INTERVISTA/ Riker: Njerëzit kanë më pak besim tek zgjedhjet për shkak të KQZ-së. Numërimi, element kritik

18 Qershor 2013, 18:34Politika TEMA

Duke folur për zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri, Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Filip Riker, tha se u takon të gjitha palëve të përfshira që të respektojnë rezultatin përfundimtar. Ai tha se ka rëndësi të madhe që Shqipëria të veprojë në përputhje me statusin e saj si vend anëtar i NATO-s duke mbajtur zgjedhje të rregullta. Zoti Riker i bëri komentet gjatë një vizite në Shkup, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

 

Zoti Riker në fillim të muajit maj, gjatë një dëshmie para Komisionit Amerikan të Helsinkit ju theksuat se “Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se që zgjedhjet të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare duhet të respektohet pavarësia e institucioneve; debati politik duhet të jetë konstruktiv dhe i civilizuar; dhe populli shqiptar duhet të ketë besim si në procesin zgjedhor, edhe në rezultatin e zgjedhjeve”. A mendoni se sot, kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet, Shqipëria ka shans që këtë herë t’i përmbushë standardet ndërkombëtare?

Dua të theksoj se Uashingtoni dhe Brukseli, miq të Shqipërisë, po i ndjekim me shumë vëmendje zgjedhjet, procesin deri në ditën e votimeve, mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve dhe reagimin për rezultatin e zgjedhjeve. Është shumë e rëndësishme për popullin e Shqipërisë që këto zgjedhje të kryhen në një formë të tillë që është e përshtatshme për një vend anëtar të NATO-s. Ne jemi krenarë që Shqipërinë e kemi partnere në NATO. Ata duhet të marrin masa që populli shqiptar t’i besojë procesit elektoral dhe që zgjedhjet të plotësojnë standardet ndërkombëtare dhe ato evropiane. Kjo do të krijonte bazën për fazën e ardhshme të integrimit të plotë të Shqipërisë në komunitetin euro-atlantik.

 

Duket se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i administrojë zgjedhjet me 4 anëtarë. Si do të ndikojë kjo për zhvillimin e zgjedhjeve? A mendoni se zgjedhjet do të rrezikohen?

Një nga gjërat për të cilat kam folur dhe jam shprehur qartazi më parë përpara Kongresit, është se për të plotësuar standardet ndërkombëtare, institucionet duhet të shihen si të pavarura dhe plotësisht funksionuese. Moskonstituimi i plotë i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, paraqet sfida për administrimin me efektivitet të zgjedhjeve, veçanërisht përsa i përket certifikimit të zgjedhjeve dhe trajtimit të apelimeve. Ne dhe partnerët tanë ndërkombëtarë e kemi theksuar se kjo është një çështje e rëndësishme të cilës i duhet kushtuar vëmendje. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se populli shqiptar, shtetasit me të drejtë vote, kanë më pak besim tek procesi, si rezultat i vazhdimit të vështirësive me statusin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por megjithëse KQZ-ja nuk është e plotë, partitë politike, kandidatët, si qeveria edhe opozita, kanë vendosur t’i zhvillojnë zgjedhjet, dhe ato kanë përgjegjësinë t’i zhvillojnë këto zgjedhje në përputhje me statusin e Shqipërisë si një aleate e NATO-s, në mënyrë që gjithë populli shqiptar të ndihet krenar për to.

 

A ekziston shqetësim në Uashington se rezultati i zgjedhjeve nuk do të pranohet nga ndonjëra prej palëve?

Le të kujtojmë se në Shqipëri ka mjete ligjore për të apeluar rezultatin e zgjedhjeve përmes sistemit të gjykatave. Si e zhvillojnë fushatën partitë politike, si i zhvillon zgjedhjet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si numërohen votat, si zgjidhen mospajtimet, si reagon publiku dhe partitë politike ndaj rezultatit të zgjedhjeve, të gjitha këto do të dërgojnë një mesazh shumë të qartë rreth të ardhmes së Shqipërisë. Bashkimi Evropian e ka bërë shumë të qartë se të gjitha këto aspekte do të kenë rol shumë të madh në përcaktimin e ritmeve dhe hapave të ardhshëm të statusit të Shqipërisë si vend kandidat, dhe do të ishte me pasoja reale nëse do të kishte mosmarrëveshje të gjata dhe të papajtueshme rreth rezultatit. Do të kishte një ndikim për shembull, në vlerësimin që vendet e tjera do t’i bëjnë Shqipërisë përsa u përket kërkesave për viza, do të kishte ndikim se si investitorët e huaj do ta shikojnë Shqipërinë, do të ngrihen pikëpyetje për stabilitetin, për pavarësinë dhe për forcën e institucioneve demokratike. Pra të gjitha këto do të kenë ndikim të madh për të ardhmen e Shqipërisë, për të cilën të gjithë votuesit në Shqipëri janë të interesuar. Ne presim udhëheqje, kandidatë dhe institucione të përgjegjshme që këto zgjedhje t’i zhvillojnë në mënyrë të rregullt dhe më pas, pasi votimi të mbarojë, t’i zhvillojnë fazat e tjera po me rregullsi.

U takon të gjitha palëve të përfshira që të respektojnë rezultatin përfundimtar. Është sinjal i rëndësishëm që Shqipëria të veprojë në përputhje me statusin e saj si vend anëtar i NATO-s duke zhvilluar zgjedhje të rregullta, që të njihen si të tilla. Në rajon kemi parë zgjedhje të zhvilluara mirë, si në Mal të Zi, në Maqedoni, në Serbi, që kanë plotësuar standardet e zgjedhjeve të lira e të drejta sipas përcaktimit të OSBE/ODIHR-it. Unë kam besim se edhe në Shqipëri kjo mund të ndodhë, por ajo kërkon përpjekje serioze nga të gjitha palët, nga qeveria, opozita, të gjithë kandidatët, institucionet dhe të gjithë banorët, për të kërkuar që këto zgjedhje të jenë të mira për Shqipërinë dhe për të ardhmen e Shqipërisë.

 

Meqë KQZ-ja nuk do të jetë në gjendje ta certifikojë rezultatin e zgjedhjeve, a është e pranueshme që rezultati të certifikohet nga Kolegji Zgjedhor?

Ligjet e Shqipërisë, Kushtetuta e Shqipërisë, parashikojnë procedura ligjore për këto raste. Siç e theksuam, duke mos e plotësuar KQZ-në, do të ketë vështirësi për administrimin e suksesshëm të zgjedhjeve. Këtë e kemi theksuar shpesh herë. Por me gjithë mangësitë e KQZ-së, si qeveria edhe opozita kanë vendosur të shkojnë në zgjedhje. Mendoj se numërimi i votave do të jetë një element kritik, një pjesë e rëndësishme e procesit, është një nga elementët që nuk gëzon nivelin më të lartë të besimit të publikut, bazuar në historikun e manipulimeve elektorale në të kaluarën, prandaj u bëjmë thirrje të gjitha partive politike të kenë përfaqësuesit e tyre në aparatin lokal elektoral dhe në grupet e numërimit të votave, që të jenë pjesë  e këtij procesi dhe të respektojnë deri në fund, në germë dhe në frymë, ligjet. Duke ndjekur ligjet, duke respektuar institucionet dhe pavarësinë e tyre, atëherë edhe elektorati, popullsia, banorët do të kenë besim tek procesi. Përpjekjet për të vonuar ose manipuluar procesin do ta gërryenin më tej besimin e publikut tek zgjedhjet në Shqipëri dhe tek partitë si përfaqësuese të ligjshme të interesave të qytetarëve. Qytetarët e Shqipërisë dhe unë kam folur me shumë prej tyre, presin që zgjedhjet të shënojnë përparim, ata duan të jenë krenarë nga zgjedhjet, të jenë krenarë nga ato që kanë arritur, të thellojnë më tej integrimin euro-atlantik, të tërheqin më shumë investime të huaja dhe të kenë atë qëndrueshmëri dhe begati që meritojnë.

46 komente në “INTERVISTA/ Riker: Njerëzit kanë më pak besim tek zgjedhjet për shkak të KQZ-së. Numërimi, element kritik”

  1. fjori says:

    C’besim te kesh tek nje KQz me 4 anetare?

    1. hena says:

      duke mos e plotësuar KQZ-në, do të ketë vështirësi për administrimin e suksesshëm të zgjedhjeve. Këtë e kemi theksuar shpesh herë. Por me gjithë mangësitë e KQZ-së, si qeveria edhe opozita kanë vendosur të shkojnë në zgjedhje. Mendoj se numërimi i votave do të jetë një element kritik, një pjesë e rëndësishme e procesit qe ju duhet ta monitoroni shuem mire

      1. Flogerti says:

        Ne te vertete ju amerikanet duhet te flisni me qarte e e hapur. Smund te beni sehir, duhet te jeni me te prere e me konfrontues me kryministrin plak qe spo di me se cpo thote. Ndaj boll heshtet, ska me kohe per te humbur, bjerini fort se ne loje eshte demokracia

        1. Bikas says:

          Shqipetaret duhet ta dine se cfare qendrimi mban Amerika ne lidhje me qeverine Berisha. Perse gjithemone thoni dicka te pergjitheshme dhe nuk e beni te qarte se cfare do te beni ne qofte se Saliu i vjedh perseri votat.

          1. albert says:

            duhet te jemi krenar qe ne shqiperi mbikqyerja e aprtnereve tani amerikane eshte shume i madh kjo e ben shqiperine me te sigurt ne fitoren e kery zjgehdjeve kjo e ben sali berishen humes total te zgjehdjeve

          2. lela says:

            prandaj ne 23 qerhsor dueht te votohet edi rmaa dhe partia socialsite ne emnrye qe sali ebrishes ti minimizohet mudesia per ti vjedhur zgjehdjet dhe rilindja te shfaqet en cdo kend ne shqiperi

        2. ervin says:

          partia socialsite eshte shume e ndergjegjshme se duhet t ekonstituohet kqz eshte shume endergjegjshme se zgjehdjet en shqiperi duhet t ejene t elira e te dnershme por kjo varet nga qeveria berisha

        3. bertin says:

          shqiperia do ndryshoje me edi ramen shqiperia do dnryshoje me partine socialsite dh ene modelin eruropian te zhvillimi te zjgehdjeve ndaj kezgjedhej jane shume te rendesishme epr shqiperine dhe shqipatret

        4. drini says:

          e gjith perqendrimi i nderkombetareve duhet te jete loja qe mund t ebeje sali ebrisha me kqz eshte loja qe mund te bej sali ebrisha em kologjinzgjedhor dhe procein e numerimit ne vend sepse ato mund t ejene probleematike

        5. trimi says:

          ne 2013 shqipatret nuk dueht t ediskutonin per zjgehdje te lira e te ndershme e kjo eshte vetem pej sali ebrishes dhe qeverise se tij kjo per mua eshte komplet e pa drejte esht ekomplet e pa rpaneushme se kena 20 vjet demorkaci

      2. armir says:

        shqiperia e meriton qe te organizoje zjgehjde t elira ete nderhme sepse eshte vend antare i natos sepse eshte vend qe aspiron perne be ku vota e lire eshte totalisht e garantuar ne te gjithe teresin e esaj

      3. albana says:

        reagimi i madh duhet t ejete totalisjt kudner sali berishes duhet te jete teresisht kudner uzurpimit te zgjehdjeve qe beri ai duhet t ejete teresisht kunder atyre maskaraliqve qe ka bere ai per te vjedhur tere kohes zgjedhjet

      4. besi says:

        nderkombetaret e kuptojen shuem mire se i kujt eshte faji perse zgjehdjet ne shqiperi nuk jane te lria e te dnerhsme pse zgjehdjet ne shqiperi gjithmone jane te konstestueshme e kjo kuptohet se e ka fajin sali berisha

      5. besa says:

        esht eshuem shuem e turpshme q ene shqiperi akoma pretendohet per zjgehdje te lria e te nderhsm nderkohe qe te gjithe vendet e ballkanit e kane arritur kete dnerkohe qe jemi vendi i fundit ne bote qe e diskutojm ket

    2. Sneki says:

      Te gjithe nderkomebtaret po na e kujtojne se ekto zgjedhje jane shume te rendesishme per te gjithe ne por Saliu akoma nuk ka ndermend qe te terhiqet per te riformatuar KQZ sepse me nje KQZ te tille nuk mund te kemi asnjhere zgjedhje te lira dhe te ndershme.

      1. STELA says:

        ZGJEDHJET JANE TE LIRA DHE TE NDERSHME VETEM NESE JANE NE FAVOT TE SALIUT….. KETE TAKTIKA KA AI PERSON I NEVERITSHEM…

        UNE NUK KUPTOJ SI KA MUNDESI QE NJE PERSON I TILLE..QE URREHET NGA NJE KOMB I TERE…SI NUK I SHPALLET NDONJE SEMUNDJE MO VLLA.!!!!

        POPULLI DO E JAPI VOTEN…I NGELET PARTISE SOCIALISTE TA MBROJ ATE!!!

    3. arber says:

      Qytetaret shqiptare nuk kane absolutisht besim te procesi i numerimit. Nqs dita e zgjedhjeve pergjithesisht eshte paqesore gjate numerimit makina e Sali Berishes nxjerr kthetrat per ndryshuar vullnetin e lire te popullit.

    4. aldemir says:

      Zoti Ryker!
      Me sa po ju kuptoj,ju nuk po SHQETESOHENI,QE BERISHA I KA MARRE TE GJITHA MASAT(hapur fare bile),QE T’I VJEDHE VOTAT,por,qe populli te rrije urte pas zgjedhjeve!!!!!
      BRAVO AMERIKA!!!
      Edhe Enver Hoxha na e pati thene ,se SHB-te jane XHANDARI NDERKOMBETAR!!!
      Mos u mburrni qe jeni KAMPION I DEMOKRACISE,se me kete qendrim,qe po mbani ndaj ZGJEDHJEVE NE SHQIPERI,tregoni se punoni vetem per INTERESAT TUAJA E JO PER DEMOKRACINE!!!

    5. marta.nesh says:

      E cfare rendesie ka nje KQZ 4 me 3 apo 4 me 0, vendimet prape do t’i marrin ne favor te Berishes si beri Ristani.
      Edhe kur s’e ben dot Lefterija e ben Sashenka ne kolegj zgjedhor.
      .
      Atehere perse duhet nje KQZ e tille , per syte e botes?
      Opozita ben shume mire qe nuk behet pjese e farses.

    6. ergi says:

      ka shume te drejte filip riker nje perfaqesues shume i amdh i shba qe u thote shqiptareve dhe gjithe faktorit politik ne vend qe te jene te qete qe te jen te relaksuar qe te jene t evetdijshme se ne shqiperi duhet t embahen zgjehdje t elira e te dnershme

    7. albana says:

      presioni me i amdh i ndrkombetareve dhe sidomos i amerikes duhet te jeete mbi qeverine berisha e cila po ben tentativa konkrete per ti vjedhur zgjehdjet dhe kjo eshte komplet e pa lejueshme esht ekomplet e pa pranueshme

    8. elis says:

      vendi ka nevoje me shuem se kurre per zgjedhje te lira ete ndershme en menyre qe ti tregojme botes se dhe ne dime dhe mudnemi te organizojme zgjehdje te tilla kjo esht eshume shume erendesishme dhe per antaresimin tone ne be

    9. dionis says:

      i gjith ky zell i nderkombetareve per zjgehdjet ne vend e sidmos i amerikes eshte i adminureshme e gatishmeri dhe siguri me e madhe e opozites se vota e lire do garantohet nga nderkomebatret

    10. egla says:

      vendi ka vetem nej alternative e ajo eshte te organizoje zgjedhej te lria e te ndershme vetme e kjo eshte q eshqiperia te jete vend anatre i be dhe kjo behet vetem me edi ramen kur ai te jet ekryeminsiter

    11. feniks says:

      Zoti Ryker!
      Jemi disa dite para votimit,ndersa ju vazhdoni t’i bini FYELLIT NE NJE VRIME!!!
      O zoteri!!!
      A eshte SHBA per ZGJEDHJE TE LIRA,TE NDERSHME,TE DREJTA,SHKURT…..JO TE VJEDHURA????
      Ne se eshte,atehere si mundet,qe nuk thoni ASNJE FJALE PER BERISHEN,qe eshte qeveria,organizatorja e zgjedhjeve???
      Pse flisni ne shumes,kur pergjegjes per mbarevajtjen e zgjedhjeve eshte vetem qeveria???
      A MUND TE LUHET FUTBOLL,zoti Ryker,ne se NJE PREJ SKUADRAVE LARGOHET E GJITHE NGA FUSHA E LOJES SEPSE TE 4 ARBITRAT DEKLAROHEN SE JANE NE FAVOR TE NJE SKUADRE TJETER????
      A KA KUPTIM LOJA ME ARBITER TE BLERE,sic eshte tek ne KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor????
      Pse keshtu behen ZGJEDHJET NE DEMOKRACI????
      JO,KY ESHTE FASHIZEM,zoti Ryker!!!
      Na e thoshte Enveri,por ne na duhej t’i provonim LIVE ne kurriz,per te kuptuar MASKARADEN E DEMOKRACISE KAPITALISTE!!!

  2. Besnik says:

    Saliu nuk ka shanse qe te vjedhe voten sepse te gjithe do te jemi gati per ta mbrojtur ate me cdo kusht. Boll kemi duruar nje qeveri qe ka ndenjur ne pushtet me vote te vjedhur dhe me manipulime te zgjedhjeve.

    Ka ardhur koha qe ti themi JO Saliut.

  3. Elma says:

    duhet te jene te tilla, militantet duhet te qetesohen jemi shqiptar, te shpresojme edhe ne qe zgjedhjet te jen te lira dhe te ndershme dhe fituesi me humbesin ti japin doren njeri tjetrit por kjo eshte e pamundur nga zoti berisha , por ne jemi te vendosur te mbrojme voten tone

  4. LORA says:

    Per cilin standart te nje vendi anetar te Nato_s,e ka fjalen ky birboja;per ate standartin e zgjedhjeve te kuseruara te 2009_es??????
    Apo per standartin e dy vizitave te Reeker,qe u konvertuan ne dy dergesa muxhahidinesh nga SHBA_ja ne Shqiperi??????
    Ikni e pirdhuni ju kodoshe,s’kemi me kohe e s’ja lejojme me vetes gabimin e besimit tek ju.

  5. kevi says:

    Njerezit kane me pak besim tek procesi zgjedhore per shkak se e dine mire qe Berisha i vjedh zgjedhjet, por ata do ta blindojne voten e tyre per t’ia thyer “turint” Berishes, per ta Rilindur Shqiperin.

  6. Elma says:

    Saliu nuk le vend pa futur duart e mendon se mund ti fitoje keto zgjedhje serish duke vjedhur vota apo duke bere nga ato manipulimet e tij po kete here duhet ta dije qe nuk ka per tja dale sepse votimi kunder tij do te jete masivdhe nuk do arrije dot kurre te beje manipulime.

  7. gena says:

    mbroni voten, nqs saliu nuk pushon votoni masivisht kjo thirrje shkon per te gjithe ata qe tundohen dhe i bejen gjerat sot per sot, moj ja jepni vote tuaj dikujt qe ska bere asgje 8 vite dhe nuk pretendohet te bej per 4 vite

  8. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Une jam i pari qe nuk besoj.
    Nuk te besoj as ty kur flet. Besoj ne ate qe thone njerezit e Berishes, gjyshit te bastardeve binjake te importum nga Suedia, se ai Berisha eshte korrekt me pagesat qe ben nen dore per zyrtare shume te larte ne DSH.

  9. arbi says:

    Me KQZ te plote apo gjysmake fitoren e PS nuk e ndal dot kush, rezultati do te jete aq i thelle sa qe ajo lleshja ne drejtim te KQZ-s nuk do te mund ti beje favore te medha Berishes.

  10. Flogerti says:

    Ne te vertete ju amerikanet duhet te flisni me qarte e e hapur. Smund te beni sehir, duhet te jeni me te prere e me konfrontues me kryministrin plak qe spo di me se cpo thote. Ndaj boll heshtet, ska me kohe per te humbur, bjerini fort se ne loje eshte demokracia

  11. antonio says:

    Zoti Riker!
    Nuk besoj se ne SHBA ju i beni zgjedhjet kur ne KQZ-ne tuaj NUK KA ANTARE TE OPOZITES!!!
    Aq me teper kur dihet,qe CERTIFIKIMIN PERFUNDIMTAR do ta bejne KOLEGJI ZGJEDHOR,organ i emeruar nga qeveria!!!
    Nisur nga pervojat e fundit ku Berisha i ka VJEDHUR VOTAT NE MENYREN ME PER PA TURPESHME TE MUNDUR,interpretimi gjysmak ,qe i beni ju situates para zgjedhore,verteton ate se ju jeni ORTAKE ME BERISHEN E JO ME OPOZITEM,AQ ME PAK ME DEMOKRACINE NE SHQIPERI!!!
    Juve shprehni shqetesimin,qe populli te pranoje pa medyshje rezultatin zgjedhor!!!!!!!!!!!
    CILIN REZULTAT,ZOTI RIKER,ate qe voton populli apo ate qe DO BERISHA?????
    Nuk besoj se jeni kaq pa pervoje,sa te mos kuptoni se Berisha ka GRABITUR TE GJITHE INSTITUCIONET KUSHTETUESE te cilat do te vendosin fatin e zgjedhjeve!!!
    OPOZITES SE SOTME I KA MBETUR VETEM CELSI I KASHTES,SE KUTITE I MBUSH E I NUMURON Berisha!!!!!!
    Ne se kjo eshte DEMOKRACIA,per te cilen ju PERENDIMI,na PROPAGANDUAT NE VITET 90-te,atehere une them se ky eshte FASHIZEM!!!
    Kemi 23 vjet,qe ju degjojme te DERDELLISNI,se KOMUNIZMI E MERR PUSHTETIN ME DHUNE(pra me gryken e pushkes),ndersa ne DEMOKRACI,ndryshohet me VOTE!!!!!
    JO,ZOTI RYKER!!!
    NE KETE PALO “DEMOKRACINE”,QE NA KENI PRURE NE SHQIPERI,PUSHTETI ,deri me sot eshte GRABITUR ME DHUNE NGA DIKTATORI BERISHA,ndersa ju amerikanet e keni vleresuar si “BURRE SHTETI”!!!!

  12. Koke Llulla says:

    Ore RIKE. Do te thuash ti: pse me flet keshtu me mosperfillje? Po u lodhem o zoteri duke ju respektuar, aq shume saqe kemi humbur respektin per veten tone. Prandaj, e jo per mendjemadhesi.
    Na thuaj se kur do te behet edhe ketu si ne Turqi? Ky eshte problemi juaj- amerikes. Por geshtenjat do ti nxjerrim ne shqiptaret.
    Pra duhet bashkepunim me antiSaliistet. Dhe duhet mbaruar kjo pune shpejt e shpejt. Se ja kane mare doren tani diktatoret. E hengren ata te Pranveres Arabe. Duket se diktatoret e mbetur kane nxjerre mesime nga rezistenca e Asadit-Siria. Dhe kjo pervoje po te zgjerohet edhe ne Ballkan????? Kam frike se mos filloje “Lufta e Ftohte” midis Krishterimit dhe Islamit? Se nuk ka mbetur tjeter gje. Terrorizmin e qeruam. Ose te hame njeritjeterin! Dhe Europa do ti paguaje haracet- ne secilin rast. Amerika eshte nje Oqean larg. Dhe, a’do te nxjerre amerika fitime nga konflikti i mundshem me fusheloje Ballkanin dhe ca Europe?????????? Nuk eshte viti 1997! A e degjove ate Kameronin e Anglise, para dy oresh ne Press conf. Na plasi shpirti – tha ai – e nuk u morem dot vesh per Sirine!Beme nje plan me 7 pika per Sirine. Dhe i numuroi papertuar-anglezi. Pastaj treguan barcaleta te cilat gjysma e tavolines nuk i mori vesh fare. Sesi rinin si te hutuar ata burra shtetesh – me te fuqishmet e botes!!!!!

  13. vdekje amerikaneve says:

    c na thot ky mashtrusi kok pjeper orikumi , ah ju amerikanet doni vrare me buke ne goje , na thot se shqiperia eshte vendi i natos , ha haaaaaaaaaaaa ade qiu or maskara , ne nuk kemi ushtri dhe as polici ti na sjell dhe muzhagedinet , yshhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh, popull te gjithe te votojme per rilindjen dhe ti dhjesim kewta tipa qe vine na marin parat dhe na bejne propagante te shkerdhyer per berishen. vdekje ketyre mashtrusave .

  14. Claus says:

    Gjuhe pa bosht dhe pa kuptim i Lipes!

    Edhe politiken amerikane e ka percare Berisha. Tjeter thote Arvizu, tjeter thote Reeker, tjeter thote Moore dhe me ne fund niset nga ane e anes politikani me qesharak i Amerikes, por teper i rrezikshem, Rumsfeld dhe thote ca fjale kuturu per Berishen duke marre dhe nje medalje bronxi nga Nishani.

    Vetem fakti i vetem qe KQZ jep miliona dhe nuk eshte ne gjendje te marre sherbimin tregon qe besim ne kete KQZ nuk mund te kesh.
    Le te thote Reeker sa te doje, qe duhet patur besim.

    Le te kishte ndodhur kjo ne ndonje vend tjeter dhe te shihnin sa do tu vlente lekura KQZ-se dhe firmes spanjolle.

    Por duket qe veprimi i tyre ka qene i qellimshem, se nuk ka mundesi, qe per shkak se nje njeri mund te votoje dy here me te njejten karte te mund te anulohet tere procedura.

    Nje ndryshim ne programin duhej bere, ose me ndryshe nje kusht i dhene, aq i thjeshte eshte muhabeti, nje detyre shtepie e nje nxenesi gjimnazi ne nje shkolle perendimore eshte.

    Ka votuar ky emer? Jo! Le te votoje.
    Po! Te marre rruget.

    Ky kusht duhej, asgje tjeter. Nuk ka mundesi qe kjo firme nuk mund ta zgjidhte kete problem, nese ka qene e specializuar.

    Manipulime do te kete padyshim. Edhe aq sa do marre Berisha perseri do ti marre me manipulime edhe sikur te humbe.

    Uroj dhe shpresoj qe me ardhjen ne pushtet te socialisteve puna e pare qe duhet bere eshte nje reforme e plote ne KQZ, ne ligjin zgjedhor, ne listen e pergjithshme te zgjedhjeve, ne digitalizimin e plote te tyre pa asnje boshllek dhe me pas ne futjen e votimit elektronik ne ne pjesen me te madhe te vendit.
    Dhe kete sa me shpejt te jete e mundur.
    Dhe keshtu te mbyllet nje here e mire kjo mesele zgjedhjesh nga e cila fillon tere baterdija dhe instabiliteti politik.

    Pas dy vjetesh ke zgjedhjet per bashkine e Tiranes!
    Pas cdo zgjedhjeje je para zgjedhjesh, thuhet ne Perendim.
    Kete e di dhe Berisha.
    Nga ketu duhet te filloje ti hiqet oksigjeni i manipulimit ketij njeriu.
    Me pastaj as Reeker, as Rumsfeld, as Grossruck nuk do te kene arsye te flasin dhe te “verdallisen” neper Shqiperi.

  15. usa men says:

    Pas gerdecit,21 janarit,votimeve te 8 majit,lirimit te gardisteve vrases te 21 janarit,vizita e deshtuar jonathan moorit,deklarata Dana Rohrabacherit,ardhja e muxhahidive dhe dekorimi i donalt rumsfeldit 4 dite para votimeve tregojne se “podesta shpk” e ka futur ne thes edhe rikerin.
    Njerëzit kanë më pak besim tek zgjedhjet jo për shkak të KQZ-së por nga tolerimi kriminal qe po i ben USA & BE njeriut qe shkaterroi shqiperine perfundimisht.
    U mblodhen 3 miljon firma nga greket dhe ja derguan kongresit amerikan kunder ketij rikerit per nje provokim fare te vogel.
    Kurse shqiperia po kthehet ne nje burg per refugjate me rreziksheri te larte,po kthehet rafineri plehrash per milarda tonelate te europes dhe sic flitet po kthehen ne magazina te mbetjeve berthamore te ngelura dhe te dala jashte perdorimit ne europen perendimore.
    Prandaj nuk hiqet berisha ne 2013 pasi ka firmosur kancerizimin e shqiperise.
    Edi Rama duhet te braktise nje minute e me pare votimet se do ngeli ne histori si nje hero ose nje kryeqelbesire nqs do futet ne votime duke “konkuruar” me ameriken dhe jo me saliun.

  16. era says:

    Lora, mbeshtes kometin tend.
    Ketyre BIRBOVE u duhej bere e qarte se KODOSHLLIQET e tyre shqiptaret i kane kuptuar shume kohe me pare.

  17. leo england says:

    Po ikni o mbushuni me keto fjalet tuaja pa kuptim. Nuk folet nje here te vetme hapur, ti bini ne koke problemit po mund te behen keshtu dhe duhen bere keshtu po keni kaq vite qe shikoni mizarabel sidomos ne zgjedhje dhe perseri asgje. Na e keni sjelle ku nuk mban me. Ose behuni burra e flisni duke i rene problemit ne koke ose na lini rehat e te digjet e te shkretohet ai vend, menyre te trete nuk ka.

  18. arsi says:

    Sigurisht qe shqiptaret kane shume pak besim tek zgjedhjet sepse e dine qe Berisha do te beje gjithcka per te vjedhur votat e shqiptareve, per te manipuluar rezultatin, per te ndryshuar vullnetin e sovranit.

  19. Ajet Delaj says:

    Shqiptare lexoni me kujdes dhe kuptoni mesazhin e institucioneve Amerikane.”megjithse KQZ nuk eshte e plote pozita dhe opozita kane vendosur ti zhvillojne zgjedhjet.Eshte pergjigjsi e tyre per ti arritur sandartet” thote z.Ruler ne kongresin Amerikan

  20. Kavaja says:

    Zoti Riker keni bere mjaft per shqiperin e trgon dhe gjendje jone ku jemi tani http://prishtinapress.info/odiseja-e-nje-detektivi-nga-agim-hamiti/

  21. kadeti bigler says:

    Ik se na i shpife or qerozi i mutit si nuk ke pak turp qe flet ne kete menyr cfar i pandeh shqiptaret budallenj jane me te zgjuar nga ty ore TRRAP e meriton qe ta kam shkruajtur me dy r me ju tall bythen shpellari nga tropoja ti syt ne ball i ke duke filluar nga K Q Z QE ESHTE TERESISHT PARTIAKE na lini rehat se i zgjidhim vet punet tona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje