Tahiri: Serbia e ka detyrim që t’i shpërbëjë strukturat ilegale

10 Qershor 2013, 12:00Rajoni TEMA

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, që drejton ekipin e Kosovës në bisedimet që po realizohen në Bruksel për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, iu përgjigj deklaratave të zëvendëskryeministrit serb, Aleksandër Vulin, se strukturat paralele nuk do shpërbëhen. Ajo tha se këto deklarata janë për konsum të brendshëm në Serbi.

Tahiri tha se është detyrim i Serbisë që të largojë këto struktura paralele pasi kjo është një ndërhyrje e paligjshme në punët e brendshme të Kosovës.

Sa i takon ligjit për amnistinë, Tahiri tha se ai është në proces dhe ka të bëjë vetëm me qytetarët e Kosovës.

Tahiri ritheksoi se në shtator do të shpërbëhen strukturat paralele të policisë dhe drejtësisë në veri./ep

1 komente në “Tahiri: Serbia e ka detyrim që t’i shpërbëjë strukturat ilegale”

  1. Vigani says:

    Serbia nuk njef DETYRIM pa FORCË!…
    Deri sa t`lutet serbia nuk i përmbahet asnji “marveshje”
    Ajo veq ka paralajmrue se nëse nuk i ipet “data”, serbia nuk do të jetë “bashkpunuese”
    Shqiptarët këtë e dinë kahere, por këte ne ta mësojnë EU-ropa.
    Këtu ban prijashtim GJERMANIA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje