Topi: E turpshme që pushteti në një vend të NATO-s blen vota. Në Fier marrim një mandat

13 Qershor 2013, 12:46Politika TEMA

Paraditen e së enjtes, Fryma e Re Demokratike mblodhi ekipin e vëzhguesve që do të monitorojnë procesin zgjedhor ditën e 23 qershorit.

Trajnimi u organizua nga Sekretari për Çështjet Zgjedhore në FRD, Ervin Karamuço dhe pjesëmarrësit u pajisën me mjetet informuese që i shërbejnë vëzhgimit të zgjedhjeve.

Në këtë takim mori pjesë kryetari Bamir Topi, i cili akuzoi pushtetin aktual për presionet e vazhdueshme duke thënë: “Është e turpshme që në një vend anëtar të NATO-s, dhe që aderon për në BE, pushteti ta bazojë suksesin tek blerja e votës dhe presionet mbi administratën, biznesin dhe qytetarët”.

Madje kryetari i FRD përmendi edhe joshjen e emigrantëve nga ky pushtet duke u siguruar biletat e avionit në shkëmbim të votës. Ai solli në vëmendje edhe njëherë dhunën e ushtruar ndaj kandidatit Hoxha duke thënë se: “Gazeta zyrtare e pushtetit thotë se kjo çështje nuk ka të bëjë me politikën, duke ndërruar shpesh versionet e ngjarjes, por gjithçka ndodh nga paniku i pushtetit nga suksesi i FRD në Fier. Sondazhet tona tregojnë që në Fier është arritur shifra e 1 deputeti”.

Duke iu referuar shqetësimeve të faktorit ndërkombëtar mbi procesin, Topi bëri publike shkeljet e afatit mbi infrastrukturën dhe problemet me listat ku rezultojnë 320.000 qytetarë pa adresë.

Ai iu drejtua gjithashtu opozitës për rolin që ka në proces duke thënë se: “Opozita duhet të mbrojë votën e të gjithë qytetarëve, jo vetëm votën e numrit të saj, sepse kështu nuk tregon se je një forcë që mbron standardet e shtetit. Një parti serioze duhet të mbrojë votën e të gjithë qytetarëve”.

“FRD është e angazhuar të mbrojë votën e mbështetësve të vet. Ne kemi 5500 vëzhgues në çdo qendër votimi dhe 40 shtabe elektorale në të gjithë Shqipërinë,” tha Topi./ep

7 komente në “Topi: E turpshme që pushteti në një vend të NATO-s blen vota. Në Fier marrim një mandat”

  1. coku says:

    po ti si u zgjodhe president apo atehere nuk ishim ne nato.

  2. popolo di Tirana says:

    Nuk eshte vetem e turpshme, por e denueshme ligjerisht more ti qe mbete ish-president

  3. roland says:

    vetem koalicioni i edit me bamir topin mund ta pastroje politiken shqiptare nga 2 halldupet me qesharake dhe me te piste, saliu dhe ilirin. ….cdo koalicion tjeter i edit nuk do funksionoje!

  4. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    Topi shko ne jug te italise e shif se si blehen votat. italia asht nje vend i natos i komunitetit evropian e me nje demokraci shekullore
    ne vedet me kulture jugore ndodhin k’to shitje e blerje. ne veri te evropes me kultur e mentalitet verior shkohet e votohet me laps

  5. brace says:

    Z.Bamir Topi me partine e tije FRD E re rreale te DJATHTE DEMOKRATIKE,do votohet ne mase nga popudhi,eshte parti qe garanton progres e zhvidhim,DREJTESI e perparsi ne ndertimin e shtetit ligjore.Nuke do mashtrohemi me nga partia komuniste e plakut,ne gjirin e ksaje partie te ktije diktatori ka komuniste,spiuje hajdute e vrases.Ditet plaku i ka te fundit ne pushtet eshte ne grahmat e pa sherueshme te tije.Largimi i tije eshte i pa tjetersueshe me 23 qershore.

  6. zarari says:

    po punen e kandidatit qe ia rrahen “falangat e pushtetit” e zgjidhi ky koqja?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje