ANALIZA/ Shqiptarët para momentit historik: Ose të zgjedhin autokratizmin e Berishës, ose rrugën drejt BE-së

18 Qershor 2013, 11:34Politika TEMA

Nga Fron Nahzi

Huffington Post

 

Oferta e kryeministrit Sali Berisha për t’u rizgjedhur, bazohet në ndërtimin e të parës autostradë në vend. Por mungesa e luftës ndaj korrupsionit dhe dobësitë në zbatimin e ligjit, kanë bërë që shumë vende perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, të pyesin nëse Berisha po e çon Shqipërinë në rrugën e gabuar.

Ndërsa shqiptarët po përpiqen që të përcaktojnë se kush duhet të jetë udhëheqësi i tyre i ardhshëm, me zgjedhjet që mbahen këtë muaj, qeveria amerikane- shtylla historike e shenjtë për demokracinë e brishtë shqiptare- si dhe shumë vende perëndimore, janë gjithmonë e më të frustruara me stilin dogmatik të sundimit të Berishës. Por a do i ndikojë mjaftueshëm votuesit kriticizmi ndërkombëtar ndaj Berishës, aq sa ata në këtë mjedis politik të ngarkuar dhe të polarizuar, të largojnë Berishën dhe Partinë e tij Demokratike nga pushteti dhe t’i parandalojnë ata- ashtu siç besojnë shumë- që të manipulojnë rezultatin zgjedhor dhe të dërgojnë vendin në rrugën pa kthim?

Gjatë revolucionit demokratik në fillim të viteve ’90, Berisha, si shumë anëtarë të aparatit të Partisë Komuniste, ndryshoi këmishën e kuqe për ngjyra të reja. Berisha u vesh me ngjyrat e flamurit amerikan dhe e bëri Partinë Demokratike blu, duke e drejtuar atë në fitore me premtimin se do të rregullonte gabimet e të kaluarës komuniste dhe do e afronte Shqipërinë me Europën. Por premtimet nuk patën jetë të gjatë. Me sytë e botës mbi konfliktet në përshkallëzim në ish- Jugosllavi, Berisha nisi të çimentojë pushtetin e tij, duke goditur fjalën e lirë, duke rrahur dhe burgosur kundërshtarët politikë si dhe duke legjitimuar korrupsionin e sponsorizuar nga shteti. Në të njëjtën kohë ai adoptoi një politikë “ose je me mua, ose kundër meje” dhe e ndau vendin në këto linja. Megjithatë ai mbeti i preferuari i Perëndimit, veçanërisht i Uashingtonit, për shkak se e mbajti Shqipërinë larg konfliktit jugosllav.

Por vetëm kur vendi u zhyt në anarki në vitin 1997, pas shembjes së skemave piramidale, të mbështetura nga shteti, Berisha u detyrua që të largohej nga detyra.

Pas kësaj, shumë nga kundërshtarët e tij mendonin se ditët e Berishës si politikan kishin mbaruar. Megjithatë, ai provoi se është një mjeshtër i ringjalljes si një lider i butë dhe tolerant, duke rikthyer në parti ish- anëtarë, që më përpara i kishte denoncuar si spiunë e tradhtare, madje edhe i kishte rrahur për pikëpamjet e tyre të kundërta. Viti 2005 shënoi edhe rikthimin e Berishës në pushtet me premtimin për të luftuar korrupsionin dhe për të forcuar zbatimin e ligjit. Tetë vite më vonë, Berisha mund ta ketë sërish mirë me ish- kundërshtarët e tij në parti, por edhe njëherë vendi ka mbetur pas sa i përket zhvillimit demokratik.

Sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në vitin 2012 “korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e pushtetit, veçanërisht në gjyqësor, duke mbetur një problem serioz”.

Për habinë e shumëkujt, Berisha, që është i famshëm për shpërthimet e tij kundër kritikëve, e ka mbajtur gjuhën kundër qeverisë amerikanë dhe ka ruajtur sjelljen e tij prej fëmije të llastuar për ambasadorët amerikanë në Tiranë. Ndërsa po vinte në pikëpyetje manipulimin nga Berisha të gjykatave vitin e shkuar, ambasadori aktual në Tiranë, Aleksandër Arvizu, u kursye nga një fjalim i ashpër i Berishës. Në vend të kësaj, siç mësoi në një takim publik, Berisha vendosi ta ndëshkojë duke mos i folur. Ambasadori amerikan, Xhon Uidhers, paraardhësi i Arvizusë, nuk pati fat më të mirë. Pasi e kritikoi Berishën se u ka bërë presion gjykatave në favor të miqve të tij, Berisha e akuzoi në mënyrë të gabuar se ambasadori e kishte personalizuar çështjen. Gjatë viteve të fundit, Uidhers është bërë një kritik i hapur i autoritarizmit në rritje të qeverisë së Berishës.

Në një intervistë të kohëve të fundit me Zërin e Amerikës, Uidhers vuri në dukje: “Shqetësohem se Shqipëria nuk po ndjek rrugën e demokracive perëndimore. Po shkon në drejtim të Ukrainës, që përdor gjykatat për të sulmuar liderët e opozitës ose për të mbrojtur aleatët politikë. Mendoj se po shkon në drejtimin e Rusisë, ku zgjedhjet thjesht nuk janë sipas standardeve ndërkombëtare, që do kërkonte një demokraci e plotë”.

Ditët kur opinioni i zyrtarëve amerikanë për një kandidat ose një parti, përcaktonte rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri, mund të kenë ikur. Në më pak se dhjetë ditë, shqiptarët do jenë përballë një momenti historik: të vazhdojnë në autostradën autokratike të Berishës ose të zgjedhin rrugën që e çon Shqipërinë më afër familjes evropiane.

60 komente në “ANALIZA/ Shqiptarët para momentit historik: Ose të zgjedhin autokratizmin e Berishës, ose rrugën drejt BE-së”

  1. turi says:

    KY VEND DO FUTET NE QERFULLIN E DIKTATURES NESE NUK E HEQIM QAFE KETE PLEHRE TE PASHEMBULLT!

    1. POMPACHIU says:

      nuk ka rruge te ndermjetme ketu
      ose te largojme saliun perfundimisht
      ose mbajeni dhe rroni ne diktature!
      duam RILINDJE! rrenimit te saliut do i vije fundi pas 5 ditesh!!

      1. yrjana says:

        Ne Shqiperine e lene ne mes te kater rrugeve, per t’i dhene drejtimin e duhur per ta cuar ne rrugen e Integrimit, me 23 qershor ka vetem nje rruge, ajo eshte te votojme PS #29.
        Drejt BE mund te shkojme vetem pasi te jete rivendosur demokracia ne vend, t’i rikthehet legjitimiteti institucioneve qe jane politizuar per interesat e saliut.

        1. e/ says:

          Shqiptaret e kane bere zgjedhjen e tyre dhe kete po e tregojne haptazi cdo dite edhe me shume. Po rradhiten te gjithe krah Rames dhe Rilindjes dhe sa me larg Berishes dhe modelit te tij te deshtuar dhjetera here ne 17 vjet pushtet. Ne 23 qershor Saliu rrezohet do apo nuk do ai. Ka ardhur koha te rimarrim ne dore demokracine tone dhe te sjellim rotacionin

          1. halimi says:

            Ua shikoni, hajduti tek Cani!!!!!
            Berisha eshte diktatori i fundit i Europes dhe duhet larguar nje ore e me pare. Keto zgjedhje nuk do ishin ne dyshim ne asnje vend te botes, pasi populli eshte lodhur me te lodhurin Sali e do vetem ta heqe. Po mundesia qe ai te vjedhe eshte rritur, megjithese kete here eshte i vetem perballe te gjithe popullit shqiptar qe kerkon Rilindje!

            1. selma says:

              Qofsh i bekuar zoti rama sepse je njeriu i pare qe do te sjelli ndryshimin e vertete ne kete vend te kalbur.bravo per gjithcka qe keni bere per ti cjerre masken saliut dhe atyre pushtave qe mban me vete.je qeverisesh nga berisha eshte nje torture e vertete i cili nuk do ta sjelli kurre demokracine e shumepritur nga te gjithe ne.

            2. This Is Freedom says:

              ky eshte shanci i arte i shqiptareve ta hedhim poshte saliun nje here e mire
              ta hedhim kete komunist te fundit e te rindertojme shtetin qqe e ka rrenuar ky njeri!

            3. BerTI says:

              Ej po ky i lodhuri ne mes te pjeshkave mendon se do ndryshoje dicka duke dale aty? Mendon se shqiptaret nderrojne mendje nga Elvana apo Elita 5? Apo se harrojne 21 Janarin dhe Gerdecin per Soni Malajn???
              Keto palo artiste qe jane vetem ca mjerane qe bejn gjithcka per pare nuk mjaftojne per te genjyer nje popull te tere. Diktatori eshte ne ikje dhe nuk e ndalni dot rrezimin e tij te paevitueshem perballe Rilindjes!!!

            4. raimondi says:

              Ku mi gjen Sala keto yjet , o zot i madh !

              Ndersa PS-ja do shkoje nga fitorja ne fitorje …loooool hahahaha

              Poshte kauret ! looooooooooooooool

          2. dorjeta says:

            Po vjen dita e madhe, kur ne do te vendosim per fatet tona dhe do te largojme qelbesiren nga pushteti, eshte dita kur ne me voten tone do t’i tregojme saliut dhe pushtave te tjere ne pushtet se ne jemi me te forte se ai dhe se ne do ta rrezojme regjimin e tij te kalbur qe tenton te pasurohet vetem per vete dita-dites.

          3. endrita says:

            nga veriu e gjer ne jug presin me padurim fitoren e EDI RAMES.nuk duam me padrejtesi nuk duam me shume e vrasje te pafajshmish qe kerkojne te drejtat e tyre. nuk e duam me diktaturen qe berisha e ka vendosur me rrenje e nuk po e shkulim dot.ne duam me te miren per ne dhe me e mira per momentin eshte EDI RAMA prandaj dhe ky popull do ta votoje e do ti japi maksimumin e votave.

        2. mirlinda says:

          Qe do te zgjidhet rruga drejt BE-se kjo nuk ka te diskutuat dhe as qe mendohet.berisha nuk ka me se cfare te japi.cikli i tij prej diktatori mbaron kete 23 qershor.edhe ai vete e di se nuk ka se cfare ti japi me shqiperise.ne kemi nevoje per fytyra te reja qe i perkasin kohes se gjasme asaj qe quhet demokraci e te rritemi me idera inovatore e me pune qe do te na cojne perpara e drejt europes secilin prej nesh.Nuk mjaftojne vetem rruget e tunelet per te ndetuar nje shtet.Duhen shume gjera qe ne sot nuk i kemi e berisha nuk na i siguroi dot.nuk ja heq njeri meritat si politikan prej 22 vjetesh por sot duket gjithnje e me shume se kaq ishte cikli i tij prej kyeministri.i takon tjeter kujt mundesia per nje qeverisje me te mire dhe per te bere ato qe zoti berisha nuk ishte i afte ti bente sepse ne ide e ne mendime ka ngelur gjithmone ne komunizem dhe ne kete moshe e ka shume te veshtire te dali nga vetja.

      2. irida says:

        po ti besh nje analize qeverisjes se berishes do te thote te ulesh koken e te te vij turp qe qe prej 8 vitesh qeverisesh nga njeri i ketille.eshte tmerri i te gjtha koherave qe na kane zene syte.eshte tmerri i tmerreve ky njeri i peshtire qe nuk diti te bej asgje dhe e la vendin ne menxyre.Te votosh per rilindjen do te thote te ecesh perpara ta heqesh qafe komunizmin njehere e mire do te thote ta organizish veten tende me mire prandaj zgjidhja per votuar para ketyre 2 alternativave eshte shume e thjeshte!

      3. FLOrida says:

        shqiptaret ta harrosh se do e zgjedhin serish sali berishen
        vota kunder tij do i cliroje shqiptaret nga zinxhiret e ketij diktatori te fundit post komunist
        FITORJA ESHTE VETEM E KOALICIONIT TE MAJTE, I CILI DO E RILINDE VENDIN!!!

        1. griselda says:

          vetem me EDI RAMEN do te ecim perpara.vetem me RILINDJEN do te realizojme enderrat tona.vete me SKUADREN E RILINDJES do ta shohim demokracine me sy sepse sali berisha nuk beri asgje per ne.23 qershori do tju presi krahehapur dhe do shenoje fitoren tuaj skuadres suaj dhe te te gjitheve ne qe duam te rilindim.

      4. gerti says:

        denonconi sa me shume raste te tilla sepse eshte nje turp i madh , pretendojme per zgjedhje te lira por manipulimet e partis demokratike nuk kane te sosur ndaj ne duhet ti themi stop ketij fenomeni, klani eshte e korruptuar ndaj dhe ne 2009 e kane bere kete gje , po nuk plihet besimi me pamje fallso ore

    2. dorjeta says:

      na lodhi me te njejtin refren, ka 8 vjet, rruge rruge rruge, nderkohe qe s’ka asnje rruge te standarteve, ka vetem rruge elektorale, asnje kilometer autostrade. Edhe per nje gje te vetme qe thote se ka bere dhe kerkon te rimandatohet, e ka bere keq! Prandaj eshte koha t’i tregojme saliut se Shqiperia ka nevoje per shume gjera te tjera pervecse per rruge.

      1. TinaMina says:

        Qeveria e Berishes eshte ankth me vete.eshte rruga qe nuk te nxjerr ne asnje vend.o sali te mallkojme me shpirt.nuk je ti me per kete popull.nuk te do me populli ti.ti ke marre udhen e ikjes.me 23 qershor do te ikesh per te mos u kthyer me.populli nuk ka me nevoje per qeverisjen tende.ti thjeshte je i deshtuar mblidhe mendjen kryeminister behet tjeterkush kete qershor

      2. Sabiela says:

        Ne rradhe te pare duhet te dali gjithe populli te votoje kete 23 qershor madje madje secili prej nesh te marri nje njeri qe nuk ka votuar me pare e ta coje dhe ate te votoje.
        Mbasi ta kehs marre dhe kete njeri me vete pa u menduar shume do te shkosh direkte tek nr 29 sepse ky numer do te te japi ty fuqi te jetosh ne nje vend qe do te kete shtet,qe do te te degjoje ty kur te ankohesh per hallet e tua,qe do te te cliroje ty nga kthetrat e komunizmit e qe do te te beje te jetosh ne nje vend europian.

    3. sesilja says:

      te japesh ne 23 qershor voten per bersishen do te thote te vdesesh, do te thote te mos ta dush me veten do te thote te ngelesh e vend numero do te thote te rrenohesh perfundimisht.Populli kerkon me te miren per te ndaj do te jemi te gjithe per Rilindje.ata qe nuk duan le ta mbajne berishen e le te zhyten perfundimisht ne sketerre.

      1. fadjola says:

        Gjakpiresit e ardhur nga maja e malit do ti paguajne te gjitha cka po i bejne popullit.edhe njerezit e shkrete i besojne.po pse ore popull 8 vjet i kishit ne pushtet ju dhane gje ? me verte kujtoni se do tjua plotesojne nevojat tuaja kur gjeja e vetmje qe bejne eshte qe i pijne gjakun popullit ?Kjo eshte qeveri skandaloze qeveri ku mbizoterojne vetem vrasjet vetem kurthet vetem mashtrimet dhe sot kekrojne ende voten.RILINDJA eshte kthesa e vetme drejt europes,e vetmja rruge me te cilen ne me te vertete do te ecim perpara e do te shohim demokracine e shume kerkuar.

      2. Parveen says:

        Per Hamburgerin !Sigurisht qe do te jesh nje Serbofil i terbuar,nga ata srbeet qe te ka mbushe bythet amerika me hamburger se nuk ke se si flet ne ate gjuhe urrejtje si puna e juaj.Po shko ke srbeet cfare pre o njeri komunist se fare e kuqe paska qene si qeroza

    4. hena says:

      mungesa e luftës ndaj korrupsionit dhe dobësitë në zbatimin e ligjit, kanë bërë që shumë vende perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, të pyesin nëse Berisha po e çon Shqipërinë në rrugën e gabuar jo ne rrugene gabuar por ne rrenimin e sigurt te saj

    5. mariol says:

      autokritizmin ?! do te thuash qe te zgjedhim diktaturen e pasqyruar perpara TV KLAN dhe ABC qe ne jemi nejrezit me te lumtur po ne te vertet ne do jemi duke vdekur nga pa punsija ose te vrare sepse do jemi njerzit qe duam te drejtne e fjales !! ket quan autokrizem ti ?! Me saliun seshte asgje e sakte dhe e vetmja menyre eshte me Edi Ramen sepse ai eshte njeriu qe i ka treguar vlerat dhe di te perballet me situatat e veshtira qe saliu ka krijuar

    6. hesta says:

      Partinë e tij Demokratike nga pushteti dhe t’i parandalojnë ata- ashtu siç besojnë shumë- që të manipulojnë rezultatin zgjedhor dhe të dërgojnë vendin në rrugën pa kthim? jo nuk do te munden ne jemi te vendosur qe te votojm te gjithe ne menyre masive per ti dhen vendit rrugen e duhur

    7. oli says:

      korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e pushtetit, veçanërisht në gjyqësor, duke mbetur një problem serioz per kete vend qe cdo dite e me shuem saliu dhe kompania e tij po e shkelin ligjin me kembe si mos e me keq

    8. sonil says:

      Shqetësohem se Shqipëria nuk po ndjek rrugën e demokracive perëndimore. Po shkon në drejtim të Ukrainës, që përdor gjykatat për të sulmuar liderët e opozitës ose për të mbrojtur aleatët politikë. Mendoj se po shkon në drejtimin e Rusisë, ku zgjedhjet thjesht nuk janë sipas standardeve ndërkombëtare, që do kërkonte një demokraci e plotë

    9. esma says:

      rama eshte njeriu qe i duhet shqiperise qe sot e ne vazhdim.rama eshte njeri plot virtyte e plot ndenja qe e di se ceshte me e mira e shqiperise.fitore zoti rama edhe clirim njehere e mire nga kthetrat komuniste dhe diktatoriale te atij njeriu qe as emrin nuk dua tja permend sepse na kap trishtimi.sot kishim mundesi te ishim dikush ti kishim bere enderrat realitet por saliu nuk na la por na zhyti me keq ne llum.kemi nevoje per rilindje me shume se kurre dhe jeni njeriu i vetem i cili mund te na nxjerri nga llumi qe krijoi berisha.

    10. monika says:

      Urimet e fitores i takojne vetem kryemisnistrit te ardhshem i cili do te jete padyshim edi rama e qe do ta ndryshoje shqiperine e shkrete.Urime dhe fitore te metejshme.Popullin e keni mbas e do te jete i gjithi me ju kete 23 qershor.Ju jeni njeri Unik,punetor e me shume vlera kshuqe e meritoni te jeni kryeministri i ardheshem i ketij vendi qe ka me shume nevoje per ngjyra, per mirese per buzeqeshje qe vetem ju u jepni pa kursim.

    11. Grejsa C says:

      saliu nuk do tia di fare per ameriken dhe per nderkombetaret ai degjon vec mendjen e tij te semur duke u mundur me te gjitha menyrat e veta kundra ligjore se po le nam, na mori historia dhe po behemi qesharak

    12. flora says:

      ky eshte turp i madh dhe saliu me keto do te fitoj zgjedhjet dhe te kap standartet per NE BE, ai eshte i vetmi qe ka ndaluar cdo zhvillim te shqiperise, cpune kemi me njerzit e shkrete ore lerini te zgjedhin vete ke duan

    13. danja says:

      do te ishte nje deshtim sikur keto zgjedhje te deshtonin, jemi nje vend qe jetojme ne demokraci dhe njerzit nuk duhet ta shfrytezojne kete demokraci sikur liria e tyre et shkonte larg ligjit dhe kushtetutes

    14. Andi says:

      Ne fakt i vetmi person ne Shqiperi qe ka tipare dhe sjellje diktatori eshte shoku edvin. Ai eshte i mbushur me paranoje, ai vuan nga deliri i madheshtise, gjithashtu eshte edhe skizovren. Dhe te gjitha kto jane shenjat qe i perkasin diktatorve. Edvini do me patjeter te arrij dicka qe kurr ska per ta arritur.

  2. Maksi says:

    menyra me zgjedh berishen eshte si me i thone vetes : Ca te qerasesh hajdutat per 4 vjet rradhazi dhe te punosh per ato si qeni !! Tmerr seriozisht sduam me keto gjera duhet te ishim ne kulmin e ekonomise ne keto kohe dhe ne sjemi !! e la Ps buxhetin plus atehere dhe keto e katranosen si mos e me keq !! eshte hera e dyte qe tregojn qe pjestaret ee PD jan te pa afte per te qeverisur !! Tashme eshte gje e thjeshte te kuptosh qe Edi Rama dhe RILINDJE duhen per kete vend

    1. blerta says:

      te jesh njeri shpellar sot eshte shume e thjeshte.te jesh nje njeri si ty plot virtyte e plot miresi eshte shume e veshtire te gjejme verdalle.prandaj populli duhet ta mbaj EDI RAMEN fort pas vetes sepse nqs humbim kesaj here atehee do ta jete fundi i shqiperise e nuk do te mund te behemi kurre njerez.Hapini sute o popull.Edi Rama po punon ka me vete njerez qytatar.edhe ju qe jeni fshatare e inferiore hajdeni afrohuni ne qytet por te punojme te gjithe sesbashku per te vendin e ta ndertojme ate sebashku por jo nepermjet dhunes nepermjet krimit nepermjet presionit sepse te drejtat e njeriut jane te shenjta.jeten nuk jua ka dhene as berisha askush tjeter.jeni ju te vetmit qe do te zgjidhni ate qe ju pelqen e ju perfaqeson.per mua rama eshte njeriu me bote per te cilen shqiperia ka sot nevoje me shume kurre kshuqe shfrytezoheni me sa te mundeni kete mundesi.

      1. Luca says:

        Oh kuku per ju. Faj u ka hamburgeri perse bhrsiea hyn ne konferen . ecce isłamike dhe ja puth b. Erdoganit. Nuk mundesh me byth ne turqi he turkofil i. Qelbet. Shqiptarret musliman rrofshin e shqipttaret turkofil ma rrofshin. Me Sali sulltaniin nuk skohet ne Europe. Kurren e kurres. Paje turkun ne shpi por jo ne trojet shqipetare. More turkofil

  3. sokoli says:

    do te zgjedhim rrugen drejt BE-se sepse jemi popull i zgjuar e nuk duam te rrime ne keti situate qe jemi sot.SALI BERISHA e shkatarroi kete vend e per kete arsye te thjeshte nuk do tja japim me mundesine ta coje kete vend drejt fundit.

  4. fati says:

    ky do te jete momenti histroik qe ne shqiptaret po e presim me padurim.ky do te jete momenti qe ne do te zgjedhim rilindjen sepse ajo na duhet sot.eshte e vetmja alternative me te cilen do te ecim perpara dhe vetem perpara.Berisha nuk na qeverise dot me por edhe ne nuk e duam me .kemi nevoje per rotacion per te ecur drejt europes dhe me berishen nuk e arrijme dot europen.

  5. Blendi says:

    Nuk ka pse te kete mendyshje mbi zgjedhjen mes Berishes dhe Rames. Cdokush mund ta shoh realitetin ne te cilin jetojme dhe nuk e mohon dot njeri, biles tashme as qeveria, se ekonomia ka persuar renie nderkohqe qe borxhi eshte rritur.

    Perpara ketyre fakteve jetesore, rruget mbeten nje aspekt qe nuk i intereson aq shume familjeve Shqipetare sac i intereson nese kane apo skan me cfare ta mbushin barku apo do i dal ose jo rroga deri ne fund te muajit.

  6. brukli says:

    Me 23 Qershore shqiptaret do te dine t zgjedhin rrugen drjt bashkimit europian me Partine Socialiste…Do te dine te ndajne e keqen me te madhe te keti vendi qe eshte PD, me me te mirn dhe Rilindjen qe eshte PS.

  7. Lindi says:

    Berishes nuk i takon me posti i kryeministrit.ajo cka berisha i solli ketij vendi jane vrasje te pafajshmit,tortura,krime nga te gjitha anet,korrupsione nga me te ndryshme,presione me shkembim jeten e shenjte qe na e ka dhene tjeterkush,rrenim te te gjitha familjeve shqiptare.Keto dhe shume arsye te tjera nuk e mbajne e dot berishen ne pushtet.Rilindja eshte ajo qe sot na duhet dhe per te do te votojme.

  8. Brukli says:

    Te gjtihe e kane kuptuar qe 23 Qershori eshte vendimtare per te ardhmen e vendit, ndaj shqiptaret do te dine te lene pas te shkuaren e hidhur te nej pushteti te korruptuar per te votuar nje shqiperi te Rilindur.Voto 29.

  9. erandi says:

    I gjithe populli kerkon Rilindje.I gjithe populli eshte i etur per rilindje.i gjithe populli do te jete me mire, i gjithe populli do te eci perpara do te jete ai qe nuk ka qene me kurre me perpara dhe kete do ta sjelli vetem RILINDJA.

  10. Lorin says:

    Cila eshte zgjidha qe kryeministri ofron per shendetsine, per arsimin, kulturen, ekonomine,minatoret, te perndjekurit politik, te rinjte mjerimin, skamjen etj? cili eshte programi qe ai ofron? cfare ka premtuar ne keto 8 vite?RRUGE, RRUGE, RRUGE, RRUGE cfare do premtoj ne mandatin e ardhshem? RRUGE, RRUGE, RRUGE, RRUGE
    Tani keto premtime nuk pine me uje per shqipetaret jemi ngopur me shifra te rreme “rrugesh te ndertuara”
    DUAM RILINDJE

  11. sasha says:

    Ne 8 vjet pushtet Sali Berisha

    beri cdo te keqe te mundshme per vendit

    favorizoi korrupsionin, krimin e organizuar, drogen, rembimet, risolli diktaturen,

    Cfare mbetet populli ne kete mes?!!

    nje fushe beteje, qe luhet dhe perdoret sipas deshirave te

    “diktatorit”” sali dhe vartesve te tij.. Ndaj ne 23 qeshor le ti tregojme se kush eshte shteti ketu

  12. sherifi says:

    Ore komentues dhe lexues te nderuar te kesaj gazete te fameshme,ju mire e kini dhe e verteta ashtu eshte,po ketu e keqja eshte se ka dhe shume nga ata qe vertete jane kunder berishes po neglizhoin per te shkuar ne votim,ky eshte moment historik,a ka mundesi qe shqiptaret kte radhe te shkoin mbi 90% ne votime,vetem keshtu shporret pa problem ky satrap,se nese rezultati del i ngushte(me diferenca te vogla),per keto ai eshte usta,gjen disa vota te hedhura ne kutit e gabuara dhe ske cfar ti besh.

  13. Horri i Bulevardit says:

    Te gjithe ata buxhetore qe i tremben vendit te punes, te votojne Edi Ramen dhe PS-ne, por dhe FRD dhe Ligj e Drejtesi, dhe te mos kene frike se do tju ike vendi i punes.
    Frike duhet te kene ata drejtora dhe shefa qe detyrojne mvartesit e ytre te votojne partine ne pushtet, ata po duhet te kene frike se vendin e kane ne burg, kete rradhe ne i njohim te gjithe bythelepirat, kjo fale gazetareve te guximshem investigative, qe kane dhene te dhena te sakta, per keta derdimene pushteti.
    Asnje buxhetor i ndershem, qe paguhet sot nga shteti, mos te kete frike, por te votoje me guxim opoziten, ate opozite qe do ti ktheje dinjitetin mesuesve, mjekeve, infermiereve, te gjiteve atyre qe paguhen nga shteti shqiptar, se ata me qeverine e Edi Rames, nuk do te merren me rob neper mitingje e mbledhje partije, por do te vendosin vete per ate qe duan, pa patur friken e drejtorit apo te shefit.
    Punonjesit qe paguhen nga shteti, kane nje arsye me shume per te votuar Edi Ramen dhe partine socialiste, se ndryshimi do te filloje pikerisht tek ata, ata do te shohin se do te jene te lire, do ta shikojne drejtorin apo shefin ne sy, jo si nje zyrtar te partise ne pushtet, por si nje koleg.
    I bej thirrje forcave te ushtrise, te policise, qe te votojne Edi Ramen dhe PS-ne, se vetem kjo force do tju jape dinjitetin e neperkembur nga te vetgraduar.
    Kush do qe te shkoje ne familjen e vet sy celur, para femijeve te tij, si nje prind qe fiton me djersen e tij dhe qe ate fitim e ka fituar pa ulur dinjitetin e tij, te votoje EDI RAMEN DHE PARTINE SOCIALISTE.
    PARTIJA DUHET TI KETE MBI 85-DEPUTETE NE PARLAMENT QE TE BEJE REALITET OBJEKTIVAT E NDERTIMIT TE SHQIPERISE, NE INTEGRIMIN EUROPIAN.

  14. agimi says:

    ju jeni te gjith me ps dhe keni te drejt qe e votoni se keni 8 vjet qe po e prisni, dhe ju jane boshatisur gjepat!po sala do tu ngelet ne enderr si nje ferr me gjema sepse ai po ben shum per shqiperin si asnje tjeter.por edi e ka te ko se me shum se kater vjet nuk do rrie ne pushtet ne qoft se e fiton.kshu pra ju njerez po e shkaterroni shqiprin!

  15. dino says:

    Jo do zgjedhin edi kokainen.A do shkojme ne Europe apo jo?!

  16. alban4eva says:

    nese shqiptaret kete radhe nuk e heqin qafe me vote serbin shpellar, do te kete pasoja te renda per te ardhmen e ketij vendi.
    ky njeri i lig dhe i peshtire do vendose perfundimisht diktaturen e tij ne Shqiperi dhe do arrije te barazoje Enverin.
    populli ka mundesine (shancin) e fundit per te marre fatet e veta ne duar. perndryshe, ta gezojne diktaturen e re moderne te S-halè serbit…!!

  17. baca says:

    JOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO..!! Kurre me me Berishen dhe Berishet…Kurre me..!! nga thellesia e vetedijes time me vjen shpresa per te mbijetuar,per te mos vdekur…Kurre me me Berishen,njeriun qe nuk dijti kurre te behet njeri,njeriu qe nuk dijti kurre te vleresoje njeriun…Une do te votoj Edi Ramen…!! Thone se Rama ka huqet e veta…mundet por,kurre nuk mund te jete kaq destruktiv sa berisha…sepse populli socialist eshte shume me i zgjuar,shume me qytetar se militantet e Berishes…Berisha ishte aksidenti yne,ishte haraci qe paguam si popull per naivitetin tone,per pavetedijen tone politike…

  18. Don Meta says:

    HaHA Don Ilir Meta rruga per ne BE? LSI + PS = WC

    1. 2n2=4 says:

      ore une vertet nuk ju kuptoj dot juve
      rama edhe sikur ta daklaroj hapur se do te vjedh gjithe shqiperine
      prap saliu nuk duhet mbajtur ne pushtet
      e keni pare vendin juve????
      ku jetoni per ate zot?????
      jemi si ne mesjete o njerez na rrofte demokracia sales se gje tjeter skemi

  19. demokrati says:

    Votat e shumices nuk jane kurre me Ramushin .Fatkeqsi per PS
    Neqoftese do te ishte nje X tjeter do te fitonte PS ndjeshem.

  20. sara says:

    KJO ESHTE NON SENSE

    NE KA POLITIKAN QE KA BLLOKUAR INTEGRIMIN ESHTE EDI RAMA

    SI MUND TE ZGJEDHIM ATE KUR AI KA BERE CDO GJE QE TE DESHTONIM NE CDO HAP TE PROCESIT TE INTEGRIMIT

  21. ulliri says:

    Jo or plaki te jem ne mes SONI dhe ELVANA dhe te me varet ai rrusht ne krah nuk do leshoj karrigen dhe ti mi kepusin koqet nuk largohem me nder e them.

  22. S H K O D R A N I says:

    PO SHTYYPI BOTERORE KA PLOT ARTIKUJ TE TILLE

    ASKUSH NUK BESON SE PAS 23 VITESH SUNDIMI SHQIPTARET DO ZGJELLIN TE NJEJTIN PERSON QE I LA ME SE LARGU NGA EUROPA NE KRAHASIM ME VENDET E BALLKANIT

    NDOSHTA SHQIPTARET, NE VED TE PERENDIMIT DUAN TE ZGJEDHIN LINDJEN E MESME

    LE TE VEDOSIN VETE. FATIN E KAN NE DUAR TE VETA. TASH NOSE KURRE

    I LUTEM ZOTIT TE MOS I MESHELNI SYTE PARA KESAJ TE VERTETE

  23. DU ME U BA DOKTOR... says:

    MUE ME FERKOJNE DHE FEMRAT SE JU DUKEM SI KOM JONG,

    PO MUE ME PELQEJNE CUNAT E 2XL MA SHUME ME ATA ZGERDHIHEM FARE UNE.

  24. do ti vije dita says:

    Le te rrethohet nga kurva ky kurvar, po sdo ta shpetojne
    putanat ket Belshazar te kesaj Babilonie te quajtur Albanistan.
    Le ti kujtohen kufomat e njerezve qe humben jeten per faj te tij, femijet e flakur rrugeve, pleq qe numerojne leket ne fund te muajit per te blere
    nje cope buke, te rinj qe sorollaten pa te ardhme… Do ti vije dita ketij kasapi por jo putana, por ska zot qe do ta shpetoje ket hale nga humnera!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje