me ra per pjese te degjoja histori te tmersheme,te kryer nga vete U,C.K-istat,te cilet ishin kthyer ne xhelate te vete kosovarve,nisur nga thashatheme,nga spunlliqe te pa baza,dhe atje ku kishin leke ,benin presionin per perfitime,duke i akuzuar Kosovaret per spiuna te serbev,mernin njerez,dhe se gjasme nene petkun e U,C,K,-dhe i mbanin ne disa hotele kosovaresh ne Durres,dhe i denonin gjasme per tradheti,kafshet e U.C.K-se vepronin edhe nen hunden tone,sa e sa gra kerkonin burat e tyre, na thoshin se i morem me pa hire luftetaret e U.C.k-se.Turpe per zotin,edhe ketu ku jame ne emigrim,para disa ditesh kisha nje kosovar per dreke,i cili ka ikur ne vitet e luftes,me tregonte per tmerin qe kishte hequr si familje nga luftetaret e Llapit,nisur mbi fjale vrisnin e prisnin,dhe nga kjo menxire kishte ikur i shkreti,dhe kjo vetem se kishte patur nje krushqi me Serbet.Pashe dhe vidjon e shfaqur dhe me erdhi zore qe u pashe tek krekoseshin dhe shanin gjykaten,e cila per mendimin i ka denuar pake,krimineli eshte kriminel ne cdo kohe e ne cdo rethane,si ai serb,ashtu edhe i Lap,drejtesia duhet te vieht ne vende per te dyja palet.Dhe se fundmi te kujtoj,se nje pjese e politikanve tuaj vete kane qene ne lidhje me U.D.B-ne por si pelivan qe ishin u vune ne krye te U,C,K-se e cila ti beje duha Amerikanve dhe Anglezve,se po te ishte per to ajo sote e kesaj dite do te ishte Serbi,te theme te drejten politikanet kosovar me shkaktojne neveri,sa here i shikoj apo degjoj,se kane bere aq zullume,sa nuk bene me,kane vjedhur,kane abuzuar me pushtetin,kane trafikuar,kane vrare,duke u mburur se kane qene drejtues te U.C.K-se,por dije mire nuk jetohet me me lavdine e kaluar,or ti Nexhmedin…..

        1. axil says:

          Bravo Selim. Rralle here lexohen komente me vend per kete teme po yti me siguri shume i drejte.

        2. nexhmedin kadriu says:

          Vella inderuar Selim jam nga breza e karadakut ‘Ilyrida ‘ kur flitet per krime lufte gjitheher jane ber parregullsira jane vrar ose jane rrahur njrez te pafajshem kjo eshte lufta mirpo sot kosova eshte ecliruar per ata qekane Argumente pak eshte denimi mevjet duhe likuidim kashum menyra… Nuk duhet bere gjikimin publik perse jane te denuar ne duhet mesuar nga e kaluara se sllaet jane specilista per manipulim prej mbarimit te luftes deri tash kane shtypur libra se si shqptaret kane bere dhune ndaj popullates civile pra gjykimet ektilloi argumentojn propaganden sllave pas shume gjeneratave dote studiohet arhiva duhet shum me mencuri me pune duhet prere armikut rruget shkurt .

          1. Selim Kupa says:

            I nderum Nexhmendin,ju keni plotesishte te drejte,lufta i ka keto,por edhe ate e di qe sllavet kane qene gjithmon,kundra Shqiptarve,une nuk theme se keto jane te mire edhe vllaznit tane jane te keqinje,kriminelet Serb kane qene historikishte atje tek juve,dhe tek neve ne Shqiperi,cka flete qarte historia.Por te me kuptosh,se une jame me ate,qe neve te mos behemi vrases te njeri tjetrit,te mos luajme padashur rolin e Serbit,por te jemi ne unitet,large kontureve personale,dhe interesave te ngushta,na behet qefi qe kosova cdo dite qe vjene e po lartesohet,por ama jemi kunder atyre qe abuzojne me pushtetin nene petkun e U.C.K-s,e kjo ka ndodhur dhe ndodhe edhe ketej nga neve,ketije fenomeni negativ duhet me i dhane funde,per te miren e kombit Shqiptare,dhe kjo fidhon qe nga drejtuesit tane,kjo duhet bere edhe pse po na shkakton dhimbje..te pershendes vella Nexhmedin….

  3. eni says:

    Kur te zesh ne goje Enver Hoxhen laje gojen o shejtan se ai na beri njerez. Po Sala ku ka luftuar? Ndoshta dhe ti vazhdon te luftosh shqiptaret duke i perqar e vrar si Sala.

    1. Lum Lumi says:

      Me fakte tregohet në arkivat e huaja se si Enver Hoxha ka shpenzuar për një darkë, për një mbrëmje, më shumë se i gjithë buxheti vjetor i shtetit shqiptar. Dhjetë darka, do të thotë dhjetë vite të ekonomisë shqiptare.

      Si na bëri ai neve kështu njerëz ky dreq?!

      Sali Berisha është shoku i tij i ngushtë. Të njëjtat metoda i përdor ky, se ka pasur mësues të tij.

      1. ALBATROS says:

        NE ARKIVAT E HUAJA TREGOHET SE DHE ENVER HOXHA ISHTE UDHEHEQESI ME I VARFER NE BOTE PA ASNJE LLOGARI BANKARE NE BOTE, TREGOHET SESI E NDOHMOI KOSOVEN TE MBANTE AUTONOMINE SE PAVARSINE NUK JA JEPTE DOT PASI NE NUK MUND TE DILNIM KUNDER FUQIVE TE HUAJA VENDOSUR NE TRAKTATIN E JALTES, PO NE ARKIVAT E HUAJA TE CIA DHE SHEERBIMIT ANGLEZ BI6 TREGOHET SE ENVER HOXHA ISHTE I VETMI UDHEHEQES NE SHQIPERI QE BASHKOI SHQIPTARET DUKE HEQ FENE DHE INDUSTRIALIZOI VENDIN DHE E KTHEU NE VEND TE ZHVILLUAR PER HERE TE PARE NE HISTORINE E VET ESHTE QUAJTUR NACIONALIST STALINIST DHE INTERNACIONALIST KSENOFOBIST KU TE HUAJT QETHESHIN SI DELE NE SHQIPERI DHE TRAJTOHESHIN SI PLEHRA DHE JO SI SOT KU TE HUAJT AN AJANE BERE ZOT TE VENDIT ME PLEHRAT E TYRE SI SALI BERISHA QE ESHTE VEGEL E TYRE, PO NE ARKIVAT E HUAJA VLERESOHET LUFTA NACIONAL CLIRIMTARE DHE ISHTE ENVER HOXHA QE E SHPETOI SHQIPERINE NGA COPETIMI DUKE U SHFAQUR NE KONFERENCEN E PARIST DHE SHFAQI FAKTET E LUFTES NACIPONAL CLIRIMTARE SE ANGLEZET DHE AMERIKANET E TU E AKUZUAN SHQIPERINE PER BASHKEPUNIM ME FASHIZMIN SE BALLI KOMBETAR QE BASHKEPUNOI ME PUSHTUESIT ISHTE ARSYEJA PSE SHQIPERIA U NJOLLOS ME BASHKEPUNIM ME FASHISTET, ATA QE VRAU ENVER HOXHA NE KOSOVE ISHIN BASHKEPUNETORE TE NAZIZMIT SI REPARTI SHQIPETAR FAMEKEQ NAZIZT I QUAJTUR SKENDERBEU. I NDIHMOI KOSOVARET NE BOTE ME FONDE DHE LEKE DHE DUKE NGRIT ZERIN NE OKB DERI ATJE SA U PERGATIT DHE PLANI NE 1982 PER NDERHYRJE USHTARAKE SE ATEHERE U FUQIZUAM SE ME PARE SKISHIM BUKE TE HANIM DHE ISHIN 90 PERQIND ANALFABET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje