Shuplaka e Freedom House: Korrupsioni në rritje, demokracia në rënie. Shqipëria më keq se në vitin 2004

18 Qershor 2013, 10:18Politika TEMA

Organizata e njohur Freedom House ka publikuar raportin e saj të përvitshëm “Vende në tranzicion”, ku ka përfshirë edhe Shqipërinë.

Sipas këtij raporti, Shqipëria ka njohur rritje të korrupsionit dhe rënie të demokracisë.

Përkeqësim ka njohur edhe qeverisja qendrore.

Tronditës është fakti se që nga viti 2004, procesi zgjedhor ka njohur vetëm rënie. Po ashtu rënie ka njohur edhe liria e medias nga ky vit.

Korrupsioni është njësoj si në vitin 2004, kur udhëhiqte Fatos Nano.

Kurse demokracia në total është më keq se në vitin 2004.

Gjyqësori është më keq se në vitin 2004, kurse qeverisja është shumë më keq se në vitin kur qeverisnin socialistët.

Në raport thuhet se Shqipëria është një regjim hibrid.

Në pjesën ku flitet për qeverisjen, thuhet: “Pas konflikteve politike dhe institucionale të vitit 2011, viti 2012 njohu një konsolidim të pushtetit nga Berisha dhe PD, duke larguar kundërshtarët nga pozicionet kyçe dhe duke i zëvendësuar me emërimet e tyre. Pavarësisht progresit sa i përket disa reformave legjislative, Shqipëria nuk mori statusin e kandidatit për në BE për të tretin vit radhas. Në përgjithësi treguesit ekonomik u përkeqësuan si rezultat i përpjekjeve të dështuara për të privatizuar kompanitë kryesore dhe investimeve të pakta të huaja”.

Sa i përket procesit zgjedhor, thuhet se fakti se nuk janë plotësuar brenda afateve disa përgatitje parazgjedhore, ka ngritur dyshimin nëse zgjedhjet do mbahen ashtu siç është planifikuar.

Në pjesën për shoqërinë civile thuhet se ky sektor mbetet i dobët, sidomos jashtë kryeqytetit. Megjithatë në raport thuhet se ka pasur disa shenja pozitive të rritjes së aktivizmit civil, sidomos sa i përket çështjes së ish- të burgosurve politikë, përmirësimit të kushteve të punës për minatorët, politikave të importimit të plehrave dhe të drejtave të grupimit LGBT.

Sa i përket medias, thuhet se pavarësisht numrit të madh, përmbajtja dhe diversiteti i medias është i dobët.

Në pjesën për gjyqësorin thuhet se ai vazhdon të vuajë nga presioni dhe ndërhyrjet politike. Në raport citohet largimi i kryeprokurores Ina Rama, duke theksuar se pati debat për interpretimin ligjor mbi afatin e mbarimit të mandatit të saj.

Sa i përket korrupsionit, në raport thuhet se për shkak të mungesës së vullnetit politik, rezultatet në luftën ndaj korrupsionit janë të pakta.

Në raport citohet gjyqi ndaj Ilir Metës dhe pushimi i çështjes. Po ashtu citohet edhe rasti i diplomës universitare të Renzo Bossi-t, duke theksuar se kjo nxori në pak kontrollin e dobët mbi sistemin arsimor.

Sa i përket vitit 2013, në raport thuhet se zgjedhjet do të jenë një test thelbësor për demokracinë shqiptare dhe funksionimin e institucioneve.

19 komente në “Shuplaka e Freedom House: Korrupsioni në rritje, demokracia në rënie. Shqipëria më keq se në vitin 2004”

  1. turi says:

    opo u be tuneli, ca rendesie ka qe ska me honger ai, ska ku me u shkollu, ska ku me u sheru, ai do te haj asfalt per mengjes e asfalt per ne darke! Korrupsioni drejtohet nga lart , nga ay dhe po su hoq ay nuk hiqet korrupsioni!

    1. POMPACHIU says:

      VENDI ESHTE ZHYTUR NE NJE KRIZE TE DIKTUAR NGA SALIU KU KORRUPSIONI ESHTE ALARMANT DHE KA INFEKTUAR CDO SHTRESE TE SHTETIT
      DUHET TA SPASTTROJME VENDIN!
      DUHET TA RILINDIM VENDIn!!

      1. raqi says:

        he pra o sali se erdhe me duar te pastra o sali berisha! ku i ke? i ke te zhytyra ne zullumin e makuterise tende, familjes tende dhe oborrit te saj! me 23 qershor ti dhe gjithe plehrat e pashembullta si ty do marrin pergjigjen e merituar!

        1. Qemali says:

          Te qendrosh me saliun 8 vjet eshte normale qe demokracia vazhdon te degjenerohet dhe korrupsioni vazhdon te behet mese normal per asdministraten tone.

    2. censura says:

      rritje të korrupsionit dhe rënie të demokracisë. duke qene se kemi nje diktator qe na drejton kjo eshte mese normale, por edhe 5 dite kjo diktator do te marre fund shume shpejt, kjo nuk eshte e drejte

    3. Elma says:

      Tronditës është fakti se që nga viti 2004, procesi zgjedhor ka njohur vetëm rënie. Po ashtu rënie ka njohur edhe liria e medias nga ky vit, po se saliu para ca ditesh e dhunoi top channel se po i nxjerr te palarat

    4. vespa says:

      Kurse demokracia në total është më keq se në vitin 2004, saliu flet shume bukur per demokracine por nuk e zbaton ate, demokracie po rrenohet si vete shqiperia, ajo eshte ne frymen e fundit te saj ndaj i duhet thene stop

    5. denisa says:

      Gjyqësori është më keq se në vitin 2004, kurse qeverisja është shumë më keq se në vitin kur qeverisnin socialistët, po ku ka drejtesi ketu more , saliu i dha vete amnisti mediu per 26 viktima e vrau vete me 21 janr 4 vete ne mes te sheshit

    6. hena says:

      pas ketij raporti skandaloz te dal saliu e te na thote se cka bere ?ai thote qe jemi drejt europes, qeverisja e tij qenka koke e kembe e korruptuar dhe me nje reni te demokracise, njerez jepini fund

    7. gjyshja says:

      Korrupsioni qe ka kapluar kete qeveri tanime dihet nga te gjithe Shqiptaret.Askush nuk ve ne dyshim se ne krye kemi nje qeveri te perbere nga njerez te lorruptuar nga njerez si Saliu qe jane pasuruar ne kurriz te popullit.

    8. gertjan says:

      Kjo qeveri eshte e korruptuar nga te katra anet.Prapa gjithe investimeve te kesaj qeverie fshihen aferat e saj korruptive.Saliu bijte e tij Argita dhe Shkelzeni pasurohen nga dita ne dite.Populli vidhet rregullisht prej 8 vitesh.Ka ardhur koha qe kjo qeverisje te marre fund,pasi vetem me dëbimin e saj mundet te progresojme.

    9. sh.taras says:

      Edhe me keq ka per te shkuar me Saliun ne qeverisje.Pa i dhene fund qeverisjes se tij harrojeni se mund te progresoje ky vend.Saliu keto tete vite ka sjelle rrenim,rrenim,rrenim.Le ti japim goditjen finale per gjithcka me 23 qershor ta largojme nga politika.

  2. Rilindje says:

    Me Sali Berishen ne krye nuk mund te jemi kurre nje vend demokratik, nuk mund te jemi kurre nje vend europian. Ndaj duhet rilindje ne 23 qershor. Edhe 5 dite i kane mbetur diktatorit te fundit ne Europe. RILINDJE!

  3. sibora says:

    Hajde flisni tani per gjeverisjen tuaj Sali Berisha…..E shikoni se cfare thone studimet e huaja.. Kjo tregon qarte se nen qeverisjen tuaj shqiperia me shme po shkon drejt komunizmit se sa dejt demokrscis. Ju shtroni rruge se nuk ka problem qe korrupsioni sa vjen e rritet.

  4. Shume e vertete.Nuk do ta zgjas me hollesira,por njerezit,i mbyllin ne prokurori ceshtjet dhe bejne gjykim personal, pasi faji bajatiset,sa penalizohet ai qe ecte ne rrugen e tij dhe i pafajshem del ai qe i ngre pusi tjetrit.

  5. shqiptari says:

    O njerez! A dini te lexoni tabela? Te gjithe e njohim Saliun, por ato qe shkruhen ne tabele, nuk kane shume lidhje me komentet emocionale.
    Democracy score 4.25, eshte me e larta ne tabele.
    Ju bej thirrje te zgjidhni me tru e jo me emocione ne 23 Qershor.

    1. Ulerime says:

      O truthare dhe injorant, a nuk e di se vleresimi me pike me te larta trgon perkeqesim te vlersimit!!!!! Po c’te presesh nga njerez si ju, vec banalitet edhe ne interpretimin e atyre qe shkruhen e bardhe mbi te zeze dhe jane te qarta si drita e diellit!
      Po nuk thone kot se qorr me te madh se ai qe nuk do qe te shohe s’ka! Turp!

    2. mendo me tru jo me b... says:

      Po pra shoku, me tru meno jo me b… lexo icik wikip
      edia makare para se me shkrujt traplliqe. 1 eshte max. i lirise, 7 eshte mungesa totale e lirise. Pra shoku katnar jo gjithmon’ me shume eshte me mire.
      Mire qe shumica ka sy te shofi dhe tru ta kuptoje kalbesiren ereqelbet te ketij sistemi ‘me duar te pastra’!

  6. Pashuku says:

    Me kete demokraci larg qofte me 23 Qershor, njerez mendjen ne vend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje