Fatmir Limaj dhe të akuzuarit e tjerë të rastit “Kleçka” janë liruar nga arresti shtëpiak. Vendimi iu komunikua atyre në rajonin e policisë.
“Me vendim të kryetarit të trupit gjykues, Malcolm Simmons, është liruar Fatmir Limaj dhe gjithë të tjerët në rastin Kleçka nga arresti shtëpiak, dhe është vendosur si masë lajmërimi në stacionin policor”, ka thënë avokati mbrojtës i Fatmir Limajt, Tomë Gashi.
Me këtë vendim, Fatmir Limajt i mundësohet kthimi në jetë politike./ep
Urime
Urime Zoti Limaj, respekt per ju dhe UCK.
Filloni tani pastrimin e demokracise ne Kosove nga tradhetaret.