DENONCIMI/ Me listat zgjedhore në Shkodër është bërë një batërdi

13 Qershor 2013, 10:36Politika TEMA

Listat zgjedhore në rrethin e Shkodrës janë një masakër e vërtetë. Këtë denoncim e bën për gazetën Dita ish- punonjësi i Policisë së Shtetit, Rexhep Çokaj, që ka sjellë edhe dokumentet që faktojnë këtë batërdi.

Çokaj thotë se manipulimi është i jashtëzakonshëm dhe drejton gishtin tek Ferdinand Pone, Arben Ristani dhe Flamur Noka.

“Ja po flasim me fakte. Shiko listat e zgjedhësve në qendrat e votimit. Unë po ju faktoj listat në qendrat 0318, 0274 dhe 0275. Në qendrën e votimit 0318 në fakt ka vetëm 54 votues. Në listat zgjedhore të 23 qershorit janë regjistruar 829 votues, nga këta 695 votues janë pa adresë. Pra në një dhomë e një kuzhinë i bie të banojnë 40 votues! Absurde ta mendosh,” thotë Çokaj.

Ai shton se në lista ka emra të vdekurish.

“Natyrisht që ka. Dhe ky është një abuzim dhe fyerje e madhe me të vdekurit. Po të shikojmë listat e vitit 2011 kanë qenë përfshirë edhe votues 136 vjeçarë, 118 vjeç, 111, 106, 104 e të tjerë që përbëjnë një rekord Gines. Në listat e vitit 2013 vetëm në këto dy qendra votimi që përmenda më sipër, janë katër votues nga 99 vjeç dhe 26 votues mbi 90 vjeç. Unë po ju paraqes dy certifikata vdekjeje të marra nga zyrat e gjendjes civile të njësisë bashkiake nr 4 Tiranë, të cilët kanë vdekur në vitet 1994 dhe 1997 dhe që figurojnë votues në qendrën e votimit 0274 në Shkodër. Këta kanë qenë votues edhe në listat e mëparshme zgjedhore. Duke u nisur nga këto fakte, s’ka asnjë dyshim se raste të tilla të ngjashme mund të ketë edhe në qendrat e tjera”.

Çokaj thotë se PD kërkon të fitojë mandate në tavolinë dhe se Shkodra është qyteti më i mashtruar në republikë.

“Sepse Shkodra është përmbytur 9 herë gjatë 8 viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike dhe më një papunësi nga më të lartat në shkallë vendi. Si mund të pranojmë se Shkodra dhe shkodranët mund të votojnë këtë parti? Madje me shifra të pabesueshme në krahasim me Partinë Socialiste. Unë e njoh Shkodrën dhe shkodranët. Ky është një abuzim i jashtëzakonshëm dhe një fyerje për qytetarinë shkodrane që ta pranojnë këtë manipulim. Kjo nuk përputhet me realitetin,” thotë Çokaj./ep

45 komente në “DENONCIMI/ Me listat zgjedhore në Shkodër është bërë një batërdi”

  1. socialisti says:

    Une skuptoj pse PS se ka denoncuar vete masakren e Shkodres, po ja la nje pensionisti.

    Ta bej problem, se neser do jete teper vone.

    1. Skenderi says:

      Perhere me hile do futen ne zgjedhje keta njerez more aman. Po si ka mundesi qe keta njerez gjithemone i bejne gjerat vetem mbrapsht dhe gjithemone lemsh.
      Ku jane listat e pastra dhe shume te qarta zoti MOka. Mahstrues te popullit.Ja cfare jeni ju.

      1. besnik says:

        Shqiperia eshte vendi i cudirave. Eshte vendi ku ne nje shtepi ne 2 dhoma mund te jetojne 40 njerez. Ne nje qytet nje njeri mund te keta 5 karta identiteti apo nje njeri qe ka vdekur ka te drejte vote. Te gjitha keto cudira jane pjelle e nje mendje qe mendon vetem si te vjedhe votat, pra te vjedhe pushtetin me hile.

        1. Klaus says:

          Tani ka dy mundesi

          Njera eshte qe PD te kete bere pislliqe me listat per te vjedhur vota.

          Tjetra eshte qe Shkodranet jane varferuar aq shume sa jetojne 40 veta me nje dhome e kuzhin.

          Sido qe te jete, i bie qe kjo qeveri eshte jo vetem e korruptuar por jane te verteta akuzat e Rames se shteti eshte ne kolaps ekonomik.

          Hajde edhe voto ti per keta monstra te PD pastaj qe te heqin te drejten e votes e qe manipulojne per pushtet.

          1. Enid says:

            Aman kto Demokratet jane duke vdek per icik pushtet. Jane tremb te shkretet se e din qe kur te ikin, sa te ikin, do tu duhet te heqin dore nga vjedhjet dhe milionat e rrembyera nga xhepat e taksapaguesve.

            Tremben dhe shiko c’bejne a thua nuk i shef njeri listat. Por dhe po i hoqet ca, prap ngelen shume qe do te votojne per PS. dhe ju prap do tju duhet te dilni perpara drejtesis dhe do te paguani per krimet e kryera se denim ekonomik te Shqiperise nuk e riparoni dot.

      2. bertin says:

        ne vend qe ministria e brendshme te gjente cdo gabim m elistat dhe ti rregullonte ato ajo mendohet cdo meoment si ti vjedh zgjedhjet dhe si ti beje gjerat sa me ket te jete e mundshme me listat ne shkoder e gjith shqiperine

      3. ervin says:

        sali berisha realisht ppo i masakron zgjedhjet dhe vendi esht ene rrezik te madh sepse nese edhe keto zgjedhje ai do tentoje ti vjedhe keshtu shqipatret nukd o e pranojne dhe do reagojne shume shume fort kesaj radhe

    2. Keno says:

      seshte ndonje cudi !! sepse kan fut ne pune njerez te a afte per ate pune qe bejn dhe cdo lehet per diten e fundit !! dhe me kryesorja pa lene pa permendur eshte qe ato po tentojn te vjedhin votat e populllit duke e manipuluar cdo gje !! qe sipas PD te dali fituese PD !! Turp ti vi ketyre qe qeverisin e gjasme na dalin si intelektuale, po ne te vertet sjan fare se tregohet qe nga lista e PD ne Shkodre me nje nga deputet qe e ka emrin NARD NDOKA

      1. albana says:

        raste te tilla si keto ka sa te duash ne te gjithe shqiperine kur tentava e shtetit per te kapluar listat zgjedhore per t evere sa me shume dublant ne menyre qe ti vjedh zgjehjet ka sa t eduash e pa numerim

      2. eva says:

        shqipeira si vend antare i natos dhe aspirant per ne be meriton t eorganizoje zgjehdje t elira e te nderhsme e jo te jete i kapur nga nje diktator si sali ebrisha qe mundohet te qendroje n epushtet permes vjedhjes e jo votes se lire

        1. Valmira Osmani says:

          na lodhet koken e na cate derrasat me kete punen e listave dhe zgjedhjet, akoma se kuptoni qe duam qe minimumi zgjedhjet te jene te ndershme e te lire, mjaft me ja manipuluat mendjen qytetareve me keto lajme idiote qe botoni cdo dite.

      3. gjergji says:

        nderkombetaret po i denojne rende keto akte te turpshme nga sali berisha dhe qeveria e tij dhe t egjithe jane vene kuder ndaj tentatives konkrete per ti vjedhur zgjedhjet kjo eshte nje masaker qe duhet ndaluar nga shqiptaret

    3. sonila says:

      duhet bere denoncimi ne organet perkatese, perse nuk eshte ngritur zeri nga asnje parti, nuk ka njerez te cilet merren me rishikimin e listave por pikerisht duhet te dale nje ish punonjes policie, kjo gje duket me se miri qe ka parregullsi nga te gjitha partite politike dhe nuk duhet fajesuar nje ra apo tjetra.

    4. jack says:

      Po care te denoncoj PS. E prishen bojkotin se do benin reforma . Na thoshte Rama qe do i garantonte standartet me teknologji kesaj rradhe. Shif ku erdhi puna, atje ku ishim . Ne vend te teknologjise na solli Ilir Meten. Ky eshte kaush do thote prape mbrojini vete votat.

    5. eriselda says:

      po perse duhet pikerisht te fajsohet Berisha dhe partia demokratike, nuk eshte ngrit PS-ja te beje me dije keto abuzime, as LSI-ja, kjo do te thote qe ka parregullsi ne listat e te gjitha partive dhe jo te mbahet krahu i mjeres prej tyre, mund te hidhej faji ne rast se PS-ja ose LSI-ja do te denonconte kete rast dhe jo nje qytetar i thjeshte i shkodres.

    6. ergi says:

      shikoni se cfrae ben ministria ebrendshme e cila duhet te rregullonte materialet zgjehdore dhe listat nderkohe qe kjo ministri mendon vetem e vetem ti vjedhe zgjehdjet dhe te shkaterroje procesin zgjedhor nepermjet listave

    7. diego says:

      keto raste jane dhe mbeten tentativa direkte per vjedhjen e zgjedhjeve dhe reagimi nderkombetar per keto duhet te jete i madh ndaj vezhguesit dueht te dalin me deklarate e ti denojne keto akte e ti bejne presion qeverise

    8. eljo says:

      po mire more qytetar i nderuar po ty te mbeti ne dore te vezhgosh listat zgjedhore, secila parti ka vezhguesit e saj dhe per cdo paqartesi ngren zerin dhe ben denoncimet ne organet perkatese, ti mund te kesh verejtur gabime por normelisht pranohen edhe gabimet pasi ka shume familjare qe nuk kane derguar certifikatat e vdekjeve te familjareve te tyre ne gjendjet civile dhe ndoshta ky eshte edhe shkaku e problemi qe ju keni konstatuar.

    9. Shkodra ne lista says:

      e more i keni marre qytetet me radhe duke u marre me kete punen e elistave, se nja 4 here e keni botuar deri tani kete lajm duke perdorur po te njejtat fjale edhe shifra gjithashtu. jeni shume bajate dhe jo prefesionista

  2. Argita says:

    Fitorja nuk ndalet ,shqiptaret dhe nderkombetaret mezi presin rezimin e diktatorit berisha

    1. armir says:

      sali berisha po i shkaterron zgjedhjet dh ekjo ka nisur me kohe qe me lsitat zjgedhore dh ekulmi isht ekur i mori ato anatrin e kqz nga lsi dhe ja dha pr e plot e plot manovra te tjera qe kulmojne me kete te shkodres

    2. igli says:

      prandaj ne 23 qerhsor shqiptaret duhet ti thone jo sali berishes duke votuar per partine socialiste e alternativen e rilindjes si menyra me e mire per te mbrojtur voten kjo eshte gjeja me e mire qe mudn te beni

    3. anticensurë says:

      argita
      më shumë se fakti i zbuluar nga zoti çokaj,më bënë përshtypje dy komentet e para!!
      ai i “socialisti” dhe tëndi”Argita”!
      dy komente diametralisht të kundërta pavarsisht se janë në të njëjtën “anë të lumit”!
      pavarsist se të dy ju jeni kundër saliut dhe pro opozitës,keni një dallim të madh,të jashtëzakonshëm!pavarsisht se keni shkruar vetëm nga një fjali!!!
      “socialisti”është një njeri me këmbë në tokë!ai nuk çuditet aspak me pisllëqet që bën berisha dhe mafja e tij ë shtetërore,por ai rrevoltohet përse nuk ka rreagim nga opozita për këto manipulime!ai rrevoltohet se përse opozita nuk i mbyll të gjitha shtigjet grabitjes shtetërore të votës së lirë!!ai rrevoltohet përse këto zbulime bëhen spontane dhe nga njerëz të thjeshtë!!që në fakt nuk është një zbulim i këtij zotërie!këto gjëra i dinë të gjithë,poor ky zotëri ka pasur guximin ti thotë,denoncojë hapur këto vjedhje të ndyra!
      kurse shkrimi tënd argita është përgjigjia për “socialisti”n!!
      një përgjigje e thjeshtë!fare e thejeshtë!!
      “vëllajo ne nuk kemi kohë të kontrollojmë ose parandalojmë vjedhejt grebitjet e fitores tonë!ne jemi në festim e sipër,nuk kemi kohë të merremi me vogëlsira!!ti po i thua atij se sipas asaj që ka thënë mafishja i tironës”dhe në shëtpi të tijë ti numërojë siliu,ne do ti fitojmë”ti je e sigurtë për fitoren!!euforia tënde,pjellë e euforisë mashrueso-injorante të kryesisë së opozitës,po të bën të fluturosh!!besoj që dhe “socialisti”po të shikon si me kënaqsi dhe me kureshtje të madhe!!kënaqet me fluturimin tënd,por gjëja qe e bën kureshtar është jeshillëku që të dallohet pas!!ai e di që ai jeshil nuk mund të jetë një motorr shtytës,do ta kishte përdorur naza për fluturimet e saj kozmike,është thejshtë një mashtrues!!
      ti dhe shumë të tjerë më poshtë,që bëni “propagandë boshe dhe idjote”,po mashtroheni thellë!o po përpiqeni të mashtroni,të lini përshypjen se gjithçka po shkon në rregull deh se fitorja është e padiskutueshme!!
      nuk është hera e parë që e bëni!!
      saliu është shkatërrimtari i shtetit shqiptar,ju jeni katastrofa e popullit shqiptar!!

      1. skandro says:

        Verejtje e drejte,ANTICENSUREsocialistet me duket edhe mua po fluturojne me presh…Nuk po shohim makinerine e rende fallsifikuese,shkaterruese,perçarese,tmeruese,lemeritese,kapilare te Sales

      2. shkodrani per anticensure says:

        mos fol me se e prish – themi ne ne shkoder.

        nje analize teper e sakte.

        nje fenomen qe e kam vene re me qindra here por se kam mare mundimin ta hedh ne leter.

        fatkeqesish – eshte e vertete qe fluturojne me presh n b…

        ne shkoder do “fitoje” si perhere Saliu me metodat e tija dhe kete se luan as topi. keto te shkojne e te bejne mitingje e stermitingje.

        keto akoma skuptojne pse nuk erdhen ne pushtet ne 2009.

        nese marrim shembull shkodren ne 2009 te pakten 2 deputete me shume do kishte nxjerrur PS ne shkoder nese nuk do ishin vjedhur votat po ashtu sic do vidhen edhe kesaj here.

        fatkeqesi katastrofale nese opozita nuk ja mbyll shtigjet e vjedhjes saliut.

  3. GUARIN says:

    sali berisha nuk di gje tjt vetem se te gjej menyra per te vjedhur zgjedhje

    po kete rradhe nuk do ta ke me kete mundesi te na vejdhe duke i then stop me vote esht koha te kemi rilinjde

    MOS RRI DIL VOOTO ESHT NE DOREN TENDE SHQIPERI VETEM TI MUND TA PREZESH SALI BERISHENN

    1. daniel says:

      sali berisha eshte njeriu qe ka thyer demokracine ne shqiperi esht enjeriu i vetem n eeruropen e bashkuar demokratike t qe tenton ti vjedhe zgjedhejt dhe nuk rri ne pushtet me ane te votes se lire

  4. ilir says:

    ferdinand pones listat ne shkoder ja ka pregatitur listat kurva e tij frida saraci

  5. donald says:

    po pse edhe me listat Berisha meret, me cdo pune faji i tij eshte, kudo qe konstatohen abuzime duhen te denoncohen ne organet perkatese.

    1. fl says:

      Nuk merret Berisha por njerzit e partise se tij. Dhe organet perkatese i ka zgjatime te partise se tij. Rrethi eshte i mbyllur por ne qender eshte gjithmone Berisha jot

  6. ilir says:

    jane bere hesapet qe ne fillim, qe te tjera lista do publikojne paraprakisht dhe te tjera do jene te afishuara, po kur ti vijne mendte edi rames ka mbaruar puna!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  7. TROJA says:

    Tragjedine po e shkruajne te gjithe ambasadoret ne shqiperi,te gjithe edhe vezhgusite OSBE-ODHIRIT,te gjithe,po thone se zgjedhjet do vidhen,
    * me mijera karta te fallsifikuar
    * me mijera emera te futura ne lista,si rasti ne Shkoder,etj
    * me miliona leke po derdhen lume,per te blere,rome,gabele,varfanjake,njerez te vuajtur, e pa buke.
    * Me mijera presione per largim mga puna, e me mijera premtime per tu futur ne pune,etj,etj.
    Me nje komision qendror Zgjedhor te vendosur nga PD,me nje president antikap qe ne tru ka Saliun.
    Kur gjithe te mençmit thone mos u fut ne zgjedhje,perse do futet opozita? Per te humbur dhe te beje lufte neser.
    E mira e te mirave do ishte me 20 Qershor,duke i numuruar te gjitha keto dhe te tjera fakte qe ka nxjere ne drite vete opozitata,te njftonte popullin opozitar,BE,SHBA qe ne keto kushte,kur mungon edhe trasparenca me e vogel;POPULL MOS VOTO ME 23 QERSHOR.
    Nuk do i thote i mençur me njeri ne Shqiperi Edi Rames,as Ilir hajdutit dhe as Gjinushit,Milos,Ngjeles etj,etj,kur te krijohet nje gjendje si ne 1997.Atehere ky popull duhet te ngrihet kunder politikaneve qe e shkateruan te majte e te djathte,fashiste e naziste,kunder ketyre qe asnjeri qe u fut ne politike nuk perfundoi si u fut,me ate gjendje ekonomike qe kishte ne fillim,por te gjithe u bene milionere,e miliardere,me gjakun dhe djersen,pronen e ketij populli.

  8. dario says:

    Partia socialiste duhet ne radhe te pare te heqe komisjoneret e vete hajduta,sepse ata jane qe bien ne kompromis per ta devijuar voten se nese nje komisjoner rri ne krye te detyres dhe nuk lejon manipulime, atehere hajdutet e pd nuk kane se cfare te bejne, ne shkoder nuk ka nje miljon banore dhe te gjithe njihen me njeri tjetrin por po e theksoj dhe nje here aty ka hajdute qe marrin parate dhe e shesin voten duke e mbushur kutine sic do ai qe paguan parate, dhe nese nuk i ruani kutite atehere nuk do keni se cfare te numeroni se ato do te shkojne te numeruara,kjo nuk do shume mend per tu kuptuar.

    1. per dario says:

      dario e vertete qe ps ka komisionere qe fusin noj lek ne gjep per te lene hienat e saliut te shkerdhehen nder vete….

      por ne rastin e shkodres psh ta garantoj une qe ne shkoder nuk kane nevoje te hargjojne para tek komisioneret – ne shkoder i shkojne e i vene kallashin tek koka edhe ec e bej ze. ndonje eshte edhe trim i marre edhe i thote pa me vrare mua nuk vjedh vota – por une di rast ne shkoder qe komisioneri i ps eshte larguar pa bere ze pasi e kercenuan……

      ketu ska cti beje e ska si ta mbroje as ps-ja…….

  9. liri drejtesi says:

    Zoti Cokaj. A e kuptoni se cfare po beni? Ju po denonconi eterit e demokracise. Baballaret e kombit. Po te mos ishin, ata dhe ca te tjere, ne sot edhe fryme dot nuk do te mernim. Nese ju jetoni, zoti Cokaj, jetoni sepse duan NOKA, RISTANI, BERiSHA, TOALLI,NANO, ISLAMI etj.Nese ju keni familje, familja tuaj gjallon fale zemermadhesise enorme te ketyre burrave. Nese nuk keni buke, Ata burra edhe capen e bukes se tyre me ty e ndajne. Nese keni dhimbje ne trup apo ne shpirt, apo mes te afrmeve tuaj, mos u trishtoni o shqiptare se Ata burra me dhimbjen tuaj ne cdo qelize te trupit te tyre – perjetojne.Dhe nese Shqiperia perparon – ajo fort mire e di se ka Nulmoken dhe Kokenulin, Ulkoken, Kokulin, Hapsumen dhe Sumhapin e te tjere qe nuk e lene ne balte. Ka dhjetra mijera nepunesa, mesues, infermiere, edukatore etj., qe u vene nga pas – si shtazet e egra pas gjakut.
    Nuk ka pene ne Shipperi, e jo me ne Bote, qe te pershkruaje devotshmerine, ndershmerine, atdhedashurine e te tjera veprat e larta qe emrat e te tjere si ato emra kane bere dhe po bejne per Shqiperine, dhe sidomos per popullin shqipetar.
    E si te mos perulet ky popull. Dhe pak eshte. Ne gjunje te bjere, dhe pak eshte.Te shtrihet, perseri pak eshte, perprara personave te me lartpermendur dhe kembet te ua puthe me afshin qe nena puth birin e saj – dhe pak eshte. Po atehere cili eshte fundi? Te gjithe shqiptaret te vdesin dhe pak eshte per ata burra. Sepse kur ata 50 apo 100 burra dhe ca gra vetem mes tyre te mbeten, asgje tjeter nuk do te bejne – njeritjetrin do te hane – dhe pak eshte. Dhe ai burri qe do te mbetet i fundit, i cmendur do te jete e do te vetvritet.Dhe pak eshte per ate. Nderkohe nga emigracioni disa mijera te rinj e te reja shqiptare te veshur “ala frenga” dhe me mendime “ala frenga” do te nisen te vine e te qendrojne ne Shqiperi. Qe jeta te rifilloje, te zhvillohet e perparoje si ne tere anet e tjera te botes.
    Kete vend e kane zene ethet e shkaterrimit. Ethe te cilat karaketrizojne njerezit impotente mendore, kulturor, familjar, social me nje fjale. Prandaj nje zgjidhje ka. Ose atyre u do dhjere surrati sic u’a beri Cokaj e me keq, ose si me siper pershkruhet e ardhmja. Zgjidhni e merni nese keni gra,prinder dhe femije, si dhe shoke e miq! Une jam me Cokajn.

  10. Albert says:

    Kjo eshte nje prov e madhe si per shqipetaret ashtu edhe per nderkombetaret qe tregon mos funksionimin e demokracise ne Shqiperi!
    Prandaj populli nese do baterdi le te votoj baterdin!
    Nese do Democraci reale e vetmja Rruge eshte: Rilindja!

  11. LORA says:

    Jam ekstremisht e bindur qe vjedhja e verdiktit te shqiptareve fillon e mbaron tek listat e zgjedhesve.
    Jetojme ne nje vend ku te dhenat zyrtare nummerojne 2.8 milione banore dhe 3.2 milione votues!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Deformimi me listat del automatikisht duke krahasuar te dhenat zyrtare te banoreve me numrin e votuesve,neper lista.Kjo duhet bere ne cdo qark.
    Nuk e di se kush eshte Rexhep Coku,por kuptoj fare qarte, qe te dhenat e detajuara prej tij mund te dalin vetem nga zyrat e pushtetit per te dekorajuar plotesisht ushtrimin e vullnetit sovran.
    Punoj vete ne staf aktivistesh per zgjedhjet dhe kete qe them e di fort mire.
    Nuk i falet Opozites ,nese e fut Popullin Opozitar ne kete QORRSOKAK vetvrases.

  12. aleko says:

    nese vazhdohet me lista te fallsifikuara dhe e majta fle gjume ahere e kane te humbur davane.Fjalet dhe demaskimet pa adres nuk mjaftojne…

  13. Shkodrani says:

    Ne Shkodren ton gjithmon I kan vjedh votat masivisht por tani Qe PS ka vu per deputet njerez me potencial te fort si Tom Doshi nuk mund ti mbushin ma kutit me grushta per shtojn njerez inekzistues ne listat e votuesve
    Por ksaj rralle salia nuk ka me ia dal mban me vjedhjet
    Por rrezimi I diktatures do filloj prap prej Shkodres

  14. Dardan says:

    Gjate te gjitha zgjedhjeve 1990 deri me sot, Perrtia Demokratike (shoviniste serbo-greke) asnjehere nuk ka fituar me shume se 33% te votave. Marrja e 33% te votave ka ndodhur vetem heren e pare kur kjo parti e felliqur u fut ne zgjedhjet pluraliste dhe gjithe heret e tjera ka manipuluar duke sulmuar egersisht parimet baze te cdo shteti (te te gjithe formave te tij).
    Kurdohere, Berisha i ustabasheve te Ballkanit, ka kryer detyren e ngarkuar nga padronet e tij per ti thene botes se qyteteruar se shqiptaret nuk kane aftesi shetetformuiese. Gjithemone kam qene i habitur (jo i surprzuar) pse disa politikane te ndershem, gazetare dhe analiste nuk kane dashur ta denoncojne me force kete padrejtesi kombetare nga me te zezat te zagarit te Beogradit dhe Athines edhe pse faktet dhe argumentat qe vertetojne kete perpjeje titanike te Berishes, jane me mijra dhe uluritese. Por nga ana tjeter gjithemone mbetem me shprese se nje dite keto perpjekje antikombetare do te demaskohen integralisht nga njerez te rinj qe e duan atdheun e tyre dhe qe e kuptojne se nuk kane atdhe tjeter.

  15. toti says:

    eriselda jam shum dakort me ty.po normale se keshtu do te thone,se po bejne plot budalliqe vet e tani po mundohen me i hedh edhe ca nga te tjeret.por e kane te kote se populli po i shikon te gjitha keto,e me 23 qershor do i japi vendin e merituar secilit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje