Jakup Krasniqi largohet përfundimisht nga PDK-ja, do krijojë një parti të re

6 Qershor 2013, 21:28Rajoni TEMA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se do të largohet përfundimisht nga partia që ka themeluar, PDK, për të krijuar një parti të re.

Ai thotë se ka biseduar me shumë njerëz, sidomos me të pakënaqurit brenda PDK-së, për të krijuar një subjekt të ri politik.

Deklaratën ai e ka bërë për emisionin Rubikon në KTV.

Krasniqi thotë se ai është një fitues moral.

Ish- sekretari i PDK thotë se Kosova ka nevojë për një qeverisje ndryshe. Por sipas tij kjo realizohet me zgjedhje të lira dhe të ndershme./ep

6 komente në “Jakup Krasniqi largohet përfundimisht nga PDK-ja, do krijojë një parti të re”

  1. Jam shume i sigurt se Jakupi nuk e ka marre kete vendim per qejfe edhe pse e di fare mire se do jete nje humbje e madhe jo vetem per PDK-n por edhe per gjithe kosoven dhe ketu do kete njerez qe do i gezohen keti largimi,ndoshta edhe do te festojne me shllivovice serbe,nga me te gezuarit pa dyshim se do jene ismet beqiri,isa mustafa,daqiqi e nikolliqi sepse me kete thyerje te PDK-s do te dobesohet fronti kunder serbise.

  2. Te bashkuar says:

    Urime dhe mos i haroni vuajtjet e popullit Ilir.

  3. frasher says:

    I nderuar Fatos , eshte e kunderta e asaj qe ti ke shkruajt sepse pikrisht eshte THACI vs DACIC arsyeja qe Jakup Krasniqi po largohet nga PDK , pastaj eshte afera telefonike PRONTO , dhe eshte normale qe LDK e pret gabimin e PDK dhe te ec ne poziten e pare sikur qe bere PDK ne 2007.
    Andaj une te kuptoj ty se ke ngarkes emocionale kur flet per serbet mirpo po ta them shume ngrohtesisht eshte THACI ai i cili per here te pare mbajke ne preher nje kopil serb dhe plus e qarroske me nje trakor pune…..

  4. Hilmosi says:

    Si po behen me leke po ndahen mes veti,e para filloj LKJ,LDK, etani i erdhi radha edhe PDK-s, vetem mos u ndani si putini, se leku eshte i poshter.

  5. I nderuari z.Frasher,deshe apo sdeshe ti Thaqi,Jakupi apo edhe vete Adem Jasharipo te ishte gjalle do te takohej me daqiqin apo edhe vete millosheviqin po te ishte sepse siq duket paske harruar se edhe Rugova takohej me millosheviqin edhe ateher kur e kishim te veshtire ti numeronim te vraret e te masakruarit e kjo sepse europa i detyron,besoj qe kete e di edhe ti prandaj une skam pasur fare emocione sepse per mua Kosova eshte e para kurse partit skan asnje vlere per mua,ashtu siq ishte e dhimbshme perqarja e LDK-s dhe futja ne te e atyre qe i kam cekur per te vetmin qellim nenshtrimin dhe parfitimin personal ashtu eshte edhe thyerja e PDK-s sepse ishin ata qe kishin punuar edhe para LDK-s per lirin e kosoves,ata kapen armet se bashku dhe kur u dasht formuan edhe PDK-n ne menyre qe ti kundervihen serbise edhe si faktor shtetror,kjo u be ashtu siq u be por edhe u arrit qellimi i dashakqijve ne mesin e te cileve ka edhe te tjere pos atyre qe i kam ceke,prandaj une mendoj se sot me shume se kurre na duhet bashkimi ne nje parti te vetme e ajo eshte KOSOVA zotni Frasher.

  6. Drenicaku says:

    Se Pari ne parlamentin e Kosoves nuk ka Opozit se kur te don Thaqi te gjitha partit Votojn pro.
    Arsyja e par esht bisedimet me Serbin ai nuk ishte kunder por ishte kunder personaj qe udheheqshin ket komision(me falni por Edita Tahiri).
    Se dyti privarizimi apo falja e prones shtetrore qe kishte filluar qe nga qeverisj e Rugoves e deri te Qeverija e Thaqit. Por nuk besoj qe kjo do te ndryshoj ne 50 vitet e ardhshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje