Tahiri: Në shtator do të shuhen strukturat ilegale serbe të drejtësisë dhe policisë

8 Qershor 2013, 20:08Rajoni TEMA

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, kryesoi delegacionin që mori pjesë në takimin e dytë me palën serbe për zbatimin e marrëveshjes së arritur për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Takimi u organizua në Bruksel nga data 5 deri më 7 qershor.

Pas takimit, Tahiri deklaroi se është rënë dakord edhe për afatet kohore se kur duhet të shuhen strukturat paralele.

Sipas saj, deri më 1 shtator strukturat ilegale të drejtësisë dhe të policisë do jenë shuar.

Megjithatë Tahiri akuzoi se palës serbe i mungon serioziteti në këto bisedime./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje