OSBE citon rastin e gazetares Çela dhe thekson: Media publike është në duart e qeverisë

13 Qershor 2013, 19:31Politika TEMA

10 gazetarë janë burgosur dhe 21 të tjerë janë dhunuar gjatë ushtrimit të profesionit të tyre, ndërkohë që autorët ende nuk janë identifikuar. Ndërkohë paditë penale vazhdojnë të mbeten kërcënim për median e lirë, sidomos në vendet në zhvillim.

Në raportin vjetor mbi lirinë e mediave, dorëzuar nga përfaqësuesja për lirinë e medias në OSBE, Dunja Mijatoviç, flitet për të gjitha incidentet dhe presionet që janë ushtruar mbi median në mbarë Europën gjatë këtij viti.

E ndërsa raportohen rastet e burgosjes së gazetarëve, përfaqësuesja për lirinë e medias në OSBE-së ka shprehur shqetësim ndaj shtimit të padive penale ndaj gazetarëve.

Sipas Dunja Mijatoviç, kjo situatë duhet të ndryshojë menjëherë. Sipas saj, për këtë nuk ka nevojë ndryshime ligjesh apo reforma të thella, por për një vullnet më të mirë të respektimit të fjalës së lirë të qeverive të këtyre vendeve.

 

Shqipëri, media publike në duart e qeverisë

Dunja Mijatoviç, duke folur për respektimin e lirisë së medias në Shqipëri, është ndalur në dy momente, atë të padisë penale ndaj gazetares Lindita Çela dhe drejtimit të mediave publike nga partia në pushtet.

Për rastin e padisë ndaj gazetares, përfaqësuesja për lirinë e medias në OSBE tha se është informuar nga ish- ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, se çështja penale ndaj saj është pushuar me 3 dhjetor të vitit 2012. Në fakt, beteja ligjore e gazetares me përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes vazhdon në gjykatë si një padi civile dhe seanca e radhës është në fillim të korrikut.

Me tej, Dunja Mijatoviç është ndalur dhe në projektligjin për veprimtarinë audio-vizive në Shqipëri, që sipas saj bën që  KKRT-ja dhe RTSH-ja të mbeten instrumente të shumicës parlamentare.

Duke shprehur shqetësimin e saj për këto ndryshime, Mijatoviç shprehet se për këtë ajo ka vënë në dijeni edhe kryeministrin Berisha.

“Më 1 mars i kam shkruar kryeministrit Sali Berisha, duke shprehur shqetësimin në lidhje me draftin e ligjit për veprimtarinë radio-vizive, duke sugjeruar se drafti i miratuar nga Komiteti i Arsimit dhe Medias, nuk ka qenë në konsensus me KKRT-në dhe transmetuesin publik, RTSH-në. Ky projektligj rrezikon që të dy institucionet të mbeten instrumente politike të shumicës parlamentare. Zyra ime do të vazhdojë të monitorojë zbatimin e legjislacionit të ri,” shprehet Mijatoviç në raportin e saj për Shqipërinë.

Pasi raporton të gjitha problematikat e konstatuar gjatë një viti, përfaqësuesja e OSBE-së deklaron se ka ardhur koha që shtetet pjesëmarrëse në këtë organizëm të tregojnë vullnet politik për të zgjidhur problemet e krijuara me median.

Po kështu ajo ka ftuar vendet anëtare të OSBE-së të miratojnë  rezolutën e Këshillit të Europës për lirinë në internet dhe sigurinë e gazetarëve./ep

19 komente në “OSBE citon rastin e gazetares Çela dhe thekson: Media publike është në duart e qeverisë”

  1. Sami Gerguri says:

    SHIKONI SHPIN TUEJ MA PAR SE TE GJYKONI SHPIN E TJETRIT!!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/baba-mondi.html

  2. EDVINI DHE 40 FIDELAT says:

    MEDIAT PUBLIKE 90% JANE NE DUAR TE KOKEDERRIT RAMA DHE ATONJANE MIRE TE KONTROLLUARA NGA KY DERRKUC KJO ZONJE MOS TE NA TREGOJE PERRALLA

    1. selena lopez says:

      po ik o pirdhu ti legen qe flet ashtu

      Ta caj ballin kur flet per ramen

      hap syte per maskaralliqet qe ben saliu, apo ju demokratet e flakte u jane erur syte nga madheria e tij

    2. ROVIGO says:

      Po ketu nuk eshte fjala per mediat private,po per mediat qe financohen nga taksapaguesit Shqipetare,qe jane kthyer ne vegla te qeverise dhe nuk po u sherbejne atyre qe i paguajne.Me vjen keq qe nuk u bete nje here njerez ju o te mjere.

  3. Flogerti says:

    keto jane shenjat me te qarta se ky nejri qe kemi per KM po synon uzurpimin e gjtihckaje e ti mbylle gojen gjithkujt. Ja ky palaco qe drejto s njeh principe e snjeh asgje te drejte vec interesit te vet per pushtet. I JAPIM FUND ME 23 QERSHOR

  4. ERI says:

    Saliu me partine e tij po tentojne te kapin cdo pjese qe atyre i intereson per te bere fushate ndaj dhe kjo eshte qeveria qe mendon se jemi akoma ne komunizem dhe te gjitha televizionet duhet te jene pro tyre.

    1. Frenkli says:

      Berisha i trembet shtypit te lire, i trembet lirise se mendimit dhe mendon se duke pasur nen konrollin e medias do te mund te mbyll gojen e qytetareve dhe do te fsheh te verteten.

      Eshte per tu admiruar fakti se shume kane pasur guximin ti dalin kunder duke provuar se ne nuk merremi dot neper kemb dhe se ai sdo te mund kurre te fsheh te verteten.

      Ky eshte kryemnistri me i keq i Shqipetareve, nje njeri qe flet per liri dhe nderkoh perpiqet te heshte fjalen e lire te njerezve.

  5. Erion says:

    keto, si shume institucione te tjera, jane komplet te varura nga Berisha dhe punojn ne interesin e tij me te mire.

    Eshte ndoshta nje nga shkeljet me flagrante qe i behet ligjit. Edhe ato pak media qe perpiqen te ruajne paanshmerine ose kane guximin te evidentojn te gjitha gabimet e qeveris, perfshihen ne nje lufte te shemtuar personale ku Berisha me monopolizimin e pushtetit, i denon pa te drejte.

    C;eshte e drejta, gjate qeverisjeve te majta s’ka pasur asnjeher te tilla probleme me median.

  6. Elma says:

    Eshte e pashmangshme qe kjo qeveri te jete normale dhe te beje nje proces normal gjate zgjedhjeve sepse e tille ka qene dhe ne qeverisjen e vendit ne 8 vite dhe ashtu do te jete deri me 23 qershor kur te jete dhe dita ku ne me vote do te rrezojme qeverise e Saliut.

  7. antoneta says:

    Ja perse nuk mund te zgjedh degen qe dua,,,,sepse jam nen presion te tjereve dhe te asaj cme shikon syri,duam ndihme nga juve,

  8. Gimi says:

    KJo tashme dihet qe medja publike eshteteresisht ne duart e qeverise aktuale e cila e perdor sipas interesave te saj personale ne menyre te turpshme edhe pse kur dihet qe kjo media paguhet nga xhepat e taksapaguesve shqipetare

  9. NIKO says:

    Saliu i ka zaptuar televizionet sepse vetem ashtu ai mund te qendrotne 8vjet ne pushtet sic ndenji. me zaptimin e televizoneve ai i ka percjellur populli mesazhe per sukseset e medha te partise se tij (gjera qe nuk kane ndodhur kurr)

    nepermjet keq informimit te popullsise ai e ka trajtuar popullin si nje turme….dhe ai ka qene cobani qe printe delet.

    por nuk ka me dele z.berish, kete here kemi njerez te ndergjeshem te cilet e din mire se cila eshte e mira e tyre dhe do ta votojne ate me 23 qershor. do te votojne programin e partise socialiste…progamin e zhvillimit te ekonomise se shqiperise.

    R I L I N D J E !!! NR.29 PS

  10. AMBRA says:

    Mjafton te shikosh TVSH dhe e kupton cdo shqiptare qe eshte nje televizion i pushtetit dhe jo i shtetit,…Aty ben mu, vetem Salin sheh ne televizor qe nga mengjesi deri ne mbremje.

  11. ylli says:

    Jo vetem mediat publike por edhe ato private jane te shumta qe jane te gjitha nenthundren e kesaj qeverie dhe jane ne sherbim te saj duke i thurur lavde dhe duke disinformuar opinionin publik

  12. Beta says:

    kjo ehst emjafte e qarte dhe jo sot por media publike ka vite qe eht ene sherbim te Saliut duke i sherbyer ne menyre te devotshme atij.jane te pakta aot media ne vendin tone qe kane kurajon dhe t eflasin me menyre te hapur dhe te percjellin opinionet e lira ,pasi shume media informacionet dhe materialet e tyr ei censurojne per ti sherbyer Saliut

  13. Albert says:

    Tashme eshte fakt me se i qart se asnjeher me pare qe “Media publike është në duart e qeverisë” prandaj popullit ton na lind e drejta dhe detyrimi qe ti themi nje STOP! taktikes primitive…
    Dhe te mbeshtesim RILINDJEN !

  14. Veri says:

    Berisha esht ekthyer ne nje diktatore ne kuptimin e plote te fjale s ,paguan shuma marramendese POdesten per ti pastruar figuren ne sy t ebotes mdhe kjo eshte nje manipulim i shemtuar ,dhe imagjino si mun dti manipuloj mediat ne Shqiperi ,Dhe kush provon ti dali kunder ai i mbyt me gjoba te larta dhe i persekuton ne punen qe bejne

  15. selena lopez says:

    media ne shqiperi eshte e kercenuar

    i mungon liria, deri sa shkojne ne politizim te skajshem

    gje qe shkakton keqinformim te audiences

    sepse cdo lajm qe del duhet te dali ne favor te ndyresive te saliut

  16. selena lopez says:

    ne po vuajm sote diktature te moderuar te veshur me mantelin e demokracise

    ky kryeminister qe kemi e ka kthyer pushtetin ne nje anarki te rrezikshme

    e ardhmja jone po kercenohet cdo dite nga saliu

    dhe militantet e tij, qe po shtohen si milingonat dhe po perhapin virusin me emrin SALI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje