Serbia do hapë bisedimet për anëtarësimin në BE vitin që vjen

7 Qershor 2013, 10:27Rajoni TEMA

Liderët e Bashkimit Europian me shumë gjasë do deklarojnë më 28 qershor se Serbia mund të nisë bisedimet e anëtarësimit në fillim të vitit që vjen, raporton Balkan Insight.

Këshilli Europian do të dalë në përfundimin se Serbia duhet të nisë formalisht negociatat për anëtarësim në fillim të vitit 2014, i tha një diplomat i Brukselit agjencisë BIRN.

“Në këtë mënyrë, Serbia do ketë kohë të mjaftueshme për të implementuar plotësisht marrëveshjen e Brukselit me Kosovën,” tha diplomati.

Sipas të njëjtit burim, nuk do të ketë kërkesa të tjera për Serbinë që të marrë datën e nisjes së bisedimeve./ep

3 komente në “Serbia do hapë bisedimet për anëtarësimin në BE vitin që vjen”

  1. Alba says:

    Turp per BE qe shkon e anetareson shtetin qe ka bere krime ndaj njerezimit, dhe TURP per ne si shqiptar, qe ndahemi me njeri tjetrin, dhe nuk qendrojm te bashkuar per te ecur sa me lart. per kete gje duhet ta kemi zili diplomacione serbe e cila e mbron me cdo kusht vendin e saj, edhe pse ka bere krime nga me makabret…

    http:// gazetatema.net/web/video-sali-berisha-marreveshje-sekrete-me-serbine/

  2. BERISHA LARGOHU, KURSE SHQIPTARET KANE VENDOS PER TE VOTUAR KUNDER BERISHES. says:

    Urime per Serbine meqense duan te bashkohen me EU.

  3. roland says:

    sa i lumtur ndjehet saliu me serben e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje