Topi në UET: Kjo qeveri nuk ka arritur t’i hapë rrugë punësimit. Uroj që të kemi rotacion politik

12 Qershor 2013, 18:53Politika TEMA

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, ishte i ftuar në Universitetin Europian të Tiranës në ciklin “Lider në Auditor”.

Tema që ai trajtoi ishte “Politikat e punësimit për të rinjtë”. “Është e vërtetë se vendi dhe bota po kalon në një krizë të vështirë ekonomike, por për Shqipërinë kjo është më shumë pasojë e paaftësisë së politikës dhe institucioneve,” u shpreh Topi. “Qeveria e sotme ka mbetur në klasë pasi nuk ka arritur t’i hapë rrugë punësimit”.

Më tej kryetari i FRD u ndal edhe në një problem tjetër shqetësues që lidhet me punësimin e të rinjve: “Një problem tjetër është se politika në administratë rekruton vetëm militantët e saj. Pra, nëse nuk je pjesë e partisë, nuk punësohesh dot në administratë. Kjo ndodh në sektorin publik, në sektorin privat, qeveria i trajton bizneset në mënyrë të diferencuar, ajo i sheh të rinjtë vetëm si kontingjent zgjedhor”.

Topi u bëri thirrje të rinjve të jenë më të vëmendshëm ndaj programeve zgjedhore, pasi ky parlament duhet të jetë më i mirë se ai që shkoi. “Një parlament që të prodhojë një qeveri që të duket më pak e të punojë më shumë dhe jo një qeveri që merret vetëm me debate politike. Uroj që Shqipëria të ketë një rotacion politik dhe të ndahet nga politika e personalizimit, që të ndërrohet uji dhe mos të jetojmë në një kënetë ku kemi akoma të njëjtët ministra e politikanë”, tha ai.

Pas fjalës së tij, Topi iu përgjigj pyetjeve të studentëve dhe të stafit pedagogjik. Topi theksoi faktin se forcimi i institucioneve të shtetit do të mund të garantojë një klimë më të mirë për biznesin dhe për rrjedhojë rritje të punësimit të të rinjve dhe të rejave shqiptare./ep

8 komente në “Topi në UET: Kjo qeveri nuk ka arritur t’i hapë rrugë punësimit. Uroj që të kemi rotacion politik”

  1. turi says:

    poshte sali berisha dhe gjithe soji i tij i ndyre qe ka mberthyer vendin prej fyti!

      1. baca Jr says:

        Hec aty Avni Struga, thyja turinjt Lul pederastit!

        1. Artjon Merlikaj says:

          KUSH U SHKERDHY, A LULI A?

  2. edi says:

    Topi + Sala = Muta
    Edi + Kokthima = Hale
    Meta = Impianti i pastrimit te ujrave te zeza
    Mediu; Dule; Ngjela; Ndoka; Koqi; Xhveli; Ceka; Spahiu & co = pastrues halesh dhe impiantesh!

    1. DEFEKT TEKNIK-rifillojme se shpejti says:

      shume e drejte ,,,por ky popull i shikon zgjedhjet, si derbi

      fali ZOT, se nuk dine cfare bejne

  3. inspektori says:

    Turp turp per ata studente qe kane shkuar te degjojne kete butak e vemje te peshtire. Si nuk i ka bere kush pyetjen “po ti ku ishe deri dje more butak”? Eh sa veshtire e kane shqipet te ndahen nga bajraktaret e nga pseudo lideret qe ju bejne gjemen siç ju a kane bere 22 vjet rresht.

  4. justinian says:

    ska nevoj ta thuash e deshiron rotcion politik sepse kete e ke shpreh me vote. edhe pse kishte 11 vjet kryetar bashkie Edi Rama ti prap e votove ate.
    si ka mundesi qe per bashki nuk kerkove rotacion ndersa per parlament kerkon rotacion

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje